Friday, June 29, 2018

Myslimanet e fshatit Kryezi

Fshati Kryezi eshte i vendosur perbri burimeve te lumit Fan i Madh. Fshati ndodhet ne verilindje te Fushe Arrezit. Sipas te dhenave thuhet se fshati Kryezi eshte fshat i hershem. Thuhet se Kryeziu dhe Dizdari i Pukes jane prej deres Princenore Ziu, dhe Ziu u rujt tek fshati qe mban emrin Kryeziu .

Fshati Kryezi ka dy besime, myliman dhe katolik. Sipas historianeve ne kete fshat kemi fisin Kabash dhe Gjeçaj. Nga fisi i Kabashit kemi lagjen e Zotnive , tek e cila jane: Arifaj, Dervishaj, Brahaj e Murataj.
Nga fisi i Gjeçajve kemi: Aliaj, Gjinaj e Gegaj, Qukasit (ardh nga Kuzhneni), Oroshi (ardh nga Mirdita) Mardodaj (ardh nga Temali) Mehaj (ardh nga Puka), Gojani , Berisha, Toplane, Dushman (ardh nga Duzhmani)

Thuhet se diku rreth shekullit XVII vjen nga fshati Iballe nje burr dhe nje grua te cilet u shtuan. Ate filluan te punesojne bujk ne tokat e zotnive . Zotnit e Kryeziut kishin fshatin Bardhet (Kryezi) Qaf Mali dhe Sigurin e udhes se karvaneve .
Disa bujk filluan te krijone jetesen ne kete zone. Disa thuhet se kan ardh ne kete fshat per nje jete me te mir e disa te tjere per tju larguar gjaqeve.

Thuhet se rebelimi i organizuar kunder Mustafe Pashe Bushatliut me 1825 ne Kalan e Shkodres te ken pasur gisht nder te tjere edhe familje te njohura te Pukes, Iballes dhe Kryeziut.

Ne nje dokument te Mustaf Pash Bushatliut thuhet: "...disa haramzade te cilet te debuem prej Tirane i rane ne dore oxhakut tone dhe u strehuen ne Shkoder...Vojvoda i Iballes Shaban Aga, Numan Afa dhe Salih Aga Kryeziu ambicioz per kolltuqe... i ran kalas ne nje kohe qe nuk ishte kush brenda dhe filluan me shti pushke nga te kater anet."(1)

Mbas shtypjes se revoltes ku u vrane nente persona dhe u zun rob njezet te tjere, Mustaf Pash Bushatliun dergoj Bajram Himalok Kajmekam ne Puke me qellim ndeshkimin e rebeluesve , duke kaluar me rreth 180 ushtar neper fshatin Qerret, Dedaj, Midhe, Sapaç duke hyre keshtu ne fshatin Iballe.
Deri ne Kryezi shkuan pa ndonje problem. Lajmetaret dhane lajmin Bajram Himalokut se edhe fshati Kryezi njeh pushtetin e Pashes. Keshtu Bajram Himaloku ju drejtua lagjes se Zotnive. I pari i vendit Ibrahim Aga (kusheri me Salih Agen) kishin marr masat duke larguar familjen e tij, pasi ata kishin pergatitur nje prite kunder Kajmekamit. Sigurisht ne ne prit ra Bajram Himaloku (Kajmekam) ku mbeti i vrare. Per kete akt kan mbetur edhe vargjet:
"Puke e Iballe,njizet e kater pare!
Mos te ishte Gojani as ato si bani."
Kjo pasi tregohet se nje gojanes Spaç, nje prej shoqeruesve te kajmekamit , paska pyetur se cfare eshte "pushka" dhe, kur ka degjuar se ishte vrare kajmekami, paska shti ne drejtim te Zotnive te Kryeziut. Nderkohe qe xhenazen e kajmekamit e varrosen ne rrethimin e xhamise se fshatit Kryezi dhe se unazen e kushtueshme ia vendos ne varr, po ashtu edhe nje gure te gdhendur ia vendoset tek koka.(2) Ne keto kushte Mustaf Pasha u revoltua dhe dergoj Kapedanin e Mirdites te quajtur Lleshi i Zi. Lajmi arriti dhe Prend Miria kishte ndihmuar zotnit e Kryeziut per te udhetuar drejte Gjakoves. Kur Lleshi i Zi arriti ne Kryezi dogji kullen e zotnive dhe variu Prend Mirin, ndersa Rexhep Agen (i brahajve) e beri te parin ne Zotnit per shkak se nuk kishte qene pjese e vrasjes se Kajmekamit . Rexhep Aga qendroj i pare rreth 15 vite(3), kjo si shperblim per bindjen dhe rrespektin ndaj Mustaf Pashe Bushatliut.
Me te arritur ne Gjakove Ibrahim Aga gjeti mbeshtetjen prej banoreve te Gjakoves. (4) po ashtu ai gjeti mbeshtetje edhe prej Begollit te Pejes. Ai u be pleqnar shume i njohur ne rrethinat e Pejes dhe Gjakoves. Pas rreth 15 vitesh u be pajtimi me Bushatlite, per me teper ata i dhane nje bije te tyre per grua te dyte Ibrahim Ages. Nga kjo martese lindi Mehmeti i cili kujtohet si nip Shkodre.
Mehmeti u shkollua ne Shkoder ku u be figure e njohur sidomos ne mbeshtetje te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, dega Shkoder. Ne kryezi ruhet toponimi me emrin "Livadhi i Brahimit"(5) i cili ndodhet ne veri perendim te fshatit Kryezi ne drejtim te Nderlymenave.
I biri i Ibrahim Ages , Mehmeti qendroj ne Shkoder ku u vra ne mbrojtje te Hotit e te Grudes, dhe se varri ndodhet tek Xhamia e Plumbit Shkoder.(6)



Ne punim...

Pergatiti
Gezim KOPANI


_______
1.Meçi Xhemal, "Kabashi Puka qe ne lashtesi 2"
2.Po aty.
3.Po aty.
4.Te cilet me pare ishin vendosur ne Gjakove e vende te tjera.
5.Livadhi i Ibrahim Ages
6.Po aty.

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate