Friday, June 8, 2018

Nata e Kadrit


      Allahu xh.sh thote:

"Ne e kemi zbritur (Kur'anin) ne naten e Kadrit. E kush mund ta shpjegoje ty se cfare eshte nata e Kadrit?Nata e Kadrit eshte me e mire se njemije muaj. Meleket dhe Shpirit (Xhebrail) me lejen e Zotit te Tyre zbresin ne kete nate, me te gjitha vendimet. Paqe eshte ajo deri ne lindjen e agimit.
                                                                                                    (Kadr; 1-5)

Sic e kemi shpjeguar edhe ne publikimet e tjera, Kadr nder kuptimet e tjera do te thote: Percaktim, Miresi, nate e faljes etj.
Kjo nate eshte nata e ibadeteve (lutjeve), ne kete nate te gjithe besimtaret duhet ti bejne lutje (dua) Allahut xh.sh, pasi ne kete nate Allahu eshte afer dhe u pergjigjet lutjeve.

Sipas mendimeve te dijetareve islam ka qene pikerisht nata e Kadrit ku Profeti Muhammed a.s. ka shikuar Melekun Xhebrail ne formen e tij te plote. Sipas tramsetimit kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene: "E pash Xhebrailin a.s. qe kishte zene horizontin dhe ne çdo cep qe shikoja, shija ate. Me pas me kapi dhe me shterngoi aq fort saqe kujtova se po me del shpirti. Me pas me leshoi dhe me tha: "Lexo!"i thash: Nuk di te lexoj!. Me kapi perseri dhe me tha: Lexo! Perseri i thash: Nuk di te lexoj. Me shtrengoj per here te trete dhe perseri me tha: Lexo! I thash: Cfare te lexoj? Xhebraili a.s. me tha:"Lexo ne emrin e Zotit qe krijoi. Krijoi njerun nga nje gjak i ngjizur (ne mitren e nenes). Lexo se Zoti yt eshte me Bujari. Ai qe i mesoi (njeriut) te shkruaj me pende. I mesoi njeriut ate qe nuk e dinte." (Alak 1-5)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kush falet naten e Kadrit me besim dhe shprese, i falen gjynahet qe ka vepruar me pare." (Buhari)

Kjo nate bie ne dhjete dite e fundit te muajit te madherishem te Ramazanit. Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Kerkojeni naten e Kadrit ne dhjete netet e fundit te Ramazanit." (Buhari)

Profeti Muhammed a.s. ne udhetimin e Isras dhe Miraxhit mesoi nga Allahu xh.sh per nje dhurate (miresi) te madhe qe Allahu xh.sh e kishte vetem per besimtaret qe kryejne urdherat e Allahut, dhe kjo ishte nje nate e madhe nate e Kadrit. Pasi u kthye profeti Muhammed a.s. filloj ta kerkoj naten e Kadrit ne muajin e Ramazanit. Gjate kohes qe profeti Muhammed a.s. po e kerkonte naten e Kadrit i vjen meleku Xhebrail dhe i thote: O i Derguari i Allahut! Ate qe po kerkon ndodhet ne dhjete ditet e fundit te muajit Ramazan. Pas kesaj profeti Muhammed a.s. u tha shokeve: "Kerkojeni naten e Kadrit ne netet tek dhe ne dhjete netet e fundit te muajit Ramazan." (Buhari)

Ne nje transmetim tjeter kemi:

Nga Ibni Umer trasmetohet se disa shoket te Profetit Muhammed a.s. i thane profetit Muhammed se kishin shikuar ne ender naten e kadrit, dhe se ajo bie ne shtat netet e fundit te Ramazanit. Profeti Muhammed a.s. u tha: "Shoh e endra juaj perkon me shtat ditshin e fundit, prandaj kushdo qe e kerkon kate nate le ta kerkoj ne shtat ditshin e fundit."
                                                                                                                    (Buhari)

Naten e Kadrit njeriu duhet te sillet mir, duhet te bej vepra te mira, te flas mir dhe te respektoj te tjeret. Te shperndaj miresi ne vepra e fjale si dhe nese ka mundesi te shperndaj sadaka.  Tregohet nga Ubade ibnu Sami se nje nate (apo dite) doli Profeti Muhammed a.s. me qellim qe tju tregoj muslimaneve se kur eshte nata e Kadrit. Rruges ai ndeshi (shikoj) dy burra musliman qe grindeshin me njeri tjetrin. Profeti a.s. tha: "Dola tju tregoj kur eshte nata e Kadrit, por per shkak te filanit dhe filanit qe po grindeshin , e harrova. Ndoshta kjo eshte me e mire per ju." (Buhari)

Pra per shkak te nje vepre te keqe, pra te grindjes Profeti a.s. tha se e harrova kur eshte nata e Kadrit. Me kete Profeti Muhammed a.s. deshironte ti terheq vemendjen besimtareve qe te mos bejne vepra te kqia, te mos grinden. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Me te vertet njeriu privohet nga risku per shkak te nje mekati qe ka bere." (Muslim)

Ne nje trasmetim tjeter kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kerkojeni naten e Kadrit ne netet tek te dhjeteditshit te fundit te Remazanit."(Buhari,Muslim)

Ndodhet edhe nje trasmetim tjeter ku Ubej ibnu Kabe r.a. ka thene: "Betohem ne Allahun, se une e di se cila eshte ajo nate (nata e Kadrit). Ajo eshte nata ne te cilen Muhammedi a.s. na ka urdheruar per te qene te perkushtuar ne adhurim (ibadet). Ajo eshte nata e njezet e shtate." (Muslim)

Po ashtu kemi edhe nje trasmetimtjeter nga Ebu Dher r.a. qe tregon: "Agjerum me Profetin Muhammed a.s. ne muajin e Ramazanit. Ai nuk na priu ne falej deri kur kishte mbetur shtat net te muajit Ramazan. Atehere ai u ngrit me ne per tu falur derisa nje e treta e nates kishte kaluar. Ai nuk u fal me ne ne diten e gjashte. Ne naten e peste, ai u fal me ne derisa gjysma e nates kaloi. Ne i tham: O i Derguari i Allahu do fales me ne tere naten? Ai u pergjigj: Kush qendron ne kembe naten e Kadrit pas imamit , derisa ai te perfundoj faljen, eshte shkruar per ate qe e ndjek sikur eshte falur gjithe naten." (Iben Ebi Shejbe, Ebu Davud, Tirmidhi, Nesai, Ibn Maxhe etj.)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"...Kush falet ne naten e Kadrit me besim tek Allahu dhe ne shpresen ne shperblimin e Allahut, i falen gjynahet e kaluara." (Buhariu dhe Muslimi)

Pergatiti
Gezim Kopani

V/O: Materiali ne perpunim...

Ne lidhje me naten e Kadrit mund te lexoni edhe kete shkrim: Nata e Kadrit dhe myslimani

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate