Monday, July 9, 2018

Jeta e profetit Adem a.s. pj. 1

Para ardhjes se njeriut te pare, dijetaret mysliman kan dhene mendimin se para Ademit a.s. rreth dymije vjet  me pare ka pas krijesa te tjera ne toke te cilat kan bere çrregullime ne toke dhe se Allahu xh.sh. ka derguar kunder tyre nje ushtri melekesh te cilet i larguan nga siperfaqja e tokes. Disa dijetare thone ne thellesirat e detit. Keshtuqe Allahu xh.sh kishte vendos nje mekembes te ri ne toke dhe ai do jete njeriu i pare Ademi a.s.

Allahu xh.sh. thote: 

"(Perkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha melekeve: "Une po krijoj (po percaktoj) ne toke nje zevendes"! Ata thane: "A do te veshe ne te ate qe bene çrregullime dhe qe derdhen gjaqet, e ne te madherojme Ty me lavderimin Tend dhe plotesisht te adhurojme"! Ai tha: "Une di ate qe ju nuk e dini. E ai (Zoti) ia mesoi Ademit te gjitha emrat (e sendeve), pastaj ata ua prezantoi melekeve dhe u tha: "Me tregoni per emrat e ketyre (sendeve te emertuara), nese jeni te drejte (cfare mendoni)?
(meleket) Thane: "Ti je i pa te meta, ne nuk kemi dije tjeter perveç ate qe na e mesove Ti. Vertet, Ti je i Gjithedishmi, i Urti!" (Zoti) Tha: O Adem, njoftoj ata (meleket) me emrat e atyre (sendeve)!" E kur u rrefeu atyre per emrat e tyre, (Zoti) tha: A nuk u kam thene juve se Une, me se miri e di fshehtesine e qiejve e te tokes dhe me se miri e di ate, qe ju publikoni dhe ate qe e mbani fshehte. E kur u thame melekeve: peruluni (bini ne sexhde) Ademit, ata menjehere iu perulen, me perjashtim te iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt ne te madh dhe u be pabesimtare..."
                                                                                 (El Bekare; 30-34)

Po ashtu Allahu xh.sh thote:
"Vertet , çeshtja e Isait (te lindur pa baba) tek Allahu eshte sikurse çeshtja e Ademit. Ata e krijoi nga dheu, e pastaj atij i tha: "Behu!" ai u be." (Ali Imran; 59)

Ademi a.s. eshte krijuar nga nje grusht dheu, i marr nga te gjitha llojet e tij. Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Allahu xh.sh e ka krijuar Ademin a.s. me nje grusht dhe, te cilin e ka marr nga te gjitha llojet e tij. Prandaj pasardhesit e Ademit jane porsi dheu; njerez te bardhe, te kuq, te zinj dhe ngjyrash te tjera ndermjet ketyre. Ekzistojne njerez te hareshem e me natyre te pikelluar dhe ndermjet ketyre. Ekzistojne njerez te mire e te keqij dhe ndermjet kesaj."
                                                                                  (Bejhakiu)

Po ashtu kemi nje hadith tjeter qe profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Meleket jane krijuar nga drita, xhinet nga flaka dhe zjarri ndersa Ademi a.s. sic ju eshte pershkruar (dheu)." (Muslimi)

Kemi nje trasmetim te treguar nga Ibni Mesudi e ky nga disa shok te profetit se, Profeti Muhammed ka thene:

KRIJIMI I ADEMIT A.S. DHE MELEKU AZRAIL

"Allahu xh.sh e ka derguar Xhebrailin ne toke per te marre nga ajo nje pjese (argjile apo deltin) por toka ka thene: "Kerkoj mbrojtje nga Allahu xh.sh prej teje dhe prej asaj qe ti dershiron te me marresh e te me shemtosh. Xhebraili u kthye tek Allahu xh.sh pa perfunduar detyre e ngarkuar duke i thene Allahut xh.sh: O Allahu im! Toka  kerkoi mbrojtjen Tende, prandaj nuk mora asgje nga ajo. Allahu xh.sh dergoi melekun Mikail, dhe toka perseri kerkoj mbrojtje tek Allahu xh.sh, ashtu Mikaili u kthye tek Allahu xh.sh pa e kryer detyren. Atehere Allahu xh.sh dergoj ne toke melekun e vdekjes Azrailin, por perseri toka kerkoj mbrojtjen e Allahut, por Azraili i thote: Une kerkoj mbrojtje nga Allahu qe te mos kthehem pa e zbatuar urdherin e Tij. Keshtu Azraili mori nga siperfaqja e tokes ne vende te ndryshme dheun (deltinen) te bardhe, te kuqe, dhe te zeze si dhe i perziu ato. Prandaj njerezit jane me ngjyra te ndryshme. Ai e lagu dheun, derisa u be e ngjithshme, duke u bashkuar pjeset e tjera. Pastaj Allahu xh.sh u tha melekeve te tjere: "Une po krijoj nje njeri prej balte dhe kur ta kem persosur ate dhe ti kem dhene nga ana Ime shpirt, ju menjehere perulunju atij (ne sexhde). Meleket te gjithe sebashku ju perulen!"(Sad; 71-73)

DHENIA SHPIRT ADEMIT A.S. DHE DIALOGU ME ALLHUN XH.SH

Ne nje trasmetim tjeter i ardhur prej Ebu Hurejres kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Allahu e ka krijuar Admin prej dheu. Se pari e ka bere cop deltine (balt) e pastaj e ka lene derisa eshte ndenjur e thare. Pastaj e ka formesuar dhe e ka lene dersia eshte bere sikurse  enet e argjilta. Iblisi kalonte pran tij e thoshte: "Ti me siguri je krijuar per dicka shume te rendesishme." Pastaj Allahu xh.sh i dha shpirt. Separi shpirti ka hyre  tek syt dhe te te shikuarit e ne kete rast Ademi a.s. teshtiu, e Allahu xh.sh i thote: Te meshirofte Sunduesi yt! Pastaj Allahu xh.sh i tha:
"O Adem! Shko tek ai grup melekesh dhe mbaj mend cfare te thone. Kur Ademi a.s. ju afrua ju tha Es Selamu alejkuim! (Paqja dhe Meshira e Allahut qote mbi ju) dhe meleket iu pergjigjen: "Walejkum selam ve rahmetullahi ve berekatuhu dmth (Edhe mbi ty qofte paqja dhe meshira , miresia e Allahut!)
Pas kesaj Allahu xh.sh ju drejtua Ademit a.s.:
"O Adem! Kjo eshte pershendetja jote dhe e pasardhesve te tu." Ademi a.s. tha: "Cfare do te thote pasardhesve te tu?" Allahu xh.sh i thote: "Zgjedhe njeren dore Timen!" Ai zgjedh te djathten , e te dyja duar te Krijuesit jane te djathta. Ne kete moment Allahu xh.sh hap doren e Tij, dhe aty u paraqiten pasardhesit e Ademit a.s. Disa prej tyre u shkelqete goja nga drita (bukuria) ndersa Ademit a.s. i terhoqi vemendjen drita e nje njeriu, per te cilin pyeti Allahun xh.sh:
O Sunduesi im! Kush eshte ky?
Allahu xh.sh i thote: Ai eshte parsardhesit yt, Davudi!
Ademi a.s. i thote: Si dhe sa ia ke caktuar jeten?
Allahu xh.sh i thote: Gjashtedhjete vjet!
Ademi a.s. iu drejtu Allahut xh.sh duke i thene: "Jepi atij nga jeta ime qe ti mbushe 100 vite.
Dhe Allahu xh.sh vendosi ashtu."

Ne nje trasmetim i paraqitur nga Tirmidhiu e marr nga trasnmetuar te tjere deri tek Ebu Hurejre kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Kur Allahu e krijoi Ademin a.s. , ferkoi ate pas shpine, e pas kurrizit i dolen pasardhesit e tij, te cilet Allahu xh.sh do ti krijoje (do ti sjell ne kete bote) si pasardhesit e Ademit a.s. deri ne diten e Gjykimit. Allahu xh.sh vendosi qe secili prej tyre te kete drite para syve te tyre...." (Tirmidhi)

Ne nje trasmetim tjeter kemi:
"...Kur Allahu ia hapi doren, Ademi a.s. pyeti: Kush jane keto?Allahu xh.sh iu pergjigj: Jane pasardhesit e tu. Cdo personi i shkruante ndermjet syve se sa do te jetoje..." (Ahmedi)

Ne nuk e dim se sa ka qendruar i krijuar si trup Ademi a.s. por kemi nje transmetim nga imam Ahmedi e tjetret e deri tek Enesi se Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kur Allahu e krijoi Ademin a.s. e la ate sa ka dashur vet, e Iblisi filloj ti sillej rreth e rrotull tij. Kur e e shikoi se eshte i zbrazet nga brenda, kuptoi se kjo eshte krijese dhe nuk duhet friksuar prej tij."
                                                                                 (Muslim)

Nga Thabi e ky nga Enesi trasmetohet se Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Kur Ademit iu dhe shpirti dhe kur ai erdh deri tek koka, teshtiu e tha: Falenderimi i qofte Allahut (Elhamdulilah!), Sunduesit te te gjitha boteve!Per kete Allahu xh.sh i thote: Allahu te meshirofte!"
                                                                                 (Ibn Abas)

 Ne nje trasmetim tjeter kemi se Allahu xh.sh i ka thene Ademit a.s.: "O Adem! Te meshirofte Sunduesi yt!"

KOHA KUR ESHTE KRIJUAR ADEMI A.S.

Sipas trasmetimeve te ardhura dhe treguar nga Ebu Hurejre kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Ademi a.s. eshte krijuar ne oret e fundit te dites se xhuma." (Muslimi)
Disa dijetare mysliman ka treguar se oret e saj dite kan qene te barabarata me 83 vite 4 muaj.

Ne nje trasmetim tjeter se kur eshte krijuar Ademi a.s kemi se Profeti Muhammed a.s.ka thene:

"Allahu xh.sh e krijoi dheun diten e shtune, malet te dielen, pemet te hene, krijoi te ligen te marten, krijoi driten te merkure, krijoi kafeshet enjte, dhe krijoi Ademin a.s. diten e xhuma." (Muslimi)

TRUPI I ADEMIT A.S.

Sipas transmetime te ardhur e te transmetuar kemi se Ebu Hurejre ka thene se Muhammedi a,s. ka thene:
"Allahu xh.sh e krijoi Ademin a.s. me gjatesi prej gjashtedhjete arshin dhe ju tha; "Shko dhe jepu selam atij grup melekesh...." (Buhari)

Disa dijetar kane thene se kur Ademi eshte leshuar e toke ai kembdet i ka pasur ne toke e koken ne qiell (Ibni Abasi)
Po ashtu kemi trasmetimin e ardhur nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka then:
"Allahu e krijoi Ademin me gjatesin prej 60 arshin dhe qe atehere e deri me sot njerzit gjithnje zvogelohen."

GJEJA E PARE QE KA NGREN DHE KA VESHUR ADEMI A.S.

Nga Ibni Abasi tregohet se: Nje çast meleku Xhebarail i paraqet Ademit a.s. 7 kokrra. Ademi a.s. pyet; Cfare jane keto? Meleku iu pergjigj:...Jane grure? Cfare te bej me ta? Xhebraili i thote: Mbjelli ne toke. Dhe Ademi a.s. veproi ashtu sic i tha meleku, ku prej cdo kokkre mbine nga 100 mije kallinj. Kur u rrit guri dhe u pjek, Ademi e korri ate, i ndau kokrrat, e bloi e gatoi, dhe beri buke te cilen e hengri.

Ndersa rroba e pare te cilen e ka pergatitur vete eshte prej leshit te deles.

KRIJIMI I HAVASE A.S. 

Profeti Adem a.s. ishte i vendosur ne xhennet. Edhe pse ishte ne vendin me te bukuar ai u merzit. Keshtu Allahu xh.sh. vendosi ti sjell atij qetesimin e tij, gruan e pare.

Nga trasmetimet kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Ademi jetoni ne xhennet i vetem. Kjo beri qe ai te merzitet. Keshtu nga brinja e tij teksa ai ishte ne gjume u krijua Havaja. Kur u zgjua dhe e shikoj ate krah tij e pyeti: Kush je ti?  Ajo i tha: Jam nje grua. Ademi a.s. e pyeti: Si te quajne? Ajo tha: Hava (Hava dmth: dicka e gjalle, ose e krijuar prej dickaje te gjall). Ademi a.s. e pyeti: Perse je krijuar? Ajo tha: Per te qene prehje per ty."

Allahu xh.sh. thote:

"Dhe nga faktet e Tij eshte se per te miren tuaj, Ai krijoi nga vete lloji juaj palen  (gruan), me qellim qe te gjeni prehje tek ato dhe ne mes jush krijoi dashur dhe meshire..." (Er Rrum; 21)

Po ashtu Allahu xh.sh thote:

"O njerez! Keni frike Zotin tuaj qe ju ka krijuar prej nje vetje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palen (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shume burra e gra." (En Nisa: 01)

Po ashtu Allahu xh.sh thote:

"O Adem bano ti dhe gruaja jote ne xhennet." (El Bekare: 35)


MASHTRIMI QE SHEJTANI I BERI ADEMIT A.S.

Allahu xh.sh e kishte lejuar Ademin a .s. bashke me gruan e tij qe te hanin cte donte nga frutat e xhennetit pervec  nje peme. Mirepo shejtani filloj te vendos vesvese , dhe ne menyre te vecante tek Havaja.

Allahu xh.sh  thote:

"O Adem, ti dhe bashkeshortja jote vendosuni ne Xhennet, hani nga te doni, e mos iu afrohuni kesaj peme, pasi do ti beni padrejtesi (vetes tuaj). Shejtani i nxiti ata te dy qe tua zbuloje atyre pjeset e turpshme me te cilat ishin mbuluar dhe tha: Zoti juaj nuk ua ndali ju te dyve ate peme vetem qe te mos beheni melek, ose te mos beheni te pavdekshem. Dhe u betua (duke then) se: Une jam keshillues per ju. Atehere me mashtrim i zbriti. Kur e shijuan pemen u zbuluan trupi i tyre dhe filluan ta mulojne ate me gjethe e pemeve te xhennetit. Zoti i thirri: A nuk ua ndalova ju dyve ate peme dhe a nuk ju thash ju dyve se shejtani eshte armik i hapet per ju? Ata te dy thane: Zoti ye, ne i beme padrejtesi vetes tone, ne qofte se nuk na fal dhe nuk na meshiron ne, me siguri do jemi prej te shkaterruarve!"                                             (El Araf: 19-23)

Ndersa ne suren Ta Ha e kemi:

"O Adem, a te te tregoj mbi pemen e perjetesise dhe pushtetit te perjetshem." (Ta Ha; 120)

Sipas dijetareve islam hapin e pare te mashtrimit qe beri shejtani ishte vendosja e emertimit "te perjetshem" qe te mashtrohet Ademi dhe Havaja.  Keshtu ata u mashtruan.

Allahu xh.sh thote :

"Zoti i tyre i thirri duke u thene: A nuk ua ndalova juve ate peme dhe a nuk ju  thashe se shejtani eshte armik i hapte per ju?" (El Araf: 22)

Kur beri kete gjynah Ademi a.s. filloj te vrapoj neper xhennet.

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"O Adem! A po iken prej Meje? Ademi a.s. i thote; Jo o Zoti im, por me vjen turp prej Teje."
                                                                            (Hakimi)

 ZBRITJA E ADEMIT A.S. DHE HAVASE A.S. NE TOKE

Pas gjynahut qe beri  Ademi a.s. u zbrit  ne toke bashke me Havan. Disa dijetar thone se Ademi a.s. u zbrit ne Indi ndersa Havaja ne Xheda (madje kuptimi i kesaj fjale nder te tjera eshte "Gjyshe") Keshtu Ademi a.s. dhe Havaja filluan ta kerkonin njeri-tjetrin derisa u takuan ne malin Arafat ( i cili nder kuptimet e tjera ka "Njohja"). Ketu ata vazhduan jeten ku tregohet filluan te shtohen me shume femije.

Allahu xh.sh thote:

"Zbrisni si armiq te njeri-tjetrit." (Sad; 83)

Kur u vendos ne toke Ademi a.s. filloj ti kerkoj falje Allahut xh.sh por nuk arrite ate qe deshironte.

Profeti Muhammed a.s. ka thene se Ademi a.s. i eshte drejtuar Allahut xh.sh duke i thene:

"O Zot! A nuk me krijove me duart e Tua?
Allahu xh.sh i thote; Po, o Adem!
Ademi a.s. i thote: O Zot! A nuk me dhe shprit ti?
Allahu xh.sh i thote: Po!
Ademi a.s. i thote:O Zot! A nuk i urdherove meleket qe te me perulen?
Alluhu xh.sh i thote: Po!
Ademi a.s. i thote:O Zot! A ishte Ti qe kur teshtiva per here te pare ne xhennet me the: "Te meshirofte Sunduesi Yt!
Allu xh.sh i thote; Po !
Ademi a.s. i thote:O Zot! A nuk e kalon meshira Jote zemrimin Tend?
Allahu xh.sh i pergjigjet: Po !
Ademi a.s. i thote perseri: O Zot ! Po nese pendohem, a do me kthesh perseri ne xhennet?
Allahu xh.sh i pergjigjet: Po
Ademi a.s. thote; Atehere un pendohem o Zot! " (Hakimi)

Allahu xh.sh thote:

"Dhe Ademi mesoi nga Zoti disa fjale dhe Ai ia pranoi pendimin." (El Bekare: 37)

Po ashtu Allahu xh.sh. thote:

"Ademi beri gjynah dhe gaboi. Me pas Zoti e perzgjodhi, ia pranoi pendimin dhe e udhezoi."
                                                   (Ta Ha: 121-122)


JETA E ADMIT A.S. DHE HAVASE NE TOKE

Pasi u bashkuan ne malin e Arafatit, Ademi a.s. dhe Havaja filluan jeten e tyre. Ata filluan te shtohen me shume femije. Sa here qe lindin lindnin binjake, nje djale dhe nje vajze. Ademi a.s. sebashku me femijet filluan te punonin token. Allahu xh.sh. e urdheroi Ademin a.s. qe te ndertonte nje faltore ku te bente ibadet Allahut xh.sh. Keshtu Ademi a.s. ndertoi faltoren e pare mbi siperfaqen e tokes.

Allahu xh.sh thote;

"Faltorja e pare qe u ndertua mbi toke eshte Ajo qe eshte Bekke (Mekke)." (Ali Imran: 96)

Pas kesaj Allahu xh.sh. e urdheroi Ademin a.s. qe te kryete Haxhin ne Qabe. Me vone Allahu xh.sh e urdheroi Ademin a.s. qe te ndertoj xhamin Aksa. Dikush e ka pyetur Profetin Muhamed a.s. se sa eshte koha e ndertimit mesa Qabes dhe Aksase?Muhammed a.s. ka then: 40 vjet.
Allahu xh.sh i shpalli profetit Adem a.s. 21 flet te cilat permbanin udhezime dhe sipas shumices se dijetareve thuhet se Ademi a.s. ka jetuar 940 vjet.
Ademi a.s. kishte shume femije, dhe numri i tyre nuk dihet.

NGJARJA E KABILIT DHE HABILIT

Sipas dijetareve kemi se martesa ne kohen e Ademit a.s. beheshin keshtu: Ademi a.s. pasardhesit meshkuj nga nje lindje  i ka matuar me femra te lindjes tjeter. Keshtu Habili deshironte ta martonte me binjaken e Kabilit e cila ishte me e vjeter dhe me e bukur. Por Kabili deshironte ate e cila ishte caktuar per Habilin. Kabili nuk pranoi. Me kete Ademi a.s. urdheroi qe secili te bej nje kurban, e ai vete u nis per ne Meke per te bere Haxhin. Dy djemt bene ashtu sic u tha Ademi a.s.
Zjarri gllaberoj kurbanin e Habilit ndersa te Kabilit as qe e preku. Per kete Kabili u hidheru me Habilin dhe i tha se do te te vras , me qellim qe Habili te mos martohet motren e tij.
Ne nje trasmetim tjeter kemi se: Ne momentin qe jane bere kurbanet, ka qen i pranishem edhe Ademi a.s. dhe kur u duk qarte se kurbani i pranuar ishte ai i Habilit. Kabili ju drejtua Ademit a.s.: "Habilit ju pranua kurbani ngase ti ke bere dua per te, dhe per mua jo."
Kur ra nata dhe Habili u vonua me kopen e tij, Ademi a.s. dergoi Kabilin. Kur Kabili u takua me Habilin i tha: "Ty tu pranua kurbani ndersa mua jo"Habili i thote: Kurbani pranohet njerezve te devotshem. Kabili u hidherua me te. Duke shikuar hidherimin e tij Habili i thote:
Allahu xh.sh thote:
"E nese ti çon doe te me vrasesh, une nuk do te çoj dore mbi ty qe te te vras, meqe ue i friksohem Allahut, Zotit te boteve!" (Maide: 28), por Kabilie goditi Habilin me nje hekur duke e lene te vdekur.
Ne nje mendim tjeter kemi se Kabili e ka gjetur Habilin ne gjume, dhe keshtu e ka goditur ate.
Ka mendime se vendi ku ka ndodhur kjo eshte ne nje koder te Damaskur ku ndodhet nje shpell e cila quhet shpella e gjakut.
Pasi Kabili vra vellan e tij e ka mbartur ne shpin plot nje vit pa e ditur ku ta qoje. (Ka mendime edhe me shume se kaq) Ka vazhduar Kabili keshtu derisa Allahu xh.sh dergon dy sorra (te cilat thuhet qe kan qene vellezer) te cilet po ashtu ishin zen me njera tjeteren ku njeri kishte ngordhur. Sorra qe kishte mbetur gjalle, hapi nje grop ne toke e vendosi ne te trupin e sorres se ngordhur dhe filloj ta mbuloje. Kur Kabili e shikoj kete sken mori mesim se cfare duhet te bej me vellan e tij.

Allahu xh.sh. thote:

"Atehere Allahu dergoi nje sorre, qe te hap token, per ti treguar atij se si ta mbuloje trupin e vdekur te vellait. E ai (Kabili) tha: I mjeri une, a nuk mundkam edhe une ta mbuloj trupin e vdekur te vellait, sikure kjo sore.Dhe u pendua." (Maide; 31)

Pas kesaj ngjarja jeta vazhdoi. Tregohet se Ademi a.s. u shta me nje djal te cilin e quajti Shit. Sipas disa mendimeve kur lindi Shiti Ademi a.s. ishte rreth 130 vjeç dhe me pas ka jetur 800 vjet. Ka disa mendime se Havaja i ka lindur Ademit a.s. 40 femije nga 20 lindje. Disa te tjere thone me shume. Disa te tjera thone se Ademi a.s. ka vdekur vetem atehere kur ai ka arritur te shikoj 100 mije pasardhes.

VDEKJA E ADEMIT A.S.

Pas vrasjes se Habilit Allahu xh,sh e gezoi Ademin a.s. me nje djal te cilin Shitin  (Shith apo Shit qe dmth dhurate e Allahut). Kur ju afrua vdekja Ademi a.s. e porositi Shitin mbi disa dije duke i mesuar ati diten e naten, llogaritjen e kohes, dhe i tregoj per permbytjet qe do te ndodhnin.
Diten e xhuma Ademit a.s. i vjen meleku i vdekjes per ti marr shpirtin. Per memonetin Ademit a.s. ju duk shpejt kjo gje por Azraili i kujton se kujt ia kishte dhene pjesen tjeter , dhe e kishte fjalen per Davudin a.s..
Nga Ebu Hurejre transmetohe se Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kur Ademit a.s. i kaloi afati i jetes, Allahu xh.sh i dergoin melekun e vdekjes dhe Ademi a.s. tha: A nuk me kane mbetur edhe 40 vjet jete? Azraili i thote: A nuk ia fale pasardhesit tend, Davudit..."

Transmetohet se kur i eshte shfaqur Ademit a.s. Azraili , ka pasur me vete nje bez te bardh (qefin). Ndersa Ibn Ishaku thote: "Ate dite ndodhi zenia e diellit e te henes e cila zgjati shtat dite e shtat net."

Pashtu tregohet se kur Ademit a.s. iu afrua vdekja thirri femijet dhe u tha: O bijte e mi, me ka marr malli per frutat e xhennetit." Keshtu ato u nisen per te gjetur frutat e xhenetit dhe u takun me meleket te cilet kishin me vete qefin. Meleket i pyeten: Cfare po kerkoni keshtu? Ata thane: Babain e kemi te semur dhe na kerkoi frutat e xhennetit. Meleket u than: Keheni pasi jeta e babait tuaj ka perfunduar. U kthyen per te shikuar Ademin, por ai u tha: "Largohuni prej meje, se mua me erdhi radhe , dhe meleket le te kryejne urdherin e Zotit xh.sh." Pas kesaj Azraili ia mori shpirtin.
Tregohet se e lane, e mbeshtjellen me qefin, i hapen varrin dhe i falen namazin e xhenazes dhe me pas e leshuan ne varr.

Nga Ibn Abassi transmetohet se Muhammedi a.s. ka thene:

"Meleket kane thirrur 4 tekbire ne xhenazen e Ademit a.s., Ebu Bekri do ti therrase 4 tekire ne xhenazen e Fatimes, Umeri do ti therrase 4 tekbire  ne xhenazen e Ebu Bekrit, Suhejbi do ti therrase 4 tekbire ne xhenazen e Umerit." (Es Sujuti)

Se ku eshte varrosur Ademi a.s. saktesisht nuk dihet. Disa thone qe eshte varrosur ne Indi, pikerisht vendi ku ka zbritur per here te pare ne toke. Disa thone ne Meke. Disa thone se ne kohen e tij Nuhit a.s. e ka marr trupin e Ademit a.s. dhe Havase dhe i ka varrosur ne Jerusalem.
Pas vdekjes se Ademit a.s. havaja ka jetur edhe nje vit tjeter.
Pas vdekjes se Ademit a.s. drejtimin dhe obligimet e drejtimit te popullit ne rrugen e drejt e ka marr Shiti a.s. i cili gjithashtu ka qene Pejgamber dhe te cilit Allahu xh.sh i ka derguar 50 suhufe (flet).
Kur Shitit ju afrua vdekja ia la ato keshilla e rruge djalit te tij Enush i cili mori udheheqjen e pas tij Kainani, me pas Melajili i cili ka ndertuar qytete te fortifikuara dhe thuhet se ka ndertuar qytetin e Babilonise dhe qytetin es Susul Aksa. Thuhet se mbreteria e Melajilit i cili ka luftuar me shejtan dhe xhine (te cilet i ka perzene ne gruka malore duke i larguar nga njerezit) ka jetuar 40 vjet.Pas ti vjen djali i tij Jerdi, e pas tij Hanuhi e pas ti vjen profeti Idriz a.s.

Pergatiti
Gezim Kopani

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate