Thursday, January 31, 2019

Shembulli i ndihmes ne islam

Tregohet se nje here gjate nje rruge Profeti Muhammed a.s. bisedonte me bashkeudhetarin e tij te quajtur Xhabir r.a. Ne bisede e siper Xhabiri r.a. fillon ti qaj disa halle Profetit Muhammed a.s. te ardhur per shkak te marteses duke i treguar edhe borxhet e shumta.

Kur Profeti Muhammed a.s. e degjoj kete , u prek shume dhe per ti adhur ne ndihme, pyet Xhabirin r.a; A mund te ma shesesh deven tende?
Xhabiri r.a. i thote: Patjeter o i Derguari i Allahut xh.sh!
Profeti Muhammed a.s. e bleu deven me çmim (vler) me te madhe se sa deveja mund te kishte, e kjo qe Xhabiri te shlyente borxhet.
Sikur te mos mjaftonte kjo ndihme, Profeti Muhammed a.s. deven qe e bleu ia dhuroi Xhabirit r.a..
Nga gezimi i madh Xhabirit perqafon Profetin Muhammed a.s. duke bere dua per te dhe duke e falenderuar per ndihmen e dhene.

Ne nje hadith Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Nese dikush e ndihmon vellan e tij (ose dike) edhe Allahu xh.sh. e ndihmon ate."
(Muslimi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Njeriu bujar eshte afer Allahut xh.sh.

Tregohet se nje grua i dergon Profetit Muhammed a.s. dhurate nje triko te bere nga duart e saj. Profeti Muhammed a.s. e merr ate dhe hyn ne xhami. Njeri nga shoket e pelqu shum trikon  dhe tha: O i Derguari i Allahut! Sa e bukur kjo triko! Per shkak te bujaris se tij Profeti Muhammed a.s. trikon e re te cilen sapo e kishte marr dhurat ia dhuron shokut te tij.

Ne nje hadith Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Njeriu bujar eshte afer Allahut xh.sh, afer njerezve , afer xhennetit dhe larg zjarrit."
(Tirmidhi)

                                     Pergatiti
                                     Gezim KOPANI 

Llukmani: Njerezit me besojne per shkak te tre cilesive

Tregohet se gjate kohes se Profetit Llukman teksa ai nje dite po keshillonte njerezit, i qellon nje personi te kaloj aty pari. Pasi shikon grupin e njerezve qe ishin rrethuar Llukmanit a.s. dhe po e
degjonin me shume vemendje, pyet Llukmanin a.s.: A nuk  jeni ai ti ai qe beshe bariun sebashku me mua? Llukmani a.s. i thote: Po , une jam. Ai e pyet: Si arrite ne kete pozite qe njerezit te te degjojne kaq me vemendje e respekt? Llukmani a.s. i thote: E kam arritur per shkak te tre cilesive. Cilat jane ato? Llukmani a.s. i thote: I kam arritur per shkak te;

1. Cdo here them te verteten
2. Mbaj amanetin , premtimin
3. Qendroj larg puneve te keqia , te kota.

Pergatiti
Gezim KOPANI 

Wednesday, January 30, 2019

Vlera e Njesimit (Teuhidit) dhe Shehadeti

Bismilahir Rahmanir Rahim
Vlera e Njesimit (Teuhidit) dhe Shehadeti

Shehadeti eshte deshmia duke thene e besuar fjalen: "Es Heduen la Ilahe il-Allah ve Esh-hedue enne Muhammeden abduhu ve resuluhu" qe do te thote: "Deshmoj se nuk ka Zot tjeter peveç Allahut dhe deshmoj se Muhammedi (paqja e Allahut qofte mbi te) eshte rob dhe i Derguari i Allahut" (Buhari)
Islami eshte i ndertuar mbi pese shtylla, shtylla e pare eshte Shehadeti.
Shqiptimi dhe besimi i Shehadetit eshte betim, bese qe njeriu ben mes tij dhe Allahut xh.sh. Shehadeti eshte çelsi hyres ne islam  po ashtu edhe ne xhennet.

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush beson dhe thote: La ilahe il-Allah" dmth: "Nuk ka Zot tjeter perveç Allahut" do te hyje ne xhennet (parajse)." (Buhari)

Shehadeti apo Kelime Teuhid (Njesimi i Allahut) eshte nder dhikrat me me vlere ne fene islame, duke zene keshtu vendin e pare. Tregohet se nje here Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Permendja (dhikri) me me vlere eshte fjala "La ilahe il-Allah" qe do te thote: "Nuk ka Zot tjeter perveç Allahut." (Tirmidhi)

Permendja (berja e ketij dhikri) qetesohet zemra e besimtarit, forcon dhe freskon besimin e tij. Tregohet se nje dite Profeti Muhammed a.s. i thote shokeve: "Freskoni besimin tuaj! Shoket e pyeten: "Si ta freskojme besimin tone!" Profeti Muhammed a.s. tha: "Permendeni shpesh fjalen "La ilahe il-Allah!" (Hakimi)

Permendja e Teuhidit (Njesimit pra fjala La ilahe il-Allah) eshte fjala e cila tek Allahu xh.sh. ka vlere shume te madhe. Prandaj kur te themi kete duhet te jemi te sinqerte. Sinqeriteti eshte dicka te cilen e posedojme si krijese por sinqeriteti eshte ne vartesi te personit se sa e si e perdore ate. Duke pasur parasysh faktin qe Teuhidi dhe Shehadeti jane fjalet te cilat Allahu xh.sh i vlerson me se shumti, atehere edhe besimtari duhet ti thote me dashuri e sinqeritet per arritur mirsit e saj.

Tregohet se nje here teksa Profeti Musa a.s. bisedonte me Allahut, Musai a.s. i kerkon Allahu xh.sh. duke i thene: "O Allah! Me meso nje gje me ane te se ciles do te adhuroj ty (qe te  bej dhiker)! Allahu xh.sh. i thote: Thuaj "La ilahe il Allah". Musai a.s. i thote: O Allah ! Kete e thone edhe te tjeret (njerez te tjere). Allahu xh.sh. i thote:O Musa! Sikur shtat qiejt dhe cfare ka ne to perveç Meje, dhe shtat tokat (dherat) ne nje ane te peshores, dhe ne anen tjeter te jete e vedosur "La ilahe il-Allah" kjo fjal do peshoj me shume."

Tregohet se nje here Profeti Muhammed a.s. po qendronte ne nje kopesht bashk me Omerin r.a. dhe Ebu Hurejren r.a.. I qeshur , Profeti Muhammed a.s. i thote Ebu Hurejres r.a.; "Dil nga kopshti dhe kedo qe do te degjosh te thote fjalen: "La ilahe il-Allah, Muhamedun Resulullah" thuj; "Je nga banoret e xhennetit." Menjehere Ebu Hurejra r.a. u ngrit ne kemb dhe ashtu i gezuar filloj te dal nga kopshti, ne kete moment ai kthehet dhe i thote Profetit Muhammed a.s.: Po nese nuk do me besojne? Profeti Muhammed a.s. i thote: "Atehere merr keto (tregohet se ka marr shapkat) e mbaj me vete, qe te besojne fjalet e tyra, kjo si vertetim qe jane fjalet e mia." Ne kete moment nderhyn Omeri r.a. duke thene:  Me mir eshte te mos i tregojme gje njerezeve pasi kam frikse se do behen dembel e nuk do punojne , dhe nuk do jene korret ne ibadet etj. Atehere Profeti Muhammed a.s. tha: "Mir, por dijeni se kushdo qe thote fjalen: "La ilahe il-Allah do te futet ne xhennet,"

Dhikri i fjales "La ilahe il-Allah" , me perjashtim te vendeve te pista (vende te cilat islami e ka ndaluar dhikrin si psh; wc) mund te thuhet kodo. Mund ta themi ne rruge, duke ecur, ne treg, te shtrire, kur jemi te semur etj.
Tregohet se kur u plak Ummu Han r.a. (1) shkoj tek Profeti Muhammed a.s. dhe i thote: "O i Derguari i Allahut xh.sh! Jam plak, e lodhur shum; A mund te me keshillosh me nje adhurim qe mund ta bej edhe ulur? Profeti Muhammed a.s. i thote: "Thuaj 100 here SubhanAllah, 100 here Elhamdulilah dhe 100 here La ilahe il-Allah!" (Ibn Maxhe)

Interesant eshte fakti se njeriu i mir me Shehadet hyn ne islam, po ashtu nese eshte prej te mireve , ne pune , dhiker etj, e mbyll jeten (mbyll fletoren e puneve te tij) mir ne prag te vdekjes duke thene Shehadetin, dhe kjo per te do eshte shenje e mir.

Tregohet se nje here, gjate nje vaizi (predimi) Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush thote Shehadetin si fjale te fundit ne kete bote (ne momentin e vdekjes) dhe pastaj jep shpirt, ai hyn ne xhennet!" Kur e degjoj kete Ebu Dherri r.a. e pyeti Profetin Muhammed a.s.: "O i Derguari i Allahut xh.sh! Edhe sikur te kete vjedhur e te kete bere imoralitet?" Profeti Muhammed a.s. iu pergjigje: "Po!" Ebu Dherri r.a.  per here te dyte peserit te njejten pyeje, dhe mori nga Profeti a.s. te njejten pergjigje. Per here te trete Ebu Dherri perserit po te njejten pyetje, dhe ne kete moment Profeti Muhammed a.s. i thote: "Po, do jete ne xhennet edhe pse nuk i pelqen Ebu Dherrit!" (3)

Fjala qe do jete me e rendesishme dhe me me vlere Diten e Gjykimi (Llogaris) eshte fjala e Shehadetit. Ajo do peshoj me shume se cdo pune tjeter. (4).

Tregohet kur nje here Ebu Hurejra r.a. e ka pyetur Profetin Muhammed a.s. keshtu: "O Resulullah! Kush eshte njeriu qe do besh ndermjetesim per te? Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Eshte ai qe thote sinqerisht me zemer: "La ilahe il-Allah (Nuk ka te adhuruar tjeter pervec Allahut)"


Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu xh.sh. ka thene: "Ia kam bere haram xhehenemit, djegien e njeriut qe me sinqeritet ka thene e besuar fjalen: "La ilahe il-Allah Muhammeden Resulullah!" (Muslimi)

Insha-Allah jemi prej atyre te cilet kjo fjale do na peshoje ne peshoren e puneve te mira!

Pergatiti
Gezim KOPANI


_____________
1. Ummu Hani ishte vajza e Ebu Talibit.
2. Duhet te kemi kujdes dhe nuk duhet te keqkuptuar hadithi i cituar , pasi ai nuk e ben dicka te vogel vjedhjen apo imoralitetin, por na ben me dijse se Shehadeti ka vlera te medha, madje duke e cilesuar ate çelsin e Xhennetit.
3.Tregohet se profeti Muhammed a.s. me buze ne gaz i eshte drejtuar Ebu Dherrit duke i thene: "Po do hyje ne xhennet edhe pse nuk i pelqen Ebu Dherrit."
4.Diten e Gjykimit do paraqitet njeriu para Allahut xh.sh per te dhene llogari. Profeti Muhammed a.s. tregon dialogun e nje personi me Allahun xh.sh (ne nje trasmetim keti person do ti shfaqen 99 regjistra te mbushur me pune te keqija); "Diten e Gjykimit (Llogarise), njeriu do shikoj punet e mira qe fillojne te paksohen (lehtesohen) ndersa te kqiat te shtohen (rendohen). Njeriu fillon te merzitet, pasi ai ka besim tek Allahu xh.sh dhe te punet e tij te mira. Ne kete çast Allahu xh.sh, e pyet kete person: "Te kujtohet ndonje pune tjeter e mir?" Njeriu i pergjigjet: Jo, nuk me kujtohet! Allahu xh.sh, i thote: "Kujtohu per ndonje fjale apo pune te mir!" Njeriu i thote: O Zoti im! Nuk me kujtohet gje tjeter! Keto jane punet e mia dhe tani kam shprese tek Meshira Jote! Allahu xh.sh. do i thote: "Robi im! Kedhe nje pune te mire! Une nuk harroj (Nuk le mangut gje)!"
Ne keto momente Allahu xh.sh. urdheron Meleket qe ta sjellin ate pune. Meleket sjellin nje gje si drite, e cila ndriçon dhe e vendosin ne peshore nga ana e puneve te mira. Kur e vendosin , peshorja anon nga punet e mira. Ajo ishte fjala; "La ilahe il-Allah!" Kur e shikon kete njeriu, habitet dhe shum i gezuar dhe i lumtur i drejtohet Allahu xh.sh. duke i thene: Po kjo O Krijuesi i Gjithesise!?Nje fjale te peshoje me shume se cdo gje (se cdo pune te mir qe kam bere)! Allahu xh.sh. i pergjigjet duke i thene: "Po, kjo eshte fjala me e rend, me me vlere tek Une, por njerezit nuk i kan kushtuar vemendje (nuk e kan vlersuar sa duhet). Dije se nese do te kisha vendosur ne njeren ane te peshores qiejt dhe token dhe ne anen tjeter fjalen "La ilahe il-Allah!" kjo e fundit do peshoje me shume."

Tuesday, January 29, 2019

Asnje te mire mos e konsidero te vogel , hadith


Keshtu i keshillonte Profeti Muhammed a.s. besimtaret (shoket e tij):

"Asnje te mire mos e konsidero te vogel. Fol duke buzeqeshur me vellain tend, sepse edhe kjo eshte miresi."

"Allahu nuk i do ata mburren dhe u pelqen vetja."

"Nese dikush te thote nje fjale te keqe apo te perqesh per shkak te dickaje qe ka shikuar tek ti, ti mos e perqesh ate per shkak te dickaje qe ai di ne lidhje me ty. Gjynahu i sjelljes se tij i takon atij."
                                                                          (Ebu Davudi)

"Mos flisni keq per naten, diten, diellin , henen apo eren! Ato per disa njerez jane meshire, gezim, e per disa te tjere jane mjerim,denim."

"Mos flisni keq per kete bote! Ajo per besimtarin (njeriun e mir e te devotshem) eshte nje mjet i mire udhetimi. Duke udhetuar ne te arrin miresin  dhe shpeton nga te keqijat."
                                                                                  (Sujuti)

"Mos flisni keq per eren! Nese perballeni me dicka qe nuk ju pelqen thoni: "O Allah! Me jep te miren e atyre qe do te sjelle dhe me te cilat eshte udheruar kjo ere! Strehohem tek Ti prej se keqes qe do te sjell dhe me te cilen eshte udheruar kjo ere!"
                                                                                  (Tirmidhi)
Pergatiti
Gezim KOPANI

Kur vdes gjynahqari ,Hadith


Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kur vdes nje besimtar mysliman , ai qetesohet prej veshtirsisve dhe sprovave te kesaj bote duke arritur meshiren e Allahut xh.sh. Kur vdes nje gjynahqar , njerezit e tjere, vendi (ku ka jetuar) pemet, kafshet shpetojme prej tij duke gjetur keshtu qetesin."
                                                                                (Buhari)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Friday, January 25, 2019

Mosfalja e namazit, gjynah i madh

Salah do te thote namaz. Me namaz kuptojme nenshtrim ndaj Allahut xh.sh. duke fal kohet ee namazeve. Namasi eshte shtylla e dyte e islamit.
Namazi eshte çeshtja me kryesore e myslimanit. Gjynahu me i madh ne fene islame eshte shirku (per me shume kliko ketu: Çfare eshte shirku ? ), pas tij vjen vrasja e njeriut, dhe me pas vjen mos falja e namazit. Faljen e namazit eshte urdheruar nga Allahu xh.sh. ne Kur'an duke e permendur mbi 100 here.

Allahu xh.sh. thote:
"... e kryejni faljen (salah-namazin)..." (El Bekare; 03)

Allahu xh.sh. thote:
"Kryeni faljen (namazin) dhe jepni zekatin, e cfaredo te mire qe e pergatitni per veten tuaj, ate e gjeni tel Allahu. S'ka dyshim se Allahu xh.sh. percjell çdo veprim tuajin." (El Bekare; 110)

Gjithashtu Allahu xh.sh. thote:
"O ju qe qe besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetem Zoti tuaj adhuroni. Beni pune te mira se do te gjeni shpetim." (El Haxh; 77)

Namazi eshte perkujtim i Allahut xh.sh. Namazi eshte ajo pune e cila e gezon shume Allahun xh.sh aq sa Allahu xh.sh. thote: Ai qe me lutet mua, Une do ta shperblej, do ta kujtoj."

Allahu xh.sh thote:
"Me kujtoni Mua (me adhurime), Une ju kujtoj juve (me shperblime). Me falenderoni e mos me mohoni."  (El Bekare; 152)

Njeriu gjate jetes perballet me sfida dhe probleme nga me te ndryshmet, por kur njeriu i drejtohet Allahut xh.sh. me namaz duke i kerkuar ndihme dhe mbeshtetjen e tij, Allahu xh.sh. eshte me te dhe do e ndihmoj. Pra namazi eshte rrugezgjidhje, eshte mburoje, per njeriun.

Allahu xh.sh. thote:
"O ju qe keni besuar, kerkoni ndihme me durim e me te falur, se vertet Allahu eshte me durimtaret."                                     (El Bekare; 153)

Duhet te kemi parasysh se Namazi (salati) eshte shtyla e dyte e fese islame.  Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Feja islame perbehet nga pese shtylla; 1.Deshmia e shahadetit (Deshmoj nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhammedi a.s. eshte i derguari i Tij), 2.Falja e Namazit, 3.Dhenia Zekatit, 4.Agjerimi i Ramazanit dhe 5.Kryerja e Haxhit per ate qe ka mundesi)" (Buhari, Muslim)

Mos falja e namazit eshte  gjynahet i medha pasi vet rendesia qe Allahu xh.sh. i ka kushtuar namazit do te thote se eshte ceshtje te ciles duhet kushtuar vemendje. 

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Shtylla e islamit eshte namazi. Namazi eshte e para detyre ne adhurime qe na ka urdheruar Allahu xh.sh., namazi  u urdherua nga Allahu ne naten e isras-miraxhit." (Kujtojme kete kur Allahu xh.sh. e urdheroj Muhammedin a.s. me 50 kohe namazi, derisa Allahu xh.sh. pranoj disa here lutjen e profetit Muhammed a.s. duke ra deri ne pese kohe namazi." (Ahmedi, Nesai etj)

Tregohet se Ibn Mesudi r.a. e ka pyetur Profetin Muhammed a.s.: "Cila eshte puna me e dobishme?
Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Falja e namazit" (diku qendron kjo pergjigje: Falja e namazit ne kohen e tij) Iben Mesudi r.a. e pyet serish: Po pastaj? Muhammedi a.s. ka thene:Respektimi i prinderve." Po pastaj: Te punuarit ne rrugen e Allahut xh.sh." (Mutefekun alejhi)

Tregohet se nje here Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Me erdh Xhebraili nje here dhe me tha: O Muhammed ! Allahu xh.sh thote: U kam bere detyr (farz) pasardhesve te tu pese kohe namazi. Kush i fal ato me abdest ne kohen e caktuar duke plotesuar namazin rregullisht me ruku (perkulje) dhe sexhde, do te jete tek une i mbrijtur, dhe nepermjet namazit do ti fus ne xhennet. Por kush do paraqitet para Meje dhe ka mangut ne namaz, nuk do te kete mbrojtjen Time. Nese do deshiroj do e denoj enese do deshiroj do e fal (meshiroj)" (Taberani)

Ata qe lejne namazin jane te keqij, dhe kjo si pasoj e egos, te shkuarit par kenaqesive truperore e te tille do i kaploj e keqja, me perjashtim te atyre qe pendohen (bejne tevbe).

Allahu xh.sh. thote:
"E pas tyre (te mireve) erdhe pasardhes te keqij, qe e lan namazin e u dhane pas kenaqesive (trupore)e me vone do te hidhen ne cdo te keqe. Me perjashtim te atij qe pendohet dhe beson e ben vepra te mira, te tillet do te hyjne ne xhennet dhe atyre nuk u behet asnje padrejtesi." 
                                                                             (Merjem; 59-60)

Ne nje hadith Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Mes njeriut dhe shirkut eshte mos falja e namaziti" (Muslimi)

Ai mysliman/e qe e ka namazin ne rregull, do te thote qe punet i ka ne rregull ka thene Profeti. Duhet te kemi parasysh edhe hadithin qe profeti Muhammed a.s. ka thene: "Gjeja e pare per te cilen do japim llogari ne Diten e Gjykimit eshte namazi, nese ate e ka ne rregull shpeton, nese jo ka humbur." (Tirmidhi)



Pergatiti
Gezim KOPANI

Çfare eshte shirku ?

Shirk eshte term teologjik islam dhe eshte fjale arabe qe do te thote ortak. Me fjalen shirk kuptohet: "Ti besh Allahut xh.sh shok (ortak) apo te adhurosh zota te shpikur pershembull ata qe besojne ne: statuja, butna, diellin, henen, gurin apo te vendet e quajtur nga disa si vende te "mira" apo "njerez te mir."

Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Njerezve te vdekur u ngritten tempuj dhe perkujtimore dhe ne to vendosen emra (apo forografi) te njerezve te mir. Vemendje! Ato jane krijesat me te pa dashura tek Allahu xh.sh.(Buhari, Muslim)

Disa bejne shirk ne disa dikuri te natyres, xhindeve etj. Dijetret islam jane te mendimit se shirku (ortakeria) i ka rrenjet e vete para profetit Nuh a.s.  ndersa disa te tjere thone se shirku i ka rrenjet ne kohen e profetit Nuh a.s.  Argument per kete japin ajetin Kur'anor te sures Nuh ku Allahu xh.sh thote:

"Dhe u thane: Kursesi mos braktisni zotat tuaj, mos braktisni vedane e as suvane e as jeguthin , euken e as nesren." (Nuh, 23)

Ne nje ajet tjeter te Kur'anit , Allahu xh.sh. thote: "Ata qe i pershkruajn Zotit shok (shirk), Allahu ia ka ndaluar atij xhennetin (parajsen) dhe vendi i tij eshte zjarri.(El Maideh; 72)

Gjithashtu Allahu xh.sh. thote:
"S'ka dyshim se Allahu nuk fal ti pershkruash Atij shok (shirk, ortak - partner)(En Nisa; 48)

Po ashtu Allahu xh.sh thote:
"Krijuesi yt, Allahu ka urdheruar qe te mos adhuroni tjeter perveç Atij (Allahut).(El Isra; 23)

Tregohet se nje here Profeti Muhammedi a.s. ka pyet te pranishmit, shoket e tij: "A deshironi t'ju tregoj per gjynahun (mekatin) me te madh? Te pranishmit thane: Po, o i derguari i Allahut! Profetit Muhammed a.s. tha: "Gjynahu (mekati) me i madh eshte ti pershkruash Allahut shok (te besh shirk)."
(Buhari, Muslim)

Ndersa ne nje hadith tjeter kemi se Profeti Muhamed a.s. ne lidhje me shrikun ka thene: "Largohuni prej shtat gjerave shkaterruese; njera prej tyre eshte shirku." (Buhari, Muslim)

Shirku ndahet ne dy lloje: a). shirku i madh , b). shirku i vogel

a). Shirku i madh eshte te adhurosh dike tjeter perveç Allahut xh.sh.

Per kete profeti Muhamed a.s. ka thene: "Gjynahu me i madh nder gjynahet e medha eshte shriku , idhujtaria.(Buari)

Ne lidhje me shirkun , profeti Llukman i ka thene keshtu djalit te tij:
"Biri im! Mos i bej Allahut shok (ortak), sepse shirku (idhujtaria) eshte padrejtesi e madhe."
(Llukman; 13)

Shirku eshte ai lloj gjynahu (mekati) i cili nuk falet nga Allahu xh.sh, cfardo qe ne te bejme. Per kete kemi argumentin e Allahut xh.sh. qe thote:

"Dhe mos adhuro tjeterkend veç Allahut, sepse idhjut nuk te sjellin as dem as dobi, e nese e ben, dije se i ke bere dem vetvetes." (Junus; 106)

Transmetohet se Ibn Mesudi r.a. e ka pyetur profetin Muhammed a.s.:
"O i derguari i Allahut! Cili eshte gjynahu (mekati) me i madh? 
Profeti Muhammed a.s. i ka thene: "Ti shoqerosh Allahut xh.sh. diçka tjeter ne adhurim (te besh shirk), nderkoh qe Allahu xh.sh eshte krijuesi yt. 
Ibn Mesudi r.a. pyet: Po pastaj? 
Profeti Muhammedi a.s. ka thene: Te vrasesh femijen tend nga frika se do te ushqehet me ty (nuk mund ta mbash). 
Iben Mesudi r.a. pyet perseri: Po pastaj? 
Profeti Muhammed a.s. ka thene: Te besh imoralitet.(Buhari, Muslim)

b). Shirku i vogel , jane ato vepra qe te dergojne tek shirku i madh.

Jane disa vepra te cilat mund te duket te vogla por qe ata behen shkak per dergimin e njeriut tek shirku i madh. Pershembull betimi ne dike tjeter pervec Allahut xh.sh. ( dhe kete e hasim ne shume vende), apo sic eshte besimi ne hajmalit etj.

Tregohet nje rast kur Profeti Muhammed a.s. dallon nje byzylyk ne krahun e nje burri dhe e pyet: "Perse e ke vendosur kete? Ai iu pergjigj: "E kam vendosur qe te me mbroj!" Atehere Profeti Muhammed a.s. i thote: "Hiqe ate, sepse ajo nuk te mbron, veçse te shton dobesin tende." Dhe me pas Profeti Muhammed a.s. i thote: "Nese vdes dhe byzylyku qendron ende ne krahun tend, dije se nuk do te shpetosh, nuk do jesh prej banoreve te xhennetit." (Ahmedi,  Iben Maxhe)

Kohe me pare por edhe ne ditet tona ka pasur dhe ka njeres te cilet keqperdorin islamin per qellime perfitimi monetar duke e mbajtur vetesh si te dishem, apo sherues, duke i mashtruar njerezit diku me uj, hajmali e shume lloje te tjera mashtrimesh. Te tille punojne me te keqen (shejtanin) i cili i ka larguar nga rruga e drejte ne besimin ne Allahut xh.sh. Keto jane veprime te ndaluara ne fene islame dhe futen tek punet te cilat te dergojne tek shirku i madh. Ne keto raste besimtari mysliman duhet te qendroj patjeter larg ketyre veprave pasi ato jane shkak per vulosjen e zemres dege e derguar ate deri tek shirku i madh.
Ne lidhje me kete Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kush mbart dicka (sic ishte rasti i byzylykut) me qellim mbrojtje etj, ai ka bere shirk.(Ahmedi)

Ne kete hadith, profeti Muhammed a.s. thote qartazi: "..ai ka bere shirk." dhe sic e shpjegova edhe me siper "Allahu xh.sh. nuk e fal shirkun." prandaj duhet kushtuar kujdes shum i madh veprave te cilat futen tek shirku i vogel.

Dihet se hallet dhe problemet njerezore jane nga me te ndryshmet, por nuk duhet kursesi te heqesh dore nga Krijuesi i Gjithesise duke besuar te mashtruesit te cilet u japin njerezve gjera per ti vendosur ne trup, ne shtepi, kervat, makin me arkumentin qe keto truke apo hajmali do e mbroj nga halli qe ai/ajo ka. Ai qe u beson ketyre dhe i praktikon udhezimet e mashtruesve eshte duke bere shirk te vogel.
Tregohet se ne kohen e Profetit Muhammed a.s. disa njerez kishin vendosur ne qafat e deve disa varse (pej) me qellim mbrojtje nga e liga, e keqja. Kur profeti Muhammedi a.s. degjoj per kete, dergoj tek ata nje person i cili u thote: "Profeti Muhammed a.s. ka thene qe ti hiqni keto deves." (Ahmedi)

Shirku ishte shume i hapur, por me shpjegimet qe Profeti Muhammed a.s. i beri shirkut dhe demeve qe ai sjell, filloj te zinte vend tek zemrat e besimtareve mysliman duke u larguar keshtu nga kjo tradite e kerkimit mbrojtje nga statujat, hajmalit apo idhujtari te ndryshme.

Tregohet nje rast kur Iben Mesudi r.a. shkon ne shtepi dhe teksa takohet me bashkeshorten e tij Zejneb i veren ne qaf nje pe te lidhur, pasi Iben Mesudi r.a. e pyet cfare eshte? Ajo i thote: Eshte pe te cilin e mbaj per te mbrojtur. Abdullah iben Mesudi r.a. i thote: Kam degjuar Profetin Muhammed a.s. te thote: "Me te vertet kush mbart dicka (me qellim mbrojtje apo ndihme) ai ka bere shirk.", prandaj familja jone nuk ka nevoj per shirk. Bashkeshortaj i thote: Pse thua keshtu?Ti e di qe syri im me dridhet shume, e per kete shkova tek filani (tek nje çifut qe e mbate veten per njeri te mir) dhe ai (pasi i shpjegoj hallin) ma vendosi tek syri i cili u ndal se dridhuri. Iben Mesudi r.a. i thote: Ajo nuk eshte asgje tjerter vecse nxitja e shejtanit, dhe kur iu nenshtrove (shejtanit) ai te la te qete, por dije se per ty do kishte qene me mir te thoje kete lutje: "Idhhebil bas Rabbenas ueshfu enteshafi la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiruhu sekama." qe do te thote: "O Zot i te gjithe njerezve (krijesave) largoje dhimbje (hall) sheroje ate sepse Ti je sherues dhe nuk ka sherim veç asaj qe ti sheron, sherim i semundjes.(Ebu Davudi, Ibn Maxhe)

Tregohet se ne kohen e Profetit Muhammed a.s. paraqiten para tij dhjete persona te cilet kishin per ti dhene besen duke bere betim per nje çeshtje. Profeti Muhammed a.s. nent personave u pranoj betimin ndersa te dhjetit jo. E pyeten Profetin Muhammed a.s. per arsyen? Profeti Muhammed a.s. tha: Ai kishte vendosur dicka (hajmali). Kur personi ne fjal e degjoj kete, e hoqi ate dhe perseri beri betimin para Profetit Muhammed a.s., e me kete rast Profeti a.s. tha: "Kushdo qe mbart dicka (me qellim mbrojtje apo ndihme) ka bere shirk." (Ahmedi, Tirmidhi etj)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com