Friday, July 6, 2018

Fisi i Kabashit ne pershkrimet e Robert Elsie 1978

--> Vizitoni web faqen time : http://gezimkopani.com/

Keshtu e pershkruan fisin e Kabashit Robert Elise (1) ne librin "The Tribes of Albania" :

"Teritori i Kabashit shtrihet ne rrethin e Pukes ne Shqiperin veri qendrore. Saktesisht gjendet ne te majt te lumit Drin ne anen jugore, diretk ne veri te qytetit te Pukes dhe Fushe Arrezit. Kabashi i cili konsiderohet nje nga "shtat fiset e Pukes" (2), kufizohet me rajonet tradicionale fisnore te Pukes dhe Qerretit ne perendim, me Dushmani (ose Dush) ne anen tjter te Drinit ne veriperendim me Berishen prej veriu, me Iballen e Thaçin ne lindje, dhe me Spaçin e Mirditen ne jug.
Vendbanimet kryesore te Kabashit jane: Qelza, Kabash, Meçe, Ukth, Bushat, Dedaj, Micoj dhe Kryezi. Kabashi thuhet se kane emigruar drejtu veriut nga Kolonja e jugut te Shqiperise, qe thuhet se eshte diku ne rajonin e Janines, tani ne Greqine veriore, por qe ne realitet mund te jete thjesht Kolonja ne Shqiperin juglindore. Emigrimi i Kabashit mund te kete ndodhur ne fillim te shekullit te 16-te. Nopça e daton ardhjen e tyre ne rajonin e jugut te Drinit duke pare vitin 1600, sepse duke u bazuar ne disa gojedhena ata kane hasur ne fistet  Dushmani dhe Qerreti kur kane ardhur. Tradita e thote qe i kane fituar tokat si shperblim qe ishin konvertuar ne Islam. Nje dokument osman qe daton nga viti 1571 e referohet nje Gjin Kabashi nga Rrapja, i cili kishte 20 familje.
Kabashi perbehet tradicionalisht nga kater familje kryesore: Kokajt, Qafaliajt, Lushajt dhe Hadroj. Sipas gojedhenave, keto familjet thuhet se rrjedhin nga kater vellezer: Koke Leka, Qafe Leka, Lush Leka dhe Hader Leka te cilet u vendosen ne pjese te ndryshme te Kabashit.
Sipas legjendes , vellai i madh, Koka u hidherua kur vellai me i ri Hadri, u be "turk" u konvertua ne Islam.
Te frikesuar nga zemerimi i vellait, Hadri dhe familja e tij vendos te largohet per ne Kosove. Koka i kishte ndjekur ate , dhe i takon kur ata ishin duke kaluar Uren e Vezirit mbi Drin, dhe e qellon vellain e tij  dhe e len te vdekur. Paria e fisit ka reaguar keq per kete vrajse, dhe si ndeshkim, udheheqja e fisit iu dha vellait te dyte, Qafe Lekes familja e te cilit me vone u konvertuan gjithashtu ne Islam.
Ne kohen e dinastis te Bushatlive ne Shkoder, aty nga shekulli 18-te dhe ne fillim te shekullit te 19-te, Kabashi ka pase nderin te jete i treti me radhe ne listen e 12 fisve te Lekes, pas Hotit dhe Orashit. Nje pjese e Kabashit kishte emigruar ne Prizren ne vitin 1736. Konsulli Rus aty Ivan Stepanovic Jastrebov 1839-1894 , raporton se paraardhesit e tyre kishin ardhur nga rajoni i Janines para 400 viteve. Brenda rajonit te Kabashit ka pasur edhe nje popullat te quajtur Qelza, qe kane banuar ne qytezen e Qelzes. Perfaqesuesi me i hershem i ketij fisi eshte i njohur si Qelza, nese mund te quhet si nje fis ne vete. Ishte nje familje e njohur si Pervoci qe ka jetur rreth kishes se Famullise se Qelzes (Kisha e Shen Palit), ndoshta diku ne fillim te shekulllit te 15-te. Rreth vitit 1450, kane ardhur edhe kate barinje nga Kçira dhe jane vendosur gjithashtu ne Qelez."

Pergatiti
Gezim Kopani


1. Robert Elsie eshte nder shkrimtaer, albanologet me te njohur. Ai ne Kanada ne vitin 1950. Ai vizitoj Shqiperin ne vitin 1978. Robert Elsie vdiq ne vitin 2017.
2. Shtat fiset e Kabashit jane: Kabashi, Puka, Iballja, Berisha, Thaçi, Qerreti, Malziu.

Per te mesuar me shume mbi Kabashin mund te klikoni ketu:

Panairi i Kabashit Puke

Historiku i Xhamisë së fshatit Kabash, Pukë

Mejtepi i Kabashit




Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com