Wednesday, April 17, 2019

Vlersimi qe Llukmani a.s. kishte per pendimin dhe sadakan

Llukmani a.s. e ka porositur djalin e tij duke i thene:

"Biri im! Kur te kesh bere ndonje gjynah me dashje ose pa dashje, menjehere pendohu dhe jep sadaka."

Pergatiti
Gezim KOPANI 

Sadakaja gjate muajit Ramazan


Transmetohet se nje burre shkon tek Profeti Muhammed a.s. dhe e pyet:
-O i Derguari i Allahut xh.sh, cila sadaka eshte me madhe ?
Profeti Muhammed a.s. eshte pergjigjur:
-"Sadakaja e dhene gjate muajit Ramazan." (Tirmidhi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Monday, April 15, 2019

Shtepi e vjeter, gjysem kati ne fshatin Kryezi - Puke


Keshtu kan qene shtepit e vjetra gjysem kati ne fshatin Kryezi-Puke.
(Tablloja eshte e ekspozuar ne Muzeun-Entografitk ne qytetin e Pukes)


Pergatiti
Gezim KOPANI

Friday, April 12, 2019

Allahu e do lutjen ne te cilen permenden dy emrat e Tij

Transmetohet se nje nga shoket e Profetit Muhammed a.s. ka bere kete lutje Allahut xh.sh;

"O Allahu im! Falenderimet e mija jane per Ty! Ti je qe jep te mira. Veç Teje Zot tjeter nuk ka! Ti je krijuesi i madh dhe bujar i tokes dhe qiejve! Ti je Hajj (i Gjalle) dhe Kajum (I Qene)!
Zoti im! Duke i bere keto dy emra te larte shkak per faljen time, te lutem me fal!"

Kur profeti Muhammed a.s. e degjoj kete lutje, pyet te pranishmit; A e dini se cfar permendi ne lutje ky njeri?
Shoket i thane: I derguari i Allahut e di me mire!
Muhammedi a.s. tha:
"Betohem ne Allahun qe ka ne doren shpirtin tim se ai iu lut Allahut xh.sh me nje emer hyjnore, me ate emer hyjnor, me te cilin po bere lutje, Allahu xh.sh i pergjigjet asaj lutjeje dhe e ploteson ate qe i kerkohet.!" (Tirmidhi) 

Pergatiti
Gezim KOPANI 

Saturday, April 6, 2019

Takim ne fshatin Trun me rastin e nates se bekuar te Miraxhit

Gjate takimit me banoret e fshatit Trun, ku kisha mundesin te shpjegoja rendesin e nates se bekuar te Miraxhit. Dt. 01.04.2019

Para nates se bekuar te Miraxhit kisha mundesin qe te zhvilloj nje takim ne fshatin Trun te Pukes. Gjate vaizit time ,  fola mbi naten e bekuar te Miraxhit. Fola se kush jane njerezit e dashur te Allahut. Allahu xh.sh. i tregoj Profetit Muhammed a.s. se banoret e xhennetit jane ato te cilet adhurojne Allahun xh.sh., bejne pune te mira. Allahu xh.sh. eshte i gezuar me ate person i cili gjate jetes se tij largohet nga haramet. Cfare eshte harami? Haramet jane; pijet alkolike, mishi i derreti, me i ra ne qaf tjeterit, bixhozi. Po ashtu myslimani duhet ti largohet shirkut. Cfare eshte shirku? Kur dikush beson dhe i kerkon ndihme nje guri, apo nje vendi, por myslimani nuk i beson keto, pasi myslimani i kerkon ndihme vetem Allahut xh.sh, pasi sherues eshte vetem Allahu xh.sh. Eshte me shume rendesi qe keto gjera tju mesojme femijeve. Femijet jane shume te rendesishem. Si tju vendosim ne zemer e shpirt si te thone shehadetin e te bejne pune te mira.
Gezim KOPANI 

Date; 01.04.2019

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com