Sunday, July 1, 2018

Pershkrim i Pukes nga Lamberc 1916

(Xhamia Koder Hani Puke, viti 1916)

"...Ne Iballe u largova prej rruges se ndjekur nga "Shtajnmeci", i cili kishte ardhur ne Iballe nga Kryeziu , dhe u nisa ne nje shteg ne drejtim te perendimit duke kaluar Qafen. Prej kendej, shtegu zbret ne lumin e Sapaçit ne Berishe dhe pastaj ngjitet me nje te perpjete te forte ne shpatet e Krrabit me pyje te zeza per te kapur qafen e Tmugut. Prej andej, shtegu zbret permes lisnajave ne lugine pjellore te Qelzes dhe ngjitet ne nje nivel prej 820 m mbi nivelin e detit dhe arrin ne rrafshin e Pukes. Gjate rruges rreth e rrotull ka pamje te bukura nga ana e veriut. Jane tete vargmale njeri pas tjetrit. Secili me ngjyren e vete, nga kodrat e veshura  me gjelberim deri ne masivet shkembore dhe te hirte te mbuluara me bore. Prej kendej shihet e gjithe Shqiperia e Veriut deri ne Bjeshket e Shqiperise se Veriut dhe Malit Shkelzen... Ne koder mbi te cilen ndodhet xhamia e tanishm ...minarja e xhamise eshte e ndertuar me gure... Nga Puka shkova fillimisht ne drejtim te lindjes per ne Bicaj ne luginen e Fanit te Madh..."

Pershkrim i
Maksimilian Lamerc

Shenimet e M.Lamberc jane botuar ne gjuhen Gjermane ne gazeten e Akademise Perandorake te Shkencave ne Vjen te vitit 1916.

Pergatiti
Gezim Kopani


Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate