Sunday, July 29, 2018

40 Hadithe te imam Neveviut

Nr. 01


Ebu Hafs Omer bin el Hatabi r.a. tregon se e kam degjuar profetin  Muhammed te thote:

"Veprat vlersohen sipas qellimit dhe cdo njeriu i takon ajo qe pati per qellim. Kush shperngulet per tek Allahu dhe i Derguari i Tij , shperngulja e tij per kete qellim do te shkruhet, ndersa ai qe shperngulet per te fituar disa te mira te kesaj bote ose per tu martuar me ndonje grua, do te fitoj ate qe ka pasur per qellim."

Nr.02

Omer ibn Hatabi r.a. tregon: Nje dite teksa po qendronim me profetin Muhammed a.s. na u afrua nje njeri me rroba shume te bardha dhe floke shume te zinj. Tek ai nuk dalloheshin shenjat e udhetimit, por asnjeri nga ne nuk e njihte. Pasi u ul pran Profetit a.s. mbeshteti gjunjet e vete tek gjunjet e tij, vuri duart e veta mbi kofshet e tij dhe e pyeti:
-O Muhammed! Me trego çfare eshte islami?
Profeti Muhammed a.s. iu pergjigj:
"Islami eshte te deshmosh se nuk ka zot tjeter perveç Allahut dhe se Muhammedi eshte i Derguari i Tij, te falesh namazin , te japesh zekatin (zekati eshte nje detyrim qe te pasurit e japin per te varferit) te agjerosh ramazanin dhe te besh haxhin nese ke mundesi."
I huaji tha:
-Te verteten the! Ne u çuditem prej ti tha Omeri, sepse vete pyeste dhe vete e vertetonte. Ai pyeti: Me tregon cfare eshte imani (besimi)? Profeti Muhammed a.s. iu pergjigj:
"Te besosh Allahun, Enjejt e Tij, Librat e Tij, te Derguarit e Tij, Diten e Fundit dhe se caktimi i se mires dhe i se keqes eshte nga Allahu."
Ai tha: Me trego çfare eshte ihsani (miresi, bamiresi, sinqeriteti etj) Profeti Muhammed a.s. iu pergjigj:
"Ta adhurosh Allahun njesoj sikur e shikon, e megjithate nuk e shikon Ate, (ta ndiesh), Ai te shikon ty."
Ai iu drejtua duke i thene: Me tregon per kiametin? Profeti Muhammed a.s. i tha:
"Per kete gje i pyeturi nuk di me shume se ai qe pyet."
Pastaj i huaji thote: Me trego per shenjat e kiametit. Profeti Muhammed a.s. iu pergjigj:
"Kur skllavja te lind zonjen e vet (pre kur femijet do ken pak respekt per prinderit), kur te shikohen brainjte kembezbathur, te zhveshur e te mjere se si bejne gara ne ndertimin e godinave te larta."
Pastaj i huaji iku, ndersa une mbeta i habitur. Pas nje pushimi, profeti Muhammed a.s. pyeti:
-O Omer! A e di se kush ishte ai qe me pyeti?
Une i thas: Allahu dhe i Derguari i tij e dine me mire!Profeti Muhammed a.s tha:
"Ai ishte Xhibrili, erdhi qe t'ju mesoje fene tuaj."
                                                                       (Muslimi)

Nr.03

Ebu Abdurrahman Abdullah bin Omeri bin el Hatabi tregon: E kam degjuar profetin Muhammed a.s. te thote:

"Islami eshte ndertuar mbi pese shtylla: Te besuarit dhe te Deshmuarit se nuk ka zot tjeter veç Allahut dhe se Muhammedi eshte i Derguari i Tij, te falesh namazin, te japesh zekatin, te kryesh haxhin dhe agjerimin e ramazanit."
(Buhari, Muslimi)

Nr.04

Ebu Abdrurrahman Abdullah bin Mesudi r.a. tregon: I  Derguari i Allahut i cili thote te verteten duhet besuar , na ka thene:
"Vertet, cdo njeri formohet ne mitren e nenes se vet per 40 dite si pike e lengshme, pastaj po per aq dite behet si dicka e ngjitur (alak), e pastaj po per te njejten kohe, behet si cop e pertypur mishi (mudgah), pastaj i dergohet meleku qe i jep shpirtin. Ketij meleku i udherohen 4 gjera:
1.Te shkruaj riskun e femijes
2.Jetegjatesie
3.Veprat qe do te kryej 
4.A do jete i merzitur apo i lumtur
Betohem ne Zotin qe s'ka tjeter te adhuruar me te drejte veç Tij, se dikush mund te beje veprat e njerezve te xhennetit derisa te kete mbetur edhe nje kut hapsire midis tij dhe xhennetit, por do te ngadhenjeje ajo qe eshte shkruar dhe ne fund ai ka per te bere veprat e njerezve te xhehenemit e keshtu do futet ne te. Gjithashtu, dikush mund te bej veprat e njerezve te xhehenemit, derisa te kete mbetur edhe nje kut hapsrie midis tij dhe xhehenemit, por do te ngadhenjej ajo qe eshte shkruar dhe ne fund ai ka per te bere veprat e njereve te xhennetit e keshtu do te futet ne te."
                                                            (Buhari dhe Muslimi)

Nr.05

Nena e besimtareve Ummu Abdullah Aishja r,a tragon se i Derguari i Allahut ka thene:
"Kush shpik dicka te re, e cila nuk eshte prej fese sone, ajo nuk do ti pranohet"
                                                               (Buhariu dhe Muslimi)

Ne nje trasmetim nga Muslimi kemi:
"Kush ben dicka qe nuk i permbahet ceshtjes sone, ajo do ti refuzohet."

Nr.06

Enu Abdullah en Numan bin Beshiri r.a. tregon : Kam degjuar te Derguarin e Allahut a.s. te thote:

"Gjerat e lejuara hallall jane te qarta. Po keshtu edhe te ndaluara haram jane te qarta. Ndermjet tyre ndodhen gjera te dyshimta qe shume njerez nuk i dine. Kush ruhet nga keto gjera, ka mbrojtur fene dhe nderin  e tij. Ndersa kush bie ne to, ka rene ne te ndaluaren, sikurse bariu qe ruan kopen e vet rreth nje vendi te ndaluar, duke rrezikuar te kullose ate ne cdo moment. Cdo sundimtar ka vendin e vet te ndaluar per te tjeret dhe vendet e ndaluara te Allahu jane ato gjera qe Ai i ka bere haram.
Dijeni se ne trup ndodhet nje organ, i cili po qe i shendoshe, i gjithe trupi eshte ne rregull, po qe se ai semuret i gjithe trupi semuret. Ky organ eshte zemra."
(Buhari dhe Muslimi)

Nr.07

Ebu Rukaja Temim bin Eus Ed Darij r.a tregon se Muhammedi a.s. ka thene: "Feja eshte keshille." E pyeten: Per ke o i Derguari i Allahut? Ai u pergjigj: Per te besuar Allahun, per te besuar e zbatuar Librin e Tij, per te besuar e ndjekur te Derguarin e Tij, per udheheqesit e muslimaneve dhe per njerezit e thjeshte."
(Muslimi)

Nr.08

Ibn Omeri r.a. tregon se i Derguari i Allahut Muhammedi a.s. ka thene:
"Jam  udheruar t'i luftoj (ti bind) njerezit derisa te deshmojne se nuk ka zot tjeter vec Allahut dhe se Muhammedi eshte i derguari i Tij, te falin namazin te japin zekatin. Nese e bejne kete dhe nese jane ne pajtim me islamin, ata do te fitojne nga une sigurin (respektin) per jeten dhe pasurin e tyre. Ndersa llogarin e tyre (mbi siqeritetin ne kryerjen e puneve) do ta japin para Allahut te Madheruar."
(Buhariu dhe Muslimi)

Nr.09

Ebu Hurejra Abdurrhaman bin Sahr r.a. tragon se i Derguari i Allahut ka thene:
"C'ju kam daluar, largoheni prej saj, ndersa c'ju kam urdheruar, zbatojeni sa te mundeni, sepse popujt e meparshem jane shkaterruar per shkak te pyetjeve te teperta dhe te kundershtimit te profeteve te tyre."
(Buhariu dhe Muslimi)

Nr.10

Ebu Hurejra r.a. tregon: I Derguari i Allahu a.s. ka thene: "Allahu i Madheruar eshte i mir dhe pranon vetem te mira. Ai i urdheroi besimtaret ashtu sci i urdheroi edhe te derguarit duke thene:
"O ju te derguar! Hani gjerat e mira hallall dhe beni vepra te mira.(Kur'an; 23;51) O ju besimtare!Hani nga te mirat hallall qe jua kemi dhuruar." (Kur'an 2:172)"
(Muslimi)

Nr.11

Ebu Muhamed el Hasan bin Ali bin Ebi Talibi r.a. nipi i te Derguarit te Allahut r.a. te cilin me perkedheli e quante borziloku i tij tregon:

"Lere ate qe te duhet e dyshimte dhe kalo tek ajo qe nuk te duket e dyshimte."
(Tirmidhi (Tirmidhi ka thene se hadithi eshte autentik "hasen sahih), Nesai)

Nr.12

Ebu Hurejra transmeton se i Derguari i Allahut a.s. ka thene:

"Nje cilesi e besimtarit te mire eshte te mos merret me gjera qe nuk i interesojne (me gjera pavlere)."

(Hadith i pranueshem "hasen" i regjistruar nga Tirmidhiu dhe te tjere)

Nr.13

Sherbyesi  i te Derguarit te Allahut a.s. , Ebu Hamzai (Malik bin Enesi, (Enes bin Maliku kur ishte i ri punonte si sherbyes tek profeti Muhammed a.s.) transmeton se i Derguari i Allahut ka thene:
"Askush nga ju nuk beson (plotesisht) , derisa te deshiroje per vellain e tij ate qe deshiron per veten."
(Buhari dhe Muslimi)

Nr.14

Ibn Mesudi r.a. transmeton se i Derguari i Allahu Muhammedi a.s. ka thene:

"Myslimanit i kerkohet llogari (termi ne hadith ka kuptim me te gjere) ne tre raste: kur myslimani i martuar ben mardhenie seksuale jashte martese, kur vret nje njeri padrejtesisht dhe kur le fene e vet dhe ndahet nga bashkesia e myslimaneve."
(Buhariu dhe Muslimi)

Nr.15

Ebu Hurejra r.a. transmeton se i Derguari i Allahu a.s. ka thene:
"Kush beson Allahun dhe diten e fundit le te thote fjale te mira ose te heshte; kush beson Allahun dhe diten e fundit le ta respektoje fqinjin e tij; kush beson Allahun dhe diten e fundit, le ta nderoje mikun e tij."
(Buhari dhe Muslimi)

Nr.16

Ebu Hurejra r.a. tregon se nje njeri i tha Profetit a.s. "Me keshillo!" dhe ai i tha: "Mos u nevrtikos!", burri ia perseriti disa here kerkesen e tij dhe Profeti a.s. i pergjigjej: Mos u nevrikos!"
(Buhariu)

Nr.17

Ebu Jala Sheddad bin Eusi r,a, tregon se i Derguari i Allahut a.s. ka thene:
"Allahu i madheruar e ka bere detyre miresin ne cdo gje. Prandaj, kur te vrisni dike (ndonje armik ne lufte), bejeni ne menyren me me pak dhimbje. Po ashtu, edhe kur te therni ndonje kafshe, mundohuni ta therni ne menyren me te mire, duke e mprehur thiken qe te mos mundohet kafsha."
(Muslimi)

Nr.18

Ebu Dherr Xhundeb bin Xhunada el Gaffari dhe Ebu Abdurrahman Muadh bin Xhebel r.a. trasmetojne se i Derguari i Allahut a.s. ka thene:
"Frikesoju Allahu kudo qe te jesh. Vepren e keqe pasoje me vepren e mire qe ta fshije ate dhe sillu mire me njerezit."
Regjistroi Tirmidhiu dhe thote se hadithi eshte i pranueshem "hasen".

Nr.19

Abullah bin Abbasi r.a. tregon: Ndersa po ecja pas Profetit a.s. ai me tha: "O djal , do te te mesoj disa fjale te rendesishme! Ruaje Allahun nese do qe te te ruaje! Ruaje Allahun nese do ta kesh gjithmone krah teje! Kur te kerkosh dicka, lutju Allahut! Kur te kerkosh ndihme, kerkoje prej Allahut! Dije se sukur te gjithe njerezit te mblidhen per te te bere mire, nuk do te bejne me teper sesa ka shkruar Allahu. Dhe sikur te gjithe njerezit te mblidhen per te te bere keq, nuk do te bejne me shume se cfare ka shkruar Allahu. Tashme penat jane ngritur dhe regjistrat jane thare."
(Tirmidhi i cili e cileson hadithe "Hasen")

Ne nje transmetim tjeter thuhet: "Ruaje Allahun nese do qe te jete me ty! Kujtoje Allahun ne rehati te te kujtoje ne veshtiresi! Dije se ç'nuk te ka ndodhur nuk kishte per te te ndodhur kurrsesi dhe ç'te ka ndodhur do te te ndodhte gjithsesi! Fitorja vjen me durim. Shpetimi vjen pas ngushtimit. Pas veshtirsise vjen lehtesimi."

Nr.20

Ebu Mesud Ukba bin Amr el Ensari el Bedri r.a. tregon: I derguari i Allahut a.s. ka thene: "Nje prej fjaleve te urta qe kane trasheguar njerezit nga profetet e meparshem eshte "Nese nuk ke turp, bej çte duash." (Buhari)

Nr.21

Ebu Amri Sufjan bin Abdullah tregon: E pyeta te Derguarin e Allahut a.s.: O i Derguari i Allahut ! Me meso dicka per islamin qe te mos kem nevoje te pyes te tjere. Ai me tha:
"Thuaj besova Zotin, pastaj behu i qendrueshem (ne kryerjen e veprave te mira)" (Muslimi)

Nr.22

Ebu Abdullah Xhabir bin Abdullah el Ensari trasmeton se nje njeri e pyeti te Derguarin e Allahut a.s.; "Nese une i fale te pese namazet e detyrueshme, e agjeroj ramazanin, i shmang gjerat e ndaluara dhe bej vetem gjera te lejuara, a hyje ne xhennet? Po ! iu pergjigj Profeti a.s.
(Muslimi)

Nr.23

Ebu Malik el Harith bin Asim el Eshari r.a. tregon se Profeti a.s. ka thene:
"Pastertia eshte gjysma e imanit (besimit). Falenderimi i Allahut (elhamdu lil-lah) e ploteson peshoren (e veprave te besimtarit). Lavderimi dhe Falenderimi i Allahut (subhanallah dhe e elhamdu lil-lah) e mbushin hapesiren ndermjet qiellit dhe tokes. Namazi eshte drite. Sadakaja eshte argument. Durimi eshte ndricim , ndersa Kur'ani eshte deshmi e sigurte pro ose kunder teje. Secili e fillon diten e tij duke qene tregtar i vetes se vet, mund ta çliroje ate, ose ta humbe." (Muslimi)

Nr.24

Ebu Dherr el Gafariu r.a. tregon se Profeti a.s. i eshte shpallur se Allahu xh.sh ka thene:
"O roberit e mi! Une ia kam ndaluar vetes padrejtesine dhe e kam ndaluar ate edhe ndermjet jush, prandaj mos e dhunoni njeri-tjetrin! 
O roberit e mi! Te gjithe ju jeni ne humbje, perveç atij qe Une e orientoj, prandaj kerkoni udhezimin time qe t'ju drejtoj!
O roberit e mi! Te gjithe ju jeni te uritur, perveç atij qe Une ushqej, prandaj kerkomeni t'ju ushqej dhe une do t'ju jap!
O roberit e mi! Te gjithe ju jeni te zhveshur, perveç atij qe Une e vesh, prandaj me kerkoni veshje dhe Une do t'ju vesh!
O roberit e mi! Vertet ju gaboni naten dhe diten, kurse Une i fal te gjitha gjynahet, prandaj me kerkoni falje qe t'ju fal!
O roberit e mi! Ju nuk do te arrini kurre te beni diçka qe do te me demtonte dhe as te beni diçka qe do te me sillte dobi.
O roberit e mi! Sikur i pari dhe i fundit prej jush, sikur te gjithe njerezit dhe xhindet te ishin te devotshem si zemra e me e devotshme e njeriut, kjo nuk do t'i shtonte asgje sundimit tim.
O roberit e mi! Sikur i pari dhe i fundit prej jush, sikur te gjithe njerezit dhe xhindet te ishin te prishur, si zemra e njeriut me te prishur, kjo nuk do ti hiqte asgje sundimit tim.
O roberit e mi! Sikur i pari dhe i fundit prej jush, sikur te gjithe njerezit dhe xhindet te mblidheshin ne nje vend, te me luteshin e Une t'jua plotesoja deshirat dhe lutjet secilit prej jush, prona ime do te pakesohej aq sa pakesohet deti kur i hiqet nje gjilpere. 
O roberit e mi! Keto jane veprat tuaja, te cilat Une i ruaj, i llogaris dhe ju shperblej ne baze te tyre. Kush gjen mir, te falenderoje Allahun, ndersa kush gjen tjeter gje, te mos fajesoje kend veç vetes."
(Muslimi)

Nr.25

Ebu Dherr el Gaffariu r.a. tregon se disa nga shoket e te Derguarit te Allahut a.s. shkuan dhe iu ankuan: O i derguari i Allahut! Pasaniket na e tejkaluan dhe i mblodhen te gjitha shperblimet; falen si ne, agjerojne si ne dhe ndajne sadaka nga pasuria e tyre. Profeti Muhammed a.s. u tha: "A nuk ju ka dhene mundesi edhe juve Allahu xh.sh qe te ndani sadaka? Pa dyshim se sa here qe e lartesoni Allahun duke thene Subhannallha (Larg te metave eshte Allahu) ka sadaka, sa here qe falenderoni Allahun duke thene Elhamdulil-lah (Falenderimi i takon Allahut) ka sadaka, sa here qe urdheroni per te mire ka sadaka, sa here qe e ndaloni tekeqen ka sadaka. Madje edhe kur i kenaqni epshet ne forme te lejuar ka sadaka! Shoket e pyeten: Po pse o i Derguari i Allahu, edhe kur kenaqim epshet tona marrim shperblim! Profeti a.s. iu tha: "Ashtu sikurse kenaqja e epsheve ne forme te ndaluar eshte gjynah, edhe te kenaqurit ne menyre te ligjshme sjell shperblim." (Muslimi)

Nr.26

Ebu Hurejre r.a. tregon se Profeti a.s. ka thene: "Per çdo eshtër dhe nyje te trupit, njeriu duhet te jape sadaka ne çdo dite. Pajtimi midis dy vetave eshte sadaka. Te ndimosh nje njeri per te hipur ne kafshen e vet ose per ta ngarkuar me plackat e vete eshte sadaka. Fjala e mire eshte sadaka. Çdo hap qe ben per te shkuar ne xhami per tu fale eshte sadaka. Te heqesh nga rruga nje pengese eshte sadaka."
(Buhari dhe Muslim)

Nr.27

En Neus bin Semani r.a. tregon se Profeti a.s. ka thene: "Virtyti eshte morali i mire, ndersa gjynahu eshte ai qe ta trubullon shpirtin dhe nuk do qe ta dine te tjeret." (Muslimi)

Ndersa Uabisa bin Mabadi tregon: Shkova te i Derguari i Allahut a.s. dhe me pyeti: "Ke ardhur te me pyesesh se çfare eshte virtyti? Po i thash une. Atehere ai me tha: "Pyete zemren tende! Virtyti eshte ajo me te cilen ndergjegjia jote eshte e kenaqur. Ndersa mekati eshte ajo qe te trubullon shpirtin dhe vertitet ne kraheror edhe nese njerezit te thone te kunderten." (Hadith hasan i regjistruar nga imam Ahmed bin Hanbeli dhe imam ed Darimiu ne Musnedet e tyre)

Nr. 28

Ebu Nexhih el Irbad bin Sarijah r.a. tregon: Nje here i Derguari i Allahut a.s. na beri nje predikim, prej te cilit na u dridhen zemrat dhe na lotuan syt, ndaj dhe i thame: O i Derguari i Allahut! Duket sikur ky eshte predikimi i lamtumires, prandaj na porosit! Ai tha:
"Ju porosis te keni frike Allahun xh.sh. Duhet ta degjoni dhe t'i bindeni udheheqesit tuaj, dhe sikur ne krye te vihej nje skllav, sepse nese do te jetoni gjate, do te shihni shume konflikte e ngaterresa. Prandaj duhette ndiqni vetem sunnetin (shembullin) tim dhe shembullin e Halifefe (udheheqesve) te drejte prej meje. Kapuni fort pas tij dhe ruhuni nga bidatet (shpikjet ne fe) sepse çdo bidat  eshte humbje!" (Regjisruan Ebu Davudi dhe Tirmidhiu duke e cilesuar hadith hasen sahih)

Nr.29

Muadh bin Xhebeli r.a. tregon: Nje here i thashe te Derguarit te Allahut a.s: Me trego nje pune qe do te me dergoje ne xhennet dhe do te me largoje nga zjarri! Ai me tha:
"Ke pyetur per nje ceshtje te madhe, por qe eshte e lehte per kedo qe ia lehteson Allahu. Adhuroje Allahun dhe mos i shoqero gje ne adhurim. Fale namazin. Jepe zekatin. Agjero ramazanin. Kryeje Haxhin!" Pastaj shtoj: "A do te te tregoj se cilat jane portat e miresise? Agjerimi i cili eshte mburoje, sadakaja e cila i fshin gjynahet sic e fik uji zjarrin, dhe namazi i njeriut naten." Me pas lexoi ajetin:
"Ngrihen nga shtreterit naten per t'iu falut Zotit." deri ne fund te ajetit pasardhes (Es Sexhde 16-17). Me pas me pyeti: A do te te tregoj per kreun e kesaj ceshtje, kulmin e saj ose shtyllen e saj? Patjeter o i Derguari i Allahut! iu pergjigja. Ai me tha: "Kreu i kesaj ceshtje eshte islami, shtylla eshte namazi dhe kulmi i saj eshte xhihadi dmth lufta kunder te keqes etj. Pastaj me tha: A te te tregoj thelbin e gjith kesaj? I thash: Sigurisht o i Derguari i Allahut! Ai kapi gjuhen e vet dhe tha: "Ruaje kete!" E pyeta: O i Derguari i Allahut, valle edhe per kete do te jemi pergjegjes? "Mos te paste nena o Muadh! me tha ai, po a ka tjeter gje qe i hedh njerezit ne zjarr , pervec fryteve te keqija te gjuheve te tyre."
(Tirmidhi, hasen sahih)

Nr.30

Ebu Thaleba el Hushenij Xhurthum bin Nashiri tregon se i Derguari i Allahut a.s. ka thene:
"Vertet Allahu xh.sh ka vendosur disa obligime, prandaj mos i lini pas dore ato; ka vendorusr disa kufij, prandaj mos i kaperceni; ka ndaluar disa gjera  prandaj mos i shkelni ndalesat e tij dhe ka heshtur per disa gjera (ne jane te lejuara apo te ndaluara) nga meshira ndaj jush e jo nga harresa, prandaj mos diskutoni per to" (Hadith Hasen i regjistruar nga Darekutniu)

Nr.31

Ebu Abbas Sehl bin Saed es Saidij r,a, tregon: Erdh nje njeri tek Profeti a.s. dhe i tha:
"O i derguari i Allahut! Me trego nje pune qe nese e bej do me doje Allahu dhe do te me duan njerezit! Profeti Muhammed a.s. i tha:
"Mos lakmo ne kete bote , qe te te doje Allahu dhe mos lakmo ate qe eshte ne duart e njerezve qe ata te te duan!" (Ibn Maxhe)

Nr.32

Ebu Said Sad bin Malik bin Sinan el Hudrij r.a. tregon se i Derguari i Allahut Muhammedi a.s. ka thene: "Mos shkaktoni dem dhe as konflikt." (Hadith Hasan, Iben Maxhe dhe Darekutniu)

Nr.33

Ibn Abbasi r.a. tregon se i Derguari i Allahut , Muhammedi a.s. ka thene: "Po tu jepej njerezve cfare pretendonje, do te kerkonin pasurit dhe jetet e tjereve. Por kush pretendon duhet te paraqese prova, ndersa ai qe e mohon pretendimin e tjeterit duhet te betohet." (Hadith Hasen, Bejhakiu)

Nr.34

Ebu Said el Hudriu r.a. tregon: Kam degjuar te Derguarin e Allahut a.s. qe ka thene: "Kush prej jush shikon nje te keqe, ta ndryshoje ate me doren e tij. Nese nuk mundet ta ndryshoje me gjuhen (me te folemen) e tij dhe nese nuk mundet ta ndryshoje me zemren e tij, por ky eshte imani (besimi) me i dobet." (Muslim)

Nr.35

Ebu Hurejra r.a. tregon se i Derguari i Allahut a.s. ka thene:
"Mos kini cmire njeri tjetrin
Mos mashtroni njeri tjetrin
Mos urreni njeri tjeterin
Mos ia ktheni shpinen njeri tjetrit
Mos i nderhyni njeri tjeterit ne shitblerje dhe behuni vellezer o rober te Allahut. 
Myslimi eshte vella i myslimanit, nuk i ben padrejtesi atij, nuk e le ne balte, nuk e genjen dhe nuk e poshteron. Devotshmeria eshte ketu (dhe beri me shenje ne kraharorin e tij 3 here) e tha; Per nje njer eshte shume keq qe ta nencmoje vellan mysliman. Cdo mysliman e ka te ndaluar gjakun e nje myslimani, pasurin dhe nderin  e tij." (Muslimi)

Nr.36

Ebu Hurejra r.a. tregon se Muhammedi a.s. ka thene: "Kush ia largon besimtarit (mysliman) nje prej brengave te kesaj bote, Allahu do ti largoje atij nje prej brengave te Dites se Gjykimit. Kush e lehteson ate qe eshte ne veshtiresi, Allahu do ta lehtesoje ne kete bote dhe ne tjetren. Kush ia mbulon nje te mete myslimanit, Allahu do tia mbuloje te metat atij ne kete bote dhe ne boten tjeter. Allahu e ndihmon robin e vet, per sa kohe ky e ndihmon vellan e tij. Kush ndjek rrugen per te kerkuar dituri, Allahu do tia lehtesoje atij rrugen per ne Xhennet. Sa here qe nje grup njerezish mblidhen ne nje nga shtepite e Allahut poer te lexuar dhe studiuar Librin e Allahut (Kur'anin) mbi ta do te zbrese qetesia dhe do ti mbuloje meshira, meleket do ti rrethojne dhe Allahu do ti permende nder ata qe ndodhen tek Ai. Ate qe do te lene pas veprat e veta nuk mund ta gradoj prejardhja e tij." (Muslimi)

Nr.37

Ibn Abbasi r.a. tregopn se Muhammedi a.s. ka treguar se Allahu xh.sh ka thene:
"Sigurisht, Allahu i ka shkruar te mirat dhe te keqijat. Pastaj kete e ka sqaruar; Kush niset per te bere nje veper te mire, por nuk arrin (ta kryej) , tek Allahu kjo do te shkruahet si veper e mire (e kryer). Ndersa kush niset per te bere nje veper te mire dhe kryen ate, tek Allahu kjo veper do te shkruhet si dhjete here deri shtateqind vepra te mire e me shume. Nga ana tjeter, kush niset te beje nje veper te keqe por pastaj gjare rruges heq dore nga ajo , tek Allahu do te shkruhet si veper e mire (pasi ka heq dore ne kryerjen e vepres se keqe). Ndersa kush niset te beje nje veper te keqe dhe e ben ate, Allahu do tia shkruaj vetem si nje te keqe."  (Buhari & Muslim)

Nr.38

Ebu Hurejra r.a tregon se Muhammedi a.s. ka thene: "Allahu xh.sh ka thene: Kujrdo qe tregon armiqesei ndaj ndonje te dashuri Tim (pra ndaj njeriut te mir e besimtar) i kam shpallur lufte. Gjeja me e dashur me te cilen me afrohet robi im jane detyrimet qe i kam caktuar. Ai vazhdon te me afrohet me adhurime vullnetare, ndersa sa te dua. Po e desha, do te behem degjimi i tij, shikimi i tij, dore e tij me te cilen godet dhe kemba e tij me te cilen ecen. Nje njeri i tille nese me kerkon dicka do tia jap dhe nese me kerkon mbrojtje do ta mbroj." (Buhari)

Nr.39

Ibn Abasi r.a. tregon se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Per hatrin tim, Allahu ia fal pasuesve te mi gabimet e bera pa qellim, ato qe behen nga harresa dhe ato qe behen nen detyrimi (presion)."
                                                                                            (Ibn Maxhe, Bajhakiu)

Nr.40

Ibn Omeri r.a. tregon se Profeti a.s. ka vene doren ne sup dhe i ka thene: "Jeto ne kete bote si i huaj ose si udhetar!" Ibn Omeri thoshte: "Kur te ngrysesh , mos e prit mengjesin dhe kur te zgjodhesh mos e prit mbremjen. Gjate kohes qe ke shendet, pergatitu per semundjen dhe gjate jetes, pergatitu per vdekjen tende." (Buhari)

Nr.41

Ebu Muhammed Abdullah bin Amer bin el Asi transmetohet se i Derguari i Allahut a.s. ka thene: "Asnjeri nga ju nuk beson (plotesisht) derisa deshirat e tij te ndjekin ate qe kam njfotuar une"
       (Hadith Hasen dhe i regjistruar tel El Huxhah te Ebul Kasim Ismail bin Muhamed el Esfahani)

Nr.42

Enes bin Malik r.a. trasmeton se e ka degjuar te Derguarin e Allahut a.s. te thote: "Allahu xh.sh ka thene:
"O biri i Ademit! Per sa kohe ti me lutesh dhe i mban shpresat tek Une, do ti fal ato qe ke bere pa u shqetesuar fare!
O biri i Ademit! Sikur gjynahet e tya te arrijne edhe kulmin e qiellit, po me kerkove falje do ti fal ato!
O biri i Ademit! Nese vjen tek Une me gjynahe sa siperfaqja e tokes dhe me derejtohesh pa me bere shok ne adhurim, falja do te jete po aq e madhe." (Hadith hasen, Tirmidhi)

Pergatiti
Gezim KOPANI 
                             

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate