Wednesday, June 3, 2020

Bogë - Shqipëri dhe Qafa e Thorës

Bogë-Albania

Fshati Bogë ndodhet ne Qarkun e Shkodres, pikerisht ne zonen e Malesis se Madhe. Sipas te dhenava thuhet se Boga eshte shume vjeter (vendbanim Ilir) etj.
Sipas regjistrave Osman te vitit 1485 Boga eshte regjistruar me dy shtepi. Me vone Boga permendet si nje nder kater Bajraket e Kelmendit.
Boga ndodhet rreth 37 km larg nga Kopliku dhe eshte e vendosur ne nje lartesi prej 900 m mbi nivelin e detit. Thuhet se emri Boge eshte emri i djaltit te dyte te Kelmendit. Boga rrethohet nga male shume te larta ku permend: 
Malet e Cardakut: 2250 m mbi nivelin e detit.
Malet e Rabes: 2222 m mbi nivelin e detit.
Me pas jane malet: Maja e Shtegut (2083 m), Radohina, Arapi, Mali i Pultines, Mali i Dragomirit, Mali i Bridashes (2187 m), Qafa e Thores qe eshe 1720 m mbi nivelin e detit.
Kjo zene eshte e pasur e shume shpella si: Shpella e: Shpella e Husit, Puci, Shpella e Zanava, Gjek Markut etj.
Fotografi: Gezim Kopani

Pergatiti
Gezim KOPANI



Qyteti i Pukes

Fotografi e bere ne hyrje te qytetit te Pukes, tek blloku i pese pallateve

Gezim Kopani

Thenie per Zanatin


Ustai nuk ka shtepi.

Zanatin mesoje dhe  vare ne strehe, kur te te duhet perdore.

Zanati nuk te le pa buke, po zengjin nuk te ben.

Zanati nuk ka te mbaruar.

Zanati ne mos rrjedhte, do pikoje.

S'ka zanat pa hallate.

Kur s'ke zanat, mos hyr plak ne fshat.

Meso zanat te rrosh, behu tregtar te fitosh.

Zanati eshte si thesi pa fund

Mulliri s'bluan pa uje

Para se te behesh kapiten anijeje duhet te jesh marinar.

Zanati esht byzylyk i florinjte ne dore.

Pergatiti
Gezim Kopani

Saturday, May 23, 2020

Mesazh urimi im me rastin e festes se Fiter Bajramit

Bismilahir Rahmanir Rahim 
Ne emrin e Allahut, Meshuruesit dhe Meshireplotit!

Te nderuar besimtar mysliman te rrethit Puke !
Vellezer dhe motra !

Neser, 24 maj 2020 presim me gezim festen e Fiter Bajramit, feste e cila vjen pas muajit te bekuar te ramzanit.
Edhe pse ndryshe nga vitet e tjera ibadeti ndaj Allahu xh.sh. nuk ka munguar por edhe lutjet per njeri tjetrin, duke shpresuar per fitimin e Miresise e Faljes nga Allahu xh.sh.

Le te sherbej agjerimi ne hapjen e nje kapitulli te ri. Te behemi njerez te paster dhe te drejte dhe ndihmetar per njeri tjetrin.
Andaj nen atmosferen e gezimit te muajit Ramazan kam kenaqesin t'ju uroj Gezuar Festen e Fiter Bajramit! Allahu xh.sh. ju ruajt ju, familjen tuaj! Cdo te semuri i uroj sherim, cdo personi ne veshtirsi Allahu e ndihmofte.

Urime per te gjitha ata qe u sprovuan me covid-19 si dhe per bluzat e bardha, efektivet e Policise dhe te gjithe ato qe ishin ne krye te detyres ne ato dite te veshtira Allahu ua shperblefte me xhennnet!

Urim i vecante dhe per te gjithe emigrantet pukjan te ndodhur ne veshtirsi por qe nuk harruan vendlindjen e tyre.

Dhe nje here Gezuar Festen e Fiter Bajramit !

Gezim Kopani
  (Myfti i Pukes)



Thursday, May 21, 2020

Fshati Trun i Poshtem ne Puke



Fotografi te bera nga Gezim KOPANI
Njesia administrative Blerim
Fshati Trun i Poshtem - Puke
Maj 2020

Elhamdulilah, dhe kete ramazan u ndihmuan dhjetra familje

Falenderuar qofte Allahu xh.sh i Cili mundesoi disa donator per te ndihmuar disa familje ne nevoj ne rrethin e Pukes. Nga mbeshtetja sociale e ramazanit 2020 u ndihmuan rreth 300 familje. Konkretisht ne: Puke, Qerret, Dedaj, Kabash, Rrape, Trun etj.




Saturday, May 16, 2020

Vlera e dhjete diteve te fundit te ramazanit


Vlera e dhjete diteve te fundit te ramazanit 

I gjithe muaji ramazan ka vleren e tij por dhjete ditet e fundit te muajit ramazan kan vlere shume me te madhe. Dhjete ditet e fundit te ramazanit fillojne me diten e 21-te te muajit ramazan.

Aishja r.a ka thene: "Muhammedi a.s. e ka pasur tradite te tij ne shtimin e ibadetit ne dhjete ditet e fundit te ramzanit." (Muslim)

Ne nje hadith tjeter kemi: "Kur vinin dhjete ditet e fundit te ramzanit, ai (Muhamedi) qendronte zgjuar (duke kryer ibadet), zgjonte nga gjumi familjen dhe benin ibadet (shterngonte rripin, pra pergatitej per ibadet te gjate)." (Buhari,Muslim)

Taberani transmeton se Aliu r.a. se: "Muhammedi a.s.. zgjonte familjen e tij ne dhjete diet e fundit te ramazanit, madje zgjonte edhe te vegjlit e te rriturit qe ishin ne gjendje te faleshin."

Edhe sahabet i kan kushtuar vemendje te madhe dhejte diteve te fundit te ramazanit.  Tregojne se "Omeri r.a falej shume naten. Me pas zgjonte familjen per te fal namazn  dhe u thoshte kete ajet Kur'anor: "Urdhero famolje tende te fale namaz dhe ti vete zbatoje ate." (Imam Malik tek Muvatta)

Dhjete ditet e fundit te ramazanit marrin vlere edhe per shkak se: "Ne dhjete ditet e fundit te ramazanit bie nata e bekuar e Kadrit."

Ne nje hadith te transmetuar nga Ebi Xhafer Muhamed bin Alu kemi se: "Ate te cilin ramazani e gjen shendosh e muslimna, dhe agjeron ramazanin dhe kryen ibadet ne nje pjese te nates , ruan shikimet e tij, nderin, gjuhen , doren dhe kujdeset ne faljen e namazit me xhemat, te xhuman shkon heret ne xhami. Ky e ka agjeruar ramazanin dhe e ka plotesuar shperblimin. Ky ka qelluar naten e Kadrit dhe ka fituar shperblimin e Allahut xh.sh." (Ebi Ed Dunja)

Sic e dime ne dhjete ditet e fundit te ramazanit behet itikaf ne ato xhami te cilat krijone kushtet per itikaf. Me itikaf kuptojme mbulje (izolim) me qellim kryerjen e ibadeteve ne xhami.
Ne lidhje me itikafin Abdullah ibni Omer r.a. thote: "Pejgamberi hynte ne itikaf ne dhjete ditet e fundit te ramazanit."(1)

Sic e permendem edhe me siper , ne dhjete ditet e fundit te ramazanit bie nata e bekuar e Kadrit. Me qenese kjo teme eshte shtjelluar ju ftojme te klikoni ketu per te mesuar me shume mbi naten e bekuar te Kadrit: https://gezim-kopani.blogspot.com/2018/06/nata-e-kadrit.html si dhe https://gezim-kopani.blogspot.com/2011/08/nata-e-kadrit-dhe-myslimani.html


Pergatiti
Gezim KOPANI 


____________
1.Itikafet jane disa lloje: Vazhib (eshte per ate qe eshte zotuar per kryerjen e itikafit), Sunnet (dhjet ditet e fundit te ramazanit) dhe Mustehab (eshte rasti kur nje person deshiron vete te bej itikaf). Itikafi nder te tjera ka keto kushte: Te qenurit mysliman, te jete i shendoshe mentalisht, te jete i rritur, te respektoj izolimin  (pra te qendroj ne xhami ne te cilen duhet te kryej ibadetet rregullisht), te jete i paster (mutekif) pra nuk mund te jete xhunub. Nese behet xhunub gjate itikafit duhet te pastrohet sa me shpejt e pastaj vazhdon itikafin.

Fotografi e fshatit Kabash Puke


Fotografi e bere nga Gezim KOPANI

Maj 2020

Sunday, May 10, 2020

Falja e grave ne xhami gjate muajit ramazan dhe jo vetem



Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Nese gruja e ndonjerit prej jush kerkon per t'u falur ne xhami, mos e ndaloni ate." (Buhari dhe Muslimi)

Ramazani ne kohen e Profetit Muhammed a.s.

Ramazani ne kohen e Profetit Muhammed a.s.

Normalisht te gjithe agjeruesit e muajit Ramazan jane te interesuar atmosferen e muajit ramazan ne kohe e profetit Muhammed a.s.

Me qellim percjelljen e atmosferes se muajit Ramazan ne kohen e profetit Muhammed a.s. po ju paraqes disa transmetime te cilat ne vetvete jane edhe rregullat e muajit Ramazan.

Transmetohet se kur ka arritur muaji Ramazan profeti Muhammed a.s. ka mbajtur nje vaiz (ligjerate) ku ka thene: "Ju erdh muaji i madh, plot miresi. Muaj ky ne te cilin nje nate ka vleren e me shume se 1000 muajve te tjere. Allahu xh.sh. e ka bere farz agjerimin e diteve te tij dhe sunnet namazin gjate neteve te tij. Ai qe ne kete muaj ben nje pune te mire do te shperblehet sikur te kishte kryer ndinje farz ne muajt e tjere. ndersa ai qe kryen nje farz (detyrim) do te vlersohet sikurse te kishte kryer 70 farze ne muajt e tjere. Ky eshte muaji i durimit (sabrit) dhe durimi ka si shperblim xhennetin. Ne kete muaj shtohet bereqeti (rrisku) i besimtarit. Te shtruarit e iftarit nje njeriu qe ka agjeruar ka shperblim (magfiret- falje) te gjynaheve te tij dhe shpetim nga zjarri i xhehennemit, mu ashtu si do marr shperblim agjeruesi, dhe ky do marre sevap pa iu pakesuar sevapi agjeruesit (personit qe i ka shtruar iftare). Disa shoke thane: O i Derguari i Allahut xh.sh! Ndonjeri mund te mos kete mundesi per te shtruar iftar? Muhammedi a.s. tha: Ia jep Allahu xh.sh. kete shperblim edhe atij qe i shtron iftar atij qe agjeron, qofte dhe me nje kokerr hurme, apo nje got uje apo qumesht." (Transmetuar prej Selman el Faris)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ne muajin ramazan duhet te beni kater gjera. Dy jane per kenaqesin e Allahut ndersa dy te tjerat jane te tilla qe nuk mund te qendroni pa ta. Dy gjerat qe kenaqin Allahun xh.sh. jane: Te thoni "La ilahe il-lAllah" dhe te kerkon falje (te beni istigfar).
Ndersa dy gjera pa te cilat nuk qendroni dote jane: Te kerkoni nga Allahu xhennetin dhe tju ruaj nga zjarri i xhehenemit." (Trans i Ibn Huzejme)

Transmetohet nga Abdullah Iben Ebi Evfa te kete treguar: "Nje here isha ne rruge bashke me Profetin Muhammed a.s. gjate muajit ramazan dhe kur perendoi dielli tha: "Zbrit e na pergatit dicka per pi (per te çel iftarin). Une i thash: Si urdheron o i Derguari i Allahut, por vazhdon te jete drite. Muhammedi a.s. perseriti: Zbrit e pergatit dicka per te pire (per te çel iftarin) Dhe ashtu u be. Pasi Profeti Muhammed a.s. piu duke bere me dore tha: "Kur dielli te perendoje, (e te hyje koha e akshamit) ai qe eshte agjerueshem duhet te bej iftar." (Buhari)

Transmetohet prej Derdas r.a. se; "Muhammedi a.s. kishte ne tradite se kur ishte agjerueshem, porosiste nje person per dal mbi nje kodrine dhe kur ai te shikonte perendimin e djellit te thoshte: Perendoi dielli" e pas kesaj Muhammedi a.s. bente iftar."

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ai qe i jep uje te pije (i ben sherbim) agjeruesit, Allahu do ti jape atij te pi nga pusi im (uji i xhennetit)E pasi te kete pire nga ky kurre me nuk do ta marre etja.."(Ibn Huzejme)

Iftari

Duke ditur madheshtin e iftarit , profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ai qe agjeron ka dy gezime: Kur ben iftar dhe kur te takohet me Allahun xh.sh." (Buhari,Muslim)

Kur bente iftar profeti Muhammed a.s. nder lutjet qe thoshte eshte edhe kjo: "O Zot, per ty agjerova dhe me rriskun qe me ke dhene po bej iftar."

 Muhammedi a.s. thote: "Populli (myslimanet) do jene ne rrugen (sunnetin, traditen) time perderisa shpejtojne iftarin e nuk presin yjet (kjo e fundit u tha si pasoj pasi disa prisnin te dilnin yjet per te ngren)."(Ibn Hiban)

Muhammedi a.s. ka thene: "Me te dashurit e mij jane ato qe shpejtojne iftarin." (Ahmed, Tirmidhi)

Por duhet te kemi parasysh qe duhet bere iftari para pastaj falja e namazit te akshamit pasi kemi transmetimin e Enesit r.a. qe thote: "Nuk e kam shikuar asnjehere Pejgamberin a.s. te fal akshamin para iftarit, qoft duke pire pak uje. Ai preferonte te bente iftar (tre hurma) apo dicka tjeter. Muhammedi a.s. ne traditen e iftarit te tij thoshte: Ne emer te Allahut, O Zot per ty agjerova dhe me rriskun tend po bej iftar."

Syfyri

U dalluan qe disa nuk benin syfyr andaj Profeti Muhammed a.s. tha: "Ngrihuni te hani syfyrin pasi ne te ka bereqet."(Buhari)

Ndersa nje hadith tjeter thote: "Ajo qe dallon agjerimin tone prej ehli kitabeve eshte berja e syfyrit." (Muslim)

Aishja r,a, ka treguar se Muhammedi a.s. i ka thene: "Na afro sofren e bekuar (syfyrin)"

Ndersa ne nje hadith tjeter kemi: "Mos e leni syfyrin pasi sofra e tij eshte e bekuar."

Ebi Saidi transmeton se Muhammedi as. ka thene: "I gjithe syfyri eshte miresi (bereqet), prandaj mos e leni ate qofte edhe me nje gellik uje (pik uji) pasi Allahu xh.sh dhe meleket bejne lutje per cdo te mire per ate qe ngrihet e han syfyrin." (Ahmed)

Dy persona pyesin Aishen: Njeri prej tyre shpejtonte iftarin dhe vononte syfyrin ndersa tjetri bente te kunderten. Aishja r.a. tha: Cili nga ju shpejton iftarin dhe vonon syfyrin? I than: Abdullah bin Mesudi. Aishja r.a. tha: Keshtu bente edhe Muhammedi a.s."

Ramazani muaji i Kur'anit

Nga Ebi Umame trasmetohet se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Lexojeni Kur'anin sepse diten e Kijametit ai do te ndermjetesoje per ju."

Kur'ani zbriti ne naten e Kadrit pikerisht ne kohen kur profeti Muhammed a.s. ndodhej ne shpellen Hira, Aty i vjen meleku dhe i thote profetit Muhammed a.s; "Lexo, ne emrin e Zotit tend , i cili krijoi cdo gje. Krijoi njeriun prej nje gjaku te ngjizur (ne mitren e nenes). Lexo! Se Zoti yt eshte bujari! Ai qe i mesoi (njeriut) te shkruaj me pende. I mesoi njeriut ate qe nuk e dinte..." (El Alak 1-5)

Aliu r,a. ka thene: "E kam degjuar Pejgamberin a.s. te thote: "Do te vije nje kohe ku do te kete percarje (fitne). I thash: Cila do jete zgjidhja ? Ai tha: Libri i Allahut (Kur'ani). Ne te ka te dhena per ata qe kan kaluar para jush dhe lajme per ata qe do te vijne pas jush si dhe gjykime per ato qe keni problem (mes vedi). Ne te eshte miresia, nuk ka shaka ne te. Ata , mendjemedhenjte, qe do ta lene ate, do ti denoje Allahu, ndersa ato qe do te kerkojne drejtim do i udhezoje Allahu. Ai (Kur'ani) eshte litar i forte i Allahut, rruga dhe lutja me e mire. Prej Kur'anit nuk ngopen dijetaret dhe nuk perfundojne informacionet e tij. Eshte ai qe i beri xhinet te thone: Vertet ne degjuam nje Kur'an qe mahnit e qe udhezon ne te verteten." Ata qe flet do ta besojne te gjithe. Ai qe punon me te (Kur'an) do te shperblehet dhe ai qe gjykon me dijen e tij ka gjykuar drejte." (Tirmidhi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Ramazani dje dhe sot ne Shqiperi. Emision i vitit 2018 ne rtvbesa Prizren


Wednesday, May 6, 2020

Cfare duhet te bejne ata qe nuk mund te agjerojne?

Para se ti pergjigjemi pyetjes , duhet te rikujtojmeve fjalen e Allahut xh.sh. qe thote: 

"O ju qe besuat! Agjerimi u eshte bere obligim sikurse qe ishte obligim sikurse qe ishte  obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem. Jeni te obliguar dite te caktuara, e kush eshte i semure prej jush ose eshte ne udhetim (e nuk agjeroi), atehere ai (le te agjeroje) me vone aq dite. Dhe ata qe i rendon ai (agjerimi) e nuk mund te agjeroje, jante te obliguar per kompenzim, ushqim (ditor), i nje te varferi e ai qe nga vullneti jep me teper, ajo eshte aqe me mire per te. Mirepo, po qe se e dini, agjerimi eshte me i mire per ju." (El Bekare ; 183-184)

Sipas rregullave te islamit ata qe lirohen nga agjerimi por qe duhet bere kompensim apo kaza jane:

1. I semuri. Kur nje person ka semundje e cila rendohet nese agjeron. Pas sherimit personi eshte i obliguar qe te zevendesoj ditet e pa agjeruara.

2. Udhetari. Pra ai lloj udhetimi qe eshte i mundinshem , jo komod. Disa dijetar kan thene se: per tu quajtur "udhetar" duhet te kish kaluar 90 km, dhe vendi ku do shkoj do qendroj me pak se 15 dite. Kuptohet se Allahu xh.sh. udhetarin e ka lehtesu udhetarin pasi agjerimi eshte miresi dhe jo ndeshkim apo vutje. Pas udhetimit personi eshte i obliguar qe te zevendsoj ditet e pa agjeruara.

3. Te permuajshmet e grave dhe lehonia. Gjate kesaj kohe grate nuk mund te agjerojne, apo te falin namazin. Aishja ra.a. ka thene: "Kur grate e familjes se Profetit a.s. ishin me zakone (te permuajshmet) apo lehoni, Profeti Muhammed a.s. na urdheronte te mos agjeronim e te mos falnim namazin, pas pastrimit prej tyre, na udheronte ta banim kaza vetem agjerimin ndersa namazin jo."

4. Gruaja shtatzene dhe ajo qe ushqen femijen per gjiri. Te tilla , ditet e pa agjeruara duhet ti zevendesojne me vone ku nuk jane ne kete gjendje.

5. Te moshuarit (pleqt). Te moshuarit qe nuk mund ta perballojne agjerimin jane te liruar te mos agjerojne por ata duhet te binden qe nuk mund te agjerojne duke bere prove tre ditet e para. Disa thone se : Duhet qe ditet e para te fillojne te agjerojne, pasi te binden se nuk mund te agjerojne atehere nuk mban agjerim por pasi te jene te qarte qe nuk mund te agjerojne pasi agjerimi ka qelluar pershembull ne vere, atehere ai mund ta agjerojne kaze ne dimer. Nese nuk e mbajne dot as ne dimer atehere ai duhet te ushqeje me ushqim ditore nje te varfer, kuptohet per dy vakte. Nese eshte i varfer dhe nuk ka mundesi kompenzimi atehere lirohet nga ky detyrim. 

6. Ne rast lufte. Kur ushtari eshte ne lufte dhe agjerimi e dobson mundesin e mbrotjes se vetes apo te luftes, atehere ai nuk agjeron. Ditet e pa agjeruara duhet ti plotesoje me vone kaza.

7. Ata qe kryejne pune te rende. Personat e till duhet qe ne fillim te bejne prove agjerimin e nese nuk e mbajne dot atehere ai nuk agjeron. Kush mund te jet ajo po, psh p.sh miniere. Ditet e paagjeruara i zevendeson gjate diteve te pushim. Gjate kohes qe eshte duke zevendesuar ditet e pa nderprerura nuk eshte kush qe zevendesimi te jete me dite te pa nderprera. 

8. Ne rast reziku apo veshtirsie. Kur kercenohet me jete, apo demtime (lendime) trupore mund ta nderpres agjerimin.

9. Uri apo etje e tejskajshme. Kjo mund te jete ne rastet e ndonje vape te madhe, apo kur friksohet se agjerimi mund ti shkaktoje deme, atehere mund ta prish agjerimin. Diten e pa agjeruar e zevendeson.

Cfare eshte kompensimi apo agjerimi kaza?


Agjerimi kaza quhet zevendesimi i diteve te paagjeruara. Agjerimi kaza mund te kryhet pas muajit te ramazanit me perjashtim te disa diteve ku agjerimi eshte i ndaluar (tahrimen)  psh; Nje person ka nje dite te pa agjeruar, dhe kete dite e vendos ta bej kaza diten e xhuma. Kjo nuk ben pasi Muhammedi a.s. thote: "Mos caktoni vetem diten e xhuma per agjerim. " (Muslimi) Po ashtu nuk agjerohet ne ditet e Fiter Bajramit dhe Kurban Bajrami pasi Muhammedi a.s. thote: "Dita e arafatit, dita e kurban Bajramit dhe dita e dyte, trete dhe e kater e Kuban Bajramit quhet dite ejamu teshrik dite feste."(Buhari)


Marrim shembull udhetarin dhe te meshuarit.

Pasi udhetari te kete perfunduar udhetimin ai duhet te kompensoj, te agjeroj diten qe nuk e ka agjeruar.

I moshuari i cili pasi e ka bere prove agjerimin dhe eshte siguruar qe nuk mund ta mbaj agjerimin dhe pasi e ka bere nijet agjerimin kaza gjate kohes se dimrit ku dita eshte me e shkurte dhe perseri nuk mund te agjeroj atehere ai jep "Fidjen" ushqim (te holla) te varferve apo nevojtareve. Kjo behet per cdo dite (pra aq dite qe nuk ka agjeruar). Ky ushqim apo te holla ne fene islame quhet fidje. Fidja duhet te jete ne sasin e ushqimit te vaktit per nevojtarin. Disa thone ushqimi i nje vakti e disa thone i dy vakteve.

Ai qe jasht shkaqeve islame qellimisht prish agjerimin atehere personi ne fjale obligohet me agjerimin Kefaret.

Cfare eshte agjerimi kefaret?

Ai qe e prish agjerimin e tij (ha dhe pi) me qellim apo kryen mardhenie seksuale inponohet (ndeshkohet) me kefaret. Qe do te thote: Duhet te agjeroje dy muaj pa nderprerje. Ky agjerim (kefaret) behet pas muajit ramazan. Pra sic shikohet agjerimi i kefaretit zgjate dy muaj henor, pra afersisht 60 dite. Pervec 60 diteve i shtohet edhe nje dite agjerimi , e cila eshte pikerisht dita qe persona ka prishur qellimisht.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Fort merit Qazim Kopanit



FORT MERIT QAZIM KOPANIT

Fort merit Qazim Kopani
Qe hap mesimet e Kur'anit
Plot pasion, seriozitet.
N'krye te shoqates, 20 vjet.

N'shtigje te ngushta leqe-leqe
Me pak nxenes filloi ne Meçe,
Tuj shtu nxanesit pak nga pak
Hap mejtepin ne Kabash.

Nuk kalun veç pak vjet
Hap mejtepin ne Puke qytet,
Qe u prit me krah hap
Nga mejtet , u kthye n'shoqata.

Hapi kurse per rini,
Puke Qerret e Kryezi,
Perveç mesime fetare, 
Disa kurse profesionale.

Vajzat tona plot zgjuarsi
Mesojne kompjuter, rrobaqepesi,
Mesojne anglisht e gjuhe turke
Kush s'i njeh , thone s'jane prej Puke.

Kjo eshte feja e Islamit
Qe i jap kulture pukjanit,
Frut i punes se Qazim Kopanit,
Nga fryma e shenjte e Kur'anit.

Dallendyshet qe mesojn ne shoqate
I rane botes gjere e gjate,
Arabi, France, Angli,
Amerike, Zvicer , Turqi.

Del urimi nga kraharori:
Gezuar, gezuar, 20 vjetori....

Krijuar Fran Vukaj (Aktor, regjisor e krijues)

Poezia eshte krijuar me rastin e 20 vjetorit te shoqates Bashkesia Kultura Islame Puke date; 04.11.2018 dhe botuar ne librin e autirit Fran Vukaj me titull "Profile dhe vlera" fq. 16, viti 2020


Wednesday, April 29, 2020

Disa rregulla te agjerimit


DISA RREGULLA TE AGJERIMIT

1. Obligimi i agjerimit
Agjerimi i muajit ramazan eshte obligim per cdo mysliman qe ploteson kushtet e obligueshmerise se agjerimit.
Allahu xh.sh. thote:
"O ju qe besuat, agjerimi u eshte bere obligim sikurse qe ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem." (El Bekare)

Sic dihet agjerimi i muajit ramazan eshte nder pese shtyllat e islamit. Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Islami perbehet prej pese shtyllash; 1. Deshmia e shehadetit (Nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhammedi eshte rob dhe i derguari i tij), 2.Falja e namazit, 3.Dhenia e zekatit, 4. Agjerimi i ramazanit dhe 5. Berja e haxhit per ate qe ka mundesi."

2.Kush lirohet nga agjerimi
*Ai qe ka qe eshte i semure (kur te sherohet i kompenson ditet e pa agjeruar)
*Udhetari (zevendoson aq dite qe nuk i ka agjeruar)
*Grate qe jane me te permuajshme apo lehon.
*Grat qe jane shtatzen apo qe kan femije per te ushqyer me qumesht.
*Pleqet qe kan mosh te thyer e qe nuk e perballojne dote agjerimin. Te tille detyrohen te ushqejne nje te varfer me ushqim ditore per dy vakte.
*Ne rast lufte , pra ushtari qe eshte ne lufte.
*Prishja e agjerimit per shkak te presionit apo dhunes fizike.
*Puna e rende fizike. Ai qe eshte i detyruar te kryej pune te tilla (psh miniera) nuk agjeron por ditet e mos agjeruara i ben gjate diteve qe eshte pushim. Zevendeimin e diteve te paagjeruarve mund ti bejne bashke si dite ose te ndara. Muhammedi a.s. thote: "Nuk ka problem nese kompensimi i ramazanit behet me nderperje." (Buhari)
*Ai qe ka uri apo etje te madhe, i till qe rrezikon jeten. Ky zevendeson diten e paagjeruar.

3.Cfare e prish agjerimin?
Prishja e agjerimit ndahet ne "Kefaret-kompensim" dhe ne "Kaza-zevendesim". Tek kefareti hyjne:

*Ha, pi , gelltit dicka me qellim. Ky qe e ben kete obligohet me "keffaret" dmth me kompensim, pra dy muaj agjerim pa nderprerje.
*Marredhenia seksuale. Ai qe ben kete duke qen agjerues ai ka obligim te bej kompensim , pra e kap kefarrti.

Ndersa tek kazaja futen rastet:
*Ngrnja apo prija per shkak presioni.
*Gelltitja e ndonje gjeje qe nuk eshte ushqim.
*Ngrenja apo pirja ne rastet e domosdoshme, psh kur ndonje eshte i semure, apo eshte ne udhetim,
*Shfaqja e hajzit (apo menstruacioneve). Agjerimi nderpritet ne momentin qe ato shfaqen.
*Nese vjell me qellim.
Si dhe shembuj te tjere te ngjashem me keto , obligohet me kaza pra me zevendesim te aq diteve qe nuk ka agjeruar.

4.Kushtet e vleshmerise se agjerimit

*Berja e nijetit. Nijeti behet ne syfyr (para se te thirret ezani). Nuk eshte e thene qe nijeti te behet me ze, mjafton ai i bere me zemer (pra pa ze).
*Largimi nga cdo gje qe e prish agjerimin.
*Grate te mos jene me hajz , apo te mos jene ne nifas (kohe pas lindjes).

5. Kushtet e agjerimit
Agjeruesi duhet te plotesoje:

*Te jete mysliman.
*Te jete i shendoshte menderisht
*Te kete arrit moshen madhore

6.Gjerat fort te pelqyera ne agjerim

*Ngrenja e syfyrit
Muhammedi a.s. thote; "Ngrihuni ne syfyr, pasi syfyri eshte bereqet. Beni syfyr qofte dhe me nje gjysme hurme." (Muslimi)
*Berja e iftarit ne kohe (apo mos shtyrjen e iftarit)
Muhammedi a.s. thote: "Njerezit do jene ne te mire, perderisa nxitojne ne berjen e iftarit (ne kohen e tij)." (Buhari dhe Muslim)
*Berje dua ne kohen e iftarit. Nder lutjet e njohura qe behen ne iftare eshte: "Allahumme leke sumtu ve ala rizkike eftartu, dhehebedh dhemu veb tel-letil uruku ve thebetel exhru in sheAllah." d.m.th: "Zoti im! Ne emrin tend kam agjerua. Ne ty besoj, dhe po bej iftare me ate qe Ti me dhurove. Kaloj etja e u mbushen damaret dhe nese do Allahu u arrit shperblimi." Ose shkurt; "Allahumme leke sumtu ve ala riskike eftartu."
*Falja e namazit te teravive
*Dhenia e sadakas (lemosh)
*Shtimi i lutjeve, ibadetit ne dhjete ditet apo netet e fundit te ramazanit.
*Shtrimi apo dhenia e iftarit per te tjeret.

7.Agjeruesi duhet te kete parasysh:
*Te kujtoj se eshte agjerueshem.
*Te mos ankohet
*Sa te kete mundesi te shmang punet e veshtira apo punet qe nuk pershtaten me kete muaj
*Te jete bujar
*Te jete i dashur

8.Cfare nuk e prish agjerimin

*Ai qe ha apo pi pa dashje. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ai qe ka harruar qe eshte agjerueshem por ha a pi le te vazhdoje agjerimin, ngase Allahu i ka mundesuar ate." (Buhari&Muslim)
*Te thithunit e tymit (por jo duhani) behet fjal per pluhur.
*Te prishurit (ejakulimi) ne gjume.
*Po qe se agjeruesi fle e gjate gjume ejakulohet mund te vazhdoj agjerimin, por nese e ka mundesin te pastrohet (lahet).
*Te vjellit pa qellim.
*Bejra e ndonje ilaci qe nuk eshte ushqyes

9.Gjerat e papelqyra

*Te shijuarit e ushqimit duke mos qene e domosdoshme.
*E mbajtura ne goje e ndonje gjeje qe nuk tretet, psh fije bari, druri.
*Berja e atyre gjerave qe veshtirson agjerimin, psh ndonje loje e rend
*Puthja ose perkdhelja qe mund te qoj ne prishjen e qellimit deri ne ejakulim.

10.Gjerat qe nuk jane mekruh gjate agjerimit

*Pastrimi apo flladitja me uje.
*Shperlarja e gojes
*Pastrimi i dhembeve
*Parfumosja\
*Shijimi (prove) e qumeshtit per femijen e vogel por duke pas kujdes qe mos te kaloj gje.
*Perkdhelja ose puthja e lehte me kush qe te mos prishet qellimi e per me teper te mos shkohet ne jakulim. "Pejgamberi a.s. ka puthur gruan kur ishte agjerueshem." (Muslimi)
*Nese jep gjak por qe te mos ndikoje ne dobesimin e tij.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Monday, April 27, 2020

Vlerat e muajit te bekuar Ramazan

Vlerat e muajit te bekuar Ramazan

Ne fene islame muaji Ramazan konsiderohet mbreti i muajve. Kjo konsiderat vjen pikerisht per shkak te vlerave te shumta qe mbart ky muaj. Kur fillon muaji ramazan Allahu xh.sh. shperndan Miresit e tij ne toke. Ne mesin e muajit ramazan Allahu xh.sh leshon faljen e Tij per te gjithe ato qe i drejtohen Atij dhe ne fund per ato qe ju binden urdherave te Allahu, Allahu xh.sh. i shpeton nga zjarri i xhehenemit.

Kur njeriu i bindet Allahut xh.sh. duke derguar ne vend urdherat e Tij, nje person i till do behet i devotshem. Ne rangun e te devotshmeve futen edhe ato qe agjerojne muajin e Ramazanit.

Allahu xh.sh. thote:
"O ju qe besuat, agjerimi u eshte bere obligim , ashtu sic ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem." (El Bekare , 183)

Ne disa hadithe Profeti Muhammed a.s. thote:
"Ai qe agjeron nje dite per hire te Allahut, Allahu do ia largoj fytyren e tij prej zjarrit te xhehenemit per 70 vjet." (Muslim)

Ndersa ne nje hadith tjeter thote: "Agjerimi per hire te Allahut eshte mburoje, qe e mbron njeriun nga zjarri." (Taberani)

Profeti Muhammed a.s. thote: "Kush e agjeron ramazanin me besim e shprese ne Allahun, Allahu ia fal atij gjitha gjynahet e kaluara." (Buhari)

Nesaiu transmetoh se nje here Ebi Umame r.a. i ka thene Muhammedit a.s; "Me porosit mua per ndonje pune e cila te vlej shume tek Allahu xh.sh. Muhammedi a.s. i thote: "Duhet te agjerosh, pasi nuk ka gje tjeter qe i ngjan atij apo aqe afrohet me te."

Punet e mira qe behen gjate muajit Ramazan ka vlere me te madhe se sa ne muajit e tjere. Keshtu ne nje hadith kudsij Muhammedi a.s. thote: Per cdo pune te mire njeriu shperblehet me dhjete fish e deri ne shtete here me shume, me perjashtim te agjerimit. Agjerimi eshte per Mua thote Allahu dhe vetem Une shperblej per te. Robi im le ushqimin dhe pijen, per Mua, atehere vetem Une e shperblej ate

Ata qe per hire te Allahut xh.sh. kryejne agjerimin Allahu xh.sh. ka vendoshur ne xhennet nje dere e cila quhet Rejjan.

Nga Sehl bin Sad r.a, kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ne xhennet ndodhet nje dere e cila quhet Rejjan. Diten e kijametit tek kjo dere hyjne vetem agjeruesit dhe askush tjeter. Tek kjo dere u thuhet: Ku jane ata qe agjeruan? Ne kete moment do te ngrihen agjeruesit dhe nuk do hyje askush tjeter  per vec tyre. Kur te perfundojne agjeruesit , ajo dere do mbyllet dhe nuk do hyje askush me." (Buhari, Muslim)

Punet e mira me te cilat kenaqet Allahu xh.sh, fshin punet e keqija. Keshtu Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Gabimet qe mund te bej njeriu ne familjen e tij, me pasurin e tij apo me fqinjin e tij, i fshijne namazi , agjerimi dhe sadakaja." (Buari, Muslim)

Me agjerimin e muajit Ramazan , myslimani fiton kenaqesin dhe qetesin shpirterore. Ne lidhje me kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ai qe agjeron ka dy gezime; Nje kur ben iftar dhe nje kur do te takohet me Zotin e tij." (Buhari & Muslim)

Miresit e ramazanit jane aq te medha saqe vete agjerimi do kerkoj tek Allahu xh.sh. meshire e mbrojtje per agjeruesin. Sic e dim ne muajin ramazan ka filluar zbritja e Kur'anit i cili gjithashtu do bej ndermjetesim tek Allahu xh.sh. per lexuesit e tij.

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Agjerimi dhe Kur'ani do kerkojne meshire per agjeruesin apo lexusin e tyre. Agjerimi do thote: O Allahu im!  (Kete person) Gjate agjerimit e kam ndaluar nga ushqimet dhe marredheniet intime , prandaj pranoje ndermjetesimin tim. Ndersa Kur'ani do thote: "E kam penguar te fleje gjate nates, prandaj pranoje ndermjetesimin tim." (Hakimi)

Ne dhjete ditet e fundit te ramazanit, Allahut xh.sh ka leshuar nje nate e quajtur Kader e cila ka vleren me shume se nje muaj. Kushdo qe brenda dhjete diteve te fundit te muajit ramazan arrin te gjej naten e Kadrit me lutje , ibadete, istigfare etj, konsiderohet sikur e ka bere kete per njemije muaj. Po nese kete arrin disa here gjate jetes se tij? Pra vlerat e muajit ramazan jane vertet te shumta.


Nga Ebu Hurejre r.a. kemi se Muhammedi a.s. ka thene: "Ju erdh muaji ramazan, muaj i bekuar. Allahu xh.sh. ju ka urdheruar te agjeroni. Ne kete muaj hapet dyert e xhennetit dhe mbyllent dyert e xhehenemit. Ne kete muaj lidhen shejtanet. Ne kete muaj eshte nata e cila eshte me e mire se nje mije muaj. Kush privohet nga kjo miresi, ai eshte vertet i humbur." (Nesai)

Allahu xh.sh. thote;
"Ne e zbirtem ate (Kur'anin) ne naten e Kadrit. E c'te beri ty te dijsh se cfare eshte nata e e Kadrit? Nata e Kadrit eshte me vlefshme (rendesishme) se nje mije muaj! Me lejen e Zotit te tyre ne(ate nate)  zbresin meleket dhe shpirit (Xhibrili) per secilen ceshtje. Ajo (qe percakton Zoti) eshte paqe deri ne agim te mengjesit." (El Kader, 1-5)


Pergatiti
Gezim KOPANI

Urimi me rastin e muajit ramazan (2020)


URIMI IM ME RASTIN E MUAJIT RAMAZAN 2020


Bismilahir Rahmanir Rahim !
Ne emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit!


Te nderuar besimtare mysliman te rrethit te Pukes, Es selamu Alejkum !
Paqja dhe Meshira e Zotit qofte mbi ju !

Me lejen e Allahut xh.sh. neser 24 prill 2020 fillon muaji i bekuar i ramazanit. Muaji qe sjell shprese dhe gezim per mbare njerezimin. Muaji ramazan eshte muaji i meshires, bujarise dhe i faljes.
Profeti Muhammed a.s. thote: "Fillimi i muajit ramazan eshte meshire, mesi eshte falje, fundi shpetim nga zjarri i xhehenemit."

Te nderuar besimtare!

Per shkak te pandemis, ky ramazan do jete ndryshe nga vitet e tjera, por duke pasur parasysh fjalen e Allahut xh.sh. qe thote: "Asnjehere mos e humbeni shpresen tek Allahu." (Ez Zumer 53) "Vertet ata qe bejne vepra te mira, (largohen nga e keqja), Allahu u premtoi faljen e gjynaheve, si dhe shperblim per ta." (El Maide; 09)
Ne mbyllje, uroj te gjithe myslimanet agjerim te begate, te lehte e te pranuar tek Allahu xh.sh.!

Gezim KOPANI 

Monday, April 6, 2020

Mos u pikello !


Allahu xh.sh. thote:
"Mos u pikello (friko), Allahu eshte me ne!"

"Uzulme, Allah Bizimledir."

"La tahzen, inneAllahe ma'ne."

(Et Tevbe; 40)

Hadithe qe flasin per semundjet ngjitese

Ibn Abassi tregon se Muhammedi a.s. ka thene: "Personi i semure nga nje semundje ngjitese mos ti bej vizite personit te shendoshte." (Buhari)


Ndersa ne nje hadith (thenie) tjeter thote: "Folni me te semurin qe ka semundje ngjitese (permend semundjen ngjitese "Lepra") nga nje largesi sa nje apo dy gjatesi shtize."
(H.Daif shenuar nga Abdullah bin Ahmeti, dhe Hejsemi ne Mexhma 5/101)


Ne nje hadith per Lepren (gerbulen), Muhammedi a.s. thote: "Ikni nga njeriu i semur me "Lepra" , ashtu sic ikni nga luani." (Buhari)

Keshtuqe duhet treguar shume kujds semundjeve ngjitese sic eshte rasti i covid19



Pergatiti
Gezim KOPANI

Monday, March 9, 2020

Kush jane Haruti dhe Maruti

Allahu xh.sh. ne suren El Bekare thote: 
"(e hodhen librin e Zotit) E ndoqen ate qe e thonin djajt  ne kohen e sundimit te Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafe, por djajt ishin te pafe, sepse u mesonin njerezve magjine. (ndoqen) Edhe cfare u zbriti ne Babil dy engjejve, Haruti dhe Maruti. E ata te dy nuk i mesonin askujt (magjin) para se t'i thonin: "Ne jemi vetem sprove, pra mos u ben i pafe!" E, mesonin (njerezit) prej atyre dyve ate magjin me ate ndanin burrin prej gruas se vet, por pa lejen e Allahut me ate askujt nuk mund ti benin dem dhe ashtu mesonin cfare u sillte dem e nuk u sillt dobi atyre. E ata (jehudite) e kane ditur se ai qe (hodhi librin besimin ne Allahun) e zgjodhi ate (magjin), ai ne boten tjeter nuk ka ndonje te drejte (ne meshiren e Zotit). Po ta dinin, ata se per cfare e shiten vetveten, ajo eshte shume e keqe."
                                                                                                      (El Bekare; 102)

Ilustrim: "Haruti dhe Maruti nga
Servet Ukashe, Tarihul fen VI:
et tasvirul Farisi vet-Turki, Bejrut
1983, fq.213"
Publikuar nga
"Islam Ansiklopedisi" (8)
Haruti dhe Maruti jane dy melek te Allahut xh.sh qe zbriten ne toke ku jetonte profeti Sulejman a.s. Meqenese shejtani nuk arriti ti devijoj njerezit per shkak te sundimit te drejte te Suljemanit a.s. , sundim qe vinte si pasoj e adhurimit te Allahut xh.sh. , shejtani vendosi qe te mashtroj disa persona me ndikim duke ua mesuar magjin e nepermjet tyre te mashtronin masen e gjere.
Ngjarja ka ndodhur ne qytetin Babil (Babiloni) te Irakut ku njrezit filluan ti quanin magjistaret profet duke dal keshtu kunder Sulejmanit a.s. madje lan dhe rrugen e Allahut (Teurat i ardhur Musase a.s.) , duke besuar magjin per te cilen thonin se Sulejmani a.s. e praktikoi dhe sundoi me te. Kjo ishte shpifje kunder te derguarit te Allahut, Sulejmanit a.s. Aq shume besonin ne magjit saqe filluan te shkruanin libra me mesimet e magjive.
Me qellim eleminimin e magjise Sulejmani a.s. urdheroj grumbullimin e gjithe librave qe flisnin mbi magjin duke i vendosur ne nje kuti te cilen e gruposi poshte frontit te tij.

Qe njerezit te dinin te verteten dy melek te cilet ishin shume te devotshem, zbriten me lejen e Allahut nga qielli ne Babiloni (Babil). Ne qytet ishte perhapur aq shume magjia saqe kishte nga ato njerez qenuk dilin nga frika nga shtepia. Aq u zhvillua dija e disave ne ate kohe, saqe filluan te bashkepunojne me shejtan e xhind te cilet ngjiteshin ne qiell per te degjuar bisedat e melekeve se cfare do te ndodhte ne toke, si psh mesonin per vdekjen e nje personi, apo aksidente, semundje etj, e pastaj u tregonin magjistareve te cilet me pas u thonin njerezve.
Nuk kaloj shume kohe me informacionet e verteta pasi shejtani kishte qellim tjeter, ate te mashtrimit dhe devijimin nga rruga e drejte e njeriut.
Me qellim futjen e njerezve ne rrugen e keqe shejtenet dhe xhindet filluan te mashtrojne magjistaret duke u dhene informacione te pa verteta, por qe te mos humbiste besimi ne magji nder 100 informacionin thonin 1 te vertet. Trillimet kishin aq marifet saqe ndanin ciftet, krijonin trazira ne familje, enderr qe trazonin gjumin etj.
Me qellim per te mos ju larguar rruges se Allahut si dhe per te dalluar pejgamberin prej magjistarit, Allahu xh.sh, i porositi ata te dy (Harutin dhe Marutin)(1) qe tua mesojne njerezve qe te dine se si eshte magjia pra ua mesonin ke te besonin dhe ke te mos besonin. Po ashtu u thonin se: "Nese Allahu xh.sh. jep leje per nje gje ska magji qe mund tju bej gje dhe se magjia nuk ka asnje efekt prndaj nuk duhet besuar ne efektet e saj pasi ajo nuk eshte dicka ekzistenciale , ajo eshte vetem nje truk mashtrimi."(2)
Sipas Ibn Abassit kemi se: "Haruti dhe Maruti me qellim per tju treguar te verteten se magjia eshte devijim dhe se ajo te dergon ne zjarr u mesonin njereve te miren dhe te keqen, pra besimin dhe mos besimin ose thene ndryshe ku duhet te besonin dhe ku nuk duhet te besonin njerezit."
Megjithate magjia ekziston madje edhe profetit Muhammed a.s. i kan bere magji te cilen e hodhen ne nje pus e Allahu xh.sh dergoj dy sure qe njeriu ti thote . Ato sure jane ; El Felek dhe En Nas.

Allahu xh.sh. thote:
"Thuaj; I mbeshtetem Zotit te agimit. Prej demit te cdo krijese, qe Ai e krijoi. Dhe prej erresires se nates kur ngryset plotesisht. Dhe prej demit te atyre qe lidhin dhe fryejne nyja. Dhe prej demit te smirekeqit kur sipas smires vepron." (El Felek 1-5)

Allahu xh.sh. thote:
"Thuaj; Mbeshtetem (mbrohem) me Zotin e njerezve! Sunduesin e njerezve, Te adhuruarin e njerezve. Prej te keqes se cytesit qe fshihet. I cili ben cytje ne zemrat e njerezve. Qote ai (cytesi) nga xhinet o nga njerezit." (En Nas; 1-6)

Pra sic shikohet ne suren Felek dhe Nas, Allahu xh,sh, na ka mesuar ti kerkojme mbrojtje prej sherrit te shejtani, xhindeve apo sherrit te njerezve qe veprojne si shejtani.

Thuhet se: "Naten Haruti dhe Maruti duke permendur me dhiker Allahun ngjiteshin ne qiell per te mesuar te vertetat te cilat u tregonin njerezve me qellim nxjerrjen ne pah mashtrimet e magjistareve."
Banoret e Babilit mesuan se pervec magjistareve ndodheshin ne qytet edhe dy persona qe dinin te fshehten apo te sakten. Keshtu njerezit pasi mesonin dicka nga magjistaret shkonin tek Haruti dhe Maruti per te bere dallimet. Sic e permend edhe ajeti i sures Bekare Haruti dhe Maruti u mesonin njerezve se si qendronte e verteta.
Cdo here Haruti dhe Maruti u thonin se ne jemi sprove, prandaj ndiqni rrugen e Allahut e mos u mashtroni, mos besoni magjin pasi do denoheni me zjarr, po ashtu te rrini te qete se pa lejen e Allahut ska magji qe mund tju bej gje.

Shenim: Me posht po paraqes disa te dhena qe japin disa informacione ne lidhje me Harutin dhe Marutin, por duhet te kemi parasysh se vetem ajeti Kur'anor i mesiper na ka dhene informacion per detyren e tyre dhe se lidhje me Harutin dhe Marutin nuk ka trasmetime qe plotesojne kushtet qe te jene te besueshem. Megjiate, po ju paraqes disa te dhena te verteten e di Allahu xh.sh.

Shkaku i denimit te Harutit dhe Marutit

Per sa kohe qe Haruti dhe Maruti ishin ne rrugen e drejte cdo gje ishte ne vendin e vet derisa nje rast tregohet qe Haruti dhe Maruti duke bere udhetimin e tyre shikojne nje grua te bukur.(3) Haruti dhe Maruti ran ne dashuri me kete grua. Gruaja ne kembim pasi mesoj se kush ishin kerkoj nga ata qe ti mesonin diturin e madhe dhe me pas do te bente cfare te deshironin. Thuhet se shejtani arriti te mashtroje Harutin dhe Marutin ndersa gruaja pasi mori dijen depertoj qiellin e kesaj bote. Per shkak te ketij gjynahu Allahu xh.sh. vendosi te denoj Harutin dhe Marutin.(4)
Me te mesuar per denimin Haruti dhe Maruti filluan ti kerkojne falje Allahut xh.sh. dhe kete e bene per nje kohe te gjate derisa sa Allahu xh.sh. i fali me kusht qe te vuanin per gjynahin e bere ose ne kete bote ose ne boten tjeter. Haruti dhe Maruti duke e ditur se bota tjeter nuk ka fund, pranuan qe te denohen ne kete bote.(5)
(Sqarim, ky shpjegim nuk eshte pranuar nga dijetaret islam me argumentin se meleket e Allahut nuk jane si njerezit. Pra qe kan ra preh e joshjes e per me teper te veprimeve te tjera.)

Pas vdekjes se Sulejmanit a.s.(6) dolen zera per kthim tek dija e fshehte, pra tek magjia. Tregohet se djalli i formesuar si njeri u thote disa drejtuesve me ndikim: "Deshironi te keni nje pasuri qe kurr nuk do perfundoj?" Ata thane: Po. Ai u tha; Ajo pasuri ndodhet poshte frontit te Sulejmanit, shkoni atje."
Kur njerezit germuan nen frotin e Sulejmanit gjeten kutin po jo thesarin e per kete te zemeruar kthehen per ti kerkuar llogari njeriut qe ne fakt ishte shejtani i cili u tha: "Me kete Sulejmani ka sunduar shejtanet, xhindet, shpendet etj." dhe pastaj u zhduk.
Pas kesaj ata hapen lajmin se Sulejmani ka qene magjistar dhe se ka qene magjia ajo e cila i ka dhene pushtet mbretit Sulejman(7). Kete njerez me qellim kthimin e  pushtetit ne duart e tyre shpallen ajo qe njihet si 40 ditet e magjis se madh dhe 40 dite e magjise se zeze.


Pergatiti
Gezim KOPANI


_________
1. Ka mendime te cilat thone qe Haruti dhe Maruti jane njerez. Ndersa disa te tjere thone se ato ishin xhind, por Allahu ne Kur'an i permend qart si Melek. Te besimet e tjera keto dy melek quhen "Marduk Tiamat" e ka qe i quajne "Dragoj" etj.
2. Ka mendime: "Thone se edhe sot ka sekte apo bashkesi sekrete qe bej veprime (magji, iluzione) njesoj si ato qe kan qene bere me pare." Ka nga ato qe thone se keto sekte jane aq te devijuar nga rruga e drejte pra jane aq shejtan saqe shejtanet dhe xhindet u mesojne rrugen dhe menyren e magjis duke marr mesim tek nje shpell ku thuhet se jane te denuar me koke poshte Haruti dhe Maruti te cilet nuk shikohet apo nuk flasin, por sipas tyre dikush i ka shikuar dhe se mjafton prezenca e mjeshtrit te madh per te marr energjin e shpelles qe magjia te funksionon me qellim sundimin e botes.(mendim jo i pranuar)
3. Thuhet se ajo grua quhej "Zyhre", e disa thone "Veni", apo "Venera" (mendim jo i pranuar)
4. Ka nga ato qe thone se shenja ku ka kaluar kjo grua eshte Venusi, e disa thone Aferdita.(mendim jo i pranuar)
5. Ka qe thone: "Shpella ku jane te denuar Haruti dhe Maruti ndodhet ne Siri dhe se ato jane te lidhur dhe me koke poshte." Mendimi tjeter eshte: "Haruti dhe Maruti u denuan tek nje burim uji ne Babil"
6. Populli i Sulejmanit a.s. njihte sekretarin apo shkruesin e Sulejmanit a.s. i cili quhej Asif. (Ka qe thone qe ai e ka ditur lutjen e madhe apo emrin e madh te Allahut xh.sh) Asifi shkrunte cdo gje te cilen e urdheronte Sulejmani a.s. dhe me pas i vendoste ne arken poshte frontit te Sulejmanit. Kur vdiq Sulejmani a.s. shejtanet duke ditur ndikimin dhe shkrimet e Asifit nxjerrin dokumentet duke shkruar mes vijave magjit e pastaj kane thene: "Kjo eshte ajo me te cilen ka sundu Sulejmani."
Ata qe nuk kishin besimin e fort ran ne kete shpifje dhe trillim duke filluar madje duke thene fjale negative, ndersa besimtaret dhe dijetaret e drejte u distancuan.  Jehudit filluan te shpifin derisa erdh Profeti Muhammed a.s. ku Allahu xh,sh. zbriti ajetin 102 te sures el Bekare.
7. Jehudit asnjehere nuk e besuan Sulejmanin si Pejgamber por vetem si mbret.
8. Burimi i fotos ilustruese eshte marr nga: /www.islamansiklopedisi.org.tr/harut-ve-marut/

Tuesday, March 3, 2020

Shqiptaret gjate Perandorise Osmane

Pergatitja e nje nusje sipas tradites Shqiptare

Shqiptare duke  fal namaz

Drejtues Shqiptar


Luftetaret Shqiptare

Beraje e armeve te luftes, Egjipt




Historiku i xhamise se Koder Hanit Puke

Historik i shkurter i Xhamise Koder Hani Puke 

Xhamia Koder Hani Puke ka rendesi historike jo vetem ne lidhje me jeten islame te Pukes por edhe menyres se organizimit te jetes se asaj kohe. Sipas te dhenave xhamia e Koder Hanit Puke u ndertua nga osmanet rreth vitit 1523.
Ne fillim ajo u ndertua si mesxhid ku kryehj namaz nga udhetar dhe funksionar te ndryshem. Ndertimi i xhamis se koder hanit Puke beri qe shume familje fisnike te perqafojne fene islame. Relacionet e ndryshme duke filluar ne vitin 1662 nga kronikani turk Evilja Celebi (Mehmet Zilli) (1) per te ardhur vite me vone tek disa kronikan te tjere.
Sipas te dhenave prane xhamise se Koder Hanit Puke ka pasur Mejtep (d.m.th; shkolle fillore) ku mesohej feja islame por edhe mesime te tjera.
Nga ky mejtep dolen disa imam pukjane si Hoxhe Puka (Dizdari) , Beqir Laçi etj. Pervec teologeve Mejtepi i xhamise Koder Hanit Puke pergatiti intelektual si Ismail Isuf Laçi i cili thuhet se u be Krye Kajmekam ne Kaçanik te Kosoves. Pothuajse te njejten tradit e ruajti edhe pasardhesi i tij me po te njejtin emer Ismail Osman Aga (Laçi) u cili ishte anetar i Mexhlisit te Kajmekamit ne Kazan e Pukes. (2)
Xhamia Koder Hani Puke. Foto e vitit 1916
Xhamia e Koder Hanit Puke u be pik e rendesishme pasi prane saj ndodheshin zyrat e Kajmekamit, Hanet (Bujtina), Imarati (rezeva ose vend ku shperndahej ushqim) etj.
Sipas disa te dhenave xhamia e Koder Hanit Puke u demtua disa here. Nje rast ajo u demtua si pasoj e termeteve, ndersa rasti i fundit u prish nga sistemi komunist.
Sipas kujteses popullore xhamia e Koder Hanit Puke kishte nje kapacitet per 50 burra.
Ajo kishte nje Minare me nje Sherif (vend ku qendron muezini per thirrjen e ezanit), Mihrab (vend ku imami (hoxha) drejton lutjet (namaze), Mimber (vendi ku hoxha mban predikimet e xhumase), Mafil etj.
Brenda xhamia ka qene e shtruar me derras po ashtu edhe tavani i saj ishte ndertuar me derrasa te gdhendura e pasuruar me vepra te ndryshme arti, po ashtu edhe mimberi kishte te gdhendur vepra te ndryshme arti.
Per shkak te jetes se institucionit te Kajmekamit por edhe per shkak te haneve xhamia mori emertimin Xhamia e Koder Hanit Puke.
Edhe ushtaret austro-hungarez vendosen administraten dhe granizonin e tyre pikerisht aty ku ndodhej Kajmekami, por per shkak se kishin ardhur shume atyre nuk u mjaftoj vendi dhe zbriten tek vendi qe njihet rrafshi "Qarri i Bajrakut" (sot Shtepia e Kultures).
Qe prej asaj kohe pak nga pak qyteza apo jeta u shperngul ne rrafshin ku ndodhet sot qyteti i Pukes.  Pas rrenjes se sistemit komunist dhe me ardhjen e demokracise ne vitin 1990-1992 u organizuan falja e namazit te bajramit te pare. Namazin e falin Myftiu i asaj kohe H.Elez Hoxha ndersa vellau H.Ibrahim Hoxha fali namazin tek xhamia e fshatit Rrypë.
Sipas kujteses popullore xhamia e Koder Hanit Puke ka pas nje pron vakuf me nje siperfaqe deri ne 8-9 dylym toke. Me ndalimin e fese nga sistemi komunist o dogjen edhe dokumentat e xhamise. Pas vitit 2006 Myftiu i Pukes Gezim Kopani filloj te intersohet per pronat vakuf te Myftinise Puke. Pas nje pune te madhe u arrit qe te nxjerret çertifikata e xhamise se Koder Hanit Puke.

Pergatiti
Gezim KOPANI

__________
1. Shqiperia para tre shekujsh "Sejhatname e Evlija Celebi"
2. Iskodra Vilayet Salnamesi, vit 1897 (h.1315)
3. Material i marr nga : http://gezimkopani.com/2019/10/23/rendesia-e-xhamise-koder-hani-puke/

Shenim: Materiali eshte ne punim...

"Kushdo qe ka te dhena rreth xhamise se Koder Hanit Puke eshte i lutur qe ti dergoj ne adresen e emailit: gezimi_01@hotmail.com. Rendesi te madhe kan doreshkrimet, fotografi te xhamise, te dhena mbi imam, muezin etj qe kan sherbyer ne xhami.


Saturday, February 29, 2020

Mejtepi i fshatit Kabash Puke para 85 vitesh


Publikohet per here te pare fotografia e nxenesve te Mejteptit te fshatit Kabash Puke

Fotografia i perket vitit 1935 dhe eshte bere ne fshatin Kabash Puke. Ne fotografi jane grupi i nxenesve te fshatit Meçe-Puke.


Ne fotografi jane:
Nga e djathta: Bajram Istref Arifi, Bajram Isuf Llukaj, Rexhep Cina. 
Poshte nga e majta: Ali Hasan Furriku, Jemin Ramadan Kopani, Sadik Adem Gjura dhe Brahim Tahir Lluka.

Fotografia eshte ruajtur nga familjaret e Bajram Isuf Llukes.


Shenim: "Mejtepi i fshatit Kabash u hap gjate perandorise Osmane per tu mbyll perkohesisht rreth vitit 1912, dhe per tu rihapur ne vitin 1914 nga imami Kosovar Sadik Prishtina. Meqenese imam Sadik Prishtina ndjeku studimet per pedagogji ne normalen e Elbasanit beri qe ai te emerohet mesues duke hapur keshtu ne Mejtepin e fshatit Kabash edhe shkollen Shqipe. Per kontributin e dhene , Presidenti i Republikes se Shqiperise me dekret nr.811, viti 1994 e dekoron hoxhe Sadik Prishtinen pas vdekjes me titullin: "Naim Frasheri" klasi i I-re, me motivacion: "Sherbue ne shkollat shqipe ne Shqiperine Veriore  e Lindore jasht kufive politike, te vitit 1913, te shtetit Shqiptar."

Pergatiti
Gezim KOPANI 

Friday, February 28, 2020

Jeta e Bajram Isuf Llukaj (1925-2012)

 Jeta e Bajram Isuf Llukaj 1925 - 2012 si besimtar dhe kontributit te tij per islamin

Bajram Isuf Lluka , foto v.1952
Sic dihet ne rrethin e Pukes kan funksionuar disa mejtepe. Nder mejtepet me te njohura ishte ai i fshatit Kabash-Puke. Fillimisht Mejtepi u ngrit gjate prejudhes Osmane per te vijuar funksionimin e tij deri ne vitin 1912. Per shkak te organizimit mejtepi qendroj 1 vit i mbyllur deri ne vitin 1914 me ardhjen e imamit Sadik Prishtina nga Kosova i cili rihaphi mejtepin e xhamise se fshatit Kabash.
Me rihapjen e Mejtepit fulluan  regjistrimet e reja te nxenesve qe ishin ishin nga fshati Kabash, Lajthize, Dedaj, Meçe , Krove etj.
Mesimi ndiqej rregullisht dhe me dashuri nga te gjithe nxenesit e Mejtepit. Nder ta mund te permendim Bajram Isuf Llukaj , Jemin Ramadan Kopani etj.

Bajram Isluf Lluka pasi ndoqi mesimet islame ne mejtep per rreth 4 vite, ai u regjistrua ne shkollen e shqipe e cila u hap gjithashtu ne godinen e Mejtepit te xhamise Kabash. Pasi perfundoj shkollen shqipe ne fshatin Kabash, ne vitin 1947 Bajrami shkon ne ushtri ne rrethin e Gjirokastres. Aty  u njoh per talentet e tij duke krijuar miqesi me shume personalitete e shoke.

Nga e djathta: Bajrami, Borja, Misirja, Parja
Me ardhjen e liris se besimit ne vitin 1990 Bajram Isuf Lluka mori pjese ne riorganizimit te Myftinise Puke. Ai dhe ndihme ne organizimin e faljes se namazit te terevaive, faljese namazit te Bajrameve etj.

Nder kontributet financiare te Bajramit ishte edhe bashkimi me H.Ibrahim Hoxhen dhe Sadri Rrustemin per hytben e xhamise se qytetit te Pukes te cilen e ndertoj mjeshtri Sadik Ram Guri Ne moshen 87 vjecare (pra ne vitin 2012) Bajram Isuf Lluka i dorezoi shpirtin Allahut xh.sh.


Bajrami me bashkeshorten Misiren 
Me dore ne brez Bajrami
Foto e bere ne Permet , viti 1946


Pergatiti
Gezim KOPANI
______
1. Bajram Isufl Llukaj lindi ne fshatin Kabash ne vitin 1925.
2. Kliko ketu per te shikuar nje pjese te nxenesve te Mejtepit Kabash Puke: https://gezim-kopani.blogspot.com/2020/02/mejtepi-i-fshatit-kabash-puke-para-85.html

Kongresi i parë Mysliman Shqiptar 1923


Kryetar i pare i Kuvendit te Kongresit Mysliman Shqiptare te vitit 1923 ishte  H.Vehbi Dibra i cili dha fetvane per flamurin Shqiptare. 
Me pas ky kongres nga Gjyqi i Nalte i Sheriatit u quajti Komuniteti Mysliman Shqiptare. Kongresi i pare Mysliman filloj punimet me 24 shkurt deri me 12 mars 1923 dhe mbledhja u zhvillua ne sallen e shoqerise "Djelmia Dibrane". 
Ne kongres moren pjese 36 delega ku shtat prej tyre ishin deputet.

Pergatiti
Gezim KOPANI


Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com