Monday, August 13, 2018

Hadithe mbi kurbanin

Nga Aishja r.a. transmetohet se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ai qe ben kurban per hir te Allahut, do te marr nga Allahu sevape te pa numerta. Kurbani eshte nje nder punet te cilat Allahu xh.sh i shikon dhe i vlerson."

Profeti Muhammedi a.s. ka thene:

"Ne diten e Kurban Bajramit, biri i Ademit nuk mund te beje ndonje veper me te mire se sa te therre kurban. Kurbani ne diten e kijamietit (si sevap) do te vije me briret, qimet, etj. Akoma pa rene gjaku i i kurbanit ne toke pranohet nga Allahu xh.sh. Prandaj ta keni zemren te kenaqur ne lidhje me kurbanin (te mos ju vije rend si pune apo veper)" (Tirmidhi)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Allahu ka kerkuar qe cdo pune te behet mire. ... Keshtuqe edhe kur te therni ndonje kafshe, bejeni ne menyren me te mire. Ta mprehni thiken mir dhe ta qetesoje kafshen qe do te therre."
                                                                          (Muslimi, Ebud Davud)

Xhabir b. Abdullah tregon se: I derguari i Allahut a.s. nje dite bajrami beri kurban dy deshe dhe kur i shtriu ne drejtim te qabes tha :
"E kthej fytyren time nga Ai (Allahu) qe ka krijuar qiejt dhe token, duke qene besimtar i vertet dhe jo nga idhujtaret. Vertet , namazi im, kurbani im , jeta ime dhe vdekja ime i perkasin vetem Allahut. Zotit te boteve. Ai nuk ka asnje ortak. Keshtu jam urdheruar dhe jam i pari qe i nenshtrohem Atij (Allahut). Zoti yne ky kurban eshte prej Teje, dhe per hatrin Tend, i flikuar nga Muhammedi dhe pasuesit e tij." (Ibn Maxhe, Ebu Davud)


Zejd b. Erkami tregon: Shoket e Pejgambderit a.s. iu drejtuan atin duke i thene: O i Derguari i Allahut! Cfare jane keto kurbanet? Muhammedi a.s. u pergjigj: "Keto jane sunneti i babait tuaj , Ibrahimit a.s." (Ibn Maxhe, Ibn Hambel)

Bera thote se e kam degjuar te Derguarin e Allahut a.s. ne hytbe te thote: "Puna jone e pare sot eshte te falim namazin e bajramit, pastaj te kthehemi dhe te therrim kurbanet. Kush vepron keshtu e ka ndjekur sunnetin tim." (Buhari)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Kush e ka therr kurbanin para namazit te bajramit, ne vend te tij le te therre nje dele. Ndersa kush nuk e ka therrur ende, le ta therre duke permedur emrin e Allahut xh.sh." (Muslim)

Shoket e pyesin profetin Muhammed a.s.: Sa sevap kemi ne nga kurbanet? Muhammedi a.s. ka thene: "Nje sevap per cdo qime." Shoket thane: Po nese eshte ndonje kafshe me lesh si delja? Muhammedi a.s. tha: "Nje sevap per cdo qime leshi." (Ibn Maxhe)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kushdo qe ben kurban per hatrin e Allahut xh.sh, ai eshte me afer Allahut. Pa ra ne toke gjaku i kurbanit ngritet dhe lartesohet nga Allahu xh.sh (pranohet). Prandaj ju keshilloj qe te beni kurban."
                                                           (Tirmidhi)

Aliu r,a, thote: Me ka foluar i Derguari i Allahut a.s. per kater gjera: "Allahu e mallkon ate qe ther kurban jo per Allahun. Allahu e mallkon ate qe mallkon prinderit e tij. Allahu e mallkon ate qe strehon kriminelin, dhe Allahu e mallkon ate qe ndryshon kufijte e tokes." (Muslimi)



Mbi kete teme mund te lexoni edhe keto tema: Kurbani ne fene Islame dhe Disa rregulla mbi Kurbanin

Pergatiti
Gezim KOPANI 


Friday, August 3, 2018

Meleket pyesin Allahun xh.sh: A Keni krijuar diçka me te forte se kodrat?

Profeti Muhammed a.s. i nxiste besimtaret ne kryerjen e veprave te mira. Keshtu Profeti Muhammed
a.s. nje here u thote:

"Kur e krijoi Allahu xh.sh token, ajo filloj te shtrihet e te rrafshohet. Ai e forcoi me kodra dhe ajo u stabilizua. Meleket u habiten nga fuqia e kodrave dhe thane: O Zoti yne! A ke krijuar diçka tjeter me te forte se kodrat? 
Allahu xh.sh. tha: Po! Hekurin!
Meleket thane: A ke krijuar dicka me te forte se hekuri?
Allahu xh.sh. tha: Po! Zjarrin!
Meleket thane: A ke krijuar dicka me te forte se zjarrin?
Allahu xh.sh tha: Po! Ujin!
Meleket thane: A ke krijuar dicka me te forte se ujin?
Allahu xh.sh tha: Po! Eren !
Meleket thane: A ke krijuar dicka me te forte se eren ?
Allahu xh.sh tha: Po! Njeriun i cili kur jep sadaka nuk e din e majta se cfare ka dhene e djathta ose kur jep sadaka me doren e djathte nuk ia shikon e majta. (dmth nuk e punlikon tek njerezit sadakan)"
(Tirmidhi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Profeti Muhammed a.s. i kerkonte Allahtu xh.sh ta mbroj nga...


Trasmetohet se Profeti Muhammed a.s. i eshte lutur Allahut duke thene:

"Zoti im! Kerkon mbrojtje nga Ti nga brengat dhe deshperimi!
Kerkoj mbrojtje nga Ti prej paaftesise dhe pertacise!
Kerkoj mbrojtje nga Ti nga frika dhe koprracia!
Kerkoj mbrojtje nga Ti nga mbytja ne borxhe dhe tirania e njerezve."  (Ebu Davudi)

Pergatiti
Gezim KOPANI

Wednesday, August 1, 2018

Nga vizita ne Bosnje


(Xhamia e Gazi Hysrev Pasha. Bosnje viti 1900)
Sipas historianeve dhe arkeologeve thuhet se Bosnja eshte nje nder vend banimet me te hershme te Ballkanit e Europes. Disa arkeolog kan pohuar se ne kryeqytetin e Bosnjes,Sarajev "ka qene e banuar qe kohen e neolitike". Ngjashem kjo me Kulturen e Komanit ne Puke. 
Ka te dhena qe Iliret jane baza e njerezve te hershem ne Bosnje te cilet kan pasur nje shtrirje te gjere ne ballkan.
I njohur eshte udheheqja e Bogumileve te cilet thuhet se i perkisnin besimit ortodoks gje e cila beri qe te dobesoheshin me pushtimin Romak (disa thone se islami ishte prezent ne Bosnje para ardhjes se Omaneve psh; prania e Sari Salltikut apo i Fakultetit Islam i Sarajeves (1463) eshte nder me te vjetrit ne Ballkan dhe Europen juglindore), dhe kjo beri qe i pari i Bogumileve ti kerkonte ndihme Perandorise Osmane. Disa thone se islami filloj te shfaqej shume sidomos me ardhjen e Osmaneve ne shek. XV.  Kalimin me te madh ne fene islame e bene Boshnjaket dhe Bogumilet. Kjo gje u vu re ne qytetin e Boshnjakeve te quajtur Bobovaci ku i pari i tyre po ashtu Bogumil , ia dorezoj Osmaneve qytetin e tij duke ndjekur keshtu edhe besimin islam.

Gjate vizites ne
Xhamine "Gazi Hysrev Pasha"
Viti 2015
Vemendja e Perandorise Osmane u shtua ne Ballkan sidomos pas vitit 1463 ku Sulltan Mehmet Fatiu thuhet se vizitoj Bosnjen. Perhapja e besimit islam ne Bosnje u be edhe me e dukshme sidomos pas ardhjes se Sulltan Mehmetit te II-te , ku jane regjistruar kalime masive ne islam p.sh ne Jajcë ku ne nje dite me shume se 30.000 familje perqafuan islamin.

Feja islame ne Bosnje ka qene mjaft e fuqishme mjafton te shikosh te dhanat e vitit 1992-1995 ku pasqyrohet numri i objekteve islam te shkaterruar nga Serbo Kroatet.
Keshtu para luftes ne Bosnje ka pasur 1.149 xhami , por pas viti 1992-1995 u shkaterruan 307 xhami dhe u demtuan 620 te tilla. Po ashtu para luftes kemi kete pasqyre: Mexhide 557, Tyrbe 90, Teqe 15, Mejtepe 954, Vakfe (pron te xhamive) 1.425.

Sot ne Bosnje (Hercegovin) jetonje komunitete fetare si: Mysliman, OrtodoksKatolik etj. Ne Sarajeve ndodhet Fakulteti i Shkevave Islame, Bashkesia Islame e Bosnjes, Xhamia e Gazi Hysrev Pashes e ndertuar ne vitin 1531. Kjo xhamia eshte nder objektet me te vlersuar ne Sarajev jo vetem nga myslimanet por edhe te tjeret. Gazi Hysrev eshte nipi i Sulltan Bejazidit te II. Gazi Hysrev Pasha arrit mbahet mend ne Sarajev per ndertimin e xhamive, hamameve, guzhina (menca) per te varferit, institucione arsimore deri ne ndertimin e Medreses me emrin e tij ne vitin 1537.

Cdo dite qindra turist vizitojne xhamin Gazi Husrev, Çarshin e Sarajeves etj. Kur flasim per çarshi menjehere na kujtohet Novi Pazari ku shqiptaret ishin nder me te njohurit. Ashtu si para shume vitesh edhe sot, ne çarshin e Sarajeves ka shqiptar qe ushtrojne veprimtarin e tyre si tregetar te sukseshem. Shqiptaret ne Sarajeve dhe jo vetem jane kryesisht nga Shqiperia Kosova  etj. Gjate vizites pata rastin te qendroj tek njeri prej tyre. Ne tregeti shqiptaret zene vend te rendesishem. Ata i gjejme ne dyqanet e agjendaris, restorante, furre buke.

Shqiptar ne Novi Pazar
Ne fillimet e tyre shqiptaret trashiguan mbiemrat si: Bushatliu, Dibra, Frasheri etj per te treguar origjinen e tyre. Po ashtu ata filluan te vendosnin mbiemra qe tregonin profesionin e tyre si: Furraxhiu, Pasha, Aga etj. Edhe pse te devijuar shqiptaret kan arritur te ruajne disa emra si; Arnavutoviq, e cila vjen nga fjala Arnavut pra ShqiptarKastratoviq dmth nga Kastrati. Ka qe thone se shqiptaret e Sarajeves dhe jo vetem jane te ardhur nga zonat si: Kelmendi, Hoti, Shkreli, Shala . Perveç ketyre ka qe permendin edhe fisin Berish, Kuçi etj.

Sipas censusit te vitit 1991 thuhet se ne Bosnje jetojne rreth 5 mije shqiptare, por ka te tjere qe thone se jetojne deri 10 mije shqiptare, te perqendruar kryesisht ne qytetin e Sarajeves dhe Mostarit etj. Ashtu si ne Sarajev edhe ne qytetin e Mostarit Shqiptaret ne pjesen myslimane kan gjurmet e tyre te cilat me kalimin e kohes jane zbehur por gjithsesi ka tregtar me origjin shqiptar madje kan krijuar disa shoqata shqiptare.

Mostar vjen nga fjala Most qe do te thote ure. Ndryshe nga Sarajeva ne Mostar vihet re ndarja e madhe mes dy besimeve, ku komuniteti mysliman jeton ne njeren pjese te qytetit ndersa te krishteren ne pjesen tjeter. Gjate vizites ne Mostar kisha mundesin pervec xhamive , çarshise se vjeter, te vizitoja uren e Mostarit e ndertuar ne vitin 1566 me urdher te Sulltan Sulejmanit te Madh. Kjo ure qendroj ne kemb per rreth 427 vite per tu shembur ne vitin 1993 nga bombardimet serbo-kroate. Ura u rinertua nga Turqia ne vitin 2004 dhe eshte pjese e Unesco.

Ne Medresen Gazi Hysrev, Bosnje 2015
Pas Mostarit, vjen nje qytez e njohur si Blagaj ku ndodhet nje lum me emrin Buna. Nje nder vendet me te vizituar ne Bosnje eshte edhe vend burimi i lumit buna e cila del posht nje shkembi te madh i cili ka nje hapsir te gjate ku per te hyre brenda duhet leje dhe profesionist te zote. Pran ketij barimi ndodhet edhe Tyrbja e Sari Salltek.
Sari Salltiku eshte nje dervish turk dhe emri i vertet eshte Mehmet Buhari. Ai jetoj gjate shek XIII duke vizituar shume vende perfshir edhe qytetin e Krujes ne Shqiperi. Thuhet se Sari Salltiku sebashku me disa te tjere ben nje kryengritje Mongoleve por pa pasur sukses. Kjo gje beri qe Sari Salltiku e shok te tij te largohen per ne Detin e Zi.
Me von ai u vendos ne Varna ne verilindje te Bullgarise. Sipas Tarihi al Selcuk te Jazixhi Zades kemi se Sari Salltek ka ardhur ne Dobruxhe pre Kivit ne vitin 1281, ndersa Mohac Names ai ka ardhur ne Dobruxhe ne kohen e Ertugrul viti 1281.
Ne vend burimin e lumit Buna ne Blagaj te Mostarit pervec Tyrbes se Sari Salltikut, dhomave per mysafir , klasave, mund te gjesh Mesxhdin, si dhe shume dyqane, restorante te shtrira ne dy anet e lumit.

Pergatiti
Gezim KOPANI


Ne çarshin e Sarajeves, Bosnje 2015

Mostar, Bosnje 2015
Tek ura e Mostarit, Bosnje 2015
Tek tyrbja e Sari Salltikut , Mostar Blagaj. Bosnje 2015

Keshilla e Davudit a.s. per djalin e tij , Sulejmanin a.s.

Transmetohet se nje here Profeti Davud a.s. e ka pyetur djalin e tij Sulejmanin a.s. duke i thene:

"E din se kush eshte i dashur tek Allahu xh.sh ? Sulejmani a.s. i pergjigjet: Jo, nuk e di!
Davudi a.s. i thote: Biri im! Nese deshiron ta dish, shikoje veten a i ke tre cilesi apo jo.

E para eshte ajo qe nuk e posedon, por deshiron ta posedosh ngase tjetri e ka. Ne keto kushte,  zemra jote a mbeshtetet ne Allahu xh.sh. apo thua se filanit do ia kaloj. Nese i mbeshtetesh Allahu xh.sh, je prej te dashurve te tij.

E dyte; A falenderon Allahun xh.sh per gjerat qe ti ka dhene. Nese e falenderon Allahu xh.sh, ta dish se je prej te dashurve te Allahut xh.sh.

E treta; A duron per dicka qe e ke poseduar, por nuk e ke me. Nese ben durim , ta dish qe je prej te dashurve te Allahut xh.sh."

Pergatiti
Gezim KOPANI

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com