Tuesday, March 3, 2020

Historiku i xhamise se Koder Hanit Puke

Historik i shkurter i Xhamise Koder Hani Puke 

Xhamia Koder Hani Puke ka rendesi historike jo vetem ne lidhje me jeten islame te Pukes por edhe menyres se organizimit te jetes se asaj kohe. Sipas te dhenave xhamia e Koder Hanit Puke u ndertua nga osmanet rreth vitit 1523.
Ne fillim ajo u ndertua si mesxhid ku kryehj namaz nga udhetar dhe funksionar te ndryshem. Ndertimi i xhamis se koder hanit Puke beri qe shume familje fisnike te perqafojne fene islame. Relacionet e ndryshme duke filluar ne vitin 1662 nga kronikani turk Evilja Celebi (Mehmet Zilli) (1) per te ardhur vite me vone tek disa kronikan te tjere.
Sipas te dhenave prane xhamise se Koder Hanit Puke ka pasur Mejtep (d.m.th; shkolle fillore) ku mesohej feja islame por edhe mesime te tjera.
Nga ky mejtep dolen disa imam pukjane si Hoxhe Puka (Dizdari) , Beqir Laçi etj. Pervec teologeve Mejtepi i xhamise Koder Hanit Puke pergatiti intelektual si Ismail Isuf Laçi i cili thuhet se u be Krye Kajmekam ne Kaçanik te Kosoves. Pothuajse te njejten tradit e ruajti edhe pasardhesi i tij me po te njejtin emer Ismail Osman Aga (Laçi) u cili ishte anetar i Mexhlisit te Kajmekamit ne Kazan e Pukes. (2)
Xhamia Koder Hani Puke. Foto e vitit 1916
Xhamia e Koder Hanit Puke u be pik e rendesishme pasi prane saj ndodheshin zyrat e Kajmekamit, Hanet (Bujtina), Imarati (rezeva ose vend ku shperndahej ushqim) etj.
Sipas disa te dhenave xhamia e Koder Hanit Puke u demtua disa here. Nje rast ajo u demtua si pasoj e termeteve, ndersa rasti i fundit u prish nga sistemi komunist.
Sipas kujteses popullore xhamia e Koder Hanit Puke kishte nje kapacitet per 50 burra.
Ajo kishte nje Minare me nje Sherif (vend ku qendron muezini per thirrjen e ezanit), Mihrab (vend ku imami (hoxha) drejton lutjet (namaze), Mimber (vendi ku hoxha mban predikimet e xhumase), Mafil etj.
Brenda xhamia ka qene e shtruar me derras po ashtu edhe tavani i saj ishte ndertuar me derrasa te gdhendura e pasuruar me vepra te ndryshme arti, po ashtu edhe mimberi kishte te gdhendur vepra te ndryshme arti.
Per shkak te jetes se institucionit te Kajmekamit por edhe per shkak te haneve xhamia mori emertimin Xhamia e Koder Hanit Puke.
Edhe ushtaret austro-hungarez vendosen administraten dhe granizonin e tyre pikerisht aty ku ndodhej Kajmekami, por per shkak se kishin ardhur shume atyre nuk u mjaftoj vendi dhe zbriten tek vendi qe njihet rrafshi "Qarri i Bajrakut" (sot Shtepia e Kultures).
Qe prej asaj kohe pak nga pak qyteza apo jeta u shperngul ne rrafshin ku ndodhet sot qyteti i Pukes.  Pas rrenjes se sistemit komunist dhe me ardhjen e demokracise ne vitin 1990-1992 u organizuan falja e namazit te bajramit te pare. Namazin e falin Myftiu i asaj kohe H.Elez Hoxha ndersa vellau H.Ibrahim Hoxha fali namazin tek xhamia e fshatit Rrypë.
Sipas kujteses popullore xhamia e Koder Hanit Puke ka pas nje pron vakuf me nje siperfaqe deri ne 8-9 dylym toke. Me ndalimin e fese nga sistemi komunist o dogjen edhe dokumentat e xhamise. Pas vitit 2006 Myftiu i Pukes Gezim Kopani filloj te intersohet per pronat vakuf te Myftinise Puke. Pas nje pune te madhe u arrit qe te nxjerret çertifikata e xhamise se Koder Hanit Puke.

Pergatiti
Gezim KOPANI

__________
1. Shqiperia para tre shekujsh "Sejhatname e Evlija Celebi"
2. Iskodra Vilayet Salnamesi, vit 1897 (h.1315)
3. Material i marr nga : http://gezimkopani.com/2019/10/23/rendesia-e-xhamise-koder-hani-puke/

Shenim: Materiali eshte ne punim...

"Kushdo qe ka te dhena rreth xhamise se Koder Hanit Puke eshte i lutur qe ti dergoj ne adresen e emailit: gezimi_01@hotmail.com. Rendesi te madhe kan doreshkrimet, fotografi te xhamise, te dhena mbi imam, muezin etj qe kan sherbyer ne xhami.


Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com