Friday, January 25, 2019

Çfare eshte shirku ?

Shirk eshte term teologjik islam dhe eshte fjale arabe qe do te thote ortak. Me fjalen shirk kuptohet: "Ti besh Allahut xh.sh shok (ortak) apo te adhurosh zota te shpikur pershembull ata qe besojne ne: statuja, butna, diellin, henen, gurin apo te vendet e quajtur nga disa si vende te "mira" apo "njerez te mir."

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Njerezve te vdekur u ngritten tempuj dhe perkujtimore dhe ne to vendosen emra (apo forografi) te njerezve te mir. Vemendje! Ato jane krijesat me te pa dashura tek Allahu xh.sh.(Buhari, Muslim)

Disa bejne shirk ne disa dikuri te natyres, xhindeve etj. Dijetret islam jane te mendimit se shirku (ortakeria) i ka rrenjet e vete para profetit Nuh a.s.  ndersa disa te tjere thone se shirku i ka rrenjet ne kohen e profetit Nuh a.s.  Argument per kete japin ajetin Kur'anor te sures Nuh ku Allahu xh.sh thote:

"Dhe u thane: Kursesi mos braktisni zotat tuaj, mos braktisni vedane e as suvane e as jeguthin , euken e as nesren." (Nuh, 23)

Ne nje ajet tjeter te Kur'anit , Allahu xh.sh. thote: "Ata qe i pershkruajn Zotit shok (shirk), Allahu ia ka ndaluar atij xhennetin (parajsen) dhe vendi i tij eshte zjarri.(El Maideh; 72)

Gjithashtu Allahu xh.sh. thote:
"S'ka dyshim se Allahu nuk fal ti pershkruash Atij shok (shirk, ortak - partner)(En Nisa; 48)

Po ashtu Allahu xh.sh thote:
"Krijuesi yt, Allahu ka urdheruar qe te mos adhuroni tjeter perveç Atij (Allahut).(El Isra; 23)

Tregohet se nje here Profeti Muhammedi a.s. ka pyet te pranishmit, shoket e tij: "A deshironi t'ju tregoj per gjynahun (mekatin) me te madh? Te pranishmit thane: Po, o i derguari i Allahut! Profetit Muhammed a.s. tha: "Gjynahu (mekati) me i madh eshte ti pershkruash Allahut shok (te besh shirk)."
(Buhari, Muslim)

Ndersa ne nje hadith tjeter kemi se Profeti Muhamed a.s. ne lidhje me shrikun ka thene: "Largohuni prej shtat gjerave shkaterruese; njera prej tyre eshte shirku." (Buhari, Muslim)

Shirku ndahet ne dy lloje: a). shirku i madh , b). shirku i vogel

a). Shirku i madh eshte te adhurosh dike tjeter perveç Allahut xh.sh.

Per kete profeti Muhamed a.s. ka thene: "Gjynahu me i madh nder gjynahet e medha eshte shriku , idhujtaria.(Buari)

Ne lidhje me shirkun , profeti Llukman i ka thene keshtu djalit te tij:
"Biri im! Mos i bej Allahut shok (ortak), sepse shirku (idhujtaria) eshte padrejtesi e madhe."
(Llukman; 13)

Shirku eshte ai lloj gjynahu (mekati) i cili nuk falet nga Allahu xh.sh, cfardo qe ne te bejme. Per kete kemi argumentin e Allahut xh.sh. qe thote:

"Dhe mos adhuro tjeterkend veç Allahut, sepse idhjut nuk te sjellin as dem as dobi, e nese e ben, dije se i ke bere dem vetvetes." (Junus; 106)

Transmetohet se Ibn Mesudi r.a. e ka pyetur profetin Muhammed a.s.:
"O i derguari i Allahut! Cili eshte gjynahu (mekati) me i madh? 
Profeti Muhammed a.s. i ka thene: "Ti shoqerosh Allahut xh.sh. diçka tjeter ne adhurim (te besh shirk), nderkoh qe Allahu xh.sh eshte krijuesi yt. 
Ibn Mesudi r.a. pyet: Po pastaj? 
Profeti Muhammedi a.s. ka thene: Te vrasesh femijen tend nga frika se do te ushqehet me ty (nuk mund ta mbash). 
Iben Mesudi r.a. pyet perseri: Po pastaj? 
Profeti Muhammed a.s. ka thene: Te besh imoralitet.(Buhari, Muslim)

b). Shirku i vogel , jane ato vepra qe te dergojne tek shirku i madh.

Jane disa vepra te cilat mund te duket te vogla por qe ata behen shkak per dergimin e njeriut tek shirku i madh. Pershembull betimi ne dike tjeter pervec Allahut xh.sh. ( dhe kete e hasim ne shume vende), apo sic eshte besimi ne hajmalit etj.

Tregohet nje rast kur Profeti Muhammed a.s. dallon nje byzylyk ne krahun e nje burri dhe e pyet: "Perse e ke vendosur kete? Ai iu pergjigj: "E kam vendosur qe te me mbroj!" Atehere Profeti Muhammed a.s. i thote: "Hiqe ate, sepse ajo nuk te mbron, veçse te shton dobesin tende." Dhe me pas Profeti Muhammed a.s. i thote: "Nese vdes dhe byzylyku qendron ende ne krahun tend, dije se nuk do te shpetosh, nuk do jesh prej banoreve te xhennetit." (Ahmedi,  Iben Maxhe)

Kohe me pare por edhe ne ditet tona ka pasur dhe ka njeres te cilet keqperdorin islamin per qellime perfitimi monetar duke e mbajtur vetesh si te dishem, apo sherues, duke i mashtruar njerezit diku me uj, hajmali e shume lloje te tjera mashtrimesh. Te tille punojne me te keqen (shejtanin) i cili i ka larguar nga rruga e drejte ne besimin ne Allahut xh.sh. Keto jane veprime te ndaluara ne fene islame dhe futen tek punet te cilat te dergojne tek shirku i madh. Ne keto raste besimtari mysliman duhet te qendroj patjeter larg ketyre veprave pasi ato jane shkak per vulosjen e zemres dege e derguar ate deri tek shirku i madh.
Ne lidhje me kete Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kush mbart dicka (sic ishte rasti i byzylykut) me qellim mbrojtje etj, ai ka bere shirk.(Ahmedi)

Ne kete hadith, profeti Muhammed a.s. thote qartazi: "..ai ka bere shirk." dhe sic e shpjegova edhe me siper "Allahu xh.sh. nuk e fal shirkun." prandaj duhet kushtuar kujdes shum i madh veprave te cilat futen tek shirku i vogel.

Dihet se hallet dhe problemet njerezore jane nga me te ndryshmet, por nuk duhet kursesi te heqesh dore nga Krijuesi i Gjithesise duke besuar te mashtruesit te cilet u japin njerezve gjera per ti vendosur ne trup, ne shtepi, kervat, makin me arkumentin qe keto truke apo hajmali do e mbroj nga halli qe ai/ajo ka. Ai qe u beson ketyre dhe i praktikon udhezimet e mashtruesve eshte duke bere shirk te vogel.
Tregohet se ne kohen e Profetit Muhammed a.s. disa njerez kishin vendosur ne qafat e deve disa varse (pej) me qellim mbrojtje nga e liga, e keqja. Kur profeti Muhammedi a.s. degjoj per kete, dergoj tek ata nje person i cili u thote: "Profeti Muhammed a.s. ka thene qe ti hiqni keto deves." (Ahmedi)

Shirku ishte shume i hapur, por me shpjegimet qe Profeti Muhammed a.s. i beri shirkut dhe demeve qe ai sjell, filloj te zinte vend tek zemrat e besimtareve mysliman duke u larguar keshtu nga kjo tradite e kerkimit mbrojtje nga statujat, hajmalit apo idhujtari te ndryshme.

Tregohet nje rast kur Iben Mesudi r.a. shkon ne shtepi dhe teksa takohet me bashkeshorten e tij Zejneb i veren ne qaf nje pe te lidhur, pasi Iben Mesudi r.a. e pyet cfare eshte? Ajo i thote: Eshte pe te cilin e mbaj per te mbrojtur. Abdullah iben Mesudi r.a. i thote: Kam degjuar Profetin Muhammed a.s. te thote: "Me te vertet kush mbart dicka (me qellim mbrojtje apo ndihme) ai ka bere shirk.", prandaj familja jone nuk ka nevoj per shirk. Bashkeshortaj i thote: Pse thua keshtu?Ti e di qe syri im me dridhet shume, e per kete shkova tek filani (tek nje çifut qe e mbate veten per njeri te mir) dhe ai (pasi i shpjegoj hallin) ma vendosi tek syri i cili u ndal se dridhuri. Iben Mesudi r.a. i thote: Ajo nuk eshte asgje tjerter vecse nxitja e shejtanit, dhe kur iu nenshtrove (shejtanit) ai te la te qete, por dije se per ty do kishte qene me mir te thoje kete lutje: "Idhhebil bas Rabbenas ueshfu enteshafi la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiruhu sekama." qe do te thote: "O Zot i te gjithe njerezve (krijesave) largoje dhimbje (hall) sheroje ate sepse Ti je sherues dhe nuk ka sherim veç asaj qe ti sheron, sherim i semundjes.(Ebu Davudi, Ibn Maxhe)

Tregohet se ne kohen e Profetit Muhammed a.s. paraqiten para tij dhjete persona te cilet kishin per ti dhene besen duke bere betim per nje çeshtje. Profeti Muhammed a.s. nent personave u pranoj betimin ndersa te dhjetit jo. E pyeten Profetin Muhammed a.s. per arsyen? Profeti Muhammed a.s. tha: Ai kishte vendosur dicka (hajmali). Kur personi ne fjal e degjoj kete, e hoqi ate dhe perseri beri betimin para Profetit Muhammed a.s., e me kete rast Profeti a.s. tha: "Kushdo qe mbart dicka (me qellim mbrojtje apo ndihme) ka bere shirk." (Ahmedi, Tirmidhi etj)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com