Sunday, May 10, 2020

Ramazani ne kohen e Profetit Muhammed a.s.

Ramazani ne kohen e Profetit Muhammed a.s.

Normalisht te gjithe agjeruesit e muajit Ramazan jane te interesuar atmosferen e muajit ramazan ne kohe e profetit Muhammed a.s.

Me qellim percjelljen e atmosferes se muajit Ramazan ne kohen e profetit Muhammed a.s. po ju paraqes disa transmetime te cilat ne vetvete jane edhe rregullat e muajit Ramazan.

Transmetohet se kur ka arritur muaji Ramazan profeti Muhammed a.s. ka mbajtur nje vaiz (ligjerate) ku ka thene: "Ju erdh muaji i madh, plot miresi. Muaj ky ne te cilin nje nate ka vleren e me shume se 1000 muajve te tjere. Allahu xh.sh. e ka bere farz agjerimin e diteve te tij dhe sunnet namazin gjate neteve te tij. Ai qe ne kete muaj ben nje pune te mire do te shperblehet sikur te kishte kryer ndinje farz ne muajt e tjere. ndersa ai qe kryen nje farz (detyrim) do te vlersohet sikurse te kishte kryer 70 farze ne muajt e tjere. Ky eshte muaji i durimit (sabrit) dhe durimi ka si shperblim xhennetin. Ne kete muaj shtohet bereqeti (rrisku) i besimtarit. Te shtruarit e iftarit nje njeriu qe ka agjeruar ka shperblim (magfiret- falje) te gjynaheve te tij dhe shpetim nga zjarri i xhehennemit, mu ashtu si do marr shperblim agjeruesi, dhe ky do marre sevap pa iu pakesuar sevapi agjeruesit (personit qe i ka shtruar iftare). Disa shoke thane: O i Derguari i Allahut xh.sh! Ndonjeri mund te mos kete mundesi per te shtruar iftar? Muhammedi a.s. tha: Ia jep Allahu xh.sh. kete shperblim edhe atij qe i shtron iftar atij qe agjeron, qofte dhe me nje kokerr hurme, apo nje got uje apo qumesht." (Transmetuar prej Selman el Faris)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ne muajin ramazan duhet te beni kater gjera. Dy jane per kenaqesin e Allahut ndersa dy te tjerat jane te tilla qe nuk mund te qendroni pa ta. Dy gjerat qe kenaqin Allahun xh.sh. jane: Te thoni "La ilahe il-lAllah" dhe te kerkon falje (te beni istigfar).
Ndersa dy gjera pa te cilat nuk qendroni dote jane: Te kerkoni nga Allahu xhennetin dhe tju ruaj nga zjarri i xhehenemit." (Trans i Ibn Huzejme)

Transmetohet nga Abdullah Iben Ebi Evfa te kete treguar: "Nje here isha ne rruge bashke me Profetin Muhammed a.s. gjate muajit ramazan dhe kur perendoi dielli tha: "Zbrit e na pergatit dicka per pi (per te çel iftarin). Une i thash: Si urdheron o i Derguari i Allahut, por vazhdon te jete drite. Muhammedi a.s. perseriti: Zbrit e pergatit dicka per te pire (per te çel iftarin) Dhe ashtu u be. Pasi Profeti Muhammed a.s. piu duke bere me dore tha: "Kur dielli te perendoje, (e te hyje koha e akshamit) ai qe eshte agjerueshem duhet te bej iftar." (Buhari)

Transmetohet prej Derdas r.a. se; "Muhammedi a.s. kishte ne tradite se kur ishte agjerueshem, porosiste nje person per dal mbi nje kodrine dhe kur ai te shikonte perendimin e djellit te thoshte: Perendoi dielli" e pas kesaj Muhammedi a.s. bente iftar."

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ai qe i jep uje te pije (i ben sherbim) agjeruesit, Allahu do ti jape atij te pi nga pusi im (uji i xhennetit)E pasi te kete pire nga ky kurre me nuk do ta marre etja.."(Ibn Huzejme)

Iftari

Duke ditur madheshtin e iftarit , profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ai qe agjeron ka dy gezime: Kur ben iftar dhe kur te takohet me Allahun xh.sh." (Buhari,Muslim)

Kur bente iftar profeti Muhammed a.s. nder lutjet qe thoshte eshte edhe kjo: "O Zot, per ty agjerova dhe me rriskun qe me ke dhene po bej iftar."

 Muhammedi a.s. thote: "Populli (myslimanet) do jene ne rrugen (sunnetin, traditen) time perderisa shpejtojne iftarin e nuk presin yjet (kjo e fundit u tha si pasoj pasi disa prisnin te dilnin yjet per te ngren)."(Ibn Hiban)

Muhammedi a.s. ka thene: "Me te dashurit e mij jane ato qe shpejtojne iftarin." (Ahmed, Tirmidhi)

Por duhet te kemi parasysh qe duhet bere iftari para pastaj falja e namazit te akshamit pasi kemi transmetimin e Enesit r.a. qe thote: "Nuk e kam shikuar asnjehere Pejgamberin a.s. te fal akshamin para iftarit, qoft duke pire pak uje. Ai preferonte te bente iftar (tre hurma) apo dicka tjeter. Muhammedi a.s. ne traditen e iftarit te tij thoshte: Ne emer te Allahut, O Zot per ty agjerova dhe me rriskun tend po bej iftar."

Syfyri

U dalluan qe disa nuk benin syfyr andaj Profeti Muhammed a.s. tha: "Ngrihuni te hani syfyrin pasi ne te ka bereqet."(Buhari)

Ndersa nje hadith tjeter thote: "Ajo qe dallon agjerimin tone prej ehli kitabeve eshte berja e syfyrit." (Muslim)

Aishja r,a, ka treguar se Muhammedi a.s. i ka thene: "Na afro sofren e bekuar (syfyrin)"

Ndersa ne nje hadith tjeter kemi: "Mos e leni syfyrin pasi sofra e tij eshte e bekuar."

Ebi Saidi transmeton se Muhammedi as. ka thene: "I gjithe syfyri eshte miresi (bereqet), prandaj mos e leni ate qofte edhe me nje gellik uje (pik uji) pasi Allahu xh.sh dhe meleket bejne lutje per cdo te mire per ate qe ngrihet e han syfyrin." (Ahmed)

Dy persona pyesin Aishen: Njeri prej tyre shpejtonte iftarin dhe vononte syfyrin ndersa tjetri bente te kunderten. Aishja r.a. tha: Cili nga ju shpejton iftarin dhe vonon syfyrin? I than: Abdullah bin Mesudi. Aishja r.a. tha: Keshtu bente edhe Muhammedi a.s."

Ramazani muaji i Kur'anit

Nga Ebi Umame trasmetohet se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Lexojeni Kur'anin sepse diten e Kijametit ai do te ndermjetesoje per ju."

Kur'ani zbriti ne naten e Kadrit pikerisht ne kohen kur profeti Muhammed a.s. ndodhej ne shpellen Hira, Aty i vjen meleku dhe i thote profetit Muhammed a.s; "Lexo, ne emrin e Zotit tend , i cili krijoi cdo gje. Krijoi njeriun prej nje gjaku te ngjizur (ne mitren e nenes). Lexo! Se Zoti yt eshte bujari! Ai qe i mesoi (njeriut) te shkruaj me pende. I mesoi njeriut ate qe nuk e dinte..." (El Alak 1-5)

Aliu r,a. ka thene: "E kam degjuar Pejgamberin a.s. te thote: "Do te vije nje kohe ku do te kete percarje (fitne). I thash: Cila do jete zgjidhja ? Ai tha: Libri i Allahut (Kur'ani). Ne te ka te dhena per ata qe kan kaluar para jush dhe lajme per ata qe do te vijne pas jush si dhe gjykime per ato qe keni problem (mes vedi). Ne te eshte miresia, nuk ka shaka ne te. Ata , mendjemedhenjte, qe do ta lene ate, do ti denoje Allahu, ndersa ato qe do te kerkojne drejtim do i udhezoje Allahu. Ai (Kur'ani) eshte litar i forte i Allahut, rruga dhe lutja me e mire. Prej Kur'anit nuk ngopen dijetaret dhe nuk perfundojne informacionet e tij. Eshte ai qe i beri xhinet te thone: Vertet ne degjuam nje Kur'an qe mahnit e qe udhezon ne te verteten." Ata qe flet do ta besojne te gjithe. Ai qe punon me te (Kur'an) do te shperblehet dhe ai qe gjykon me dijen e tij ka gjykuar drejte." (Tirmidhi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com