Friday, November 23, 2018

Kazaja e Pukes ne vitin 1892

Kazaja e Pukes ne vitin 1892   

    Sipas shenimeve te Iskodra Vilayet Salnamesi te vitit 1892 Kazaja e Pukes pasur 11690 fryme. Nga keto 6130 te besimit mysliman dhe 5560 te besimit katolik.
     Tabela e vitit 1892  sqaron se ne Kazan e Pukes kishte 9 xhami, 4 shkolla islame (Mejtepe ose Mekteb), 9 kisha, 46 fshatra, 1570 shtepi te shperndara ne fshatin Kabash(1), Iballe, Qerret, Puke, Berishe dhe Malzi. Sebashku jane 6 bajrak te drejtuar nga Bajraku i Kabashit.(2)

                         Bajraket e Pukes dhe popullsia e tyre. Viti 1892 (H.1310)
Pasqyrim te dhenash

Bajrak
Shtepi
Popullsi
Mysliman
Katolik
Xhami
Kishe
Mejtep
Fshatra
Kabash
240
1880
940
940
3
1
ska
8
Iballe
200
1400
210
1190
1
2
1 islam
8
Qerret
200
1400
280
1120
1
3
1 islam
15
Puke
230
1610
700
910
1
1
1 islam
7
Berish
200
1400
ska
1400
ska
2
ska
5
Malzi
500
4000
4000
ska
3
ska
1 islam
8

(Te dhenat e mesiperme  jane te shenuar ne Iskodra Vilayet Salnamesi viti 1892, I.V.S,H.1316,s.147; I.V.S,H.1315,s.123-124  Te pasqyruara sefundemi nga historiani Ilkaj Erken)
Duhet ditur fakti se; ndarja e fshatrave ne vitin 1892  nuk ka te njejtin konfigurimin sic jane te ndare fshatrat sot ne rrethin e Pukes.
Pershembull marrin fshatin Qerret, ne vitin 1892 ne fshatin Qerret futen shume fshatra te tjere si: Kçira, Qerreti i vogel etj. Ose marrim Puken, ne Puke nuk eshte vetem Puka por jane edhe disa fshatra te tjere. Po ashtu edhe fshatin Kabash.(3)

Pergatiti
Gezim KOPANI


Per te mesuar me shume mbi Kazan e Pukes ju mund te lexoni:

Islami dhe Kazaja e Pukës

Popullsia ne meshkuj te Pukes, Iballes dhe Malziut 1878 - 1879

Gjendja e Pergjithshme ne Vilajetin e Shkodres 1880

Ismail Osman Laçi Puke - Kryetar i Kuvendit te Kajmekamit te Pukes

Tradita per perhapjen e besimit mysliman ne Kabash

____________
1. Fshati Kabash eshte nje nder vende me te vjetra te rrethit te Pukes. Po ashtu fshati Kabash eshte i pari i shtat Bajrakeve. Duhet sqaruar se Mejtepi i Kabashit eshte zhvilluar ne xhami, per tu ndertuar nje godin ne vete perball xhamise Kabash nga imam Sadik Prishtina rreth vitit 1914 (Per me shume kliko ketu: https://gezim-kopani.blogspot.com/2013/09/sadik-prishtina-hoxha-ne-kujtesen-e_17.html)
2. Diku pas vitit 1895 Kazaja e Pukes u be me shtat Bajrak, dhe ketu behet fjale per Bajrakun e Terthores.
3. Perkthimi Gezim Kopani , marr nga Ilkay Erken, v. 2017.

Hytbja e Lamtumires e mbajtur nga Profeti Muhammed a.s.

Pasi Allahu xh.sh. beri detyrim (farz) haxhin, profeti Muhammedi a.s. zhvilloi haxhin e pare e te fundit pasi Profeti a.s. aty mbajti edhe fjalen e fundit drejtuar xhematit. Hytbja e lamtumires u krye ne vitin e dhejte te hixhretit. Kur eshte nisur per te kryer haxhin profeti Muhammed a.s. kishte me vete rreth njeqind deve per ti bere kurban. Gjate rruges profeti Muhammed a.s. u foli besimtareve mbi haxhin. Kur arriten tek vendi i quajtur Dheulhulejfe Muhammedi a.s. u thote bashkeudhetareve te tij:
"I derguar nga Allahu xh.sh me erdhi sonte Xhebraili i cili me urdheroi: Fal namazin ne kete lugin te bekuar dhe thuaj se ke bere qellim (nijet) per haxh, edhe per umre." (Buhari)
Ne kete vend Muhammedi a.s. fali dy rekate namaz per ihram. Ne fund falenderoi Allahun xh.sh duke bere tesbih dhe madherime (tekbir), nder te tjera profeti Muhammed a.s. tha:
"Allahu im! Bema kete haxh te mir e te pranueshem, ku te mos kete hipokrizi dhe popullaritet!"( Ibn Maxhe)
Pasi hyri ne ihram i thote shokeve se kush ka vendos te bej haxhin apo umren te thote: " Lebejk Allahumme lebej; lebejke la sherike lebejk. Innel hamde, ve niamete , vel mulk la sherike lek. dmth: Nen urdherin tend o Allahu yn! qe ska te dyte; Lavderimi, begatite , pushteti e pasuria jane te Tuat." (Buhari)
Po ashtu profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu im! Shotoje nderin, madheshtine, bujarin dhe paraqitshmerin kesaj Shtepie (Qabe) Shtoja nderin, bujarin, paraqitshmerin, bekueshmerin dhe miresin edhe atyre qe me haxh dhe umre e respektojne ate!" (Ibni Sad)
Profeti Muhammed a..s iu afrua Gurit te Zi ku syt ju mbushen me lot, dhe nga cepi i gurit filloj tavafin. Ne tre rrotullimet e para eci shpejt, ketu ai ka thene ajetin: "Zoti yne! Jepna neve te mira edhe ne kete bote edhe ne boten tjeter (ahiret) dhe na mbro nga ndeshkimi i xhehenemit!"ne arabisht: "Rabbena etina fid-dunja haseneten ve fil ahireti haseneten ve kina adheben nar." (El Bekare 201)
 Me pas fal dy rekate tek Mekami i profetit Ibrahim a.s. dhe pasi u kthye serisht tek guri i zi u kthye nga Omeri r.a. te cilit i thote:
"O Omer! Ti je nje burre i fort! Mos i mundi te dobetit duke i shternguar njerezit te arrije tek Guri i Zi! As mos u shqeteso vete, as mos shqeteso te tjeret! Ne gjesh hapsir puthe Gurin e Zi, ne te kunderten bej vetem shenjen e ferkimit me duar dhe puthjes, kendo fjalen e Nisjes (Lebjekun) bej madherime (tekbir) dhe ec!" (Ahmedi)
Me pas profeti Muhammed a.s. doli nga Qabja ku shkoj tek kodra Safa ku tha ajetin "Nuk ka dyshim se Safa dhe Merve jane nga shenjat e Allahut" (El Bekare 158)
Me pas aty filloj ecjen dhe kthimin mes dy kodrave. Me filloj tahlil  dhe tekbire nga tre edhe shtat here duke thene: "Nuk ka zot tjeter vec Allahut qe eshte nje dhe i vetem. Ai ska te ngjashem e te barabarte! Pasuria dhe pushteti jane te tij, lavderimi i takon vetem atij! Ai ngjall dhe vdes! Ai ka fuqi per cdo gje! Nuk ka zot tjeter vec Allahut! Allahu e zbatoi premtimin, e ndihmoi robin (njeriun) e vet, i shkaterroi i vetem te gjitha ushtrite e mbledhura per keq e armiqesi." (Ibn Maxhe)
Pastaj nga Safa kalon ne kodren Merve dhe kur arriti ne mes filloj te shpejtoj pak ecjen, me pas beri ecje normale. Ne kthim tha: "O Zot, me fal mua dhe ki meshire per mua! Ti je mi madhi me bujari!"
Ne diten e peste te qendrimit ne Meke, hyp ne deve dhe shkon ne Mina ku fal namazin e drekes, ikindis, akshamit dhe jacise dhe mengjesin e dites dites tjeter. Me pas u nis per ne Arafat.
Pasi profeti Muhammed a.s. perfundoi ritualin e haxhit ne Arafat mbajti Hytben e Lamtumires ku sot ndodhet nje xhami.

HYTBJA E LAMTUMIRES

"O njerez!
Degjoni me kujdes fjalet! Nuk e di , ndoshta pas ketij viti nuk do te jemi bashke me ju !

O njerez!
Ashtu sic eshte shenjte kjo dite, ashtu sic eshte i shenjte ky muaj, ashtu sic eshte i shenjte ky qytet, ashtu jane te shenjta edhe jeta, pasuria dhe nderi juaj, cdo lloj dhunimi i te cilave eshte i ndaluar!

Shoke te mi!
Neser do te takoheni me Zotin tuaj dhe pa dyshim do jepni llogari per te gjitha qendrimet dhe veprimet tuaja! Kujdes, pas meje ne asnje menyre te mos ktheheni ne zvetenimin tuaj te vjeter e te vrisni njeri tjetrin! Ta dini se une do te shkon me para dhe do tju pres ne krye te Hauzit! Do te gezohem per numrin tuaj te madh ne krahasim me popujt e tjere! Kujdes, mos ma nxini fytyren!

Shoke te mi!
Kush te kete nje amanet, tia japte te zotit! Eshte hequr cdo lloj kamate, e kam vene nen kembe. Por duhet te jepni borxhin themelor, As mos beni padrejtesi,as mos u goditni nga padrejtesia. Me ne fund , me urdher te Allahut, eshte ndaluar marrja e kamates. Kam vene nen kembe cdo forme te ketij zakoni te mbrapshte te mbetur nga koha e injorances. Kamata e pare qe hoqa, eshte kamata e xhaxhait tim, Abasit, te birit te Abdylmutalibit.

Shoke te mi!

Jane hequr plotesisht edhe te gjitha gjakmarrjet e mbetura nga koha e injorances. Gjakmarrja e pare qe hoqa, eshte gjakmarrja e kusheririt tim , Rebiait, te nipit te Abdylmutalibit.

O njerez!
Sot djalli e ka humbur perjetesisht forcen e riovendosjese se ndikimit dhe sundimit te tij ne tokat tuaja. Por ju, vec ketyre gjerave qe ndalova, nese ne gjera qe do tju dukeshin te vogla, do ti vinit per shtat atij, kjo do ta kenaqte ate. Per ta ruajtur fene, duhet te ruheni edhe prej gjerave te tilla!

O njerez!
Respektoni te drejtat e grave! Trajtojeni ato me dashuri dhe dhembshuri! Ju keshilloj qe per to te keni frike Allahun! Ju i moret grate si amanet nga Zoti, ju u bekuat me nderin dhe virtytin e tyre duke dhene fjalen ne emer te Zotit! Ju keni te drejte mbi grate, por edhe grate kane te drejta mbi ju! E drejta juaj eshte qe ato te mos e marrin neperkembe nderin e familjes suaj, kurse e drejta e grave mbi ju eshte qe tu siguroni atyre me menyre legale, cdo lloj veshjeje dhe ushqimi. Nuk i lehohet gruas qe ti jape dikujt tjeter nga malli i te shoqit pa lejen e tij.

Keni kujdes qe skllerverit ti ushqni me ate qe hani vete dhe ti visheni me ata qe visheni vete. Po qe se bejne nje gabim qe nuk mundeni ta falni, jepni leje te shkojne, por kurre mos i mundoni! Sepse edhe ata jane rob te Allahut!

O besimtar!
Degjomani dhe mbajeni ne mend mire fjalen time! Myslimani eshte vella me myslimanin, keshtu qe te gjithe mylimanet jane vellezer. Nuk lejohet cenimi i cfaredo te drejte qe i perket vellaut tuaj te fese perderisa ta kete dhene vete me kenaqesi.
Mos beni padrejtesi! Dhe mos iu nenshtroni padrejtesise! Mos grabitni te drejtat e popullit!

Shoke te mi!
Mos i beni padrejtesi as vetes suaj! Mbi ju rendon edhe e drejta e vetes tuaj!

O njerez!

Cdo fajtor pergjigjet vete per fajin e tij. Asnje femije nuk e vuan denimin e fajit te kryer nga i ati. Dhe asnje prind nuk behet pergjegjes per fajin e te birit!

O njerez!
Zoti i ka dhene ne Kur'an gjithsekujt te drejten qe i takon. Nuk eshte e domosdoshme lenia e testametit per trashegimtarin(me pare ishte e detyruar, ndersa me pas Islami e vendosi ne deshiren qe te lej testament...) Femija eshte i atij ne shtratin e te cilit ka lindur. Ai qe kryen mardhenie jashtekurore, perjashtohet nga e drejta prinderore. Nje te pafisme qe pretendon perkatesi gjinie tjeter nga ajo e te atit ose nje skllav, mosmirenjohes qe vazhdon lidhjet me dike tjeter vec zoterise se tij, e zene zemerimi i Allahut , urrejtja e melekeve dhe mallkimi njerezve! Zoti nuk i panon as pendimet, as drejtesin e as deshmite e njerezve te till!

O njerez!
Koha e cila eshte ne nje nderrim te panderprere, ka ardhur ne gjendjen e dites kur Allahu krijoi qiejt e token. Nje vit eshte sa dymbedhjete muaj. Kater nga keta jane muaj te ndaluar. Tre nga keta jane njeri pas tjetrit, Dhulkade, Dhulhixhe, dhe Muharrem, kurse i katerti, Rexhep (mes xhemadhijel ahir dhe shaban). Kete vit, muaji i ndaluar erdh ne vendin e tyre te vjeter. Stina e haxhit ne diten e dhjete te Dhulhixhes.

O besimtar!
Po ju le nje amanet qe po ti mbaheni fort pas tij, kursesi nuk do e ngaterroni rrugen. Ai amanet eshte Kur'ani libri i Allahut!

O njerez!
Adhuroni Allahun xh.sh , falni pese kohet e namazit, agjeroni muajin e ramazanit dhe bindiuni urdherave te mia qe te hyni ne xhennet!

O njerez!
Ruhuni nga teprimi. Teprimi ne fe (teprim ose devijim) ka qene shkaku i shkaterrimit te paraardhesve. Veprimet e haxhit mesojeni prej meje. Sdi nese do te takohemi ketu me ju pas ketij viti! Ata qe ndodhen ketu keto keshilla tua percjellin atyre qe nuk ndodhen ketu. Mund te te ndodh qe ai qe nuk eshte ketu ti kuptojme me mire fjalet e mija se ai qe i degjoi vete!

Me pas Muhammedi a.s. tha:

O njerez!
Neser do tju pyesin per mua; ckeni per tu thene?

Te gjithe shoket (te pranishmit) nje zeri thane:
Deshmojme dhe vertetojme se plotesimin e Pejgamberise tende, detyren te cilen e derguatne vend duke na porositur dhe keshilluar.

Pas kesaj Muhammedi a.s. i pyeti tre here te pranishmit:
A ju shpjegova (kumtova) fene?

Po ashtu nga tre here te pranishmit thane:
Po , e shpjegove!

Me pas Profeti Muhammed a.s. duke ngritur duart nga qielli kerkoj deshmin e Zotit duke thene:
Deshmo o Allahu im! Deshmo o Allahu im! Deshmo o Allahu im!" 
                                         (Muslimi, Ebu Davudi, Ibn Maxhe, Ahmedi etj)

Me pas Allahu xh.sh. zbriti ajetin Kur'anor te sures El Maide qe thote:

"Juve u jane ndaluar te hani; ngordhesira, gjaku, mishi i derrit, ajo qe therret jo ne emerin e Allahut, e furmja, e mbytura, e rrezuarja, e shpuarja (nga briri i tjetres), ajo qe e ka ngrene egersira, pervec asaj qe arrini ta therrni (para se te ngordh), ajo qe eshte therru per idhuj dhe ( u eshte ndaluar) te kerkoni me short fatin. Ky eshte mekat ndaj Allahu. Tashme, ata qe mohuan, humben shpresen per fen tuaj (se do te nderroni), andaj mos i keni frike ata, por Mua te me frikesoheni. Sot persosa per ju fene tuaj, plotesova ndaj jush dhuntine Time, zgjodha per ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (te haje nga te ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos pasur per qellimin mekatin, Allahu fale shume dhe eshte meshirues.(El Maide, 03)

Pergatiti
Gezim KOPANI 



Per te mesuar me shume mbi jeten e Profetit Muhamed a.s. kliko ketu: Jeta e Profetit Muhammed a.s.

Thursday, November 22, 2018

Naim Frasheri (1846-1900) dhe islami

Naim Frasheri u lind ne vitin 25 maj 1846 ne Frasher  te Vilajetit te Janines nga babai Halit dhe nena Emine dhe vdiq ne vitin 20 tetor 1900.

Naim Frasheri 1846-1900
Naim Frasheri eshte poeti me i madh i Rilindjes Kombetare. Ai eshte nder autoret me te njohur te misticizmit islam ku permend "Qerbelaja".

Eshte edhe nje shkrim me titull: "Zot i Madhe dhe i vertet",  Ne librin e tij "Mesime" botuar ne Bukuresht (1894) Naimi e fillon keshtu: "EjvaAllah.." nder te tjera aty shkruan:
 "....Dashuria e Zotit eshte krejt e urtesise. Ata , qe duan Zotin, kerkojne te verteten."

Po ashtu Naimi thote:
"O Njerez! Mos u beni te pa bese, e mos dilni nga urdhi i Zotit."

Keshtu Naimi i lutej Allahut xh.sh.: "Zot i madh e i vertet! Te qofshim fal! Falna urtesin, njerezin, vellazerin, bashkimin, Udhen Tende te drejt. Nxirrna ne drite, mos na ler ne erresire, largona (mergona) nga sharja, vjedhja, zilija e zemerimi, e mos na le kurre ne mundim e te keqe."

Po ashtu nder strofat me te njohura te krijimtaris se tij eshte:

"Kam shume shprese te Perendia
Qe te mos jete keshtu Shqiperia
Po te ndritohet, te lulezohet..."

Po ashtu Naim Frasherit i gjejme edhe kete lutje bere Zotit per Shqiperin: "O Zot! Fali Shqiperise e Shqipetareve qe i falen emrin Tend, gjithe te mirat qe ka ne jete dhe largoi (ruaj, mergoi) nga te gjitha te ligat.Amin!"

Perveç ketyre sa permenda ne lidhje me Naim Frasherin dhe Islamin eshte edhe vepra "Bektashizmi Shqiptar" etj.

Naim Frasherit njohet per vepren "Rregullat e Persishtes sipas metodes se re". Ai shkroj pozin "Kater stinet (Fusuli erbea)" ku ndikim jo te vogel tek ai kan pasur vargjet e Sadi Shirazit etj.

Me pas ai shkroj "Enderrimet, (Tehajulat)". Pervec ketyre, vepra me e njohur e Naim Frasheri eshte poema "Bageti e Bujqesi".
Nder veprat e tjera jane: Kavaidi farisijje.. (Rregullat e gjuhes Pers. Naimi eshte i pari qe shkroj gramatiken e gjuhes perse duke u bazuar ne rregullat gramatikore te gjuheve te tjera), "Kater stinet 
Fusuli erba), Lulet e Veres, Parajsa dhe fjala fluturake, Iliada e Omerit, Historia e Skenderbeut, Deshira e vertet e shqiptareve etj.

Pergatiti
Gezim KOPANI

V/O: Materiali eshte ne punim...


Ketu mund te lexoni disa thenie te Naim Frasherit: Thenie nga Naim Frasheri

Thenie nga Naim Frasheri

"Ai qe hiqet i madh dhe mbahet i rend, e ka mendjen e vogel, e te lehte si pende."
Naim Frasheri"(1)

"Mos i bej njeriu ne jete, gje qe s'do ta pesosh vete."
Naim Frasheri

"Gjysma e punes eshte perfunduar kur ajo fillohet me deshire."
Naim Frasheri

"Kusaria, ligesia, dhe sa te keqija jane, edhe gjithe marrezia, padijen meme kane."
Naim Frasheri

"Kur te jesh i zemeruar, mendja eshte e turbulluar, bej durim sa te kullohet, se njeriu pastaj pendohet."
Naim Frasheri

"Shiko faqebardhe te rrosh, e perpiqu te besh mir, dhe me ç'do njeri te shkosh, i padëm dhe i lire."
Naim Frasheri

"Urrejtja eshte bere aq shume e pelqyer ne bote saqe miresise nuk i ka ngelur lavdi fare."
Naim Frasheri


Pergatiti
Gezim KOPANI

Me shume rreth Naim Frasherit mund te lexoni ketu: Naim Frasheri (1846-1900) dhe islami

    Gazaliu thote: Njeriu matet me dy gjera

    "Njeriu matet me dy gjera te vogla: zemra dhe gjuha."

    Gazali


    Wednesday, November 21, 2018

    Muhamedi a.s. pyet: Cfare eshte kjo ?

    Tregohet se nje dite profeti Muhammed a.s. po vizitonte tregun. Ai i afrohet nje tregtari i cili shiste grure. Muhammedi a.s. fut dore ne grumbullin e grurit ku ndjen lageshti, dhe Muhammedi a.s. pyet:
    Cfare eshte kjo lageshti?
    Tregtari i thote: E lagu shiu , o i Derguari i Allahut !
    Muhammedi a.s. tha: 
    "Atehere pse nuk e ke nxjerr siper pjesen e lagur qe ta shikonje te gjithe?"
    Dhe vazhdoj duke thene:
    "Kush genjen, nuk eshte prej nesh (nga ndjekesit e mij)!"
                                                                          (Muslim, iman)


    Mbi moralin dhe pastertin e tregtis profeti Muhammed a.s. ka treguar shembullin e dy personave. Ai tregon:
    "Nje njeri nga ata qe kane jetuar para jush, belu nga nje person nje toke fitimpruese. Pastaj nen toke gjeti nje qyp me flori. E mori qypin dhe shkoi tek personi nga i cili kishte blere token dhe i thote:
    "Merri florinte! Une nga ti kam blere token dhe jo florinjte!"
    Shitesi i tokes e kundershtoi duke i thene:
    "Une ta shita token dhe gjithcka qe ajo kishte!"
    Ngase nuk u moren vesh, kerkuan ndihmen e nje personi te trete, i cili pasi degjoj per ngjarjen pyet:
    A keni femije?
    Njeri nga ata tha se kishte nje djal, e tjeteri nje vajze.
    Atehere u tha:
    "Atehere me keto florinje martoni femijet tuaj , dhe shperndarni sadaka."
    (Buhari,  etj)
    Pergatiti
    Gezim KOPANI

    Per te lexuar me shume hadithe mund te klikoni ketu: Hadithe

    Friday, November 16, 2018

    Keci qe ushqeu njemije persona, Ndodhi ne kohen e Profetit a.s.

    Xhabiri r.a. tregon se gjate hapjes se llogores ne luften e Hendekut doli nje shkemb i fort. Shoket shkuan dhe i treguan Profetit Muhammed a.s., kur e degjoj kete, Muhammedi a.s. tha: Do e shikoj vete ate.
    Prej tre ditesh nuk kishim ngren gje, ashtu edhe Profeti a.s. i cili ne bark kishte lidhur nje gur prej urise. Kur arriti mori kazmen dhe e godet gurin i cili u thermua. Kur e shikova gjendjen e renduar te Profetit a.s. i thash:
    "O i derguari i Allahut! A me jep leje te shkoj pak deri tek shtepia?" Dhe pasi me dha leje, arrita ne shtepi ku gruas i shpreha shqetesimin mbi gjendjen e Profetit a.s. prandaj a ke ndonje gje per te ngrene?
    Gruaja i tha: Kemi pak elb dhe nje kec.
    Mora kecin e therra dhe me pas bluajta elbin per buk.
    Vendosa mishin te zihej dhe buken te piqet. Pas kesaj xhabiri i cili kishte lene ushqimin pothuajse gati ,  niset per tek Profeti a.s. te cilit i thote:
    "O i Profet i Allahut xh.sh! Kam pergatit dicka per te ngrene, eja ne shtepi sebashku me dy shok.
    Muhammedi a.s. e pyet: Sa ushqim eshte?
    Pasi Xhabiri i tregon, Muhammedi a.s. tha: "Shume! Edhe shume te mir! Thuaj bashkeshortes , derisa sa te vij une as tenxheren e as bukuen te mos e nxjerr nga furra!"
    Teksa mora rrugen per per shtepi , degjova Profeti Muhammed a.s. i cili u tha shokeve:
    "O ju te llogores! Xhabiri na ka pergatitur ushqim, gosti , prandaj ejani!"
    U ngriten qe te gjithe. Me nxitim i shqetesuar shkova tek gruaja dhe i thash:
    "Cna ka gjetur! Profeti a.s. po vjen bashke me te gjithe shoket e tij (ensar)!"
    Gruaja e pyet: A te pyeti profeti Muhammed per sasin e ushqimit?
    Xhabiri i thote: Po.
    Gruaja i thote: Atehere mos u shqeteso, ai e di me mir kete pune!
    Pas pak erdhen te gjithe. Muhammedi a.s. u tha shokeve: Hyni pa shtyr njeri tjetrin!
    Keshtu vendosen te futen dhjete nga dhjete, dhe profeti Muhammed a.s. pran furres u jepte ushqimin duke keputur nje cop buke dhe siper nje cop mish. Sa here qe u jepte ushqim dhjete shokeve Profeti Muhammed a.s. mbyllte deren e furres dhe tenxheren po ashtu. Pastaj futeshin dhjete shoke te tjere me te cilet vepronte po ne te njejten menyre. Veproj keshtu derisa u ushqyen nje mije persona.
    Me ne fund, teproi pak ushim dhe buke. Duke iu kthyer bashkeshortes time, Muhammedi a.s. i tha:
    "Ha vet, jepu edhe komshive  pasi njerezit po vdesin nga uria!"(1)
    (Buhari, Muslim)


    Pergatiti
    Gezim KOPANI
    _______
    1. Kjo ishte nje mrekulli publike qe Profeti Muhammed a.s. i cili me nje kec e pak buke me lejen e Allahut ngopi shoket e tij.

    Profeti Muhammed a.s. do therras: Umeti im , Umeti im !

    Nga deshira e madhe qe Profeti Muhammed a.s. ka per ti takuar vellezerit e tij mysliman, diten e Gjykimit Allahu xh.sh. do e ringjall te parin Profetin Muhammed a.s.

    Sipas transmetimeve kemi se profeti Muhammed a.s. nga deshira per te takuar popullin e tij do filloj te therras:
    "Umeti im, Umeti im ! Per shkak te thirrjes dhe pergjerimit te tij, i vijne prane Profetit Muhammed a.s. meleket dhe i thote: "O Muhammed ! Mos e bej me kete pergjerim e kete thirrje pasi nuk e di se cfare kane bere ata pas teje.
    Pas kesaj (tregohet se Muhammedi a.s. u informua per gjynahet e bera nga umeti i tij) dhe tha: Larg meje, larg meje."
                                                                  (Buhari, Muslim etj)

    Profeti Muhammed a.s. per myslimanet ka thene


    Profeti Muhammed a.s. per myslimanet pasardhesit e tij ka thene:

    Nje here profetit Muhammed a.s. u thote shokeve te tij: "Me ka marr malli per vellezerit e mi!" Shoket e pyeten: A nuk jemi ne vellezerit e tu? Jo! u tha Muhammedi a.s., "Ju jeni shoket e mi. Vellezerit e mi jane ata qe do vijne pas meje dhe qe do me besojne pa me shikuar." (Buhari)

    Friday, November 9, 2018

    Jeta e profetit Jusha a.s.

    Jusha a.s. eshte prej familjes se Profetit Ibrahim a.s. , Ai eshte djali i Nunit te Efrainit e ky i biri i Jusufit , e ky i biri i Jakubit e Jakubi i biri i Is'hakut, e Is'haku i biri i Ibrahimit.

    Allahu xh.sh. thote;

    "Perkujti, kur Musai djaloshit qe e shoqeronte i tha: "Nuk do te ndalem se ecuri deri te arrijme vendtakimin e dy deteve , ose do te udhetij nje kohe te gjate." (El Kehf, 60)

    Allahu xh.sh. nuk e permend emrin e Jushes a.s. ne Kur'an por flet per te kur tregohet per Hidrin a.s.
    Disa dijetar kan treguar se ne fund te jetes se tij Pejgamberia e Musait a.s. i ka kaluar Jushes a.s.(1)

    Disa te tjere thone se Musai a.s. deri ne vdekje i kan ardhur shpalljet nga Allahu xh.sh. Madje tregohet se Allahu xh.sh i ka derguar melekun Musait a.s. nese perseri deshiron te jetoj, e nese po meleku e perosit ta vendos doren mbi lekuren e nje mezi, e qe per cdo qime te cilen prek dora , te jetoje edhe nga nje vit. Musai a.s. ka pyetur: Po pastaj? Meleku i thote: Do vije casti i vdekjes. Atehere Musai a..s ka thene: Atehere le te ndodh tani o Zoti im!(2)

    Para udhetimit per ne Jerusalem Allahu xh.sh e kishte urdheruar Musain a.s. qe te regjistronte si luftetar te gjithe izraelitet qe mund te mbanin arme e mund te luftonin dhe per cdo fis caktoj nje prijes.
    Pyetjen se cili e ka cliruar Jerusalemin Musai a.s. apo Jusha a.s. ? kemi dy mendime: Disa thone qe Ishte Musai a.s. i cili cliroi Jerusalemin  dhe se ne reshtin e pare nder te tjere ka qene Jusha a.s.(3)
    Ndersa mendimi tjeter eshte se e ka cliruar Jusha a.s. pasi Musai a.s. per shkak te moshes filloj te humbas forcen fizike, madje ai qe lutur qe ta dergonin tek xhamia Aksa, dhe Jusha a.s. i ka drejtuar njerezit per ne Jerusalem dhe se gjate rruges u perballem me nje lum te madh (disa thone se behet fjale per nje lum ne Jordani). Mbi lum nuk kishte ure. Ne kete kohe thuhet se Jusha a.s. ka bere dua Allahu xh.sh dhe se uji i lumit eshte shteruar qe njerezit te kalonin. Dhe keshtu Jusha a.s. ka cliruar qytetin e Erihonit e pastaj Jerusalemin.

    Tregohet se Belam ishte njeri te cilin Allahu i kishte dhene dituri, por shkoj pas deshirave te tij. Tregohet se nje here Belami shkon te hyp ne gomar, por gomari u gjunjezua, por Belami i ra me shkop dhe gomari u ngrit. Dhe kjo u perserit disa here derisa gomari ju drejtua Belamit duke i thene: "O Belam, cfare po ben? A nuk e shikon se para meje ka melek te cilet me kan ndaluar? Kjo pasi Belami deshiroj te shkoj e te mallkoj Musain a.s. dhe besimtaret , pasuesit e tij. Por Belami nuk hoqi dore dhe u ngjit siper nje godre ku shikoj vendqendrimin e Musait a.s. dhe filloj ta mallkonte, por ne kete moment gjuha ju bllokua (4)
    Kur e shikoj se nuk kishte cfare te bente ju drejtua shokve te vet duke u then: "Tani kam humbur kete bote dhe boten tjeter."(5)

    Tregohet se ne kete kohe Jusha a.s. udhehoqi populli duke i nxjerr nga shkretetira dhe duke i derguar ne Jerusalem.
    Tregohet se duke ecur kalojne lumin Jordan dhe kishin arritur tek nje qytet i fortifikuar i quajtur Erihon. Qytetin e mbajten te rrethuar per rreth 6 muaj, kur nje dite moren trumpetat dhe qe te gjith njezeri falenderonin me ze Allahun xh.sh, pas kesaj diten e xhuma pas namazit te ikindis teksa Jusha a.s. vuri re se deilli po perendonte , u lut dhe ne lutje nder te tjera i tha diellit: "Ti je i urdheruar (qe te perendosh) por edhe une jam i urdheruar ! O Zot ndale diellin (qe te mos behet nat), pas kesaj rrethimi u prish dhe ata hyne brenda. Tregohet se Jusha a.s ishte luftetar i afte dhe se kishte luftuar me shume armiq te cilet ua kishte treguar vendin.
    Sipas disa ngjarja e ndalimit te diellit ka ndodhur kur Jusha a.s. ka cliruar Jerusalemin pra aty ku ndodhet xhamia Aksa.

    Muhammedi a.s. ka thene:
    "Dielli nuk eshte ndaluar per askend, pervecse per Jushan a.s.(6) , gjate neteve kur shkonte per ne Jerusalem." (Ahmedi)

    Pergatiti
    Gezim KOPANI



    ______________
    1. Ibni Xherir
    2. Ne kete kohe, pra me afrimin e vdekjes Musai a.s. ka kerkuar qe ta afrojne prane xhamis Aksa, dhe kjo deshire i eshte plotesuar.
    3. Tregohet se gjate rruges per ne Jerusalem ka ndodhur rasti i Belam Baurait ku Allahu xh.sh. thote: "Dhe  lexoju atyre tregimin e atij qe i patem dhene diturite Tona, ndersa ia u zhvesh prej tyre dhe atehere ate e shoqeroi shejtani dhe keshtu ai u be prej te humbureve. E sikur te donim Ne, do ta ngrisnim larte me ate dituri, por ai nuk iu largua tokes (deshirva te dynjas, se keqes) dhe shkoi pas epshit te vet. Shembulli i tij eshte si ai i qenit, te cilin nese perze ai e nxjerr gjuhen, po edhe nese nuk e perze, ai serisht e nxjerr gjuhen. Ky eshte shembulli i atyre qe i konsideruan te rreme argumentet Tona. Ti rrege tregimet (popullit tend) ne menyre qe ate te mendojne. Shembulli i keq eshte populli qe pergenjeshtroi faktet Tona dhe e demtoi vetveten." (El Araf; 175-177)
    4. Tregohet se ai tentonte te fliste , por gjuha ju zgjat deri ne gjoks e pa mundur te thote asnje fjale.
    5. Edhe pse Allahu Belamit i kishte dhene dituri te medha, ai filloj te ndjek deshirat e tij, madje filloj ti mesoj njerezit ne rrugen e keqe. Filloj te udheronte qe burrat te ndanin grat e tyre, madje qe ti zbukuronin e te shkonin tek ndjeksit e Musait e Jushes a.s. se ndoshta do mashtrohet e do benin imoralitet, pasi kjo ishte menyra e vetme qe Belami te realizonte deshirat e tij. Ketu tregohet edhe per nje grua e cila arrit te mashtroj njerin,hyn ne vendin e bekuar duke u vetmuar por ne kete momen nje dridhje apo murtaj i goditi ata. Dikush i tregoj Fenhas i cili ishte besimtar dhe mori nje heshte prej hekuri dhe i vrau qe te dy. Pastaj i mori qe te dy dhe pasi i paraqiti tha: O Zoti yne! Keshtu veprojme me ata qe jene te shthurur e te padegjueshem ndaj Teje! Atehere dridhja e tokes  pushoi.
    6. Thuhet se Jusha a.s. ka qendruar edhe ne Stamboll, dhe se aty edhe ka vdekur. Edhe sot ne Stamboll ne zonen e Bejkozit ndodhet tyrbja e Jusha a.s.

    Thursday, November 8, 2018

    Ne shperndarjen e vlersimeve per nxenesit me te mir

    Me date 3 nentor 2018 kisha kenaqesin te ndaja disa vlersime te nxeneve me te mire , te dal nga konkursi i zhvilluar mes nxenesve te Mejtepit te Pukes, Fushe Arrezit, Qerretit, Rrapes dhe Iballes.
    Mejtepi i Pukes ; Shehid Lluka, Xhoana Laçi, Ersilo Laçi, Ersilda Hysnei, Sjamen Demuçaj. Fushe Arrezi: Sidita Aga, Egzon Dhjaku, Semisara Selimaj, Artenisa Selimaj. Qerretit: Emanuela Dunga, Ergys Dunga, Jurgen Pema, Enes Dunga, Vjollca Qarri, Rrape: Klevisa Mataj, Emanuela Dhjaku, Emanuela Canaj, Armela Mataj. Iballe: Esterina Aga, Argen Aga.


    Contact Form

    Name

    Email *

    Message *

    Kontakt: gezimi_01@hotmail.com