Friday, June 29, 2018

Gjaqet ne Shkoder 1857

(Iskodrada kan davalarinin son erdirilmesi 1857)

RAPORTE TELEGRAFIKE

"Ky vendim i marr nga ana e parise se vendit dhe te keshillave vendore se duhet larguar jasht qytetit personat qe e drejton popullin e Shkodres ne akte te demshme, falja e personave qe perzihen ne aktet e vrasjes, gjakut dhe plagosjeve me kusht qe tu paguajne nje sasi te kenaqshme dijeti te afermeve te viktimave dhe ne kete menyre te vendoset paqja midis paleve te vrasesit dhe te te vrarit. Shpallja e lajmit se per ngjarjet e krimit dhe plagosjes qe do te ndodhnin pas kesaj do te permbushen praktikat qe parashikon ligji dhe feja dhe se personat qe fshehin ne banesat e tyre pjesemarresit e akteve penale te vrasjes dhe plagosjes do te internohen, ka per te mbledhjet qe behen per gjaqe ne Shkoder te bien njdeshem ne numer." Viti 1857-1858

Punimet ne Vilajetin e Shkodres per ti dhene fund Gjaqeve

"Telegrafi i valiut te Shkodres ku thuhet se ne perputhje me urdherin e sulltanit qe aktet e gjakmarrjes, qe vazhdone ne mesin e popullit ne vilajetin e Shkodres, te sosin me rruge paqesore. Jane thirr personat perkates dhe u eshte komunikuar urdheri ne fjale. Ne raportin e ardhur nga Kajmekami i kazase se Lezhes behet e ditur se te gjitha ceshtjet e gjaqeve kane marre fund me perjashtim te disa fshatrave te kazes dhe malesoreve te kazase se Lezhes. Me te njejtin vrull vazhdon puna edhe ne kazat e tjera dhe infromacionet rreth te cileva do te behen te ditura ne ditet ne vijim." Viti 1887.
Valiu i Shkodres
Myshir Tahir

                   Gjaqet ne Shkoder jane shuar mjaft ne numer pas urdherit te Sulltanit ne lidhje me kete ceshtje

"Aktet e gjakmarrjeve qe ngjanin ne mesin e popullit te Vilajetit te Shkodres kane marre fund pas urdherit te padishahut. Banoret e kater fshatrave ne kufi me kazane e Matit jane arratisur sebashku me armet e tyre pas nxitjeve te Xhemal Pashe Matjanit. Keshilli (meclisi mahsus) e ka keshilluar administraten e vilajetit qe do te ishte me me vend qe ne vend qe te perdoret forca te vazhdohet ti terhiqet  verejtje me te mire Xhemal Pash Matjanit." Viti 1888
Vali
Myshir Tahir

Keshillimi i popullit neper Xhami dhe Kisha me qellim parandalimin e Gjakmarrjes ne Shkoder

"Me qellim dhenien fund te gjakmarrjeve, nje tradite vendase qe vazhdon prej kohesh ne zonen e Shkodres, jane thirrur ne zyrat e qeveritareve paria e cdo lagjeje te cilet u informuan per anet negative te kesaj mendesie. Aktet e zotimit te pergatitura me kete rast u lexuan neper xhami e kisha dhe u derguar neper lagje dhe fshatra pasi u regjistruan e u konfirmuan tekstet e tyre neper gjyqet e rregullta dhe ato fetare, si dhe nga keshilli i administrativ i vilajetit etj." 
Viti 1891


Pergatiti
Gezim Kopani

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate