Friday, October 12, 2018

Femija qe thoshte Amin me ze te lart

Femija i cili pas sures El Fahtiha thoshte Amin me ze te larte.

Ngjarjen e tregon imam Ahmedi i cili thote:
Ilustrim
"Ne xhami vinte per namaz nje femije i cili ende nuk i kishte mbushur 10 vjec. Cdo here mundohej ta falte namazin ne safin (rreshtin) e pare  pas imamit. Kur imami perfundonte suren El Fatiha, femija me ze te larte bertiste Amin, aq sa shqetesonte te tjeret.
Cdo dite imami pas namazit e merrte femijen per dore dhe e nxirrte nga xhamia pa i thene asnje fjale. Mirepo nje dite nuk ndodhi ashtu.
Kete here imami mori guximin ta pyeste djalin pse thote Amin me ze te larte?
Djali i thote: Prinderit e mi nuk falin namazin  edhe pse shtepia jone eshte afer me xhamin , mundohem te theme Amin me ze te larte qe prinderit te me degjojne  e ndoshta edhe ata do falen bashke me mua.

Imami tha: Pas ketyre fjaleve mu rreqeth trupi dhe vendosa qe me nje grup xhematlisht te shkojme tek shtepia e femijes me qellim takimin e prinderve te tij. I keshilluam per rendesin e namazit dhe cfare kishte ndodhur. Pas kesaj ngjarje prinderit e djalit filluan ta falin namazin , e babai i tij asnje here nuk e ka lene namaz pa e falur me xhemat ne xhami."

Pergatiti
Gezim KOPANI 

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate