Friday, July 13, 2018

Jeta e profetit Adem a.s. pj. 2

Ne pjesen e pare eshte shpjeguar jeta e Profetit Adem a.s. nga krijimi i tij deri tek vdekja. Ndersa ne kete pjese do mundohem te paraqes disa hadithe qe kane te bejne me profetin Adem a.s.

Kur Allahu xh.sh. krijoi Ademin a.s. e vendosi ate ne Xhennet. Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Allahu xh.sh e vendosi Ademin ne Xhennet aq kohe sa Allahu deshiroi dhe me pas e zbriti prej tij.
(Tirmidhi)

Sipas Ibn Kujbeh thote se: "Kur profeti Adem a.s. eshte hequr nga xhenneti, ai ka qene i vendosur ne xhennetin e Adenit."

Pasi u leshua ne toke Allahu xh.sh i tha Ademit a.s. qe te punoj token, te mbjell etj.

 Njerezit ne diten e Gjykimit do kerkojne duan e Ademit a.s. qe te jene pjese te xhennetit dhe kjo lutje do shkoj deri tek profeti Muhammed a.s.

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"...Kur besimtaret ti afrohen xhennetit do i drejtohen Ademit a.s. duke i thene: "O babi yne! Na e hap xhennetit..." (Muslim)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"...Banoret e xhennetit do kene pamjen e babait te tyre Ademit a.s...." (Ebu Hurejre)

Ne nje hadith tjeter kemi:

"Banoret e xhennetit do te tubohen me pamjen e Ademit a.s. ne moshen 33 vjecare, pa asgje me vete. Me pas ata do te dergohen drejt nje peme ne xhennet, dhe aty do te vishen me rroba qe nuk vjeterohen, dhe rina e tyre nuk shteron." (Trans, Enes Ibn Malik)

Po ashtu kemi se profeti Muhammedi a.s. thote:

"Banoret e xhennetit do futen ne xhennet me gjatesin e Ademit a.s., pra 60 krah, me masen e krahut te mbretit (ketu thuhet se behet fjal per nje mbret qe ka pas krah te gjate , te fuqishem), do kene bukurin e profetit Jusuf a.s., do kene moshen e profetit Isa a.s. 33 vjec, dhe gjuhen (te folur) e profetit Muhammed a.s...." (Trans, Enes Ibn Malik)

Transmetohet Ebu Beker r.a. se Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Me eshte shfaqur gjithcka qe do te ndodh ne kete bote dhe ne boten tjeter. Njerezit e pare e te fundmit do te mblidhen ne nje fushe. Te tmerruar prej kesaj, do te nisen drejt profetit Adem a.s. ku ndjesrsa per pak sa nuk i ka arritur tek hunda. Ata do ti thoten: O Adem!  Ti je babai i njerezimit dhe Allahu te ka zgjedhur. Ndermjeteso per ne tek Allahu ! Ademi a.s. u thote: Mua me ka gjetur e njejta gje qe ju ka gjetur edhe juve. Shkoni tek babai  juaj profeti Nuh a.s. Ata do shkojne tek profeti Nuh a.s. dhe do i kerkojne qe te ndermjetesoje tek Allahu dhe se Allahu i eshte pergjigjur lutjeve te tua. Nuhu a.s. u thote: Kete nuk mund ta gjeni tek une , shkoni tek profeti Ibrahim a.s. sese Allahu xh.sh e ka bere mik ate. Keshtu ato do shkojne tek Ibrahimi a.s. i cili do u thote: Ate qe kerkoni, duhet tia kerkoni profetit Musa a.s.  sepse Allahu ka komunikuar me te drejtperdrejt. Dhe ato do shkojne tek Musai a.s. i cili u thote:Shkoni tek profeti Isa a.s. i biri i Merjemes a.s. sepse ai sheronte memecin, lebrozin, dhe ngjallte te vdekurit. Ata do shkojne tek profeti Isa a.s. i cili do u thote: Shkoni tek me i zgjedhuri i bijeve te Ademit, shkoni tek profeti Muhammed a.s..." (Ahmedi)

Kur vdiq Ademi a.s. , Meleket u kujdesen per te duke bere pergatitjet perkatese. Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kur vdiq Ademi ata e pastruan meleket me uje tre here dhe hapen varrin atij, pastaj bijve te tij u tha: Kjo eshte tradita e Ademit per femijet e tij ( pasuesit e tij)." (Hakimi, Taberani)

Pergatiti
Gezim Kopani


Per te mesuar me shume mbi jeten e Profetit Adem a.s. kliko ketu: Jeta e profetit Adem a.s. pj. 1


Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate