Friday, December 14, 2018

Jeta e profetit Jakub a.s.

Profeti Jakub a.s. vjen prej familjes se profetit Ismail a.s. i cili ka lindur profetin Is'hak e nga Is'Haku lindi Jakubi a.s. e ky lindi profetin Jusuf a.s.

Jakubi a.s. kishte 12 femije te cilet u ndan ne 12 fise. Nder femijet e Jakubit a.s. Jusufi a.s. ishte pejgamber.

Allahu xh.sh. thote:
"Ne atij (Ibrahimit) i falem Is'Hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhezuam. Me pare ne Nuhun e patem udhezuar. E nga pasardhesit e tij (te Ibrahimit) udhezuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain, dhe Harunin. Keshtu i shperblejme bamirsit." (El En'Am; 84)


Tregohet se kur Is'haku u martua me Rebeken  nga ky linden dy binjak Ezavin(1) qe arabet e quajne El Ajs dhe Jakubin.  Tregohet se Is'haku me se shumti donte El Ajsin pasi ishte djali i pare ndersa Rebeka Jakubin a.s.(2)

Tregohet se kur u plak dhe u lodh Is'haku dhe nuk shikonte i kerkoj nga El Ajsit nje ushqim (3) nga ndonje gjah i zgjedhur, dhe se ai do bente lutje qe ta gjej ate, ndersa nga ana tjeter Rebeka i thote Jakubit a.s. qe para se te vije El Ajsi te ther dy edha me qellim qe te pergatisnin ushqim te mire per Is'hakun qe edhe Jakubi a.s. te ishte pjese e lutjes se babait te tij.
Shkurtimisht tregohet se kur pergatiten ushqimin Is'haku pyeti: Kush je ti? Jam djali yt u pergjigj. Is'haku e terhoqi prane vetes e preku dhe i tha: Nga zeri ti je Jakubi a.s.
Pasi perfundoj ngrenjen , Is'haku beri lutjen e bekuar, ku nder te tjera tha: "O Zot kerkoj qe ky djal imi te jete i vyeshem nga te gjithe, qe fjala e tij te jet mbi te tjeret, dhe mbi mbare popullin. te kete bereqet dhe pasardhes te pa numert."
Pasi doli jasht El Ajsi solli gjahun (ushqimin) dhe ia vuri Is'hakut para. Ai pyeti: Cfare eshte kjo? El Ajsi tha: Ushqimi qe me kerkove. Is'haku i thote: Po a nuk ma solle pak me pare dhe une bera lutje? Jo i thote El Ajsi duke kuptuar qe Jakubi a.s. kishte qene me i shpejte se ai dhe per kete ai u zemera shume me Jakubin a.s.(4) Ne keto kushte El Ajsi i kerkoj me pergjerim babait qe te bente lutje per te qe pasardhesit e tij te kene shume toke, pasuri etj.
Kur nena Rebeka degjoj kercenimet e El Ajsit ndaj Jakubit a.s. i kerkoj Jakubit a.s. qe te shkonte tek vellai tjeter ne Haran te quajtur Laban, dhe atje te martohej. Pasi kete gje ia kerkoi edhe Is'haku a.s. Jakubi a.s. u largua nga shtepia.
Meqenese Jakubi a.s. u largua nga shtepia ne kohen e Ikindis (pas dreke) e zuri nata ne rruge. Ashtu vendosi qe te pushoj. Mori nje rrobe dhe e vendosi poshte kokes dhe e zuri gjumi.
Tregohet se ketu Jakubi a.s. shikoj nje ender ku shikoj shkallet e vendosura nga Zoti nga toka deri ne qiell ne te cilat zbrisnin dhe ngjiteshin meleket e Allahut xh.sh. Tregohet se ne ender Allahu xh.sh. i ka thene: "O Jakub! Do jesh i bekuar, do te jap shum pasardhes.."
Kur u zgjua nga gjumi, u gezua per endrren dhe iu betua Allahu xh.sh. se ne kete vend (ku pushoj) do te ndertonte nje faltore dhe se do jap per hire te Allahut 1/10 e pasurise qe Allahu xh.sh. do ia jap, dhe aty prane ben shenim ne nje gur. Ky vend me vone do te ishte Jerusalemi i sotem te cilin Jakubi a.s. e ndertoj.(5)
Tregohet se kur Jakubi a.s. arrit ne Haran qelloj te njoh dy vajza te cilat quheshin Lea dhe Rahela ku pelqeu Raheln e cila ishte me e bukur. Jakubi a.s. kerkoj qe te martohet me te. Babai i vajzes pranoj me kushte qe Jakubi a.s. te ruante per shtat vjet bagetite dhe me pas ta martoje. Kur kaluan shtat vite caktuan mbremjen e marteses. Mirepo ne mbremje babai i vajzes ne vend te vajzes se vogel dergoi tek Jakubi a.s. vajzen e madhe. Tregohet se Jakubi a.s. nuk e kishte ven re, dhe kur u ngrys vuri re se nuk ishte Rahela, vajza e vogel. Per kete Jakubi a.s. i kerkoj llogari babait te vajzes, i cili i thote: "Nuk kemi zakon qe te martojme vajzat e vogla para te madhes, por nese deshiron edhe vajzene  vogel do me sherbesh edhe shtat vite te tjera."
Tregohet se Jakubi a.s. pranoj kushtin dhe u martua edhe me Rahelen, madje babai i vajzave u dhuroj edhe dy sherbyese, qe te kujdesen per ta.(6) Ne ate kohe ishte e lejuar qe dy motra te martohen per nje burre. Rahela nuk linde, ndersa me Lean  Jakubi kishte disa femije.
Tregohet se per shkak se nuk linde femije Rahela u zemerua me Lean prandaj i kekoj Jakubit a.s. qe te martohet me sherbyesen e saj te quajtur Behte. Me Behten Jakubi a.s. beri disa femije. Duke shikuar kete levizje Lea i kerkoj Jakubit a.s. qe te martohet edhe me sherbetoren e saj te quajtur Zelfe me te cilen Jakubi a.s. pati edhe disa femije te tjere. Duke shikuar lindjet e Leas dhe Zelfes, Behte beri nje dua Allahut qe ti jap nje djal Jakubit a.s. Allahu xh.sh. ia pranoj lutjen dhe pas kesaj Zelfa lindi djalin e quajtur Jusuf a.s.
Pas nje kohe Jakubi a.s. i kerkoj leje babit te bashkeshorteve qe te largohet. , ndersa ai pasi e vlersoj per mirseit qe u kishte sjell vendosi ti dhuroj Jakubit a.s. bagedi apo cfare te deshironte. Jakubi a.s. vendosi te marr vetem te vegjlit e bagetive.
Allahu xh.sh i kerkoj Jakubit a.s. qe te kthehet ne vendlindjen e tij duke e garantuar se Ai (Allahu) do jete me Jakubin a.s.
Keshtu Jakubi sebashku me familjen e tij u nis per ne vendlindje, nderkohe bashkeshortja e tij Rahela fshehurazi kishte marr me vete nje idhudh. Babai i Raheles u informua se mungonte nje idhudh dhe kontrolloj vendin por nuk gjeti gje. Tregohet se vajza e tij e kishte fshehur ate posh samarit te deves. Kur shkuan per te kontrolluar devene, Rahela nuk levizi me argumentin se ishte ne prejudha. Tregohet se gjate rruges kur Jakubi a.s. ju afrua vendit te quajtur Sair i vin Meleket duke e uruar per kthimin ne vendlindjen e tij si shenje nga Allahu xh.sh qe ti o Jakub nuk je vetem. Kur Jakubi i ishte afruar vendlindjes i erdh lajmi Jakubi se vellai i tij El Ajsi ishte nisur ne drejtim te tij sebashku me 400 burra. Jakubi a.s. u friksua, per kete ai vendosi te fal namaz duke kerkuar mbrotjen e Allahut xh.sh.
Pasi Jakubi fali namazin, pergatiti nje dhurate per vellan e tij, e cila perbehej prej 200 dhi, 20 cjap, dele, desh, deve, lope, gomer etj. Jakubi a.s. urdheroj sherbetoret qe kjo pjese te ndahet nga pjesa tjeter dhe te udhetoj para, dhe kur El Ajsi te has ne ta e ti pyes se kujt jane, ju te theni se jane te sherbetorit tend Jakubit dhe keto jane dhurate te cilen ai ia dhuron zoteritu te tij El Ajsit.
Duke ecur keshtu, naten e trete ju paraqiten Jakubit a.s. nje melek ne formen e njeriut. Jakubi mendoj se ishte njeri, dhe ju afrua per ti treguar vendin, Jakubi duke menduar se e mundi, meleku e shtyu, e nga shtyrja u vra tek njera kemb. Meleku e pyeti: Si quhesh? Ai i thote: Jakub. Meleku i tha: Prej dites se sotme duhet te quhesh vetem Israil. Jakubi e pyeti: Kush je ti?, menejhe pas kesaj pyetje njeriu qe i kishte ardhur , u zhduk. Ne kete rast Jakubi kuptoj se ai kishte qene melek.
Pas kesaj Jakubi diku larg vuri re El Ajsin me njerezit e tij. Kur u afrua El Ajsi e shikoj, dhe e respektoj me perkulje.(7) El Ajsi ju afrua, e perqafori, e puthi dhe filloj te qante, pastaj duke shikuar familjen e Jakubit pyeti: Po keto? Jakubi tha:Allahi ia dhuroi sherbetorit tend. Sic veproj me pershendetje Jakubi a.s. ashtu veproi edhe familja e tij.
Jakubi a.s. u rikthye tek vendi ku shikoj endrren , dhe beri shenimin ne gure. Aty ai ndertoj faltoren (8). Kjo faltore (tempull, apo xhami) u ndertua pasi thuhet se Allahu xh.sh. e kishte urdheruar Jakubin per ndertimin e saj. Vendi ku ndertoj kete tempull eshte sot Jerusalemi te cilin me vone e rinderoj apo e ndertoj profeti Sulejman a.s.
Pas kthimit ne vendlindje Jakubi a.s. arriti te gjej gjall baban e tij Is'hakun i cili me vone semuret dhe vdes(9). Pas vdekjes se babait, Jakubi a.s. filloj jeten e tij. Tregohet se kur Jakubi a.s. kaloj ne nje vend te quajtur Sahor ndertoj nje shtepi dhe nje stall per bagetit e tij. Po ashtu ne bleu nje toke ne te cilen kishte shume livadhe me qellim ta punonte dhe te kullos bagetit e tij.
Ishin pikerisht keto vende ku Jakubi a.s. vendosi familjen e tij sebashku me djalin e tij Jusufin a.s. i cili pa mbushur moshen e pjekuris shikon nje ender ne te cilen kishe shikuar 11 uje (10), po ashtu henen dhe diellin(11). Kur u zgjua nga gjumi , disi me nxitim shkon tek babai i tij Jakubi dhe i tregon endrren qe kishite shikuar. Jakubi a,s. e kuptoj se kjo ishte nje nga shenjat e larte te Allahut xh.sh i ardhur tek dajli i tij. Jakubi a.s. i kerkoj Jusufit a.s. qe endrren te mos ia tregoj vellezerve pasi ato mund te kene xhelozi e mund te mendojne per akte negative kunder teje.
Shkurtimisht, vellezerit e Jusufit a.s. mesuan per endrren (pasi kjo ngjarje tregohet tek jeta e profetit Jusuf a.s.) vendosen qe ta marrin ne kullose edhe Jusufin a.s. pasi ai kishte shume deshir te shkonte pasi argetohej. Jakubi a.s. kundershtoj, e kjo per dy arsye: E pare se mos do e harrojne Jusufin , dhe do e gllaberoj ndonje ujk dhe e dyta ishte se per shkak te xhelozis se endrres mos vellezerit do i bejne gje. Djemt i thane: Jusufi eshte vellai yne, dhe mos ke frik nuk i bejme gje. Pasi u bind Jakubi a.s. e moren Jusufin a.s. i cili nuk e dinte per planin e vellezerve te cilet me vone e hedhin ne nje pus. Kur u kthyene , u doli perpara Jakubi a.s. i cili i shikoj djemt duke qare (12), dhe pasi Jakubi pyeti per Jusufi ata i than se e hengri ujku, por Jakubi a.s. nuk u besoj, por ata i treguan kemishen e Jusufit a.s. e cila ishte e gjakosur (13). Per shkak te dhimbjes se madhe, tregohet se me kalimin e diteve per shkak edhe te loteve Jakubi a.s. ju zbeh te shikuarit aq sa nuk shukonte me. Por nga ana tjeter Jusufi a.s. shpeton. Madje ai behet person shum i rendesishem duke drejtuar gjithe Egjiptin.
Per shkak te varferis dhe munges se ushqime i paraqiten vellezerit te cilet nuk e njohen ate, ndersa Jusufi a.s. po. Jusufi a.s. u kerkoj qe ta sjellnin vellan tjeter, dhe nese nuk ma sillni , nuk do keni me ushqime. Djemt i treguan Jakubit a.s. se sundimtari nuk do na jap ushqim pasi ka vendosur kete kusht. Gjithsesi , Jakubi a.s.  lejoj qe te behet ashtu sic deshironte sundimtari i Egjiptit e ndoshta Allahu xh.sh. do me kthej cdo gje. Dhe duke e pasur mendjen tek djali qe do u jepte te tjereve ju kujtua Jusufi a.s. duke therritur: Ah Jusufi im ! Gjithesi djemt u paraqitet perseri para sundimtarit te Egjiptit, aty ato mesuan se ai ishte Jusufi a.s.,Me pas Jusufi a.s. takohet me Jakubit a.s. te cilit i erdh te shikuarit pasi me kemishen e djelit te tij ferkoj syt e tij. Pas kesaj ngjarje Jakubi a.s. vdes duke lene pas nje nder Pejgamberet me te rendesishme Jusufin a.s.
Pergatiti
Gezim KOPANI




________
1.Per Ezavin ose El Ajsin thuhet se eshte paraadhes i bizantineve
2.Tregohet se eshte quajtur Jakub pasi ka lindur duke mbajtur vellan per thembre. Hebrenjte kab prejardhje prej Jakubit a.s.
3.El Ajsi ishte gjuetar i zoti.
4.Disa thone El Ajsi ishte betuar se pas vdekjes se Is'Hakut do ta mbyste Jakubin.
5.Tregohet se Jakubi a.s. ju afrua nje guri ne te cilin beri nje shenim me qellim qe te mos harronte vendin duke e quajtur "Betel" qe nder kuptimet e tjera si faltore etj nenkupton edhe si Shtepia e Allahut xh.sh.
6.Leas i dhe Zelfen ndersa Raheles i dha Behten.
7.Tregohet se ne atekohe, njerezit pershendetnin me perkulje shtat here.
8.Disa thone se kete vend e quajti El
9.Disa thone se e Is'haku ka vdekur ne te njejten kohe me bashkeshorten e tij dhe se varren i kan pas afer me njeri tjeterin, ndersa nje mendim tjeter eshte se djemt e Is'hakut e kan varrosur ate afer varrit te profetit Ibrabim a.s.. Ndersa nje mendim tjeter thote se e kan varrosur tek nje shpell pasi tek nje shpell ka qene varrosur edhe profeti Ibrahim a.s. Allahu e di me se miri kete.
10. Aq sa ishte edhe numri i vellezerve te Jusufit a.s.
11.Me te cilat nenkuptohej prinderit e tij.
12.Shiko suren Jusuf
13.Ky nuk ishte gjaku i Jusufit

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com