Tuesday, September 11, 2018

Historia e kalendarit islam , Hixhri

Kalendari islam ndryshe quhet kalendari i Hixhrit dhe ai eshte kalendar henor te cilin populli arab e ka perdor shume kohe para ardhjes se profetit Muhammed a.s.

Allahu xh.sh thote:
"Ai , e beri diellin shndrites, e henen drite dhe asaj (henes) ia caktoi fazat.."(Junus; 05)

Kalendari i hixhrit bazohet tek levizja e henes dhe ka 11 dite me pak ne krahasim me kalendarin gregorian.
Kalendari filloj te perdoret zyrtarisht duke marr shkas migrimin,shperngulje (hixhretin) e profetit Muhammed a.s. nga qyteti i Mekes ne qytetin e Medines.

Pas migrimit te Muhammedit a.s. kalenderi filloj te perdoret zyrtarisht nga prisi i njohur Omeri r.a. Tregohet se nje person shkon tek Omeri r.a. dhe i tregon nje borxh te shenuar te cilin ia kishte nje person tjeter, ne shenim shkruhej muaji shaban si afat te fundit per shlyrjen e borxhit. Omeri r.a. e pyet per cilin shaban e keni fjalen, te kaluarin, aktualin apo ai qe do vije? Duke mos marr pergjigjen e duhur per zgjidhje, Omeri therret keshilltaret ose shoket dhe vendosen per vendosjen e nje kalendari per fshirjen e borxheve, pasi u dhane shume mendime Omerit r.a. i pelqu mendimi qe fliste per migrimin e profetit Muhammed a.s. pasi me te erdh e verteta duke vendosur keshte muajin muharrem si muajin e pare te hixhrit pasi eshte muaji ku kthehen haxhiler nga haxhi etj., dhe keshtu muaj i pare u vendos muaji Muharrem pra 1 muharrem 0001 (sipas kalendarit gregorian i bie viti 622) dhe u quajt kalendari i Hixhrit. Ne perendim kalendari i hixhrit shenohet AH, pra Ano Hagirea.

Allahu xh.sh thote:

"Te Allahu numri i muajve eshte dymbedhjete, ashtu si eshte ne librin e Allahut prej dites kur krijoi qiejt dhe token. Prej tyre kater jane te shenjte..." (Et Tevbe; 36)

Emertimi i muajve sipas kalendarit islam eshte:

Muaji i pare eshte muaji Muharrem dmth; e ndaluar, arabet e shenjteronin kete muaj duke ndaluar luften, dhunen etj.
Muaji i dyte eshte Safer dmth: bosh, njerezit linin shtepit e tyre per shkakt te vapes, ose ne kete muaji dilnin ne lufte.
Muaji i trete eshte Rabiul Evel dmth: pranvera e pare.
Muaji i katert eshte Rabiul Ahar dmth: pranvera e fundit.
Muaji i peste eshte Xhumadal Evel dmth: ngritja e pare.
Muaji i gjashte eshte Xhumadal Ahar dmth: ngritja e fundit, i ftohti i dimrit.
Muaji i shtate eshte Rexheb dmth: quhet keshtu sepse njerezit hiqnin dore nga lufta, i shenjte.
Muaji i tete eshte Shaban d.m.th: disa thon se quhet keshtu per shkak te ndodhjes se tij mes muajit Rexheb dhe Ramazan, disa thone se njerezit ne kete muaj kerkonin ujin.
Muaji i nente eshte Ramazan dmth: ky eshte muaji i agjerimit dhe muaji ne te cilin ka filluar te zbres Kur'ani.
Muaji i dhjete eshte Sheval d.m.th: muaji i shiut ose muaji ne te cilin devet nuk prodhonin me qumesht, po ashtu kujtohet edhe per ngjarjen e gjumshtit te deves ne kohen e profetit  Salih a.s.
Muaji i njembedhjete eshte Dhul Kide d.m.th: ne kete muaj njerezit largohen nga luftrat, nuk bej lufte.
Muaji i dymbedhjete eshte Dhul Hixhe d.m.th: quhet keshtu sepse myslimanet kryejne Haxhin.
Viti i ri i Hixhrit per vitin 2018 eshte me 11 shtator 2018, pra 01 muharrem 1440.

Muajit e ketij kalendari jane shtate. Sipas disa mendimeve dita e pare eshte dita e diele, ndersa disa te tjere thone per diten e shtune.

Allahu xh.sh thote:
"Ai , e beri diellin shndrites, e henen drite dhe asaj (henes) ia caktoi fazat, qe ta dini numrin e viteve dhe llogarine..."(Junus; 05)

Me shume le te shikojme hadithin e Profetit Muhamed a.s. i cili i ka thene Ebu Hurejres: "Allahu e ka krijuar dheun diten e shtune,  te dieln ka krijuar malet, te henen jane krijuar pemet (ose bimesia), te marten eshte krijuar e keqja , te merkuren eshte krijuar drita (e mira), te enjten jane krijuar gjallesat dhe kafshet, te xhuman eshte krijuar njeriu, pra Ademi a.s." (Muslimi)


Pergatiti
Gezim KOPANI

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com