Tuesday, February 12, 2019

Islami denon dhunimin e gruas

Islami si fe e paqes denon dhunen ne cdo lloj forme qe ajo shfaqet . Nder vlersimet me te medha qe islame ka bere, eshte vlersimi i gruas. Ne Kur'an Allahu xh.sh. ka vendosur nje kapitull (sure) me emrin e gruas e cila  quhet surja En Nisa. Gruaja ne islam konsiderohet shtyll e familjes dhe shoqerise. Para ardhjes se Profetit Muhammed a.s. ne Arabi, grate u dhunonin, nuk gezonin te drejta etj, por me ardhjen e Profetit Muhammed a.s. u rikthye dashuria dhe respekti ndaj gruas. Ajo gezoj te drejtat ashtu sikurse edhe mashkulli. Ishte pikerisht islami ai qe i dha te drejtat e plota gruas, e drejte per per e fjales, vendosjes, arsimit, etj. Femra dhe mashkulli jane pjese te njera-tjetres, ate e kan te ndaluar ti bejne keq njeri-tjetrit, perkundrazi ata duhet te jene streh, gezim dhe mbeshtetje per njeri-tjetrin.

Allahu xh.sh. thote:
"Nga faktet e madheshtis se Allahut xh.sh eshte qe per te miren tuaj, Allahu krijoi nga vete lloji juaj palen femren (gruan)."
(Er Rrum; 21)

Tregohet se nje here teksa Ebu Bekri shkoj per te vizituar Profetin Muhammed a.s. degjoj zerin e vejzes se saj Aishes (e cila ishte bashkeshortja e Profetit Muhammedit a.s.) duke i ngritur zerin Muhammedit a.s. aq sa e degjoj zerin e saj jasht. Kur Ebu Bekri hyri brendi ju afrua vajzes (Aishes) dhe (tregohet me dore te ngritur) i thote: Guxon tia ngresh zerin Profetit te Allahut ? Ne kete mes nderhyn Profeti Muhammed a.s. duke e ndaluar. Ebu Bekri i zemeruar me vajzen e tij del jasht. Pasi doli, Profeti Muhammed a.s. i thote qe te shpetova (nga ndoje goditje).Per shkak te ngjarjes Ebu Bekri qendroj disa dita pa shkuar tek Muhammedi a.s. Pas disa ditesh Ebu Bekri vendos te shkoj perseri tek shtepia e Muhammedit a.s., mire po kesaj here gjen vajzen e tij bashk me Muhammedin a.s. te gezuar. Duke i shikuar keshtu, u gezua dhe u tha: Me lejoni tjem edhe une pjese i ketij gezimi ashtu sic edhe me merzitet disa dite me pare. Ne kete momente Muhammedi a.s. i thote: Keshtu po! (Ebu Davudi, Ahmedi)

Hadithi i mesiper tregon se si i Derguari i Allahut xh.sh. nuk ka lejuar babain ta godas vajzen, pra as qe behet fjale per veprime te tjera, aq me teper per vrasje. Ne kete kuader Allahu xh.sh. ne shume ajete te Kur'anit thote: "mos vrisni", "ai qe vret nje njeri me pa te drejte eshte si te kete vra gjithe njerezimin."

Allahu xh.sh. thote:
"Kaloni jete te mire me grat." (En Nisa; 19)

Ky eshte islami, i cili urdheron per paqe, dashuri e respekt. Islami urdheron meshkujt qe me grat tia kalojme mire dhe te jene te lumtur. E njejta gje eshte edhe ndaj femijeve. Normalisht jeta e kesaj bote ka shume sfida por ato duhet perballuar sebashku me durim, me qellim kapercimin e tyre. Cildo qe ben gabime qofte edhe mysliman/e praktikant apo jo , jane gabime individi dhe jo gabime te islamit apo shoqerise, pasi nese do behet kjo eshte padrejtesi, pasi faji individual nuk mund te jete faj apo krim qe faqeson masen apo nje bashkesi te caktuar.

Ndersa ne hytben e lamtumires Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"O njerez! Respektoni te drejtat e grave! Trajtoni ato me dashuri dhe dhembshuri! Ju keshilloj qe per to te keni frik Allahun! Ju i moret grate si amanet nga Zoti, ju u betuat me ndertin dhe virtyin e tyre duke dhene fjalen ne emer te Zotit (betimin ne momentin e kurorezimit, nikaut). Ju keni te drejta mbi grate, por edhe grate kane te drejta mbi ju! E drejta juaj eshte qe ato te mos e marrin neperkembe nderin e familjes suaj kurse e drejta e grave mbi ju eshte qe tu siguroni atyre ne menyre legale, cdo lloj veshjeje dhe ushqimi. Nuk i lejohet gruas qe ti jape dikujt tjeter nga malli i te shoqit pa lejen e tij."
(Muslimi etj)

Ndersa ne nje thenje tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Porositeni  midis jush per miresjellje ndaj grave." (Buhari, Muslim)

Nje rast teksa profeti Muhammed a.s. po predikonte ne lidhje me poziten e gruas ka thene:

"Me i mire nder ju eshte ai qe eshte i mire me bashkeshorten e tij." (Muslimi)

Pergatiti
Gezim KOPANI


Rreth familjes mund te mesoni me shume duke klikuar ketu: FAMILJA

Monday, February 11, 2019

Shpallja e qytetit te Tiranes, Kryeqytet te Shqiperise 1925

Ne vitin 1920 Tirana u shpall perkohesisht Kryeqyteti i Shqiperise. Pese vite me vone pikereshit me 11 shkurt 1925 Tirana u shpall Kryeqyteti i Shqiperise. Qytetari i pare i qytetit pra Kryetari i pare i Bashkise Tirane u be Myftiu Ismail Ndroqi.
Ne fotografi Myftiu i Tiranes Mytesim Kelliçi, Aqif Pash Biçakçi, Abdi Bej Toptani, Ahmet Zogu.
Myftiu Ismail Ndroqi
Ne vitin 1917 , Myftiu Ismail Nroqi u zgjodh Kryetar i Bashkise Tirane, detyre te cilen e vijon deri ne vitin 1922. Nga viti 1924 deri ne vitin 1929 ka sherbyer si Myfti i Tiranes, me pas nga vitit 1929 deri ne vitin 1944 ka qene Myfti i Durresit. Studimet e para Myftiu Ismail Ndroqi i ndoqi ne shkollen Rushdije Tirane per te vazhdur studimet e larte ne Stamboll. Ismail Ndroqi lindi ne vitin 1878 dhe vdiq me 5 mars te vitit 1944.

Pergatiti
Gezim KOPANI 

Friday, February 8, 2019

Dhurata me e mire qe prinderi mund ti bej femijes...

Ne lidhje me rendesin e familjes Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Prinderi (babai ose nena) nuk mund ti dhuroje asgje me te bukur femijes se tij sesa edukaten e mire (moralin e mir)." (Tirmidhi)
Ne islam familja eshte gjeja me e çmuar. Ajo eshte miresia te cilen Allahu xh.sh. ia ka dhene njeriut. Edukimi dhe ruajtja e familjes eshte obligim per cdo mysliman e njeri. Nje familje e cila nuk edukon me moral te larte femijen e tij, ka pergjegjesi pasi ai femije i cili rritet pa edukaten e mire, me shume mundesi ai do te anoj nga e keqja, gje e cila eshte e demshme per te gjithe.
Allahu xh.sh. thote:
"O ju qe besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej zjarrit..." (Et Tahrim; 06)
Per ta kuptuar kete ajet duhet shtruar pyetja: Per ke eshte zjarri? Zjarri (xhehenemi) eshte per ato qe bejne vepra te keqija,qe bejne trazira, qe shkojne pas harameve e puneve te liga etj.
Per ta bere me te qarte se cfare eshte e liga apo e keqja po sjell nje ajet ku Allahu xh.sh. thote:
"Mos iu afroni imoralitetit (zinas), sepse vertet ajo eshte veper e shemtuar (e ndaluar) dhe eshte nje rruge shume e keqe." (Isra, 32)
Nese duam te jemi larg zjarrit, atehere automatikisht duhet te qendrojme larg te keqes, harameve dhe menjehere duhet te bejme vepra te mira. S'ka gje me te mire se sa familja e mire. Ajo behet e mir nese ne (prinderit) jemi te mir, por nese nje prinderi nuk eshte i mir, nuk e ka ruajtur veten nga keqja, nuk  ka moral te lart, nje i till si mund ta edukoj femijen e tij? Qe te mos kemi prinder qe nuk jane te mire, duhet te punojme ne permirseimin e tyre duke edukuar femijet me moral te larte islam si dhe duke i pergatitur ato ne perballimin e jetes. Nje femije i cili riter me normat e moralit, me noramat e islamit etj, kur te rritet e te behet prinder do jete prind shembullor, duke rritur familje te shendetshme.

Ali ibn Ebi Talibi r.a. duke komentuar se si duhet ta ruajme familjen nga zjarri ka thene: "Mesoni dhe edukoni ata (femijet) mir." (Hakimi)

Cili eshte roli i islamit ne edukimin e familjes apo femijes?
Islami edukon famijen qe te adhuroj Allahun xh.sh, te kete moral te larte, te jete i drejte, te mos jete munafik (dyfytyresh), te mos mashtroj, te mos shkoj nga harramet (alkoli, bixhozi etj), te mos shkoj pas imoralitetit, te mos shkoj pas vjedhjes etj. Keto mesime dhe shume te tjera ben qe te kemi femije me moral te larte.
Tregohet se nje here shoku i profetit Muhammed a.s. Abdullah ibn Omeri r.a. rastis te takoj nje dal te ri i cili ruante disa dele. Per te shikuar se cfare djali eshte, Omeri i kerkon ti blej nje dele. Djali i pergjigjet se nuk jane delet e mija dhe se une jam thjesht bari i tyre. Omeri i thote: Ti me shit nje dele mua, ndersa zotit te deleve thuj se nje dele e ka ngrene ujku. Ne kete momente djali i thote: A nuk na shikon Allahu? (Pra, mir se pronarin e deleve e mashtroj, si mund ta mashtroj Allahun xh.sh. i Cili shkon cdo gje). Omeri r.a. u gezua shume me kete pergjigje dhe u largua.

Ne nje trasmetim kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Me e vlefshma gje qe babai mund ti jap birit te tij eshte edukata e mire dhe pergatitja per jeten."

Ne kohen e Profetit a.s. u dalluan disa qe jepnin sadaka te varferve me qellim ardhjen ne ndihme te tyre dhe perfitimin e sevapeve. Mirepo nga ana tjeter ato kishin harruar te merreshin me familjen dhe femijet e tyre. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Me mire per te gjithe ju eshte te edukoni femijet tuaj se sa cdo dite te jap gjysme sa'a te verferve." (Trans nga Xhabir ibn Sumere r.a., shenuar tek Tirmidhi)

Transmetohet nga Abdullah ibn Omeri r.a. se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Te gjithe ju jeni barinj dhe secili eshte pergjegjes per tufen e tij. Udheheqesi eshte bari, burri ne familjen e tij eshte bari, gruaja eshte bareshe ne shtepin e burrit te saj dhe rojtare e famijeve. Te gjithe ju jeni barinj dhe secili eshte pergjegjes per tufen e tij." (Buhari)

Ne nje hadith (thenie) tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Shpenzimet qe ke bere ne rruge te Allahut; Shpenzimet e bera per lirimin e roberve; Shpenzimet e bera per te varferit dhe Shpenzimet e bera per familjen tende, shperblimin me te madh nder ta eshte ai i familjes." (Muslimi)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Besimtari me i mir ne iman eshte ai qe ka moralin me te mir, ndersa me te sjellshmit prej jush jane ata qe jane me te sjellshmit ndaj bashkeshorteve te tyre." (Tirmidhi)

Ne nje hadith tjeter ne lidhje me familjen Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kur Allahu te jep mirqenie, atehere fillimisht shpenzo per veten (formim) dhe per familjen tende."

Profeti Muhammed a.s. i ka kushtuar vemendje te vecante grave dhe rolit qe ajo ka ne edukimin e familjes duke thene: "Kush edukon nje grua ka edukuar nje shoqeri."

Prinderi duhet te dije si te sillet dhe si ta edukuje femijen e tij. Ai duhet te sillet bute me te. Ne lidhje me kete Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Kush ka tre vajza dhe sillet mire me ta (bute), kujdeset per ta (i furnizon), i edukon dhe i marton ato (detyrimet martesore), do jete prej banoreve te xhennetit. Nje nga shoket pyet Profetin Muhammed duke i thene: Po ai qe ka dy vajza? Profeti Muhammed a.s. i pergjigjet: Eshte e vlefshme edhe per ate qe ka dy vajza." (Trans nga Xhabiri r.a. tek Ahmedi dhe Taberani)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Shikimi me dashuri qe nena apo babai i ben femijes se tij eshte adhurim (sevap)."
Cdo femije veren dashurin qe prinderi ka per te. Po ashtu prinderi duhet te jete pasqyra e femijes. Edukimi i familjes me moral te larte do bej qe te kemi shoqeri te mire. Per ta mbyllur kete teme do sjell shembullin e nje mesuesi qe deshiroj te testoj nxenesit e tij
"Nje dite mesuesi urdheroj (si detyre) nxenesit qe te kapnin nje zog dhe ta thernin, mire po me kusht qe askush te mos i shikoj. Te nesermen te gjithe femijet kishin sjell zogjt e therur, pervec njerit (te cilen shoket e perqeshnin, duke i thene; ja ky i paafti, ska qene i zote te kap nje zog), te cilin mesuesi e pyeti: Perse nuk e ke kryer detyren qe te kam dhene? Nxenesi u pergjigj: Kam kerkuar nje vend per ta kryer ate qe me kishit lene per detyre, por ku arrita aty ndjeva se me shikon Allahu xh.sh i cili shikon cdo gje, prandaj nuk mund te gjej vend ku nuk me shikon askush dhe nuk erdha me detyren e bere. Me te degjuar pergjigjen, mesuesi i kenaqur lavderoj djalin duke u thene te tjereve qe ky eshte i vetmi qe ka vepruar drejte, ndersa te gjithe ju te te tjeret keni vepruar gabim, pasi nuk keni bere llogarin se Allahu xh.sh. shikon cdo gje." (Muahmed Nur Abdul Hafidh)

Pergatiti
Gezim KOPANI 

Mesoni femijet me mire se veten

Poeti i yne i njohur Naim Frasheri ka thene:

"Pergatitini femijet tuaj, mesojeni ato me mire se veten sepse atyre u takon e ardhmja."


Pergatiti
Gezim KOPANI

Sunday, February 3, 2019

Burri qe do hyjne ne xhennet ku do gjej famijet, bashkeshorten dhe shtepin

Trans nga Ebi Talibi se Profeti Muhammed a.s. thote; Allahu xh.sh. thote:
"Kur banoret e xhenetetit te arrin para dyrve te xhennetit do i hapen ato. Do e gjejne veten pran nje peme , ne rrenjet e se ciles burojne dy burime. Ku do pin nga njeri e nuk do u ngel gje e demshme ne stomak (apo trup), teksa tek burimi tjeter do pastrohen (do lahen)ku do ta shijojne shume. Pas kesaj; floket, lekura etj nuk do u prishet kurre. 
Me pas Profeti Muhammed a.s. lexoj ajetin: Ishit prej te mireve, prandaj hyni ne te (xhennet). Aty do jeni pergjithmone. Dhe Profeti Muhammed a.s. vijon: Burri do hyjne ne xhennet ku do njohe shtepin e tij, e aty do e presin femijet te cilet do e urojne e do ta perqafojne per shkak te nje kohe te gjate pa e takuar. Do i afrohet bashkeshortes ku do filloj ti tregoj disa vutje. 
Bashkeshortja do i thote: Ke shikuar ndonje here si kjo shtepi kaq te bukur? Burri do i drejtohet deres dhe do hyjne ne shtepin e tij. Kur te mbeshtetet ne divana (shtrat), do shikoj shtyllat e shtepis te cilat jane prej perle, me ngjyra te ndryshme. Do shikoje te jeshilen, kuqen, te verdhen dhe me pas do shikoj nga tavani i cili nese nuk do ishte posaqerisht per do tia kishte marr shikimin (per shkak te bukuris e ndricimit). Pas gjithe kesaj do i drejtohet Allahut xh.sh duke thene: 
"Falenderimi i takon Allahu xh.sh. qe na udhezon ne rrugen e drejte qe na solli ketu. Nuk do ishim ketu nese nuk do na kishte udhezuar Allahu xh.sh.
(Ky eshte njeri nga versionet,hadithi eshte i shenuar edhe ne versione te tjera Buhariu, Muslimi etj) 

Pergatiti
Gezim KOPANI

Profeti Musa a.s. pyet Allahun xh.sh, Cili prej banoreve te xhenetit do kene vendin me te ulet dhe ate me te lartin?

Profeti Muhammed a.s. teksa shpjegonte mbi xhennetin (apo jeten e Profetit Musa a.s.) ka thene:
"Nje here Profeti Musa a.s. pyet Allahun xh.sh. se cili prej banoreve te xhennetit do jene ne vendin me te ulet te xhennetit (do kene graden me te ulet)? 
Allahu xh.sh. i pergjigje: Do jete nje burre i cili do te vije pasi banoret e tjeter te xhennetit do ken hyre ne te. 
Atij do i thuhet: Futu ne xhennet! 
Ai thote; O Zoti im! Si te futem ku te tjeret kan zene vendet e tyre (nuk ka vend)
Allahu xh.sh. i thote; A do ishe i kenaqur te te jepja aq sa pasuria e nje mbreti nga ato te dynjas?
Ai do thote; O Allah!  Patjeter qe do jem i kenaqur!
Allahu xh.sh. i thote; Atehere do te te jap edhe nje here sa ajo (dhe e thote tre apo kater here kete) ne te pesten here njeriu do i thote Allahut xh.sh;
Mjafton o Allahu im, u kenaqa me kaq!
Pas kesaj Musai a.s. pyet serisht Allahun xh.sh; O Allahu! Cili prej banoreve te Xhennetit do jene ne vendin me te larte te xhennetit?
Allahu xh.sh. i pergjigjet; Jane ata qe Une doja tia vendos respektin ne doren Time, duke e vulosur  keshtuqe asnje sy nuk mund ta shikoj, asnje vesh nuk mund ta degjoje dhe zemra (apo mendja) e askujt nuk mund ta ndjej.(Sexhde;17)" (Muslimi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Allahu xh.sh. shikon librin, xhennetin, dhe ne fund thote...

Transmetohet nga Ebu Derda se Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Allahu xh.sh. zbret ne oret (tre oret) e fundit te nates. Ne oren e pare Allahu xh.sh. shikon librin ku ashkush pervec Tij nuk mund ta shikoj, dhe fshin ate qe do (ose le ke do). Ne oren e dyte shikon xhennetin e Adenit, i cili eshte vendbanim i njerezve te zgjedhur (te dashurit) e Allahut xh.sh, vend ku do jene profetet , deshmoret, njerez e puneve te mira (ata qe vepruan drejte e thane te verteten). Aty gjenden gjera qe nuk i ka shikuar syri ndonje here, dhe qe askush nuk mund ta imagjinoj apo qe zemra te kete ndjere. Me pas ne oren e trete Allahu xh.sh. zbret (ne qiellin e dynjas) dhe thote:
A ka ndonje qe me kerkon falje dhe Une ta fal? A ka ndonje qe kerkon nga Une, qe Une tia plotesoj kerkesen?A ka ndonje qe me ben lutje dhe Une ti pergjigjem lutjes se tij. Allahu xh.sh do vazhdoj keshtu deri ne agim."
(Et Taberani)
Pergatiti
Gezim KOPANI

Muhammedi a.s. pyet: Cfare pune ben, qe cdo here degjoj hapat e tua ne xhennet?

Tregohet se nje here kur Profeti Muhammed a.s. u ngrit ne mengjes (per te fal sabahun) thirri me ze Bilalin r.a. dhe i thote:
"O Bilal! Me cfare pune ma ke kaluar per ne xhennet? Kurre nuk ka ndodhur te futem ne xhennet e te mos degjoj zhurmen e hapave te tu para meje. Keshtu me ndodhi dje, ku degjova zhurmat e hapave te tu para atyre te mijave. Keshtu shkova ne drejtim te nje pallati te mrekullueshem (prej ari) qe binte ne sy dhe thash: I kujt eshte ky? Me thane: Eshte i nje burri nga populli i Profetit Muhammed! U thash: Une jam Profeti Muhammed, i kujt eshte ky pallat? Me thane: Eshte i Bilalit (Omer Ibn Hatabit). Atehere Bilali tha: O i Derguari i Allahut xh.sh! Sa here qe me eshte prish abdesti, kam marr menjehere abdest (pra nuk ka qendruar pa abdest) dhe cdo here kam menduar se e kam detyre para Allahut xh.sh. qe te fal dy rekate namaz. Muhammedi a.s. buzqeshi duke thene: Ky qenka shkaku!"
(Ahmedi, Tirmidhi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Saturday, February 2, 2019

Tre te paret e xhennetit dhe tre te paret e zjarrit

Ebu Hurejra r.a. ka trasnmetuar se Profeti Muhammed a.s ka thene:
"Me jane paraqitur tre te paret qe hyjne ne xhennet (parajse). I pari qe do te hyje ne xhennet eshte deshmori, i dyti e skllavi edhe pse i till nuk e ka penguar se beri ibadet Allahut xh.sh dhe i treti eshte nje i varfer me shume femije, i cili edhe pse i varfer e ka ruajtur veten nga lypja."
(Ahmedi, Bejhakiu etj)
"I pari qe do hyjne ne zjarr eshte drejtuesi tiran. I dyti do jete i pasuri qe nuk jepte prej pasurise se tij. I treti do jete i varferi qe mburrej."
(Ahmedi, Hakimi, etj)

Ne nje trasmetim tjeter kemi; Umeri r.a. tregon se Muhammedi a.s. ka thene:
"Nje here Profeti Muhammed a.s. pyeti: A e dini cilet do te hyjne paret ne xhennet? Shoket i thane: Allahu dhe i derguari i tij e din me mire. Muhammedi a.s. tha: Ata jan muhaxhiret e varfer, te cilet ishin raskapitur prej halleve, aq sa kur ndonjeri prej tyre vdiste, ne gjoksin e tij gjeje ende ndonje hall qe nuk kishte mund ta hiqte. Meleket do te thone: O Zoti yne! Ne jemi meleket e Tu, rojet e Tua, Banoret e qiellit tend! Mos i fut ate ne xhennet para nesh! Allahu xh.sh. u thote: Ata jane roberit e Mi, te cilet jane te raskapitur prej halleve, aq sa kur ndonjeri videste, ne gjoksin e tij gjeje ende ndonje hall qe nuk e kishte plotesuar." Ne kete moment meleket futen nga cdo dere duke thene: "Es selamu alejkum, me durimin tuaj gjetet shpetimin, sa perfundim i mrekullueshem eshte ky vend." (Rrad;24) (Haditihi gjendet te Ahmedi,Taberani etj)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Friday, February 1, 2019

O Allah na bej te jemi te gezuar !

Ne ajetin e sures El Furkan permendet nje nder lutjet me bukura kushtuar lumturise dhe familjes.

Allahu xh.sh. thote:
"Zoti yne! Na ben qe te jemi te gezuar me (punet) e grave tona dhe pasardhesve tane, e neve na ben shembull per te devotshmit." ne arabisht; "Rabbene heblena min ezvaxhina ve dhurij-jetina kur-rate ajuni vexhalna lilmut-tekine imeme."
                                         (El Furkan; 74)

Te tille, per shkak se duruan dhe ndoqen rrugen e islamit, Kur'anit Allahu xh.sh thote:
"Per shkak se duruan, te tillet shperblehen me nje shkalle te larte (xhennet,parajse) dhe aty priten me pershendetje (nderime) te selamit." (El Furkan; 75)

Pergatiti
Gezim KOPANI 

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com