Wednesday, October 24, 2018

Davudi a.s. dhe gruaja e varfer

Ne kohen e profetit Davud a.s. tregohet se nje here nje grua e varfer paraqitet para profetit Davud a.s. e cila e pyet : O i zgjedhuri i Allahut ! A eshte Allahu i drejte?
Davudi a.s. i thote: Si mendon keshtu? Padyshim qe Allahu eshte i drejte! Pse pyet?
Gruaja thote: Jam nje grua e ve dhe nene e tre vajzave jetime. Me ato mundesi qe kam punoj per ti ushqyer ato dhe ato me ndihmojne te tjerr ne tezgjah per shitur pelhur.
Nje dite u nisa per shitur pelhurat ne treg. I kisha vendos ne nje cop te kuqe. Gjate rruges u ula posh hijes se nje peme per te pushuar, pa pritur vjen nje shpend i madh dhe me rrembeu punimet dhe te hollat qe kisha.
Kjo ishte fatkeqesi shume e madhe pasi nuk kisha cfar te dergoj ne shtepi. Per kete shkak erdha tek ju.

Davudi a.s. pasi degjoj se cfare i kishte ngjare gruas se varfer tentoj qe ta qetesoj, por ne keto momente troket dera dhe futen brenda dhjete tregtar. Secili kishte njeqind monedha ari dhe duke ia dhene Davudit a.s. thane:I derguari i Allahut! Jepja ndonjerit qe e meriton!

Davudi a.s. i habitur pyet:Pse po e beni kete?

Tregtaret thane: O i zgjedhuri i Allahut! Ndodheshim ne dete dhe gjate lundrimit per shkak te nje stuhie. anijes ju shkaktua deme e vrima , nga e cila filloj te deperdoj uji. Ne kete momente te veshtira vjen nje shpend i madh dhe na hedh disa pelhura te punuara me dore, me te cilat bllokuam vrimat.
Kjo ishte ndihma e Zotit, keshtu qe vendosem qe secili prej nesh te jap sadaka njeqind 
te holla. Prandaj ti sollem juve.

Davudi a.s.i gezuar, buzqesh, dhe iu drejtua gruas per tia dhene te hollat dhe i thote: 
Nje Zot qe ben biznes duke investuar pasurin tende ne toke dhe dete. E shikon kjo eshte pergjigjia e pyetjes tende!

Pergatiti
Gezim KOPANI

Thursday, October 18, 2018

Vdekja e Harunit a.s. dhe shtepia e bukur

Gjate nje bisede mes Musait a.s. dhe Allahu xh.sh , Allahu xh.sh i kerkoj profetit Musa a.s. qe ta dergoj Harunin a.s. ne nje koder pasi do tia marr shpirtin ne ate koder, duke i treguar Musait a.s. kodren ku do e dergonte.

Keshtu nje dite Musai a.s. dhe Haruni a.s. u nisen ne udhetim derisa ariten tek nje koder.
Aty shikuan nje lis te madh , para tij nje shtepi te bukur, e sapo e ndertuar, prej te ciles vinte nje arom.
Kur Haruni shikoj lisin e madh, shtepin e bukur dhe aromen qe vinte, i pelqeu shume dhe i kerkoj Musait a.s. qe ta shikoj nga afer.
Qe te dy ju afruan shtepis per ta shikuar.
Dalluan se cdo gje ishte e bukur dhe rregulluar, e pergatitur ashtu sic duhet me shtrat e cdo gje.
 Per shkak te lodhjes por edhe te bukuris dhe rehatis, Haruni a.s. i thote Musait a.s.; Do deshiroja shume qe te bej nje sy gjume ne kete shtrat!
Musai a.s. i thote qe te flej, por Haruni a.s. i thote: Kam frik se mos do vije i zoti i shtepis dhe do hidherohet me mua.
Musai a.s. i thote: Fli ti, pasi une jam ketu dhe nese vjen i zoti i shtepise , do i tregoj per arsyen qe ndodhemi ketu.
Haruni a.s. i thote: Jo, fli edhe ti me mua, e nese vjen i zoti i shtepis le te hidherohet me te dy.
Kur i zuri gjumi, Haruni filloj te ngushtohet, meleku i vdekjes ndodhej aty, duke parandjere kete i del gjumi para se te jap shpirt dhe i drejtohet  profeti Musa a.s. duke i thene:
"O Musa! Me mashtrove! dhe vdiq.
Per shkak se Harunit a.s. i kishte pelqyer vendi , lisi, shtepia dhe shtrati Allahu xh.sh. beri qe ashtu me te gjitha ta dergoj (shpirtin) Harunit a.s. drejt qiellit."(1)

Pergatiti
Gezim Kopani



_________
1.Kjo eshte treguar nga Ebu Malik nga Ebu Salihu, nga Ibn Absasi etj deri tek Mesudi r.a

Wednesday, October 17, 2018

Jeta e profetit Junus a.s.

Profeti Junus a.s. rrjedh prej familjes se profetit Ibrahim a.s. Junusi a.s.(1) ne Kur'an njihet si profeti i Balenes (2) Ai u derguar si Pejgamber tek banoret e Nejneves (3) te cilet kishin lene rrugen e besimit ne Allahun xh.sh. Per disa vite Junusi a.s. i ftoj ata qe te besojne Allahun xh.sh. por kjo gje nuk ndodhi. Per kete shkak Junusi a.s. u merzit shume saqe u largua prej tyre duke i paralajmeruar se do ti godas denimi i Allahut xh.sh.  (Per shkak te karakteristikes se gjarjeves mes Junusit dhe popullit te tij, Allahu ka vendosur ne Kur'an nje sure me emrin e profetit Junus a.s.)

Allahu xh.sh thote:
"(Perkujto) Edhe ate te peshkut (Junusin) kur doli i hidheruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do ti vije me puna ngushte, po ne erresiraai tha se" Nuk ka Zot pos Teje, Ti je i paster, nuk ke te meta. Une i bera padrejt vetes." (El Enbija 87)

Pasi profeti Junus a.s. u larguar i hidheruar nga populli i tij, tregohet se filluan te shfaqet nje re e madhe dhe e zeze e shoqeruar me shkreptina te medhe e cila ju afrohej qytetit. Keshtu banoreve ju kujtua fjala e profetit Junues a.s. i cili u kishte bere me dije per denimin e Allahut xh.sh. Keshtu te paret e vendi u mblodhen , dhe vendosen qe te mbledhin te gjithe banoret ku u thane: Keto jane shenjat e denimit qe na tha Junusi, prandaj nuk ka shpetim tjeter per ne vecse te pendohemi e te pranojme keshillen dhe rrugen e Junuesit a.s., keshtu te gjithe pranuan rrugen e profetit Junues a.s.
Tregohet se "Kur i braktisi Junusi, populli filloj te bindet  se me te vertet do ti godas denimi."(4) Tregohet se ata u bene askete duke treguar pendes aq sa ne lutje qanin per gjynahet"(5) Filluan te ngjiten ne kodra duke shprehur pendesen e tyre. Nderkohe qe shprehnin pendesen reja e zeze vazhdonte teqendronte siper tyre, dhe kjo per tre dite, derisa sa Allahu xh.ua pranoj lutjen.

Allahu xh.sh thote:
"...Ne larguam prej tyre denimin shemtues ne jeten e kesaj bote dhe i lejuam te jetojne deri ne je afat te caktuar." (Junus, 98)

E gjithe kjo kishte ndodhur ne nje kohe qe profeti Junus a.s. ishte i zemeruar , perse nuk erdh ndeshkimi per kete popull i cili adhuronte nje statuj te bere nga ato e cila quhej Bal. Keshte ne kete gjendje Junusi a.s. i zemeruar u largua nga populli i tij, duke vepruar keshtu ne koken e tij. Por Allahu xh.sh beri qe atij ti ndodh ndodhia e detit me balenen qe ai ta kuptojne veprimin e tij te nxituar.
Allahu xh,sh. thote:
"Perkujto Junusin kur doli i hidheruar prej popullit dhe mendoi se nuk do ti vije me puna ngusht..." (El Enbija, 87)


Junusi a.s. ne det


Ashtu i zemruar profeti Junus a.s. arrit ne bregun e detit. Aty ku niseshin anijet per ne udhetim. Ai ngjithet ne anijen e mbushur plot me njerez.

Allahu xh.sh thote:
"Kur iku te anija qe ishte e mbushur plot (udhetar)." (Es Safat; 140)

Gjate udhetimit ne det fillon nje stuhi e madhe e cila prishi qetesin e anijes kjo edhe per shkak te mbi ngarkeses. Anija filloj te luhatet ne valet e detit duke rrezikuar keshtu mbytjen. Njerezit te shqetesuar filluan te mendonje per zgjidhjen e situates. Disa thone se u keshilluan dhe vendosen qe te hedhin short, dhe kujt i bie shorti ai duhet te hidhet ne det , me qellim qe te lehtesohet anija.
Sipas nje trasmetimi tjeter kemi se: Te friksuar njerezit fillimish filluan te lehtesojne anijet nga ngarkesat qe kishin marr me vete, duke i hedhur ne dete. Dikush propozoj qe te hidhen ne dete edhe disa udhetar , kjo derisa te lehtesohet ngarkesa e anijes.
Kur hodhen shortin , te parit i ra Junusit a.s., por nuk lejuan pasi ishte i ri dhe hodhen short per here te dyte , i cili perseri i ra Junues , edhe ne heren e tret po ashtu. Kete here Junusi a.s. vendosi qe te hidhet ne det.

Allahu xh.sh thote:
"E ai mori pjese ne short, po humbi (i ra shorti atij). (Es Safat, 141)

Tregohet se kur Junusi a.s. eshte hedh ne det, stuhia ka pushuar duke u qetesuar keshtu edhe deti. Mirepo sapo Junusi a.s. ra ne dete ate e gelltit balena.

Allahu xh.sh thote:
"Dhe ate e geltiti peshku (balena)..." (Es Safat, 142)

Allahu xh.sh. e urdheroi balenen qe te mos e demtoj, te mos i thyej eshtrat, as mishin e Junusit a.s.. Tregohet se, pasi balena  e gelltiti Junusin a.s. e ka shetitur ate ne te gjitha ujrat e detit. (6) Disa thone se Junusi a.s. mendoj se kishte vdekur, por kur vuri re se leviz, kuptoj se ishte ende gjall. Ne kete cast ai i beri sexhde Allahut xh.sh., duke qortuar veten per veprimin e tij. Disa thone se Junusi a.s. ka qendruar ne barkun e balenes per tre dite, disa te tjere thone edhe me shume.

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kur Allahu xh.sh vendosi ta vendos Junusin a.s. ne barkun e balenes, i thote asaj: Gelltite Junusin por mos ia ha mishin, e as mos ia thyej eshtrat. Kur e dergoi balena Junusin ne fund te detit, Junusi a.s. degjoi disa fjale, dhe pyeti: Cfare eshte kjo? Atehere Allahu xh.sh., ndersa Junusi a.s. ende ishte ne barkun e balenes , iu shpall: "Keshtu po me madheronje kafshet e detit" Pastaj edhe Junusi a.s. ne barkun e balenes  filloi ta lus, e te falenderoj Allahun xh.sh. Kur meleket degjuan madherimin e Junusit a.s. thane: "Prej cila brendesi e tokes  po degjojme nje ze te dobet?Allahu xh.sh tha: "Ky eshte robi im, Junusi. Ka gabuar ndaj Meje, prandaj e kam mbyllur ne barkun e nje balene ne det." Meleken pyeten: A eshte ai robi i mir, prej te cilit per cdo dite dhe per cdo nate shenoheshin veprat e mira? Allahu xh.sh tha: Po! Atehere atau luten per te, e Allahu xh.sh i urdheroi balenes qe ta nxjerr ne breg te detit."(7)
Nder lutjet qe Junusi a.s. ka thene eshte: "Zoti im! Po te bej sexhde, lutje ne nje vend ku asnje me pare nuk te ka bere." dhe pas kesaj Junusi ka thene:
"...Po ne erresira ai tha: "Nuk ka Zot pos Teje, Ti je i paster, nuk ke te meta.Une i bera padrejt vetes!"(El Enbija, 87) (8)

Sipas nje trasmetimi tjeter kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kur Junusit a.s. filloj te madheroj Allahu xh.sh. (duke shprehur pendim per veprim e tij te nxituar), ka bere kete lutje:
"O Zot! Nuk ka Zot tjeter perveç Teje! Qofsh i lavderuar, Une, me te vertet kam bere gjynah ndaj vetes!" Kjo lutje kaloj detin, qiellin, dhe arriti deri ne Arsh. Meleket thane: "O Zot, prej nga po degjohet ky ze i njohur e mbytur? Allahu xh.sh thote: A nuk e njihni? Meleket thane: Jo o Zoti yne! Kush mund te jete ky?Allahu xh.sh tha: Ky eshte robi im Junusi. Meleket thane: Ky qenka robi yt Junusi prej te cilit vazhdimish ngrihen vepra te mira te cilat pranohen, dhe dua te cilat plotesohen. Me pas Meleket thane: O Zoti yne! A nuk do ta meshirosh per ate qe ka bere ne mireqenie dhe ta shpetosh nga kjo veshtirsi? Allahu xh.sh thote: Po do tia pranoj lutjen dhe do ta meshiroj! Dhe Allahu xh.sh urdheroi balenen qe ta nxjerr Junusin ne nje vend te shkrete."(9)

Allahu xh.sh. thote:
"Ne iu pergjigjem atij (Junusit)e shpetuam nga tmerri. Keshtu i shpetojme Ne besimtaret."
(El Enbija, 88)
Sipas haditheve shpjegohet se: "Duaja e Profetit Junus eshte nje nder duat me te vecanta, me te fuqishmet. Pasi ai ka permendin emrin e Allahut xh.sh ne ate menyr, apo emrin e Larte te Allahut xh.sh, dhe se kur te permendet ai emer lutja pranohet." Per kete eshte transmetuar se Iben Ebi Vekasi ka thene: "E kam degjuar Profetin Muhammed a.s. duke thene: Emri i Allahut,me te cilin kur te thirret, pergjigjet, dhe me te cilin kur te kerkohet , jepet, eshte emri te cilin Junusi e ka permendur ne duan e tij." Dikush e pyeti: O i Derguari i Allahut, A vlen kjo dua edhe per ne apo eshte vec per Junusin? Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Vecanarisht per Junusin si dhe per myslimanet e tjere te cilet bej dua me ate emer.Pastaj profeti Muhammed a.s. ka thene: "A nuk e ke degjuar fjalet e Allahut xh.sh. qe thote: "Nuk ka Zot tjeter pos Teje. Ti je i paster, nuk ke te meta. Une i bera padrejtesi vetes!Ne iu pergjigjem atij, e shpetuam nga tmerri. Keshtu i shpetojme Ne besimtaret."(10) Ky eshte obligim i Allahut ndaj atij qe i drejtohet me kete dua (lutje)."(11)

Pasi Junusi a.s. beri duan, Allahu xh.sh i dha urdher balenes qe ta nxjerr Junusin ne nje vend te shkrete. Kur ndodhi kjo Junusi ishte i semur. Por Allahu vendosi qe ne nje vend te shkrete te mbi nje bime qe ti bej hije , e ajo bim ishte kungulli. (Es Safat, 145-146)

Tregohet se Junusi a.s. nuk mund te levizte, ashtu insektet filluan ti afroheshin, por Allahu dergoj kungullin i cili edhe i beri hije edhe i largoj insektet. Po ashtu tregohet se Allahu xh.sh i dergoj nje kafshe (drere) prej te cileve piu qumesht. Pasi kaloj nje kohe dhe Junusi e mori veten, Allahu xh.sh. e dergoj Junusin a.s. tek nje popull prej njeqindmije e me shume banor. Ai popull e besoj, dhe ata jetuan per nje kohe te caktuar. (Es Safat, 1447-148)

Pergatiti
Gezim KOPANI

___________
1. Tek besimet e tjera Junusi a.s. njihet me emrin Jonah
2. Dhunun do te thote balen
3. Diku afer Mosulit. Thuhet se ky populli kishte ndertuar statuja te cilat i besonin.
4. Ibn Mesudi
5. Pendesa ishte aq e madhe saqe thuhet se edhe kafshet filluan te shqetesohen.
6. Disa thone se, edhe kete balen e ka gelltit edhe nje balen tjeter.
7. Hadith i marr nga Ibni Xheriri e ky nga El Bezari qe Muhammed b. Ishaku e te tjere se kan degjuar prej Abdullah b.Rafiu e ku prej Umi Selemes i cili ka thene se kam degjuar prej Ebu Hurejres se Muhammedi a.s. ka thene, hadithin e siper cituar.
8. Allahu e kete ajet Kur'ano permend "erresira" , ne shumes, dhe dijetaret kan shpjeguar se keto erresira jane: erresira e nates, erresira e detit dhe erresia e balenes.
9. Nga Ebu Abdullah Ahmed b Abdurrhamani , Vehbi prej xhaxhait te tij Ebu Sahri se Jezid Erikash ka thene se e ka degju nga Enes b Maliku etj, Ibni Xheriri.
10. Ne Kur'an lutja ne Arabisht eshte: "La ilahe il-la Ente, subhaneke inni kuntu minedh dhalimin."qe do te thote: "Nuk ka te adhuruar me te drejte perved Teje! Qofsh i lavderuar! Me te vertete une kam gabuar!" (El Enbija, 87). Kjo eshte lutja qe njihet si lutja kur ndodhesh ne veshtirsi apo largimin e fatkeqsive dhe jo vetem. E them kete pasi tregohet se Junusi a.s. teksa ndodhej ne barkun e balenes u semur, ka qe thone dhimbje barku, e ne kete rast ka kerkuar ndihmen e Allahut xh.sh. Tregohet se eshte thene edhe lutja SubhanaAllah! Te Nesaiu dhe Tirmidhi kemi hadithin ku "Profeti Muhammed a.s. ka qene duke treguar per lutjen e Junusit, mirepo erdhe nje bediun dhe e vonoi profetin a.s. i cili ngrit ne kemb dhe u nis. Njeri e ndoqi , e pyet profetit Muhammed a.s. A je Ebu Is-Haku? Po i thote, dhe i cili i ka thene: Ishte duke na treguar per lutjen dhe e nderpreve per shkak te bediunit, atehere profeti Muhammed a.s. i ka thene: "Po, kjo eshte duaja e Dhununit (Junusit), derisa ishte ne barkun e balenes tha: "Nuk ka Zot tjeter pervec Teje, i lavderuar je Ti! Une me te vertet kam bere gjynah ndaj vetes." Kurre myslimani nuk eshte lutur me kete dua, e te mos jete e pranuar ajo." (Trans, Ahmedi, Tirmidhi)
Po ashtu kemi edhe nje hadith nga Ibn Ebi Hatimi qe Ebu Seid el Eshexhi i ka treguar Ebu Hali elAhmri e ky nga Kethir Zejdi e ky nga El Mutalib b Huntubi se Ebu Halidi ka thene se ka treguar Mesabi nga Ibni Sadi se Profeti Muhammed a.s. ka thene:: "Kush lutet me lutjen (duan) e Junusit, ajo do ti pranohet."
11. Ibn Xheriri thot se i ka treguar Imran el Kulai se i ka treguar Jahja b Saliu, e ketij Ebu Jahja Abdurrhamani se ka degjuar Biser Mensuri e ky nga Ali Zejdi e ky nga Seid El Musejebi se ka degjuar Sad b Malikun se Iben Ebi Vekasi ka degjuar profetin Muhammed a.s. te thote hadithin e siper cituar.

Friday, October 12, 2018

Femija qe thoshte Amin me ze te lart

Femija i cili pas sures El Fahtiha thoshte Amin me ze te larte.

Ngjarjen e tregon imam Ahmedi i cili thote:
Ilustrim
"Ne xhami vinte per namaz nje femije i cili ende nuk i kishte mbushur 10 vjec. Cdo here mundohej ta falte namazin ne safin (rreshtin) e pare  pas imamit. Kur imami perfundonte suren El Fatiha, femija me ze te larte bertiste Amin, aq sa shqetesonte te tjeret.
Cdo dite imami pas namazit e merrte femijen per dore dhe e nxirrte nga xhamia pa i thene asnje fjale. Mirepo nje dite nuk ndodhi ashtu.
Kete here imami mori guximin ta pyeste djalin pse thote Amin me ze te larte?
Djali i thote: Prinderit e mi nuk falin namazin  edhe pse shtepia jone eshte afer me xhamin , mundohem te theme Amin me ze te larte qe prinderit te me degjojne  e ndoshta edhe ata do falen bashke me mua.

Imami tha: Pas ketyre fjaleve mu rreqeth trupi dhe vendosa qe me nje grup xhematlisht te shkojme tek shtepia e femijes me qellim takimin e prinderve te tij. I keshilluam per rendesin e namazit dhe cfare kishte ndodhur. Pas kesaj ngjarje prinderit e djalit filluan ta falin namazin , e babai i tij asnje here nuk e ka lene namaz pa e falur me xhemat ne xhami."

Pergatiti
Gezim KOPANI 

Shembulli i besimtarit , Tregimi i nje cifti te varfer

Nje here tregohet per nje cift shume te varfer te cilet ishin te devotshem dhe besimtare.

Nje dite bashkeshortja i thote burrit: Sot nuk kemi asnje gje per te grene.
Burri, i merzitur del nga shtepia dhe fillon te kerkoj , derisa hyn ne oborrin e nje xhamis ku aty  veren nje qese me te holla (dinar) ne te cilen kishte 1000 te holla. Duke pasur parasysh nevojen qe kishte nga gezimi e merr qesen dhe kthehet ne shtepi per ta diskutuar me bashkeshorten e tij.

Pasi i tregon gruas, ajo i thote: Duhet te kthehesh e te pyesesh se te kujt jane.
Keshtu burri u kthye tek xhamia dhe filloj te pyes , te kujte jane te hollat?
Ne kete moment iu pergjigj nje person (i cili e kishte vezhguar veprimet e tij ) i cili i thote: Tashme ato te holla te takojne ty, dhe pervec kesaj urdhero edhe 9000 te holla te tjera!

Burri i habitur i thote: Po talleni ne mua ?

Njeriu i thote: Per Zotin e madh jo! Por keto para mi ka dhene nje person i cili me ka thene: "Merri keto njemije te holla dhe vendosi ne oborrin e xhamise. Ai qe i merr do pyes per zotin e tyre apo do i kthej do i japesh edhe keto 9000 te holla te tjera.

Burri pyeti: Perse?

Ai i tha: Sepse ai qe do bej kete qe bere ti, (pra qe i ktheve) tregon se eshte njeri i ndershem dhe besimtar, duke treguar keshtu moralin e larte , te mos prekesh ato qe nuk te perkasin.

Pergatiti
Gezim KOPANI


Tregtari i mjaltit

Tregtari i mjaltit

Tregohet per nje tregtar te suksesshem te quajtur Lejs ibn Sadi se:
"Nje dite atij i arriti anija e mbushur plot me mjalt. Nje plake e varfer e kuptoj kete dhe merr me vete nje ene te vogel dhe udheton drejte anijes, dhe kur arrin aty i drejtohet tregtarit:
"Nese ke mundesi, te lutem ma mbush kete ene me mjalt!"
Tregtari , pasi e shikoj nuk i dha gje. Ashtu e vetmuar pa thene asnje fjale plaku me rrugen per ne shtepi.
Duke shikuar kete sellje tregtari urdheroj qe ti dergojne plakes nje fuqi te mbushur me mjalt.
Nje nga puntoret e tij e pyet: Pak me pare ti refuzove tia mbushesh nje ene te vogel ndersa tani i dergon nje fuqi me mjalt pse?
Tregtari tha: Ajo kerkoj sipas mundesis dhe nevojes se saj , ndersa une po i jap asaj sipas mundesis time.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Wednesday, October 10, 2018

Xhamia e profetit Muhammed a.s. 1914

Kjo eshte nje fotografi e ushtareve Osman bere ne xhamin e profetit Muhamed a.s.  Fotografi eshte bere gjate luftes se pare boterore , rreth vitit 1914


Fshati Kryezi , Puke

Fshati Kryezi ndodhet ne rrethin e Pukes dhe ai ndodhet ne rrjedhen e lumit Fani i Madh. Ai shtrihet ne dy ane te lugines me nje lartesi deri rreth 700 m mbi nivelin e detit. (1)"Ky asht nji katund me panorame fort te bukur, me livadhe e fusha te gjana e te plleshme, rrethue gjithkahe prej kodrash e malesh veshe me pisha sa me te kenaqe synin. I ka fal Zoti uje mjefet, si me pi, si me lage tokene bereqetit. Ban gjithfare pemesh, por sidmos molla te pakurrkundshoqe." (2)
Fshati Kryezi,fotografi e bere nga xhamia e re , v.2016
Sipas gojedhenave thuhet se ai eshte banuar qe ne lashtesi. Sipas disa te dhenave ky fshat eshte banuar fillimit nga Rrapajt , e pas tyre Zotnit, te cilet me vone pranuar disa qipçinje nga Mirdita, Berisa, Shala, dhe Temali.
Ndersa disa te tjere thoene se ai filloj te banohej nga fise te ardhura nga si Rrapim Zotnia, Oroshi, Shala, Spaçi, Pultake , Kushneni, Gjinajt, Dukagjin, Kabash, Berish, Gojan.
Banoret e ketij fshati perbehen nga dy besime, mysliman dhe katolik. Fshati dallohet per bashkejetesen nder fetare.

Ne punim....

Pergatiti
Gezim KOPANI

______
1.Gezim Kopani , shenime te vitit 2006
2.Gjon Karma, "Nder Malet Tona"

Tuesday, October 2, 2018

Jeta e Profetit Musa a.s. pj. 3

Udhetimi per ne token e shenjte, token e premtuar.

Pas mbytjes se faraonit dhe ushtrise se tij ne dete, shoket e Musait a.s. (Israilet) falenderonin Allahun xh.sh , dhe keshtu ata filluan rrugen drejte Jerusalemit.(1.) Gjate rruges ata filluan te kishin probleme me ujin e pishim. Pas nje mundimi jo te vogel , thuhet sa ata gjeten pus, por qe ujit nuk pihej per shkak te papastertise.(2) Duke ecur Musai a.s. takoj nje popull i cili adhuronin idhujt.(3) Ketu Allahu xh.sh. i dergon Musait a.s. udheresat per te udhezuar njerezit ne rrugen e Allahut xh.sh.
Allahu xh.sh thote: "Beni israilet i kaluam pertej detit, e ata u takuan me nje popull qe adhuronte disa statuja te tyre, dhe thane: O Musa, na e bej edhe ne nje zot (statuj)si zotet qe i kane ata (ai popull), Ai (Musai) tha: Ju jeni popull qe nuk dini. Vertet , ai popull (qe po adhuron idhujt) eshte i shkaterruar ne ate (adhurim) dhe ajo qe vepruan eshte e asgjesuar (ska dobi)."( El Araf,138-139)
Gjate rruges popullit te Musait a.s. i perfundoj ushqimi. Situata u be mjeft e veshtire. Vazhdimish ate i kerkuan Musait a.s. qe ti lutej Allahut per lehtesimin e situates. Profeti Musa a.s. u tha qe te me besoni ne ate qe me eshte shpallur (Tevratin) nese me premtoni i bej lutje Allahut xh.sh. Keshtu
Ilustrim
profeti Musa a.s. ju drejtua Allahut xh.sh. me lutje. Allahu xh.sh. e pranoj lutjen e profetit Musa a.s.
Allahu xh.sh. thote:
"O bijt e israilit, Ne ju shpetuam prej armikut tuaj, ua percaktuam anene e djathte te Turit (per shpalljen e Tevratit), ju furnizuam me Men (rreshire si mjalti) dhe me shkurteza."(Ta Ha,80)
Keshtu Allahu xh.sh. beri qe nga qielli tu leshoj Men (4) Sikur te mos mjaftonte kjo, ata cdo bremje (para akshamit) Allahu xh.sh u dergonte zogje shtegtar te quajtur shkurteza (shkurte) te cilat i kapnin pas asnje lloj mundi dhe ushqeheshin me mishin e tyre.
Allahu xh.sh, thote:
"Dhe ne beme qe rete tu bejne juve hije, ju furnizuam me rreshire (te embel) dhe me shkurteza. (Ju thame) Hani nga te mirat qe ju furnizuam!(ata nuk qene mirenjohes) Po neve ata nuk na bene kurrfare demi, por ata demtuan vetveten." (El Bekare, 57)
Pervec kesaj tregohet se Musai a.s. me shkopin e tij godiste gurin (qe e kishin me vete) dhe aty buruan ploit 12 burime uji, aq sa ishte edhe numri i fiseve. Populli i kerkoi profetit Musa a.s. qe ti mbroj nga dielli, keshtu pas lutjes se Musait a.s. Allahu xh.sh u dergoj re mbi ta te cilat i mbronte nga vapa.

Shpallja e Tevratit , ndodhia e kodres

Per nje kohe rreth 40 ditore Musai a.s. nuk ndodhej pran njerezve, por qe kishte lene si zevendesues vellain e tij Harunin a.s. Gjate kesaj kohe Musai a.s. adhuronte Allahun xh.sh. madje edhe agjeroj per 40 dite. Gjate kesaj kohe tregohet se Musai a.s. ka pertypur koren e nje peme e cila linte aromte te kendshme ne goje. Kjo prejudhe ishte koha kur profeti Musa a.s. bisedonte me Allahun xh.sh. Madje sipas transmetimeve tregohet se: "Kur Musai a.s. degjoj zerin e Allahut xh.sh i kerkoj qe ta heq perden (pengesen, Profeti Muhammed a.s. teksa ka shpjeguar perden ka thene:
"Perdja e Allahut xh.sh eshte drite, sikur ta ngrinte ate, drita e Fytyres se Tij do ti shkaterronte te gjitha krijesat deri ku do te shkonte shikimi i Tij."(Buhari, Muslim etj) me qellim qe ta shikoj Allahun xh.sh, duke thene: O Zoti im, me mundeso qe Te Te shikoj. Allahu xh.sh. i thote: "Nuk mund te me shikosh, pasi nuk do mund jetosh nese kjo gje ndodh. Per tia treguar kete, Allahu xh.sh i thote Musait a.s.: "Shiko ate koder atje, e nese ajo do qendroj, nuk do shkaterrohet, atehere edhe ti do Me shikosh Mua."
Musai a.s. teksa po shikonte kodren, ajo ne sekonda u be rrafsh me token. Nga kjo qeshikoj Musait a.s. i r te fiket. Profeti Muhammed a.s. thote: "Kur Allahu xh.sh iu shfaq kodres, ajo u rrafshua me token." (Trans,Ibn Xheriri etj, deri tek Enesi r.a.)
Ndersa tek Ibn Abbasi kemi: "Allahu xh.sh i eshte shfaqur kodres vec sa gishti i vogel, nga e cila u rrafshua kodra."
Kur, Musai a.s. erdh ne vete, tha: "Qofsh i lavderuar e i Madheruar o Allah!" Ketu Allahu xh.sh, i thote Musait a.s. qe do sjell nje popull ,me te cilin nuk do te kem perde dhe ky popull eshte ai i profetit Muhammed a.s., dhe kjo do jete ne muajin e Ramazanit.
Disa thone se kur Musai a.s. u kthye te populli i tij u tregoj per shpalljen dhe ngjarjen e kodres. Keshtu ato i thane  Musaia a.s.: "Nuk te besojme ty derisa ta shikojme Allahun haptazi."(El Bekare,55), po ashtu mund te lexoni suren Araf nga ajeti 142)

Rikthimi ne idhujtari, adhurimi i viçit

Njerezit filluan ti ktheheshin besimeve te meparshme duke adhuruar viçin. Ata me stolit e tyre ndertuan nje te till. Arsye e mungeses se Musait a.s. ishte se Allahu xh.sh. i kishte dhene profetit Musa a.s. Librin Tevratin. (Te tjetert nder emrat e tjere e quajne Testameti i vjeter) Musai a.s. edhe pse ishte shume i merzitur dhe i shqetesuar me idhujtarin e njerezve, i ftoj ato qe te pendohen pasi Allahu xh.sh. do ua fale gjynahet.
Allahu xh.sh. thote:
"Dhe kur Musai popullit te vet i tha: O populli im, me adhurimin e viçit (ne vend te Zotit), ju i bete zullum vetes tuaj..." (El Bekare, 54)
Por ata i thane: "O Musa, ne nuk te besojme ty derisa te shikojme Allahun haptazi..." (El Bekare, 55)
Sipas dijetareve islam si Ibni Abbasi tregohet se kjo ngjarje ka ndodhur ne 30 netet e muajit dhul kade, ndersa 10 net ishin te muajit dhul hixhe.(5)
Nuk duhet te harrojme faktin se isralitet para se te arrinin ne Jeusalem,  i thane Musait a.s. kemi frik te hyme pasi aty ndodhen shkaterruesit dhe zullumqar te shume. (6)
Allahu xh.sh thote:
"O Musa, aty eshte nje popull i fuqishem (dhunues), prandaj ne nuk do te hyjme aty kurre derisa ata te mos dalin nga ajo (te na lirojne) e nese dalin ata nga ajo, ne do te hyjme." (El Maide; 22) (7)
Profeti Musa a.s. u tha: "Hyni ne token e shenjte, te cilen Allahu ua premtoi, dhe mos u ktheni mbrapa, pse atehere ketheni te deshperuar." (El Maide. 21)
Nderkohe dy burra prej mesit te tyre u munduan ti bindnin qe te futeshin.(8) Allahu xh.sh thote: "Dy burra prej tyre qe Allahu i kishte pajisur me bindje dhe kishin friken e Tij, thane: Hynju atyre nga dera, e kur tu hyni nga ajo, atehere ju jeni ngadhenjyes. Dhe vetem Allahut mbeshtetjuni, nese jeni besimtare te sinqerte."(El Maide, 23)
Thuhet se per shkak te ketyre fjaleve Musai a.s. dhe Haruni rane ne sexhde duke falenderuar Allahun xh.sh. Por perseri ata kundershtuan , dhe keshtu ata u ndeshkuan. Thuhet se gjate kesaj prejudhe asnjeri prej tye qe ka hyre ne shkretetire nuk ka dalur me, duke vdekur aty.(9)

Profeti Musa a.s. duke parasur parasysh miresit e mrekullit qe Allahut xh.sh. u kishte dhene ndjekesve te tij, dhe kur shikoj ato qe ishin rikthyer idhujtaris, dhe kur shikoj ata qe nga stolit e tyre kishin ndertu (10) nje figure viçi,i cilu ju thue ne dore, Musai a.s. u tha: "Sa keq me paskeni zevendesuar pas largimit tim. Nuk mund te prisni urdherin e Zotit tuaj? Musai hodhi pllakat (ku ndodhesh Tevrati) dhe kapi per koke vellain e vet duke i terhequr. Haruni tha: O bir i nenes sime, populli me mundi dhe gati sa me mbyti, mos me konsidero mua me njerezit mizore. Musai tha: Zoti im, me fal mua dhe fale vellain time dhe na dhuro meshiren Tende, se Ti je meshirues i meshiruesve." (El Araf,148-151)
 Musai a.s. ju afru ndertuesit te vicit dhe ti tha: Cfare te shtyri qe ta besh?Ai i ka thene: Kam shikuar ate qe keto nuk e kan shikuar, shikova Xhibrilin duke kaleruar, keshtu mora nje grush dhe e hodha mbi kete. Tregohet se Musai a.s. pasi i ka kerkuar  te zhduket , ka bere nje mallkim per te duke thene: "Meqenese ke prekuar ate qe nuk duhet, per kete jete askusht te mos te te prek ty!" Me pas Musai a.s. iu afrua viçit dhe e dogji ne zjar, ndersa pluhrin qe ngeli e hodhi ne dete.(11)
Musai a.s. sebashku me 70 njerez, perfshi ketu edhe vellan e tij filluan ti kerkojne falje Allahu xh.sh. per isralitet qe adhuruan vicin. (12) Po ashtu qendron se Musai a.s. zgjodhi nder 70 personat me te mire dhe u tha qe ti kerkojne Allahut xh.sh. falje, po ashtu edhe te agjeroni. Keshtu profeti Musa a.s. i dergoj atao ne malin Turi Sina, dhe se thuhet se Musai a.s. u kishte premtuar se do te degjonin Allahun xh.sh, por tek mali Allahu xh.sh vendosi nje perde resh te cilat rrethuan te gjithe malin.

Rrufeja

Gjate bisedes me Allahun xh.sh, Allahu xh.sh e kishte mbuluar me drite fytyre e Musait a.s., dhe njerezit nuk e shikuan, keshtu ato sapo u afruan rane ne sexhde. Kur profeti Musa a.s. perfundoj biseden me Allahun xh.sh. dhe drita, perdja, ret u larguan, disa nga njerezit i thane Musait a.s. "Nuk do te besojme ty derisa te shikojme Allahun." (El Bekare, 55)
Allahu xh.sh. thote:
"Kur i thate: O Musa, ne nuk te besojme ty derisa ta shohim Allahun haptazi, atehere juve u rrembeu rrufeja (zjarri) dhe ju e shihnit." (El Bekare, 55)
Po ashtu Allahu xh.sh thote:
"Musai zgjodhi nga populli i vete 70 veta per kohen qe Ne i caktuam takimin. E pasi qe i kapi ata dridhja e tokes, ai tha: "Zoti im! Sikur te kishe dashur Ti, i kishe zhdukur me pare ata dhe mua. A po na zhduk per ate qe bene te marret nga ne? Kjo eshte vetem sprove e Jotja,, qe me te e bene te umbur ate qe do , dhe e ve ne rruge te drejte ate qe do. Ti je mbrojtesi yne, pra falna e meshirona, se Ti je me i miri qe fale (gabimet.)'" (El Araf, 155)

Ndodhia e lopes

Nder pasrardhesit e israilit ishte nje person i pasur i cili kishte nipa te vellait, mire ata deshironin ta mbysnin ate ne menyre qe tia merrnin pasurin. Nje nate njeri prej tyre e vrau ate duke e lene trupin e ti ne rruge, diku para deres se nje personi. Te nesermen njerezit filluan te flisnin per vrasjen e pasanikut, duke pyetur se kushe e ka bere kete, ndersa nipi vrases erdh tek xhenazja dhe filloj ta vajtonte. Dikuesh tha shkoni tek profeti Musa a.s., keshtu nipi shkoj tek Musai a.s. dhe pasi i tregoj cfare ka ngjare. Musai a.s. i thote qe do bisedoj me Allahun xh.sh dhe cfare do te me thote do ju tregoj. Pas kesaj Musai a.s. i thote se "Allahu xh.sh ka urdheruar te therni nje lope. Ata pyeten: Po tallesh me ne? Musai a.s. tha: Allahut i mbeshtetem te me ruaj e te mos behem nga injorantet! Ata i thane: Lute Zotin tend per ne te na sqaroje cfare eshte ajo? Ai tha: Ai thote se ajo eshte nje lope e vjeter as e re, eshte e mesme, zbatoni pra ate qe urdheroheni! Ata thane: Lute Zotin tend per ne qe te na sqaroje cfare ngjyre ka?Ai tha: Ai thote se ajo eshte nje lope e verdhe, ngjyre e saj eshte e forte qe kenaqe shikuesit. Ata i thane: Lute Zotin tend per ne qe te na sqaroje cfare eshte ajo, se lopet na jane perzier (jane bere te ngjashme) e ne do te gjejme te verteten ne dashte Allahu. Ai tha: Ai thote se ajo eshte lope je e lodhur duke leruar token as duke ujitur bimet, ajo eshte pa te meta dhe ne te nuk ka shenje (ngjyre tjeter) Ata thane: Tani na e sqarove sakte dhe e therren ate..." (El Bekare, 6771)
Keshtu duke kerkuar , ato e gjeten lopen qe kerkonin tek nje njeri i cili i bente mir babait te tij, pra qe ishte njeri i mire. Ai refuzoj tju jepte lopen. Por ato i ofruam cmime te larta, disa thone cmim ne flori aq sa ishte e rende lopa, mire po njeriu i mire perseri e rrefuzoj oferten.Mire po i ofruan flori 10 here sa pesha e lopes, ne kete raste pranoi qe tjua jepte.
Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Nese pasardhesit e israilit nuk do te kishin thene: "Ne dashte Allahu" kurre nuk do ta gjenin nje te tille."(Ebi Hatimi, Ibn Kethir)
Keshtu me lope u paraqiten tek Musai a.s. i cili i urdheroi qe ta prisnin ate,duke ju bere te qarte se cfare duhet te benin me te; Musai a.s. u tha: nje pjese te saj ta prekni te vrarin (13) Kur e bene kete Allahu xh.sh. beri qe i vdekuri qe ishte vrare te ngjallet duke u ngritur ne kembe. Ne kete rast Musai a.s. e ka pyetur: Kush te vrau? ai i eshte pergjigjur: "Me ka vrare nipi im", dhe perseri ra i vdekur.

Pergatiti
Gezim KOPANI 
Per te lexuar pjesen e pare kliko ketu: Jeta e Profetit Musa a.s. pj. 1

Per te lexuar pjesen e dyte kliko ketu: Jeta e Profetit Musa a.s. pj. 2

Shenim: Teksti nuk eshte i korrektuar
_________
1.Ne kete vend jetonin njerez idhujtar qe adhuronin statuja te ndryshme. Musai a.s. u dha israliteve qe ti largojne ata, duke i larguar nga Jerusalemi sepse Allahu kete vend e kishte premtuar atyre permes Ibraimit a.s. dhe Musait a.s. por ata kundershtuan, si pasoj Allahu xh.sh ua vendosi friken dhe thuhet se ata per dyzet vjet kan bredhur neper shkretetire, ku rrotulloheshin ne te njejtin vend edhe pse ata mendonin se po udhetonin. (Shiko suren Maide, ajeti 20 e ne vazhdim)
2.Sipas disa trasmetimeve thuhet se Allahu xh.sh. e ka urdheruar Musain a.s. i cili mori nje cope druri dhe e vuri ne uje, i cili u be i pijshem.
3.Thuhet se keto idhuj (statuja) ishin ne formen e lopes.
4.Meni i ngjante Mjelit, i bardh dhe shume i shishem.
5.Nga ky argument kuptohet se Allahu xh.sh ka biseduar me profetin Musa a.s. ne festen e Kurban Bajramit.
6.Thuhet se ato quheshin Fezarinje, Hetite dhe Kenane.
7.Ka disa tregime te cilat jane cilesuar si te paverteta. "Nder arsyhet se pse nuk degjuan Musain a.s. ishte se ky popull ishte gjigante. Thuhet se kur hyne aty , nje gjigante i more njezet njerez dhe i paraqiti tek i pari i tyre, ngase njerezit ishte te vegjel ai pyet cfare jane keto?" Po ashtu eshte nje shenim nga Iben Abbassi qe: "Thuhet se ishte njeri prej ketyre i quajtur Ivexh i cili per ti treguar fuqin e popullit te tij shkoj tek nje mal te cilin e shkuli dhe filloj ta mbaj ne dore me qellim qe tia hidhte popullit te Musait a.s., por ne kete kohe vjen nje shpend i cili e shpoj ate duke u be grimcane doren e ivexhes, thuhet se Musai a.s. iu afrua dhe me shkopin e tij kerceu dhe ju afrua dhe e mbyt ate." (Trans Ibni Xheriri nga Ibn Abbasi)
8.Thuhet se keto quheshin Jusha bin Nuni dhe Kalib bin Jofni. (Ibn Abbasi)
9.Sipas ehlil kitabeve qendrose se: "Musai a.s. ka pergatitur nje grup njerezish me ne krye nje te quajtur Jusha te cilet luftuan ata qe kundeshtuan Musain a.s.. Thuhet se Musai a.s. sebashku me Harunin te vendosur ne nje koder kan shikuar dy luftimin, dhe se Musai a.s. me doren ne te cilin mbate shkopin u jepte udhra atyre se cfare duhete te benin, dhe kjo ka vazhduar per nje deite te tere deri ne perendimin e diellit. Nga luftimi doli i fituar Jusha. Vjehrri i Musait a.s. i quajtur Jethoni i cili bashke me vajzen e tij te quajtur Safura vajti tek Musai a,s. dhe e pergezoi per fitoren. Musai a.s. u martua me Safuren. Po ashtu sipas tyre thuhet se  kjo ngjareje ka ndodhur ne malin Sinai , tre muaj pas largimit nga Egjipti. Ne kete koder Musaia .a.s foli me Zotin duke i urdheruar Musaian a.s. qe tju kujtoje njerezve per miresit qe Zoti u ka dhene. Po ashtu thuhet se Zoti urdheroi Musain a.s. qe ndjekesit e tij (isralitet) qe te pastroheshin trupin dhe rrobat e tyre dhe diten e trete ti mblidhen afer malit,kjo ndales ishte edhe per kafeshet derisa sa te degjonin zerin e bririt (burisë). Thuhet se kur erdh dita e trete nje re e madhe qendroi mbi malin Sinaj ku murmuronte dhe nga e cila u degjua zeri. Isralitet u frikusuan dhe fullun te fshihen, ndersa po benin kete nje tym i dendur ku ne mesin e tij qendronte nje drite, dhe ne keto memonte i gjithe mali filloj te dridhej. Tregohet se ne maje te malit qendronte Musai a.s. dhe zeri sa vinte e shtohej. Pas nje kohe Musai a.s. zbriti nga aty dhe thirri njerezit qe te afroheshin."
10.Tregohet se kete statuj e kishte ndertuar nje qe quhet Harun es Samiri i cili me florite qe kishte dhe ndertoi viçin. Per te shpjeguar se si ka mundesi qe pelliste viçi? Thuhet se Samiri kishte mar nje grush pluhur tek xhurmet e kalit te Xhibrilit, kur ai qe paraqit para Faraonit, dhe kur e hodhi pluhurin mbi vicin ai filloj pelliste.Ndersa disa te tjere thone se kjo nuk eshte e vertet , porse era qe hyne nga prapa leshonte para nje ze te tille.
11.Tregohet se kur Musai a.s. hodhi ne dete pluhurin (hirin) urdheroj ato qe adhuruan vicin qe te pin ujin e detit, kur ndodh kjo atyre u zverdh trupi, fytyra etj si shenje ndeshkimi por edhe per ta kuptuar te tjeret se cfare gjynahu kan bere.
12.Ibn Abbasi
13.Disa thone se ka qene nje pjese e kokes, disa te tjere thone nje pjese e kofshes.

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com