![]() |
(Xhamia e Gazi Hysrev Pasha. Bosnje viti 1900) |
Ka te dhena qe Iliret jane baza e njerezve te hershem ne Bosnje te cilet kan pasur nje shtrirje te gjere ne ballkan.
I njohur eshte udheheqja e Bogumileve te cilet thuhet se i perkisnin besimit ortodoks gje e cila beri qe te dobesoheshin me pushtimin Romak (disa thone se islami ishte prezent ne Bosnje para ardhjes se Omaneve psh; prania e Sari Salltikut apo i Fakultetit Islam i Sarajeves (1463) eshte nder me te vjetrit ne Ballkan dhe Europen juglindore), dhe kjo beri qe i pari i Bogumileve ti kerkonte ndihme Perandorise Osmane. Disa thone se islami filloj te shfaqej shume sidomos me ardhjen e Osmaneve ne shek. XV. Kalimin me te madh ne fene islame e bene Boshnjaket dhe Bogumilet. Kjo gje u vu re ne qytetin e Boshnjakeve te quajtur Bobovaci ku i pari i tyre po ashtu Bogumil , ia dorezoj Osmaneve qytetin e tij duke ndjekur keshtu edhe besimin islam.
![]() |
Gjate vizites ne Xhamine "Gazi Hysrev Pasha" Viti 2015 |
Feja islame ne Bosnje ka qene mjaft e fuqishme mjafton te shikosh te dhanat e vitit 1992-1995 ku pasqyrohet numri i objekteve islam te shkaterruar nga Serbo Kroatet.
Keshtu para luftes ne Bosnje ka pasur 1.149 xhami , por pas viti 1992-1995 u shkaterruan 307 xhami dhe u demtuan 620 te tilla. Po ashtu para luftes kemi kete pasqyre: Mexhide 557, Tyrbe 90, Teqe 15, Mejtepe 954, Vakfe (pron te xhamive) 1.425.
Sot ne Bosnje (Hercegovin) jetonje komunitete fetare si: Mysliman, Ortodoks, Katolik etj. Ne Sarajeve ndodhet Fakulteti i Shkevave Islame, Bashkesia Islame e Bosnjes, Xhamia e Gazi Hysrev Pashes e ndertuar ne vitin 1531. Kjo xhamia eshte nder objektet me te vlersuar ne Sarajev jo vetem nga myslimanet por edhe te tjeret. Gazi Hysrev eshte nipi i Sulltan Bejazidit te II. Gazi Hysrev Pasha arrit mbahet mend ne Sarajev per ndertimin e xhamive, hamameve, guzhina (menca) per te varferit, institucione arsimore deri ne ndertimin e Medreses me emrin e tij ne vitin 1537.
Cdo dite qindra turist vizitojne xhamin Gazi Husrev, Çarshin e Sarajeves etj. Kur flasim per çarshi menjehere na kujtohet Novi Pazari ku shqiptaret ishin nder me te njohurit. Ashtu si para shume vitesh edhe sot, ne çarshin e Sarajeves ka shqiptar qe ushtrojne veprimtarin e tyre si tregetar te sukseshem. Shqiptaret ne Sarajeve dhe jo vetem jane kryesisht nga Shqiperia , Kosova etj. Gjate vizites pata rastin te qendroj tek njeri prej tyre. Ne tregeti shqiptaret zene vend te rendesishem. Ata i gjejme ne dyqanet e agjendaris, restorante, furre buke.
![]() |
Shqiptar ne Novi Pazar |
Sipas censusit te vitit 1991 thuhet se ne Bosnje jetojne rreth 5 mije shqiptare, por ka te tjere qe thone se jetojne deri 10 mije shqiptare, te perqendruar kryesisht ne qytetin e Sarajeves dhe Mostarit etj. Ashtu si ne Sarajev edhe ne qytetin e Mostarit Shqiptaret ne pjesen myslimane kan gjurmet e tyre te cilat me kalimin e kohes jane zbehur por gjithsesi ka tregtar me origjin shqiptar madje kan krijuar disa shoqata shqiptare.
Mostar vjen nga fjala Most qe do te thote ure. Ndryshe nga Sarajeva ne Mostar vihet re ndarja e madhe mes dy besimeve, ku komuniteti mysliman jeton ne njeren pjese te qytetit ndersa te krishteren ne pjesen tjeter. Gjate vizites ne Mostar kisha mundesin pervec xhamive , çarshise se vjeter, te vizitoja uren e Mostarit e ndertuar ne vitin 1566 me urdher te Sulltan Sulejmanit te Madh. Kjo ure qendroj ne kemb per rreth 427 vite per tu shembur ne vitin 1993 nga bombardimet serbo-kroate. Ura u rinertua nga Turqia ne vitin 2004 dhe eshte pjese e Unesco.
![]() |
Ne Medresen Gazi Hysrev, Bosnje 2015 |
Sari Salltiku eshte nje dervish turk dhe emri i vertet eshte Mehmet Buhari. Ai jetoj gjate shek XIII duke vizituar shume vende perfshir edhe qytetin e Krujes ne Shqiperi. Thuhet se Sari Salltiku sebashku me disa te tjere ben nje kryengritje Mongoleve por pa pasur sukses. Kjo gje beri qe Sari Salltiku e shok te tij te largohen per ne Detin e Zi.
Me von ai u vendos ne Varna ne verilindje te Bullgarise. Sipas Tarihi al Selcuk te Jazixhi Zades kemi se Sari Salltek ka ardhur ne Dobruxhe pre Kivit ne vitin 1281, ndersa Mohac Names ai ka ardhur ne Dobruxhe ne kohen e Ertugrul viti 1281.
Ne vend burimin e lumit Buna ne Blagaj te Mostarit pervec Tyrbes se Sari Salltikut, dhomave per mysafir , klasave, mund te gjesh Mesxhdin, si dhe shume dyqane, restorante te shtrira ne dy anet e lumit.
Pergatiti
Gezim KOPANI
![]() |
Ne çarshin e Sarajeves, Bosnje 2015 |
![]() |
Mostar, Bosnje 2015 |
![]() |
Tek ura e Mostarit, Bosnje 2015 |
![]() |
Tek tyrbja e Sari Salltikut , Mostar Blagaj. Bosnje 2015 |