Friday, September 28, 2018

Jeta e Profetit Musa a.s. pj. 2

Faraoni dhe populli i tij (koptasit) kunder profetit Musa a.s.

Pasi ngjarjes me shkopin e Musait a.s. dhe magjistareve te cilet pranuan islamin, duke i paraqit Faraonit agrumente te qarte (1) Faraoni i thote Musait a.s.: "Mos na ke ardhur me magjin tende te na nxjerresh nga tokat tona?"(Ta Ha, 49-57)
Musai a.s. u tha: "Kerkoni ndihme prej Allahut dhe kini durim. Ska dyshim toka eshte e Allaht, ia le ne trashegim atij qe do nga robt e Tij, e ardhmja e lumtur eshte per te devotshmit." (El Araf, 128)
Ne kete kohe faraoni kishte si vezir apo kryeminister te quajtur Haman dhe Karunin  te cilet ishin besnik te faraonit. Ata sebashku me popullin i thane faraonit: "Te paret nga populli i faraonit thane: A do te lejosh Musain dhe ndjekesit e tij te bejne percarje ne toke dhe te braktisin ty dhe zotat e tu?Faraoni tha: do tua mbysim djemte e do ti leme te gjalla grate e tyre per sherbim, ne jemi dominues mbi ta."(El Araf, 127) po ashtu ne suren Gafir kemi: "Faraoni , Hamani e Karuni i than musait: "Magjistar dhe genjeshtar."(Gafir ,24)

Ilustrim
Pervec magjistareve thuhet se Musait a.s. i kan besuar edhe tre persona te tjere, Njeri qe ka ardhur nga skaji i qytetit, njeri qe ishte nga familja e faraonit (2) dhe gruaja e faraonit. Allahu xh.sh. thote: "Kur ua solli ai (Musai) te verteten nga ana Jone, ata thane: "Mbyteni djemte e atyre qe i besuan atij, e lini te jetojne grat e tyre.."(Gafir, 25)
Keshtu faraoni mori vendim qe ta mbyste Musain a.s.  duke thene: "Me lereni ta mbys Musain, e ai le ta therresa Zotin e vet, pse une kam frike se po ua ndryshon fene tuaj, ose po nxit trazira ne vend." (Gafir. 26) ky besimtari i cili nga frika fshehte besimin tek Musai a.s. tha : Mendo mir per pasojat qe mund te vine nga ky veprim. Ne Kur'an kalon keshtu: "A doni te mbysni nje njeri vetem pse thote Zoti im eshte Allahu?Nese ai genjen e ka per veten e tij, nese thote te verteten atehere do tju godas dicka e madhe. Sot pushteti eshte i juaj, kush do te na mbroje prej denimit te Allahut nese ai na perfshin? Faraoni thote: Une nuk kam mendim tjeter pos atij qe ju thashe.." (Gafir, 28-29)
Nderkohe profeti Musa a.s. i thote faraonit: "Une iu kam mbeshtetur Zotit tim dhe Zotit Tuaj qe te me mbroje prej cdo kryeneçi, qe nuk i beson dites se pergjegjesise."(Gafir,27)
Nderkohe ai qe kishte besuar tha: "O populli im, une kam frike per ju se po u gjen si i gjeti popujt e meparshem, si rasti i popullit te Nuhut, te Adit, te Themudit dhe te atyre qe ishin pas.Allahu nuk ben padrejte ndaj robereve. O populli im, une kam frike per ju diten e britmes (te mjeremit), Diten kur nga frika ktheheni te ikni, e nuk ka kush qe ta prapesoje prej jush denimin e Allahut, Ate qe Allahu e le te humbur, per te nuk ka ndonje qe e drejton."( Gafir, 30-33)
Faraoni tha: "O populli im a nuk eshte i imi pushteti i Egjiptit dhe i ketyre lumenjve qe rrjedhin nen pallatin tim?Une jam me i mir (me i zoti) se ky qyqar qe mezi flet" (ez Zuhruf, 51-52) Ne nje sure tjeter kemi: "I tuboi te gjithe te vetet dhe u mbajti fjalim duke u thene: Une jam zoti juaj me i larte." (En Naziat, 23-24)

Ndeshkimi me: Vershime, karkaleca, rriqa, bretkosa dhe gjak

Musai a.s, u tha: Cfare eshte keshtu, une ju therras ne shpetim, e ju me thirrni per ne zjare. Me thirni te mohoj Allahun dhe ta adhuroj ate qe nuk di asgje per te , e une ju therras per te i gjithfuqishmi mekatefalsi.Do tju bjere ndermend cfare po u them.(Gafir, 41-44)
Faraoni i thote Hamanit: Ndertoma nje ndertese (ndertese te madhe)e ndoshta do ti gjeje rruget. e ta shoh Zotin e Musait pse une mendoj se ai eshte genjeshtar.(Gafir,36-37)
Keshtu Allahu xh.sh. e ndeshkoj popullin e faraonit me vite urie dhe me paprodhueshmeri (3)qe ato te kthehen ne rrugen e drejte. Kur ishin mir thonin, kete e kemi merituar, e kur i vinde donje e keqe thonin kete e kemi nga Musai. Keshtu Allahu xh.sh. u dergoj vershima (4), karkaleca(5) , bretkosa (6), edhe gjak (7), rriqa(8), etj , shenja te qarta por ata nuk besuan, ishin prej krimineleve , te pabindur. Te gjitha vuatjet kaplonin vetem faraonin dhe ndjekesit e tij, ndersa ato te Musait a.s. jo, duke u tregouar qartazi se Musai a.s. ishte i derguari i Allahut xh.sh.
Vuatjet u shtuan shume dikush ju drejtua profetit Musa a.s. duke i thene: Lute Zotin per ne, e nese na largon kete vuajte do te besojme ty. (Araf,134) Profeti Musa a.s. ju drejtua Allahut xh.sh me lutje dhe vuatjet u larguan, por ata shkelen premtimin duke mos e besuar perseri profetin Musa a.s.

Tregohet se profeti Musa a.s. ishte udheruar qe te shkonte tek nje goder rere e ta godas ate me shkopi nga ku dolen rriqrat te cilat pushtuan shtepit, ushqimet e jo besimtareve. Per shkak te hallit qe i kaploi i kerkuan perseri ndihme profetit Musa a.s, dhe se do ta besonin ate. Perseri profeti Musa a.s. e luti Allahun xhs.sh dhe perseri ua lagoj vuatjen por ata perseri nuk e besuan si te derguar profeti Musa a.s. keshtu ndodhi me te gjitha vuatjet.
Allahu xh,sh thote ne Kur'an:
"Sa here qe u kaplonte belaja ata thane: O Musa lute per ne Zotin tend me ate merite qe e ke, nese ne e largon denimin ne do te pranojme ty dhe do ti lejome beni israilet te jene me ty. E kur e larguam nga ata denimin per deri ne nje afat qe do te arrinin, ata e thyen besen."(El Araf, 134-135)
Edhe pse Allahu xh.sh. ua solli argumente te nje pas njeshme, u tregoj se Musai a.s. ishte i derguari i Allahu xh.sh, ata vec sa talleshin me te, por kur faraoni i thote Hamanit me piq qerpiçet e ma nderto nje ndertes te gjate deri ne qiell qe te shkoj tek zoti i Musait pasi zoti i tij eshte genjeshtar. Me kete faraoni dhe ndjekesit e tij vulosen fatin e tyre. Allahu xh.sh faraonin dhe gjith ushtrin e tij e mbyti.

Disfata e Faraonit dhe ushtrise se tij dhe ngjarje e detit

Disfata e faraonit ka ndodhur diten e dhjete te muajit muharrem qe ndryshe njihet si dita e ashures. "Kur profeti Muhammed a.s. arriti ne medine, hebrenjte agjeronin diten e ashures, per kete Muhammedi a.s. i pyeti per arsyen e agjerimit ata than: Kjo eshte dita ku Musai a.s. fitoj kunder faraonit. Me kete rast Muhammedi a.s, tha: "Musai eshte me afer me ju sesa per ata, prandaj agjeroni edhe ju" (Buhari, Muslimi)

Faraoni dispononte nje ushtri te madhe, ata mbaheshin me te medhenj ne toke (9), kjo beri qe ato ta ndijenin vete te forte aq sa faraoni e quante veten zot. Keshtu nje dite Musait a.s. i vjen lajmi nga njeriu i cili nga skaji i qytetit shkon dhe i thote: "Dhe erdhi nje njeri qe ngutej nga ana me e larget e qyteti e tha: O Musa, paria eshte duke biseduar  me te mbytur ty, pra ti ik, une jam keshilluesi yt."
E profeti Musa i friksuar doli duke thene: O Zoti im, me shpeto nga populli zullumqar."(El Kasas, 20-21)
Tregohet se vendimi per mbytjen e Musait a.s. u mor gjate nje feste te madhe. Kur ndjekesit e degjuan kete , u shqetesuan njeri shkoji tek Musai a.s. per ti treguar. Keshtu edhe ato pak ndjekes te Musait a.s. u pergatiten qe te largoheshin nga festa, mire po edhe fraoni kishte pergatitur ushtrin e tij.
Lajmetari i tregon Musait a.s. per pasuesit e tij dhe filloj te lus Allahun xh.sh dhe ta mallkoj faronin , dhe sic tregohet kur Musai a.s. bente lutjen dhe mallkimin vellai i tij Haruni thoshte: Amin.
Ky mallkim zuri faraonin dhe ndjekesit e tyre, ate gje qe kishim me qef si arin, alkolin Allahu xh.sh i ngurtesoj te gjitha. (11) Ne kete nata ata u nisen drejt shamit.Allahu xh.sh thote:
"Ec bashke me robt e mi nate, pasi ata do ju djekin." (Duhan 23)

 kur faraoni degjoj per ta saqe menjehere thirri ushtrin e tij neper qytet. Faraoni u tha, ky grup i vogel po na lodh prandaj kapeni. Keshtu faraoni sebashku me ushtrin e tij ndoqi gjurmet e tyre. Gjate rruges, duke u larguar nga faraoni dhe ushtria e tij, Musai a.s. bashke pasuesit e tij rruga i nxori perbal detit. Nga larg Musai a.s. vuri re se ushtria i kishte zene. "Keshtu ne agim faraoni me ushtrin e tij i zuri."(12) Shoket i thane Musai a.s.: Na kapen! Musai a.s. u tha: Jo, ne asnje menyre.Me mua eshte Zoti im, ai do na tregoj rrugen. Pasuesit e profetit Musa a.s. i zuri frika, dhe filluan ti kerkon Musait a.s. se cfare do benin. Ne keto çaste shume te veshtira, aty ky shprese nuk kishin, Allahu xh.sh i thote profetit Musa a.s: "Bjeri me shkop detit."(Shuara, 63) dhe Musai a.s. ashtu beri dhe deti menjehere u nda ne dy pjese, secila i ngjante nje mali te larte.Rruga ishte e tha, qe populli te kalonte lirshem. Musai a.s. u thote ndjeksve te tyre: Ja ku eshte rruga, vazhdoni. Por ato kishin frike pasi gjith ai dete mendonin se do te mbyteshin, por perseri profeti Musa a.s. u thote: "Mos frikesoheni se do ju kap kush, dhe as do te mbyteni."(Taha, 77)
Kjo mrekulli kaq e madhe mahnit pasuesit e Musait a.s. por edhe ushtrin e faraonit te cilet nga larg u habiten me ate qe shikuan, dhe ashtu qendruan duke shikuar. Kur menduan se cfare vuajtjesh kan kaluar me pare, dhe se si Musai a.s. u ka larguar, hezituan qe te ndjekin Musain a.s. Faraoni i tha ushtirs: Shikoni se si u hap deti per mua qe ti ze ata , prandaj ecni kapini ato . Keshtu ata filluan ti ndjekin(13) Keshtu kur Musai a.s. doli ne anen tjeter te detit , Allahu xh.sh e urdheroi perseri qe me shkopin e tij te godas detin dhe ai mbuloj faraonin dhe ushtrin e tim me dallge. (Ta Ha, 78-79) Kur po mbytej faraoni tha: "Besoj se ska zot tjeter pervec Atij qe i besonje bijte e izraelit, dhe une jam nder myslimanet. Por faraonit nuk ju pranua kjo deshmi, ky pendim, dhe ne keto caste Allahu xh.sh iu pergjigj: Tani po me beson? nderkoh qe me pare nuk me besoje. Sot po te shpetojme ty me trupin tend , qe te sherbej si argument per ata qe vijne pas teje..." (Junus 90-92)
Tregohet se nje rast teksa Xhibrili a.s. po bisedonte me profetin Muhammed a.s. , Xhibrili i ka thene: "Nuk ka urryer ndonje me shume se sa faraonin. Teksa po mbytej vec tme shikoje o i Derguari Allahut , se si ia mbushja gojen me uje me qellim qe te mos deshmonte se nuk ka zot tjeter pervec Allahut. Kisha frik se mos e meshiron Allahu."(Hadith daif, Ahmedi)
Ajo qe nuk mendohej ndodhi, pas kesaj ndodhi disa qe e besonin faraonin than se ai nuk ka vdekur pasi eshte i pavdekshem, keshtu thuhet se Allahu xh.sh urdheroi detin qe ta nxjerr ate ne nje vend. Ne trupin e tij kishte shenja (pazmoren) qe konfrimonin se eshte faraoni.


Pergatiti
Gezim KOPANI


Lexo pjesen e pare duke klikuar ketu: Jeta e Profetit Musa a.s. pj. 1


______
1.Allahu xh.sh thote: Ne e derguam Musain me agrumenta tona te qarta (te faraoni), Hamani dhe Karuni e ata thane: Ky eshte magjistar dhe genjeshtar." (Gafir 23-24)
2.Disa thone se ishte djali i xhaxhait te faraonit,disa thone qe ai quhej Sheman (Es Suhejli) disa te tjere thone se ka pasur emrin Hajr.Gjithsesi Allahu xh.sh ne lidhje me kete thote: "Nje besimtare nga familja e faraonit qe e fshehte besimin e vet tha: "A doni ta mbytni nje njeri vetem pse thote Zoti im eshte Allahu e ai u ka sjell argumenta prej Zotit tuaj. Nese ai eshte genjeshtar, per veten e tij genjen, nese thote te verteten, juve do tju godas dicka nga ajo qe ai ju premton. Ska dyshim se Allahu nuk udhezon ne rruge te drejte ata qe tejkalon edhe eshte genjeshtar."(Gafir, 28)
3.Shiko suren Araf, 130 e ne vazhdim
4.Sipas Ibn Abassit thuhet se vershimet ishin per shkak te shirave te medha te cilat vershuan dhe shkaterronin te gjitha te mbjellat. Kjo kjo dodhte here pas here.
5.Sipas nje hadithi kur eshte pyetur profeti Muhammed a.s. per karkalecat ka thene: "Ajo eshte ushtria me e madhe e Allahut xh.sh."(Ebu Davudi), po ashtu ka mendime se ato ishin miza, dikush tjeter thote se jane insekte te vogla deri tek ato qe mendoj se kan qene pleshta.
6.Thuhet se Allahu xh.sh u kishte leshuar aq shume brekosa saqe kur fillonin ne hanin, bretkosat kercenin tek goja e tyre per te hyre brenda.
7.Tregohet se Allahu xh.sh. lumin Nil ua kthej ne gjak, e ato nuk pinin dot uje. Po ashtu kur merrnin uje nga bunari, uji kthehej ne gjak.
8.Tregohet se profeti Musa a.s. ishte udheruar qe te shkonte tek nje goder rere e ta godas ate me shkopin e tij. Musai a.s. shkon tek godra dhe i bie asaj me shkopin e tij.Nga ajo filluan te dalin masivish rriqa (ngjaj pak me buberrecat, kan bark petashuq, pro qe jane shume te demshme) duke u versulur shtepit e jobesimtareve, ushqimet e tyre madje derisa ata nuk flinin dot gjume.
9.Shiko suren El Kasas, 36 e ne vazhdim
10.Sipas Ibn Abassit etj deri tek Ed Dahaku
11.Kjo sipas Ibn Abassit,Muhammed b Kabit etj
12.Shuara, 60. Shpjegim shtese: "Pas lajmit , Musai a.s. vendosit te braktis Egjiptin. Thuhet se me vete moren edhe varrin e Jusufit a.s., dhe teksa ata po udhetonin nje re i shoqeronte. Thuhet se tek kjo re dallohesh dy dy gjera. Gjate dites dallohesh nje si tip shkopi prej drite e gjate nates nje shkop prej zjarri." Sipas besimeve te tjera ky vit quhet viti i shpetimit te quajtur Pashke.
13.Tregohet se ne kete caste eshte paraqitur  para kalit te faraonit Xhibrili a.s. me pamjen e nje kalorsi i hipur mbi nje pele te re , kali i faraonit filloj te ndjek pelen, keshtu Xhebraili u largua ne drejtim te detit dhe keshtu kali i faraonit filloj te ndjek. Kur ushtria e shikoj se faraoni hyri ne det edhe ata e ndoqen nga pas




Thursday, September 27, 2018

Mjeksia Islame Pj.6

Tema mbi mjeksin islame ka per qellim informimin e pergjithshem te menyres se jetes se Profetit Muhammed a.s. te keshillave te tij per shendetetin dhe jo per te zevendesuar mjeksin shkencore pasi qe te dyja jane te lidhura me njera tjetren.

Mendafshi

Ai eshte i thate dhe i nxehte.  Fija e mendofshit ka dobi mjeksore.Sic transmeton Buhari dhe Muslimi se Muhammedi a.s. ia ka lejuar Ibn Aufit dhe Zubejrit kemishen prej mendashi pasi ato kishin probleme me kromen gjate nje beteje edhe pse sipas islamit meshkujve nuk u lejohet mendafshi.(1) Sipas disave mendafshi ndihmon kur ndonje ka probleme me lekuren, dhe ne keto raste sic trasmetohet me siper lejohet veshja e mendafshit. Po ashtu eshte edhe nje trasmetim se dy sahab per shkak te problemeve ne lekur qen ankuar tek Profeti Muhammed a.s., per kete arsye ai u lejoi veshjen e rrobe prej mendafshi. (Buhariu)
Sipas disave thuhet se mendafshi forcon zemren, permison te shikuarit, perdoret kunder melankolise etj.

Molla


Molla ze nje vend te rendesishem ne mjeksi. Frutat e molles perdoren per qellime mjeksore.  Ashtu si shume fruta te tjera molla perdoret e fresket, e thate etj. Nder vetite e tjera molla ke veti freskuese, ajo pakson etjen sidomos kur ajo peroret me caj, ky kombinim ndihmon ne uljen e kollitjes,lehteson dhembjet grypes, apo acarimit te rruge te frymemarrjes, cerrjes se zerit.(2)
Molla permbajne lageshti, e cila eshte shume e rendesishme per shendetin. Sipas studimeve molla ruan sistemin nervor lufton parkinsonin. Molla mbron neuronet e trurit dhe palcen kurrizore.
Nder mollat me te permendura eshte molla jeshile e cila kur eshte paraqitur tek arabet per here te pare i kan thur poezi per shkak te vetive pozitive qe ajo mbart. Molla jeshile  ben mir per melcin, uljen e kolesterolit, ndihmon ne parandalimin e hiperglicemines, permison tretjen etj

Mani i zi

Ky lloj mani ka qene shume i njohur ne Siri. Ai u perdorte nga njerezit (mjeksi popullore). Ky man mund te behet recel po ashtu edhe shurup. Sipas kesaj mjeksie popullore thuhet  se ai perdoret per sfamatitetdhe faringitet. (3) Shurupi i manit te zi perdoret edhe kunder anemise  sidomos tek femijet. Ndersa manat e papjekur perdoret kryesisht kunder paraziteve te zorres. Si ne rastin e molles edhe ketu mund te pergatitet caj mani i cili sipas kesaj mjeksie e cila ka efekt ne larjen e gojes dhe ndihmon kunder dhimjes se dhembeve. Me gjetet e manit te zi, duke i kombinuar me vaj ulliri mund te behet pomade , ku thuhet se mund te perdoret ne plaget e perdorura nga ndjegie te ndryshme. Gjethet e manit mund te perdoren per uljen e tensionit te lart ne gjak.(4)

Palma

Palma eshte nder druret me te dobishm, kete na ka treguar edhe profeti Muhammed a.s. duke e krahasuar palmen me besimtarin e vertet i cili me veprat e mira eshte i dobishem per te tjeret.(5) Ajo qe ka shume vlere tek palma eshte plca e palmes e cila eshte e bute dhe e bardhe po ashtu edhe embel.
Ne lidhje me palem Allahu xh.sh, kur tregon per nene e Isase a.s. Merjemen thote: "Shkunde trungun e palmes qe te bien hurma te fresketa." (Merjem, 25)

Trans nga Abdullah ibn Omeri r.a. se teksa Profeti Muhammed a.s. qendronte ulur me nje grup besimtaresh , nje i dha te hante palcen e palmes (6) dhe per kete palce Muhammedi a.s. ka thene: "Nder druret e shume, eshte nje qe ngjan me myslimanin dhe eshte i bekuar ashtu sic jane te bekuar besimtaret e vertet. Ai dru eshte gjithmon i gjelber dhe nuk i bien gjethet." (Buahri, Muslim)
Palca e palmes ndihmon ne sherimin e kolles, eshte kunder gjakderdhjes, ndihmon ne parandalimin e heqjes se barkut, thartinen e teper ne lukth.

Pisha

Kjo peme ndodhet kudo, ajo ka gjete te gjelberta. Pisha arrin deri ne 40 m. Pisha eshte shume e mir per organet e frymemarrjes, te kolles, semundjeve urinare, bronkitit etj.
Ne lidhje me pishen profeti Muhammed a.s. ka thene: "Krahasimi i besimtarit eshte sikur trungu i bimes se njome, era e lakon dhe pastaj e kthen prapa, ndersa dyftyreshi eshte sikurse pisha, ai qendron drejt deri ne fund kunder ererave, pastaj thahet."
Tek pisha rol shume te rendesishem luan fara e saj, nuk treten lehte por jane ushqyese.

Hurma e arabis

Kjo peme eshte e nxehte, furtet e saj jene ushqyese, Ajo eshte nje nder gjerat qe Profeti Muhammed a.s. e perdorte me se shumti.
Kujtojme hadithin e profetit a.s. qe thote: "Celni iftarin me hurme..." po ashtu kemi trans e Abullah bin Xhaferi se ka thene: "E kam shikuar profetit Muhammed a.s. duke ngrene hurma te pjekura dhe traguj." (Buhari, Muslimi)
Ne nje hadith tjeter kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene: "Kush ha ne mengjes 7 hurma nuk e kap helmimi dhe as magjia."
Hurma eshte shume ushqyese (7), per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: "Shtepia te ciles nuk i nodhen hurma, njerezit e saj jane te uritur." Po ashtu Allahu xh.sh tek sura En Nahl ajeti 67 permend frutat e palmes , te rrushit te cilat kan ushqim te mir. Ky frut permban vitamina si: A, D, B1,B3 etj. (8)



Pergatiti
Gezim KOPANI


Tame ne lidhje me mjeksin islame etj mund te lexoni duke klikuar ketu: Mjeksi


_______
1.Ne islam burrit i jane ndaluar vendosja e arit dhe veshja e mendafshit. Per sa i perket mendafshit thuhet se nder shkaqe e ndalimit mendafshit tek meshkujt ne islam eshte se: Kur mashkulli vesh mendafsh (ketu bejm fjale per mendafsh 100% apo dicka me pak) per nje kohe te caktuar , ose per nje kohe te gjate, krijohet ne organizmin e tij nje reaksion i cili demton spermatozoidet.
2. Sipas disave kjo pergatitje behet keshtu: Merren 1 apo 2 kokrra molle te prera ne disa pjese, dhe per 30 apo 40 min i zim ne 200 ml uj. Pihet e ngrohete 1 apo 2 here ne dite.
3.Lyhet goja dhe gryka me receli (apo pekmez te manit) ne dark para gjumit.
4.Merren disa gjethe mani te zi dhe i zim n 150 ml uje,derisa sa te ngel 1/3 e ujit. Dhe pas kullimit pihet. Kjo vazhdon per disa dite.
5.Palma eshte disa llojesh, mirepo ajo qe dihet eshte se Profeti Muhammed a.s. mbente hutben afer njer palme, dhe kur palmes i mungoj profeti Muhammed a.s., ajo ndjeu mall per te.
6.Palca e quajtur Xhummar
7.Ushqyese, energjike, ndihmon te menduarit, rregullon rrahjen e zemres, fosfor, hekur, Kalciom qe ben mir per kockat etj,
8.Disa thone se nese perzihet pija e hurmes me qumesht dhe mjalt , do ndikoje per mire tek personi (tek te dy gjinit) qe kan crregullime seksuale.

Wednesday, September 19, 2018

Jeta e Profetit Musa a.s. pj. 1

Allahu xh.sh. thote:
"Ta , Sin, Mimë. Keto jane ajetet e librit (te Kur'anit) te plotkuptueshem. Qe po t'i lexojme ty nga
lajmi rreth Musait e faraonit, e qe eshte e vertete per nje popull qe beson. Me te vertete, faraoni ka ngritur kryet lart ne toke, e popullin e tij e ka grupezuar dhe nje grup prej tyre e shtyp, ashtu qe djemt e tyre ua mbyt, e grate e tyre ua le te jetojne. Vertet, ai eshte prej me shkaterrimtareve. Ne duam t'i lartesojme ata qe u shtypen ne toke, t'i bejme udheheqes dhe t'i bejme trashegues. Dhe atyre t'u japim pushtet ne toke, e faraonit, Hamanit dhe ushtrise se ketyre dyve t'ua tregojme ate qe i ruheshin (ia kishin friken)." (El Kasas; 1-6)

Po ashtu Allahu xh.sh. thote: "Permendju ne Liber (tregimin per) Musain! Ai ishte i zgjedhur (prej Zotit) dhe ishte i derguar, pejgamber. Dhe Ne e thirrem nga ana e djathte e kodres Tur, e afruamper t'i folur (te degjoje biseden tone). Nga meshira Jone i dhame vellain e tij Harunin, Pejgamber.(Merjem; 51-53)

Musai a.s. rrjedh prej familjes se Jakubit, e Jakubi prej Is'hakut e ky prej profetit Ibrahim a.s. Musai a.s. erdh ne kohen kur faraoni bente shtypje te medha, gjatderdhje deri edhe ne mbytjen e femijeve,m vecanarisht djemt e burrat ndersa grat i linte gjalle. Ky ishte populli me i zgjedhur, por qe sundimtari i tyre i ndau ne grupe te ndryshme, njer grup i keqtrajtonte, nje tjeter e shfrytezonte e keshtu me radhe.ishin Beni Israilet te cilin rrjedhin nga Jakubi a.s. i biri i Is'ahkut e ky i biri i Ibrahimit a.s. Ata ruanin traditen e Ibrahimit a.s. dhe se nje dite do dal nje djalosh apo i derguar qe do ta hiqte qafe faraonin. Kjo shpres u hap gjeresisht ne popull, derisa fjala i shkoj edhe faraonit. Nga frika se do humbas pushtetin faraoni udheroi te mbyteshin te gjithe femijet meshkuj te cilet jane prej familjes se Ibrahimit a.s.
Sipas disa trasmetimeve thuhet se: "Faraoni kishte shikuar nje ender se nga Mesxhidi Aksa kishte ardhur nje zjarr qe i kishte djegur te gjtiha shtepit ne Egjipt dhe gjithe koptasit, ndersa pasardhesit e Israilit kishin shpetuar."(Es Sudij, nga Ebu Saliu, Ebu Malik e ky nga Ibni Abbasi e Murre, e ky nga Ibni Mesudi)

Faraoni u zgjua i frikesuar nga endra, dhe thirri te gjithe prifterinte, magjistaret etj dhe pasi u tregon per endrren i pyet: Si shpjegohet ajo?  Ata i thane se: Nga do te lindj nje djal prej Israiliteve i cili do tju zbres nga sundimi. Keshtu faraoni urdheroi te mbyten te gjithe djemt qe vinin nga familja e Ibrahimit a.s.

Allahu xh.sh thote: "Kur ua solli ai te verteten nga ana Jone, ata thane: "Mbyteni djemte e atyre qe i besuam atij, e lini te jetojne grate e tyre, por dredhite e tyre nuk ishin tjeter pos deshtim." (Gafir;25)

Lajmi per mbytjen e foshnjave djem shqetesoj pa mase nenen e Muasait a.s. e cila ishte shtatezene edhe pse ajo nuk dallohesh.(1) Nena e Musait a.s. kishte edhe nje dal i cili kishte lindur rreth 1 apo dy vite para se faraoni te urdheronte mbytjen e djemve. Kur erdhi kohe qe te linde Musain a.s., ajo mendonte se cfare do bente me djalin e sapo lindur. Por Allahu xh.sh. i silli iden e ndertimit te nje arke, ne te cilen ta vendos djalin e saj, ta lidhte me litar dhe ta leshonte ne lumin Nil.

Allahu xh.sh thote;
"Ne nenen e Musait e inspiruam: t'i jape atij gji, e kur te keshe frike per te, atehere ate hidhe ne lume, e mos u frikeso as mos u pikello, se Ne do ta kthejme ate ty dhe do ta bejme ate nga te derguarit." (El Kasas; 07)

Kur ndokush vinte, ajo e leshonte arken lidhur me litar bashke me djalin,kur kontrolli largohej ajo terhiqte litarin dhe merrte djalin.
Tregohet se nje dite nena e Musait a.s. e leshoi Musain me arke ne uje, por harroj ta lidhte litarin. Keshtu lumi Nil e dergoi ate afer pallatit te faraonit.(2) Sherbyesve u kishte terheq vemendje arka dhe e nxjerrin ate nga lumi. Meqenese arka ishte e mbyllur, sherbyesit nuk e hapin, dhe ashtu ia dergojne gruas se faraonit Asies.(3)

Allahu xh.sh, thote:
"Vendose ate (femije, Musain) ne arke, e pastaj hidhe ne lume e lumi e dergon ne breg, ate e merr armiku im dhe  i tij. E nga ana Ime mbolla (ne zemrat e njerezve) dashuri ndaj teje (Musait) e qe te edukoheshe nen mbikqyrjen Time." (Ta Ha, 39)

Kur Asia hapi arken shikoj fytyren e ndricuar te Musait a.s., ajo u mahnit nga bukura e fosnjes dhe e mori ne krah. Me tu kthyer faraoni , pyet Asian: Cfare eshte ky femije ketu, mbyteni?! Asia duke e marr ne krah Musain iu lut burrit qe tia falte femijen asaj dhe ky femije do jete gezim dhe ndoshta edhe dobi per te dy dhe keshtu le ta adoptojme ate, pasi nuk kemi femij.(4)

Allahu xh.sh thote: "E ate egjeti familaja e faraonit ashtuqe ne fund ai tu behet atyre armik e deshperim. Vertet faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre ishin kundershtar (gabonin me qellim). Gruaja e faraonit tha: Shprese gezimi per mua dhe per ty, mos e mbytni ate, ndoshta do te na sjelle dobi ose do ta adoptojme per femije. Pra ata nuk e dinin rrjedhimin." (El Kasas; 08-09)

Nena e Musait a.s. u merzit shume, per me teper kur mesoj se ku ndodhej djali i saj. Ajo i thote motres se saj qe te interesohet per Musain a.s., ta vezhgonte , me qellim qe ta dinte gjendjen e djalit te saj. Keshtu Allahut xh.sh thote:
"Zemra e nenes sa Musait agoi e zbrazet (kur e kuptoi se ka rene ne duar te faraonit) dhe gati ta zbuloje ate (femijen), sikur te mos ia forconim Ne zemren e saj qe te behet e bindur (ne premitimin e Allahut."(El Kasas; 10)
Pasi nena e Musait a.s. u informua se djali ishte gjall u qetesua. Por , Allahu xh,sh. beri qe Musai a.s. te kete nenen e vet prane. Tregohet qe Musai a.s. nuk pranonte gjumshtin e gjirit, keshtu te shqetesuar vendosen te kerkojne per ndonje gruaqe ta ushqente. Teksa motra e tij po shikonte kete situate u thote atyre: Di nje grua qe mund te kujdeset per te. Keshtu ata vendosen qe te shkojne tek ajo gura e cila ne fakt ishte e ema e Musait a.s.

Allahu xh.sh thote:
"Kur motra jote ecte (te percillte) e thoteshte: A doni tju tregoj ate qe do te kujdeset per te?E Ne te kthyem te nena jote, qe te gezohej ajo e te mos mbetej e merzitur..." (Ta Ha, 40)

Nena e Musait a.s. ndodhej ne shtepi, kur papritur shikon djalin e saj, ajo gati sa nuk e zbuloj se ishte djali i saj, por u permbajt dhe pasi i kerkuan qe ta ushqej, Musai a.s. kesaj here pranoj gjumshtin e gjirit te kesaj nene.

Allahu xh.sh thote keshtu:
"Ashtu ate e kthyem te nena e vet qe ajo te jete e kenaqur e jo e pikelluar dhe qe ta kuptojne ajo se premtimi i Allahut eshte i vertet e i sigurt, por shumica e tyre nuk e dinin." (El Kasas: 13) (5)

Per te ushqyerin e Musait a.s., sherbetoret nxituan qe ta njoftojne Asian. Nga gezimi Asia vendosi qe gjidhenesen e Musait a.s. ta marr ne pallat, mire po ajo kundershtoi duke i thene se kam familje , burr e femije, keshtu qe mund ta ushqej kete femije nese e leni tek shtepia ime. Asia pranoi, madja duke i dhene edhe te hodha per kete sherbim.
Keshtu e lumtur nena e Musait a.s. e rriti ate te shendetshem. Sic tregohet edhe ne Kur'an Allahu xh.sh kishte leshuar tek Musai a.s. nje drite, qe kushdo qe ta shikoje ta dashuroje ate djale (Shiko shuren Ta Ha ajeti 39)  Keshtu gjithkush e donin Musain a.s., aiu rrit, leshoj  trup, u be i zgjuar ,dhe sipas dijetareve kur ai mbush rreth 40 vjev shkon tek nje qytet i quajtur Medjen.(6)
Allahu xh.sh thote:

"Pasi ai (Musai) e arriti moshen madhore dhe u be i pjekur, Ne i dhame atij urtesi e dituri. Keshtu ne i shperbljme bamiresit."  (El Kasas; 14)

Rruges has dy njerez duke u rrahur. Njeri ishte prej prej tyre ishte prek kopteve (pra prej fisit te faraonit) e tjeter ishte prej fisit te Musait a.s , ky i fundit i kerkon ndihme Musait a.s., keshtu Musai a.s. e godet tjeterit me gusht dhe e mbyt.(7)

Allahu xh.sh thote:
"Ai hyri ne qytet ne nje kohe te pahetuar prej banoreve te tij. dhe ne te gjeti dy veta qe po ziheshin, njeri prej ithtareve te tij e tjetri prej armiqeve te tij, e ai i asnes se tij i kerkoi ndihme kunder armikut dhe Musai i ra grusht e ai vdiq..." (El Kasas; 15)

Profeti Musa a.s. nuk donte qe ta mbyste, por vec ta friksonte. Per kete Musai a.s. tha: "O Zoti im! e ngarkova veten e ti me fal mua!" (El Kasas; 16)
Te nesermen i shqetesuar Musai a.s. del ne qytet, duke menduar se do e marr vesht faraoni se ka vrare nje person per me teper te gjirit te ti. Ne rruge shikon perseri te njejtin person duke u rrahur, por kete here Musai a.s. nuk ben te njejtin gabim, duke i thene: Nuk je ne vete,qenke i cmendur, apo mos deshiron te me fusesh ne poziten e djeshme (ku mbyta nje njeri)? Keshtu tjeteri (koptasi) mesoi se Musai a.s. kishte mbytur njer njeri. Ai nxitoj per ti treguar faraonit se Musai kishte mbytur nje njeri. Keshtu faraoni dergon njerezit per te marr Musain a.s. mirepo nje person i tregon Musai a.s. per cfare kishte urdheruar faraoni. Keshtu Musai a.s. u largua nga qyteti e rruges thoshte: "O Zoti im! Me shpeti prej popullit zullumqar!" (El Kasas; 21)

Kurre me pare Musai a.s. nuk kishte dal jasht Egjiptit, dhe duke u larguar filloj ta ze frika edhe me shume pasi nuk dinte asnje rruge, dhe drohej se ndoshta do bie ne duart e ushtareve. Ne kete gjendje Musai a.s. duke ecur ne drejtim te Medjenit tha: "Shpresoj qe Zoti im te me orientoje rruges se drejte." (El Kasas; 22) Kur arriti tek uji i Medjenit, gjeti nje grumbull njerezish qe po i jepnin bagetise uje, e pak me larg prej tyre shikoj dy vajza qe po i ndalnin (kafshet e tyre) e u tha: E cfare eshte kjo pune e juve dyjave, pse nuk u jepni uje edhe ju bagetive tuaja? Ata i thane:  Ne nuk u japim uje deri sa te largohen barinjte. Atehere Musai a.s. mori bagetit e dy grave dhe u dha uje te pine. Gjate rruges Musai a.s. ishte lodhur shume, ka nga ato qe thone: Musai a.s. nuk kishte ushqim, dhe gjate udhetimit ka ngrene nga barishte pasi uria e kishte lodhur tejet mase, pastaj u largua anash nen nje hije e tha: "O Zoti im! Une kam nevoje per cfardo qe te me japesh!" (El Kasas; 23-24) Kur dy vajzat e degjojne kete, me nxitim i tregojne babait te tyre, dhe njera nga vajzat me koken ulur erdhi tek Musai a.s. e i thote: Babai im te therret qe te paguaj ty shperbilimin qe u dhe uje bagative tona. Musai a.s. pranoj, dhe gjate gjendrimit me burrin e moshuar i tregon ngjarjen e ndodhur. Plaku i moshuar (8) i thote: "Mos ke frike, paske shpetuar nga populli zullumqar." (El Kasas; 25)
Dy vajzat teksa degjuan per ngjarjet qe i kishin ndodhur Musai a.s. i thone babait te tyre: "O babai im! Merre kete burre, dhe kundrejt pages te punoje per ne, pasi eshte njeri i mir dhe besnik." Ai (Shuajbi) i thote Musait a.s: "Une deshiron te martoje ty me njeren prej ketyre dy vajzave te mia, me kusht qe te me sherbesh tete vjet, e nese i ploteson dhjete, ai eshte vullneti yt, e une nuk deshiron te rendoje ty, e ne dashte Allahu , ti do te gjejsh tek une mirekuptim. Musai a.s. tha: "Kjo le te mbetet mes meje dhe teje, e cilindo afat qe do ta kryej nga ketate dy, nuk do kete pergjegjesi per mua. Per kete qe po themi Allahu eshte garant." (El Kasas; 26-28)
Keshtu profeti Musa a.s. kaloi dhjet vite duke plotesuar keshtu afatin me te gjate. Sipas transmetimeve profeti Muhammed a.s. ka thene:
"E kam pyetur Xhibrilin se cilin prej afateve ka permbushur Musai a.s?Dhe me ka thene: Me te gjatin dhe me te plotin." (Taberani, Hakimi etj)
Ne nje transmetim tjeter profeti Muhammed a.s. pasi ka cituar thenjet e mesiper mbi afatin nder te tjera ka thene: "Nese ndonje te pyet se me cilen vajze eshte martuar Musai a.s , thuaju me vajzen e vogel." (Nga Ebu Dherri r.a.)
Pasi kaluan dhjet vite, Musai a.s. kishte vendosur qe te largohet dhe i thote bashkeshortes se tij: "Te kerkojme dicka nga babai yt , Shuajbi a.s.qe kur te largohemi te kemi me cfare te jetojme". Keshtu ajo i kerkon babait te saj, dhe Shuajbi a.s. u jep disa dele te cilat do te lindnin ate vite, Musai a.s. mori nje shkop, dhe u jep te pi deleve uje.(9)

Ngjarja e zjarrit ne malin e Turit

Sipas trasmetimeve ne nje nate te fohte apo afer imsakut, Musai a.s. sebashku me bashkeshorten e tij dhe dy femijet, po ashtu edhe delet nisen per ne udhetim. Gjate udhetimit ato humbet rrugen. U munduan qe te gjejne rrugen por nuk ia arriten. Teksa Musai a.s. po perpiqej te gjente rrugen, papritur ne drejtim te kodres Tur, veren nje zjerr (10) qe ndizej. Ne kete moment Musai a.s. i thote familjese se tij: "Qendroni ketu, une kam verejtuar nje zjarr, ndoshta do t'ju sjell nga ai ndonje lajm, ose nje ure nga zjarri qe te  ngrohemi." (El Kasas , 29)
Ndersa ne nje ajet tjeter Kur'anor Allahu xh.sh. thote:
"Kur ai e shikoj nje zjarr, e i tha familjes se vet: Rrini ku jeni, se verejta nje zjarr, e une ndoshta do tu sjelle ndonje gace prej tij, ose do te gjeje te zjarri ndonje udherrefyes."(Ta Ha, 10)
Duke ju afrua zjarrit Musai a.s. shikoj nje dru te gjelber gjebash qe po ndizej dhe sa me shume qe ndizej zjarri aq me shume gjelberohej, kjo e habiti pa masa ate. (11) Kur Musai a.s. ju afrua zjarrit, u thirr: "O Musa! Vertet, une jam Zoti yt, hiq ate qe ke mbathur (kepucet) se je ne luginen e shenjte Tuva."(Ta Ha,11-12) Nders ne ajetin 30 te sures El Kasas Allahu xh.sh, thote: "Kur arriti tek ai (zjarri) nga ana e djathte e lugines se atij vendi te bekuar me peme u thirr: O Musa, s'ka dyshim se Une jam Allahu, Zoti i boteve." po ashtu kjo gje permendet edhe tek surja Nemel, ajo 09.
Per ti dhene zemer, Allahu xh,sh, ia beri te qarte se  kjo bote eshte kalimtare, po ashtu Allahu xh.sh e inkurajoi ne rrugen e tij duke i thene se Une jam me ty. Per tia treguar kete  Allahu xh.sh pyet Musain a.s. "O Musa, cfare eshte ajo qe ke ne doren e djathte? Musai a.s. tha: Eshte shkopi im qe mbahem ne te, dhe me te shkund (gjethet nga drunjte) bagetive te mia dhe me te kryej edhe nevoja te tjera. Atehere Allahu xh.sh i thote: Hidhe ate, o Musa! Ai e hodhi ate, kur ja, ai u be nje gjarper i madh qe levizte me shpejtesi.(12) Allahu xh.sh i tha: Kape ate, e mos u frikeso, se Ne do ta kthejme ate perseri ne gjendjen e meparshme! Dhe fute doren tende nen sjetullen tende e do ta nxjerresh ate te bardhe pa asnje te mete. Kjo eshte nje mrekulli tjeter. Kete e beme ne menyre qe te mundesojme te shohesh disa nga argumentet Tona te medha." (Ta Ha, 17-23)
Pervec ndodhis me shkopin, Allahu xh.sh i thote Musai a.s. qe kur te kete frike te vendos doren e tij ne kraheror , ne Kur'an thuhet: "Fute doren ne xhep e ajo do te dale e bardhe pa ndonje te mete dhe shtrengoje per vete krahun tend kur te frikesohesh. Keto dy argumente nga Zoti yt per te faraoni dhe rrethi i tij, se me te vertet ata jane popull i prishur." (El Kasas; 32)
Pas kesaj Allahu xh.sh e urdhero Musain a.s. duke i thene: "Shko te faraoni se ai ka ngritur koke" (Ta Ha, 24). Musai a.s. i thote: "O Zoti im! Une kam mbytur nje njeri prej tyre, dhe friksohem se do te me mbysin!" (El Kasas,33) Musai a.s. gjithashtu tha; "Ma zgjero (me ndihmo) gjoksin tim." (Ta Ha, 25-26), "Do me shtrengohet kraharori (shpirti) im dhe nuk do te me leshoet gjuha (13) ime (te flas rrjedhshem), prandaj beje pejgamber Harunin. Kam nje faj ndaj tyre e kam frike se do te me mbysin (per hakmarrje) Allahu xh.sh i thote: Kurrsesi (nuk do te mbysin), po shkoni ju te dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju veshtrues tuaj (ju degjojme e ju ndihmojme). Shko dhe faraonit thoni: Ne jemi te derguar nga Zoti i te gjithe boteve." (Esh Shuara; 12-16)
Pervec ketyre dy mrekullive Allahu xh.sh. i kishte dhene Musai a.s. edhe shtat te tjera, kjo e qartesuar ne suren Isra ku thuhet: "Ne i patem dhene Musait nente argumente (mrekulli) te qarta..." (El Isra, 101)
Musai a.s. i gezuar u kthye tek familje e tij, ku i tregon se Allahu xh.sh eshte me te dhe se Allahu me ka urdheruar: "Shko te faraoni se ai ka ngritur koke (eshte bere arrogant)".

Ilustrim
Tregohet se Musai a.s. kthehet tek nena e tij ku e gjen edhe vellan Harunin dhe nenen e tij duke gatuar supe. Me pas Musai a.s. i tregon Harunit a.s. se cfare e kishte urdheruar Allahu xh.sh. Keshtu Musai a.s. sebashku me Harunin shkuan tek pallati i faraonit por i gjejne te mbyllur, atehere Musai a.s. u drejtohet rojeve qe ta lajmerojne faraonit per pranin time ketu, mirepo rojet filluan te tallen me te. Disa thone kjo gje u perseri disa dite pasi nuk i lejonin qe te hynin brenda.. Disa thone se ata te dy u lejuan te futem pas dy viteve. Disa thone se Musai a.s. eshte paraqitur tek pallati dhe me shkpin e tij ka trokitur ne dere, gje qe e shqetesoi faraonin dhe urdheroi qe ta sillnin ate.
Kur dolen para faraonit i thane faraonit: "Ne jemi te derguarit e Zotit te boteve, te kerkojme te lejosh beni israilet te vijne me ne. Faraoni tha: A nuk te rritem ty si femije ne mesin tone, ku i kalove disa vjet te jetes tende. Dhe ti e bere ate punen tende qe e bere (14), ti je mohues. Musai a.s. tha: E bera ate, atehere kur isha i pavetedijshem. Prandaj, edhe ika prej jush kur u frikesova nga ju, e Zoti im me dhuroi urtesi dhe me beri nga te derguarit."(Esh Shuara,17-21)
Faraoni e pyet Musain a.s.: "E cili eshte ai zot i boteve (qe ju dergoi)?
Musa a,s, tha: Zoti i qiejve dhe i tokes dhe cfare ka ndermjet tyre, nese bindeni!
Ai (faraoni) personave per rreth u tha: A nuk e degjoni?
Musai a.s. tha: Zoti juaj dhe i prinderve tuaj te pare!
Faraoni tha: Vertet,i derguari juaj qe u eshte derguar juve, me siguri eshte i cmendur.
Musai tha: Ai eshte Zoti i lindjes e i perendimit dhe cfareka ndermjet tyre, po qe se kuptoni.
Faraoni tha: Nese ti beson zot tjeter pos meje, do te gjendesh ne mesin e te burgosurve.
Musai tha: A edhe nese te sjell ndonje argument te qarte?
Faraoni i tha: Sille pra, nese e thua te verteten.
Atehere Musai a.s. e hodhi shkopin e vet, i cili u shnderrua ne gjarper te vertet. Nxori doren prej xhepi (15), kur ja, ajo ne sy te shikuesve flakeronte nga bardhesia.
Faraoni u drejtua paris qe e rrethonte: Vertet ku qenka magjistar shume i afte , qe me majin e vet deshiron t'ju deboje nga toka juaj,cfare me propozoni?
Paria i thote faraonit: Shtyje kete ceshtje qe te sjellim magjistaret e te dijshmit ketu. Magjistaret u tubuan ne kohen e caktuar. Thirren popullin qe te tubohen qe ti mbeshtesnin magjistaret e tyre.
Kur erdhen magjistaret i thane faraonit: A do te kete shperblim per ne nese dalim fitimtar? Ai u tha: Po , madje pervec shperblimit do jeni prej njerezve te afer.
Musa a.s. u tha: Hidhmi ate qe keni per te treguar.
Magjistaret hodhen litaret dhe shkopinjte e tyre duke thene: Per hir te madherise se faraonit, ne me siguri do te jemi fitimtare.
Atehere edhe Musai a.s. hodhi shkpin e tij i cili menjehere u kthye ne gjarper duke gelltitur te gjithe te tjeret.
Te habitur magjistaret u perkulen , ran ne sexhde (16) e thane: Ne i besuam Zotit te boteve, Zotit te Musait e te Harunit.
Faraoni tha: I besoni atij , para se tju them une?Musai ju paska mesuar magjin, keni per ta marr vesht ma vone, do u shkurtoj duart dhe kembet...
Magjistaret thane: Ska rendesi, ne kethehemi tek Zoti jone, shpresojme tek Zoti i jone meqenese jemi edhe besimtaret e pare, dhe Zoti i jone do na fal mekatet tona.(Lexo suren Esh Shuara ajeti 23-51)

Ndersa ne suren Ta Ha thuhet keshtu: Ai faraoni tha: Kush eshte Zoti i ju duve o Musa? Musai a.s. tha: Zoti yne eshte Ai qe cdo sendi dha formen e vet, pastaj e udhezoi ate. Faroni tha: Si eshte gjendja e popujve te meparshem. Musa a.s. tha: Dija per ata eshte te Zoti im, e shenuar ne nje liber. Zoti im nuk gabon e as nuk harron. Zoti im i cili per ju e beri toekn si djep, per te miren tuaj hapi rruge neper te, leshoi shi prej se larti, e kjo mundesi qe te mbije bime te llojeve te ndryshme. Hani ju dhe kullotni kafshet tuaja nga ato bime. Vertet per te gjitha keto ka argumenta per ata qe kane mendje te shendoshe. Prej tokes ne u krijuam ju, e ju do tu kthejme perseri ne te, e prej saj do tju nxjerrim per nje here. Ne ia beme te mundshme atij qe ti shohe te gjitha argumentat tona por ai genjeu ato dhe i refuzoi. Faroni tha: O Musa, a mos na ke ardhur qe me magjine tende te na nxjerresh prej tokes tone?(Ta Ha, 49-57), po ashtu mund te lexoni suren Araf nga ajeti 103-126), suren Junus ajeti , 75-82, etj
Keshtu faraoni dhe populli i tij nuk besojne Musain a.s. duke e kthyer kete ceshtjen me te rendesishme.
Pergatiti
Gezim KOPANI

Lexo pjesen e dyte duke klikuar ketu: Jeta e Profetit Musa a.s. pj. 2

_________
1.Disa thone qe nena e Musait a.s. quhej Ajarihe e disa te tjere Ajadhih.
2.Disa shpjegues thone qe Allahu xh.sh ka dashte qe Musai a.s. te shkoj tek pallati i faraonit
3.Thuhet se Asia ishte vajza e sundimtarit te egjiptit ne kohen e Jusufit a.s. ndersa disa te tjere thone se ishte prej fisit te israliteve prej se ciles i perkishte edhe Musai a.s. Ka disa te tjere qe thone se ajo ishte halla e Musaita.s. (Trns, Es Suhejl)
4.Per shkak te mbrojtes se Musai a.s. Allahu xh.sh e shenoi emrin e Asias prej banoreve te xhennetit.
5.Ngjarja e profetit Musa a.s. i eshte treguar gjeresisht profetit Muhammed a.s. nga meleku Xhibril.
6.Para profetit Musa .a.s qyteti i Medjenit u shkaterruar nga Allahu xh.shpasi njerzit e ketij qyteti adhuronin Ejken, e jo Allahun xh.sh., dhe ky ishte populli i profetit Shuajb a.s.
7.Disa thone qe Musai a.s. e ka goditur me shkop, disa te tjera me grusht etj.
8.Plaku i moshuar ishte profeti Shuajb a.s.
9.Tregohet se keto dele ishin te races samirije, dele te cilat prodhonin sasi te vogel gjumshti, aq sa pothuajse nuk mund te milej me dore.
10. Ka mendime qe shpjegojme se vetem Musai a.s. e ka shikuar zjarrin, pasi ky zjarr ne realitet ishte drite. te cilen jo cdokush mund ta shikonte.Kete e bazojen tek ajeti i sures El Kasas 29 ku thuhet: "Ndoshta do tju sjell nga ai ndonje lajm."
11.Disa thone se drita e zjarrit ia kishte marr per momentin shikim e syve, per shkak te drites se forte.
12. Musai a.s. u friksua dhe zuri te largohet, por Allahu xh.sh e urdheroi qe te kthehet e ta kapte gjarprin nga bishti.(El Kasas; 31) Dhe kur e kape ate, gjarperi u kthye ne shkop.
13.Thuhet se kur Musai a.s. ishte i vogel faraoni ia kishte vene nje gace ne gjuhe, nderkohe qe ai tentonte te thoshte fjalet e para. Ne kete kohe ka nderhyre Asia duke i thene se eshte femije i vogel dhe nuk ka cfare te bej. Ne nje version tjeter kemi se faraoni kishte vendosur Musait a.s. te vogel para ti nje frut dhe nje gace zjarri. Kur u rrit Musai a.s. belbezon, keshtu Musai a.s. iu lut Allahut xh.sh qe tia heq belbezimin, ne Kur'an thuhet keshtu: "Ndersa, faraoni thirri popullin e tij e u tha: Populli im, a nuk eshte i imi pushteti i Egjiptit dhe i ketyre lumenjeve qe rrjedhin nen pallatin time, a nuk e shikoni. Pra , une jam me i mire se ky qyqar se mezi flet."(Ez Zuhruf, 51-52)
14.Me pare Musai a.s. teksa po ndante dy persona, njerin duke e goditur me grusht, vdiq.
15.Tregohet se kur Musai a.s. nxori dorej nga kraherori ajo rrezatonte drite, si te ishte nje pjese e henes. Njerezit u habiten. Musai a.s e futi per here te dyte doren ne kraheror dhe e nxori duke treguar pamjem e zakonshme te saj.
16.Sipas disa dijetareve thuhet se kur magjistaret jane ne sexhde ato kan shukuar vendbanimet e tyre ne xhennet.(Seid b. Xhubejri etj) prandaj magjistaret nuk ia vun veshin faraonit.

Jeta e Profetit Shuajb a.s.

Profeti Shuajb a.s. vjen prej familjes se profetit Ibrahim a.s. Shuajbi a.s. u rrit tek nje fshat i quhej Medjen po ashtu edhe fisi. Banoret e ketij fshati kan qene arab(1). Ata kan jetuar pas popullit te Lutit a.s.(2) Medjeni ndodhej afer nje qyteti te quajtur Mean, afer liqenit te Lutit, ai liqen u formua pasi Allahu xh.sh ndeshkoi popullin e Sodomes. Si populli i Lutit a.s. edhe populli i Shuajbit a.s. ishit jobesimtar dhe njerez kriminel, ata vendosnin gjoba ne rruge e ne shumicen e raste i plackisnin njerezit. Ky popull ne vend te Allahut, ishin idhujtar qe adhuronin pemen e quajtur Ejk, qe ishte i rrethuar me shkurra te dendura.
Allahu xh.sh. thote:
"Edhe populli Ejkes te derguarit i konsideronin genjeshtar." (Esh Shuara; 176) (3)


Ata ishin te njohur ne tregetin e tyre, ku bie ne sy mashtrimet qe benin ne shitblerje dhe jo vetem. Shuajbi a.s. njihet si nje nder pejgamberet me elokuent, kishte fjalor shume te pasur, shprehi shume te bukura etj. Shuajbi a.s. filloj te keshilloj qe te jene njerez te mire, e te mos benin vrasje, te mos shtypnin njerezit. Nje nder njerezit qe ishin shume te mire dhe me te shtypurit ishin atate cilet quheshin Anza.

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Sa i bukur eshte vendi Anza. Banoret e tij kan qene te shtypur e kan fituar. Ata jane populli i Shuajbit a.s. dhe vjeherria e Musait a.s." (Ebu Umer b. Abdulberi ne El Istiab duke folur per jeten e Selem b. seid el Anziut thote se ai eshte paraqitur tek Muhammedi a.s. dhe e ka pranuar islamin duke i thene se eshte prej vendit te quajtur Anza)

Banoret e Medjenit ishin jobesimtar te cilet ishin ne shkallen e krimineleve, hajduteve dhe mbi te gjitha adhuronin pemen e quajtur ejke. Per kete dhe shume arsye te tjera Allahu u dergoj si udhezues pejgamberin Shuajbin a.s. i cili i thirri ato qe te adhurojne vetem Allahut, te mos bejne crregullime e padrejtesi ne toke. Shuajbi a.s. u thoshte: "Ne Medjen derguam njerin prej tyre, Shuajbin i cili u tha: O populli im, adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjeter pos Tij..." (El Araf; 85)
Shuajbi a.s. thirri popullin e tij qe te punojne e te fitojne ne hallall dhe jo duke bere vjedhje ne peshore , plackitje etj. Shuajbi a.s. u thoshte: "O populli im, veproni drejte gjate matjes dhe peshimit, mos demtoni njerezit ne asgje dhe mos shkaktoni trazira (rremuje) ne toke. Ate pjese qe ju lejoi Allahu eshte shume me e mire per ju, nese jeni besimtarer, e une nuk jam roje juaj." (Hudë 85-86)
Jobesimtaret i thane Shuajbit a.s.: "O Shuajb, ne nuk po e kuptojme shumicen nga ajo qe thua dhe ne te konsiderojme ty te dobet ne mesin tone, dhe sikur te mos ishte ai grup yte, ne do te gurezonim ty, ngase ti nuk je i çmuar nder ne." (Hudë, 91)
Shuajbi a.s. u tha: "O populli im, kundershtimi ndaj meje te mos u dergoj qe te ju gjeje ajo qe e gjeti popullin e Nuhut, popullin e Hudit ose popullin e Salihut.E populli i Lutit nuk eshte larg prej jush." (Hudë, 89)
Disa e besuan profetin Shuajb a.s. duke filluar nga nje person te quajtur Mulgini i cili ishte i njohur. Kjo gje shqetesoj jobesimtaret dhe kercenuan Shuajbin dhe ndjekesit e tij duke u thene: "Paria qe ishte kryelarte nga populli i tij tha: O Shuajb ne do te debojme ty dhe sebashku me ty edhe ata qe besuan nga fshati yne, ose pa tjeter te ktheheni ne fene tone. Shuajbi tha: A edhe nese nuk e deshirojme ate (kthimin)"(El Araf, 88) "Kreret e popullit te tij qe nuk besuan i thane popullit: Nese shkoni pas Shuajbit , atehere ju jeni me siguri te deshperuar." (El Araf, 90)

Duke shikuar talljen qe populli i benin Shuajbit a.s., ai filloj te adhuronte aq shume Allahun xh.sh saqe cdo here ibadetin e tij e shoqeronte me lot ne sy. Sipas Ibn Abassi r.a. transmetohet se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Nga dashuria ndaj Allahut, qante aq shume saqe u verbua. Pastaj Allahu xh.sh ia ktheu shikimin dhe e pyet: O Shuajb! Po qane nga frika prej xhehenemit apo nga deshira per xhennetin ? Shuajbi a.s. i thote: Jo, por nga dashuria ndaj Teje. Sikur te te shikoja nje here!Allahu xh.sh i thote: "O Shuajb! Atehere le te jete i kendshem takimi yt me Mua..."

Shuajbi a.s. e luti Allahun xh.sh duke thene: "Zoti yne, vendos mes nesh dhe mes popullit tone gjykimin tend te drejte, se Ti je me i miri gjykates.!" (El Araf, 89)

Denimi i popullit te Medjenit e Ejkes

Pasi kaluan disa vite qe Shuajbi a.s. ftonte banoret e Medjenit e Ejkes qe te adhuronin Allahun xh.sh dhe pasi Shuajbi a.s. ju drejtua Allahu xh.sh me lutje, Allahu xh.sh. ia pranoj lutjen dhe ndeshkimi ndodhi per keta banore. Nderkohe qe Shuajbi a.s. bashke me familjen e tij ishte larguar.(4)
Allahu xh.sh thote: "E kur erdh urdheri Yne, Ne me meshiren Tone e shpetuam Shuajbin dhe bashke me te edhe ata qe e besuan." (Hudë, 94)

Sic pershkruhet ne Kur'an , ky popull u denua me termet dhe me nje ze klitherues. Allahu xh.sh. thote:
"Ata (popullin e padegjueshem) i kapi termet i forte dhe aguan ne shtepite e tyre kufoma te gjynjezuara." (El Arafe, 91)

Allahu xh.sh thote:
"Ndersa zullumqaret i kapi britma e tmerri, duke gdhire ne vendin e tyre kufoma te gjunjezuara. " (Hudë, 94)

Sipas tregimeve thuhet se per nje kohe jo te shkurter kete popull i zuri nje vap e madhe. Diku thuhet per 7 dite, apo 7 vjet nuk ka fryre ere . Nuk gjenin dot uje as vend ku te vendoseshin. Keshtu te vendosur neper vendbanimet e tyre , ndodh nje klithme e tmershme e cila nuk i la qe te leviz nga vendi po ashtu nje termet i fuqishem. Ndeshkimi ka qene aq i rendes saqe ai vend u kthye germadh e madhe sikur te mos ishte i banuar.  Keshtu Allahu xh.sh. thote: "Sikur te mos kishin ekzistuar fare aty." (Hudë, 95) (5)


Pergatiti
Gezim KOPANI



______
1.Ebu Dherr ne trans e tij tregon se Muhammedi a.s. ka thene: "Kater vete jane arab: Hudi, Salihu, Shuajbi dhe i derguari yt o ebu Dherr, Muhamedi a.s."
2.Disa thone se vajza e Lutit a.s. ka qene gjysha e disa te tjere thone nena.
3.Fjala Shuara do te thote ; Poet
4.Shuajbi a.s. u largua bashke me dy vajzat e tij.
5.Hudë, eshte emri i profetit Hudë a.s.

Friday, September 14, 2018

Meleku i vdekjes ne Kuvendin e Profetit Sulejman a.s.

Tregohet se nje here meleku i vdekjes (Melkul Meut, ose Azrail) kishte hyre ne kunvendin e Profetit Sulejman a.s. ne formen e nje burri dhe veshtronte nje person. Pastaj , ai doli dhe njeru pyeti Sulejmanin a.s.: O i derguari i Allahut, kush ishte ai burre?
Ilustrim
Sulejmani a.s. i thote: Meleku i vdekjes.
Njeriu pyeti perseri: Me nguli syt dhe po me shikonte, dhe kam frike se do te ma marre shpirtin prandaj ma shpeto prej tij!
Sulejmani a.s. i thote: Si te te shpetoj?
Njeriu i tha: Udhero eren te me dergoj tani ne Indi!
Sulejmani a.s. pranoj duke urdheruar eren qe ta dergoj ne Indi.  Por atje meleku i vdekjes e priste dhe ia merr shpirtin.
Pas kesaj meleku i vdekjes kthehet tek Sulejmani a.s. , i cili e pyet melekun vdekjes: Perse e shikoje me habi ate njeriu ?
Meleku i vdekjes i thote:
U habita pasi isha ngarkuar tia merjja shpirtin ne Indi, nderkohe qe ai ndodhej ketu, dersa ra dakort vete ta conte era ne Indi, sic kishte vendosur Allahu xh.sh ku dhe ia mora shpirtin.

(Trans, Ebu Nuajmi nga El Hilja dhe nga Ebu Shejhu ne El Udhma, Hadith i dobet)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Me nje agrument...

        Imam Shafiu ka thene:
Ilustrim

      "Me nje argument munda 40 te mençur, ndersa me 40 argumenta nuk e munda dot nje te paditur."




Mendimi i mire dhe ngjarja e dy vellezerve

Ebu Jale trasmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Diten e kijametit, Allahu xh.sh do t'u thote melekeve qe regjistronin veprat e njerezve: Shkruajini robit tike kaq e kaq shperblim! Meleket thone: O Zoti yne! Ne nuk e kemi regjistruart kete pune ( per te cilen robi po shperblehet) ne librin e tij. Ndersa Allahu xh.sh u pergjigjet duke u thene: Ai e kishte ndermet ta bente." (Trans, Darekutni sipas El Irakit, hadith hasen)

Tregohet se ishin nje here dy vellezer, njeri adhuronte shume Allahun dhe tjetri qe ishte gjynahqar i madh. I pari deshironte te shihte Iblisin i cili iu shfaqe nje dite dhe i tha: Sa keq me vjen per ty. Dyzet vjet nga jeta jote i humbe duke shterguar veten dhe duke u lodhur me ibadetete (adhurime ndaj Allahut). Te kane mbetur edhe dyzet vite te tjera per te jetuar, prandaj liroje veten , duke djek epset dhe deshirat e tua. Djali tha me vete: Po shkoj tek vellai im te ha buk, te pi e te bej qef me te per njezet vite, ndersa njezet vitet e fundit do te pendohem e do ta adhuroj Allahun. Me kete qellim ne zerm, djali shkoi tek vellai. Nderkoh vellau i dyte (qe ishte gjynahqar), u kthellua nga dehja dhe e shikon veten te mjeruar, te marr fund. Ai kishte urinuar ne rroba dhe ishte i shtrire per dhe. Ne kete gjendje sic ishte, tha me vete: E shpenzova jeten time me gjyhane, nderkohe qe vellai ben adhurime dhe vepra te mira. Vellau im do futet ne xhennet  per shkak te veprave te mira ndersa gjynahet e mia do me fusin ne zjarr. Vellau i dyte , ne kete gjendje sic ishte vendosi te pendohej, te bente vepra te mira dhe te bashkohet me vellaun ne berjen e lutjeve ndaj Allahut xh.sh. Duke shkuar per tek vellai me qellim kryerjen e puneve te mira, takon vellan ne rruge (i cili kishte qellim qe te kenaqet si vellau i dyte) te cilit i rreshket kemba duke marr me vete edhe vellan, dhe keshtu vdiqen te dy. Diten e llogaris, vellau i pare u ringjall me nijetin per te bere gjynahe ndersa vellau i dyte u ringjall me nijetin per te bere pune te mira. (Ngjarja tregohet edhenga imam Ahmedi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Thursday, September 13, 2018

Njeriu ka pran 20 melek

Transmetohet nga Othman bin el Affani r.a se e kan pyetur profetin Muhammed a.s. se sa melek jane caktuar per cdo njeri? Profeti Muhammed a.s. thote:
Xhamia e re Puke

"Jane njezet melek. Nje melek ne te djathten tende qe shenon veprat e tua te mira dhe qe eshte pergjegjes edhe per melekun qe ndodhet ne te majten tende. Nese ben nje veper te mire, ajo  te shkruhet dhjetfish. Nese ben nje veper te keqe, meleku qe ndodhet ne te majten tende pyet ate qe ndodhet ne te djathte: A t'ia shkruaj? Ai i thote: Prit, se ndoshta i kerkon falje Allahut dhe pendohet! Meleku i majt i thote perseri: Po nese nuk pendohet?Meleku i djathte i thote: Atehere shkruaje! Allahu na shpetofte nga ky! Sa shok i keq eshte! Sa pak i ruhet Allahut dhe s'ka turp prej tij. Keta dy melek permenden ne ajetin e Allahut "Dhe se kur dy melek qendrojne pran tij ne te djathte dhe ne te majte"(Kaf , 17)
Dy melek te tjere ndodhen para teje dhe dy pas teje, Allahu xh,sh, thote: "Ai (njeriu) ka percjelles njeri pas tjetrit, para dhe prapa tij, qe me urdherin e Allahut e ruajne ate."
Nje melek tjeter te ka kapur per koke. Po iu perule Allahut xh.sh, ai do te te ngreje. Po u tregove arrogant me Te, Ai do te te thyej kurrizin.
Dy melek ndodhen ne buzet e tua dhe kane per detyre vetem te mbikqyrin lutjen tende per Profetin a.s.me te nderuarin e njerezve.
Nje melek ruan gojen tende qe te mos futet gjarperi dhe dy melek ne syte e tu. Gjithsej benje dhjete melek per cdo njeri, te cilet nderrohen me meleket e nates duke arritur keshtu ne njezet melek.
Po ashtu, cdo njeriu i eshte vene nga pas Iblisi diten dhe biri i tij naten."
(Sujuti tek Ed Durr el manthur, duke thene se e ka trans, Ibn Xherir Tabariu prej Kenan Adaviu)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Tuesday, September 11, 2018

Historia e kalendarit islam , Hixhri

Kalendari islam ndryshe quhet kalendari i Hixhrit dhe ai eshte kalendar henor te cilin populli arab e ka perdor shume kohe para ardhjes se profetit Muhammed a.s.

Allahu xh.sh thote:
"Ai , e beri diellin shndrites, e henen drite dhe asaj (henes) ia caktoi fazat.."(Junus; 05)

Kalendari i hixhrit bazohet tek levizja e henes dhe ka 11 dite me pak ne krahasim me kalendarin gregorian.
Kalendari filloj te perdoret zyrtarisht duke marr shkas migrimin,shperngulje (hixhretin) e profetit Muhammed a.s. nga qyteti i Mekes ne qytetin e Medines.

Pas migrimit te Muhammedit a.s. kalenderi filloj te perdoret zyrtarisht nga prisi i njohur Omeri r.a. Tregohet se nje person shkon tek Omeri r.a. dhe i tregon nje borxh te shenuar te cilin ia kishte nje person tjeter, ne shenim shkruhej muaji shaban si afat te fundit per shlyrjen e borxhit. Omeri r.a. e pyet per cilin shaban e keni fjalen, te kaluarin, aktualin apo ai qe do vije? Duke mos marr pergjigjen e duhur per zgjidhje, Omeri therret keshilltaret ose shoket dhe vendosen per vendosjen e nje kalendari per fshirjen e borxheve, pasi u dhane shume mendime Omerit r.a. i pelqu mendimi qe fliste per migrimin e profetit Muhammed a.s. pasi me te erdh e verteta duke vendosur keshte muajin muharrem si muajin e pare te hixhrit pasi eshte muaji ku kthehen haxhiler nga haxhi etj., dhe keshtu muaj i pare u vendos muaji Muharrem pra 1 muharrem 0001 (sipas kalendarit gregorian i bie viti 622) dhe u quajt kalendari i Hixhrit. Ne perendim kalendari i hixhrit shenohet AH, pra Ano Hagirea.

Allahu xh.sh thote:

"Te Allahu numri i muajve eshte dymbedhjete, ashtu si eshte ne librin e Allahut prej dites kur krijoi qiejt dhe token. Prej tyre kater jane te shenjte..." (Et Tevbe; 36)

Emertimi i muajve sipas kalendarit islam eshte:

Muaji i pare eshte muaji Muharrem dmth; e ndaluar, arabet e shenjteronin kete muaj duke ndaluar luften, dhunen etj.
Muaji i dyte eshte Safer dmth: bosh, njerezit linin shtepit e tyre per shkakt te vapes, ose ne kete muaji dilnin ne lufte.
Muaji i trete eshte Rabiul Evel dmth: pranvera e pare.
Muaji i katert eshte Rabiul Ahar dmth: pranvera e fundit.
Muaji i peste eshte Xhumadal Evel dmth: ngritja e pare.
Muaji i gjashte eshte Xhumadal Ahar dmth: ngritja e fundit, i ftohti i dimrit.
Muaji i shtate eshte Rexheb dmth: quhet keshtu sepse njerezit hiqnin dore nga lufta, i shenjte.
Muaji i tete eshte Shaban d.m.th: disa thon se quhet keshtu per shkak te ndodhjes se tij mes muajit Rexheb dhe Ramazan, disa thone se njerezit ne kete muaj kerkonin ujin.
Muaji i nente eshte Ramazan dmth: ky eshte muaji i agjerimit dhe muaji ne te cilin ka filluar te zbres Kur'ani.
Muaji i dhjete eshte Sheval d.m.th: muaji i shiut ose muaji ne te cilin devet nuk prodhonin me qumesht, po ashtu kujtohet edhe per ngjarjen e gjumshtit te deves ne kohen e profetit  Salih a.s.
Muaji i njembedhjete eshte Dhul Kide d.m.th: ne kete muaj njerezit largohen nga luftrat, nuk bej lufte.
Muaji i dymbedhjete eshte Dhul Hixhe d.m.th: quhet keshtu sepse myslimanet kryejne Haxhin.
Viti i ri i Hixhrit per vitin 2018 eshte me 11 shtator 2018, pra 01 muharrem 1440.

Muajit e ketij kalendari jane shtate. Sipas disa mendimeve dita e pare eshte dita e diele, ndersa disa te tjere thone per diten e shtune.

Allahu xh.sh thote:
"Ai , e beri diellin shndrites, e henen drite dhe asaj (henes) ia caktoi fazat, qe ta dini numrin e viteve dhe llogarine..."(Junus; 05)

Me shume le te shikojme hadithin e Profetit Muhamed a.s. i cili i ka thene Ebu Hurejres: "Allahu e ka krijuar dheun diten e shtune,  te dieln ka krijuar malet, te henen jane krijuar pemet (ose bimesia), te marten eshte krijuar e keqja , te merkuren eshte krijuar drita (e mira), te enjten jane krijuar gjallesat dhe kafshet, te xhuman eshte krijuar njeriu, pra Ademi a.s." (Muslimi)


Pergatiti
Gezim KOPANI

Tuesday, September 4, 2018

Popullsia myslimane ne fshatin Iballe Puke, viti 2018

Prej vitit 2013 me iniciativen time personale kam filluar regjistrimin e popullsise myslimane per fryme qe jetone aktualisht ne rrethin e Pukes. Kete regjistrim e kam filluar me fshatrat ku jetojne besimtaret mysliman.

Regjistrimi i bere me date 18 gusht 2018 ne fshatin Iballe te Pukes rezulton te kemi 86 fryme myslimane. Per me shume shiko tabelen.


Nr
Emer
Mbiemer
Pjestar
Vendi
1
Agim
Aga
5 pjestar
Iballe
2
Ardit
Brahaj
4 pjestar
Iballe
3
Demush Sokol
Aga
2 pjestar
Iballe
4
Durim
Aga
2 pjestar
Iballe
5
Hysni
Idrizi
2 pjestar
Iballe
6
Grosh
Aga
6 pjestar
Iballe
7
Halil 
Aliaj
3 pjestar
Iballe
8
Rasim
Aga
4 pjestar
Iballe
9
Astrit
Aga
4 pjestar
Iballe
10
Isuf
Rama
6 pjestar
Iballe
11
Xhevahir
Sokoli
3 pjestar
Iballe
12
Rifat
Arifaj
4 pjestar
Iballe
13
Elez
Topalli
8 pjestar
Iballe
14
Bylbyl
Aga
5 pjestar
Iballe
15
Jetmir
Llakaj
4 pjestar
Iballe
16
Demir
Hyseni
2 pjestar
Iballe
17
Ali
Hyseni
2 pjestar
Iballe
18
Basri
Aga
6 pjestar
Iballe
19
Qazim
Alia
5 pjestar
Iballe
20
Gezim
Alia
1 pjestar
Iballe
21
Tahir
Kapeta
6 pjestar
Iballe
22
Jetmir
Topalli
2 pjestar
Iballe

            Totali
86 fryme



Shenim: Tabela e mesiperme eshte arkivuar prane Myftinise Puke me nr.prot: 178, date:24.08.2018

Pergatiti
   Gezim KOPANI

Me shume rreth islamit ne fshatin Iballe mund te klikoni simeposhte shenon:

Xhamia e fshatit Iballe, Pukë

Mejtepi i xhamise se Iballes.


Nga ceremonia e nisjes se rindertimit te xhamis Iballe, viti 2017

Pas nje takimi me besimtaret ne xhamin Iballe, viti 2015
Takim me xhematin e xhamise Iballe
Me nxenesit e Mejtepit te xhamise Iballe
Me djemt e Mejtepit te xhamise Iballe
Xhamia Iballe, viti 2018
Xhamia Iballe nga mbrenda, viti 2018

Xhamia Iballe nga mbrenda, viti 2018
Xhamia Iballe , viti 2010



Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com