Friday, June 29, 2018

Popullsia ne meshkuj te Pukes, Iballes dhe Malziut 1878 - 1879

(Iskodra Vilayetinde bulunan Islam ve Hirstiyan nufusi zukur mikdanni mubeyin cedveldir)

Numri i popullsis ne meshkuj sipas fese ne Vilajetin e Shkodres, konkretisht ne Kazan e Pukes, Iballes dhe Malziut gjate vitit 1878 - 1879


Vendi
Mysliman
Katolik
Rum
Bajrak
Mulahazat

Puka

Iballe

Malziu




3.600



4.800



-



7



-

Pergatiti
Gezim Kopani

Gjendja e Pergjithshme ne Vilajetin e Shkodres 1880


Raprot ne lidhje me situaten e pergjithshme te Vilajetit te Shkodres.  13 prill 1880.

"Sipas Raportit te Mehmet Izzet Efendiut ne te cilin thuhet se Vilajeti i Shkodres zoteron rreth 35.000 njesi banimi (hane) 2/3 e te cileve perbehet nga malsoret qe jetojne ne zonat malore , ndersa 1/3 jetojne ne qytet, kasaba dhe fshatrat qe gjendn ne pjeset fushore, gjysma e 2.600 njesive te banimit (hane) qe ndodhen ne qyetet perbehen nga myslimanet, gjysma tjeter e saj nga katoliket , ndersa 130 njesi banimi (hane) jane ortodoks, 1/5 e malsoreve te vilajetit jane myslimane, ndersa pjesa tjeter katolike.

Gjendja ekonomike e katolikeve dhe ortodokseve qe merrem me tregti dhe artizanat, krahasuar me gjendjen ekonomike te myslimaneve qe merren me bujqesi, eshte me e mire. Pjesa derrmuese e popullit te Shkodres flet gjuhen shqipe. Banoret e qendres se Vilajetit te Shkodres dhe banoret e Kazave te Lezhes, Ulqinit, Tuzit, Pukes dhe Mirdites jane te falur nga detyra e ushtrise dhe dhenia e disa lloj taksash.
Ndersa malsoret qe jane te varur drejperdrejte me Shkodren apo ne varesin e kazave te siperpermendura jene te liruara nga cdo lloj detyrimi shteteror. Vazhdojne punimet botore me qellim ngritjen e nivelit ekonomik te popullsise si dhe punimet per venien ne pune te pyjeve. Tenderin dhe shperndarjen per shfrytezim ndaj popullit te pasurive nentokesore qe zbulohen. Nje pune e madhe po behet per vendosjen ne banesa dhe plotesimin e nevojave te nevojtareve qe gjenden brenda viljaetit te cilet perbehen nga dy grupe te medha; nga te shperngulurit qe kapin shifren mbi 12.000 persona dhe nevojrtaret vendas, rritja e numrit te te cileve eshte shtuar jashtezakonisht shume pas thatesires se madhe (te vitit 1879) dhe permbytjeve te medha qe jane perjetuar ne vitet e kaluara.
Banuret qe jetojne ne malet e Hotit, Grudes, Kastratit, Shkrelit, Reçit me Lohjen te cilet gjenden  ne pjese veriore dhe verilindore te qytetit te Shkodres. Jane organizuar administrativisht nen nje njesi qe njihet me emrin "Gjashte Malesit (Cibali Sitte)", e njejta gje mund te thuhet edhe per malesoret e Shales dhe Shoshit si dhe ata qejetojne ne kazate e Mirdites dhe Pukes te cilet posedojne nje menyre administrimi te dallueshem nga te tjret, para disa kohesh personi i quajtur Bib Pasha qe u shfaq ne Mirdite duke u mashtruar nga premtimet qe i kinin bere fuqit e jashtme , shpalli Principaten Shqiptare, po kjo ndermarrje problematike e tija u zgjidh ne saje te mesave paraprake qe kishte marre valiu i Shkodres Ismail Haki Pasha, por serisht pas disa kohesh dili ne skene, i biri Prenk efendiu ne sajte te nxitjeve te fshehta qe i bente qeveria malazeze i pat hyre se njejtes rruge te mosbindjes, por ne perfundim te marrveshjes qe u be me te, Preku shpalli serish publikisht varesine e tij ndaj qeverise otomane, nderkohe jane duke u bere shetitjet e nevojshme neper zonat e malesise qe te pergatiten raportet e nevojshme ne lidhje me to, ne baze te te cilave do te behen edhe punimet e nevojshme referuese."
Raport i shkruar nga: 
Es Sejjid Mehmet Izzet


Pergatiti
Gezim Kopani


Gjaqet ne Shkoder 1857

(Iskodrada kan davalarinin son erdirilmesi 1857)

RAPORTE TELEGRAFIKE

"Ky vendim i marr nga ana e parise se vendit dhe te keshillave vendore se duhet larguar jasht qytetit personat qe e drejton popullin e Shkodres ne akte te demshme, falja e personave qe perzihen ne aktet e vrasjes, gjakut dhe plagosjeve me kusht qe tu paguajne nje sasi te kenaqshme dijeti te afermeve te viktimave dhe ne kete menyre te vendoset paqja midis paleve te vrasesit dhe te te vrarit. Shpallja e lajmit se per ngjarjet e krimit dhe plagosjes qe do te ndodhnin pas kesaj do te permbushen praktikat qe parashikon ligji dhe feja dhe se personat qe fshehin ne banesat e tyre pjesemarresit e akteve penale te vrasjes dhe plagosjes do te internohen, ka per te mbledhjet qe behen per gjaqe ne Shkoder te bien njdeshem ne numer." Viti 1857-1858

Punimet ne Vilajetin e Shkodres per ti dhene fund Gjaqeve

"Telegrafi i valiut te Shkodres ku thuhet se ne perputhje me urdherin e sulltanit qe aktet e gjakmarrjes, qe vazhdone ne mesin e popullit ne vilajetin e Shkodres, te sosin me rruge paqesore. Jane thirr personat perkates dhe u eshte komunikuar urdheri ne fjale. Ne raportin e ardhur nga Kajmekami i kazase se Lezhes behet e ditur se te gjitha ceshtjet e gjaqeve kane marre fund me perjashtim te disa fshatrave te kazes dhe malesoreve te kazase se Lezhes. Me te njejtin vrull vazhdon puna edhe ne kazat e tjera dhe infromacionet rreth te cileva do te behen te ditura ne ditet ne vijim." Viti 1887.
Valiu i Shkodres
Myshir Tahir

Gjaqet ne Shkoder jane shuar mjaft ne numer pas urdherit te Sulltanit ne lidhje me kete ceshtje

"Aktet e gjakmarrjeve qe ngjanin ne mesin e popullit te Vilajetit te Shkodres kane marre fund pas urdherit te padishahut. Banoret e kater fshatrave ne kufi me kazane e Matit jane arratisur sebashku me armet e tyre pas nxitjeve te Xhemal Pashe Matjanit. Keshilli (meclisi mahsus) e ka keshilluar administraten e vilajetit qe do te ishte me me vend qe ne vend qe te perdoret forca te vazhdohet ti terhiqet  verejtje me te mire Xhemal Pash Matjanit." Viti 1888
Vali
Myshir Tahir

Keshillimi i popullit neper Xhami dhe Kisha me qellim parandalimin e Gjakmarrjes ne Shkoder

"Me qellim dhenien fund te gjakmarrjeve, nje tradite vendase qe vazhdon prej kohesh ne zonen e Shkodres, jane thirrur ne zyrat e qeveritareve paria e cdo lagjeje te cilet u informuan per anet negative te kesaj mendesie. Aktet e zotimit te pergatitura me kete rast u lexuan neper xhami e kisha dhe u derguar neper lagje dhe fshatra pasi u regjistruan e u konfirmuan tekstet e tyre neper gjyqet e rregullta dhe ato fetare, si dhe nga keshilli i administrativ i vilajetit etj." 
Viti 1891


Pergatiti
Gezim Kopani





Xhamia e Hynqarit Shkoder



Ndryshe kjo xhami njihet edhe me emrin Xhamia e Selvis pasi pran saj ndodhej nje e till. Kjo xhami eshte ndertuar ne vitin 1478. Quhet Xhamia e Hynqarit qe d.m.th "mbret" pasi tek dersa e kesaj xhamie ka pasur nje pllak prej guri ku shkruante "I zoti i bamiresve dhe i zbukurimeve Sulltan Bajazit Hani II 883 (1478) i Zoti i riparimit per shpirtin e Haxhi Jusuf Cekes, viti 1854." Kete xhami e permend ne shkrimet e tij edhe Evlia Celebi.
Ne vitin 1967 Xhamia e Selvise (Hynqarit) i prishet minarja dhe kthehet ne kopsht femijesh.


Pergatiti
Gezim Kopani 




Myslimanet e fshatit Kryezi

Fshati Kryezi-Puke (Lagjet Myslimane). Fotografi eshte bere nga Gezim Kopani , pikerisht nga Minarja e Xhamis se Brahajve
Fshati Kryezi eshte i vendosur perbri burimeve te lumit Fan i Madh. Fshati ndodhet ne verilindje te Fushe Arrezit. Sipas te dhenave thuhet se fshati Kryezi eshte fshat i hershem. Thuhet se Kryeziu dhe Dizdari i Pukes jane prej deres Princenore Ziu, dhe Ziu u rujt tek fshati qe mban emrin Kryeziu .

Fshati Kryezi ka dy besime, myliman dhe katolik. Sipas historianeve ne kete fshat kemi fisin Kabash dhe Gjeçaj. Nga fisi i Kabashit kemi lagjen e Zotnive , tek e cila jane: Arifaj, Dervishaj, Brahaj e Murataj.
Nga fisi i Gjeçajve kemi: Aliaj, Gjinaj e Gegaj, Qukasit (ardh nga Kuzhneni), Oroshi (ardh nga Mirdita) Mardodaj (ardh nga Temali) Mehaj (ardh nga Puka), Gojani , Berisha, Toplane, Dushman (ardh nga Duzhmani)

Thuhet se diku rreth shekullit XVII vjen nga fshati Iballe nje burr dhe nje grua te cilet u shtuan. Ate filluan te punesojne bujk ne tokat e zotnive . Zotnit e Kryeziut kishin fshatin Bardhet (Kryezi) Qaf Mali dhe Sigurin e udhes se karvaneve .
Disa bujk filluan te krijone jetesen ne kete zone. Disa thuhet se kan ardh ne kete fshat per nje jete me te mir e disa te tjere per tju larguar gjaqeve.

Thuhet se rebelimi i organizuar kunder Mustafe Pashe Bushatliut me 1825 ne Kalan e Shkodres te ken pasur gisht nder te tjere edhe familje te njohura te Pukes, Iballes dhe Kryeziut.

Ne nje dokument te Mustaf Pash Bushatliut thuhet: "...disa haramzade te cilet te debuem prej Tirane i rane ne dore oxhakut tone dhe u strehuen ne Shkoder...Vojvoda i Iballes Shaban Aga, Numan Aga dhe Salih Aga Kryeziu ambicioz per kolltuqe... i ran kalas ne nje kohe qe nuk ishte kush brenda dhe filluan me shti pushke nga te kater anet."(1)

Mbas shtypjes se revoltes ku u vrane nente persona dhe u zun rob njezet te tjere, Mustaf Pash Bushatliun dergoj Bajram Himalok Kajmekam ne Puke me qellim ndeshkimin e rebeluesve , duke kaluar me rreth 180 ushtar neper fshatin Qerret, Dedaj, Midhe, Sapaç duke hyre keshtu ne fshatin Iballe.
Deri ne Kryezi shkuan pa ndonje problem. Lajmetaret dhane lajmin Bajram Himalokut se edhe fshati Kryezi njeh pushtetin e Pashes. Keshtu Bajram Himaloku ju drejtua lagjes se Zotnive. I pari i vendit Ibrahim Aga (kusheri me Salih Agen) kishin marr masat duke larguar familjen e tij, pasi ata kishin pergatitur nje prite kunder Kajmekamit. Sigurisht ne ne prit ra Bajram Himaloku (Kajmekam) ku mbeti i vrare. Per kete akt kan mbetur edhe vargjet:
"Puke e Iballe,njizet e kater pare!
Mos te ishte Gojani as ato si bani."
Kjo pasi tregohet se nje gojanes Spaç, nje prej shoqeruesve te kajmekamit , paska pyetur se cfare eshte "pushka" dhe, kur ka degjuar se ishte vrare kajmekami, paska shti ne drejtim te Zotnive te Kryeziut. Nderkohe qe xhenazen e kajmekamit e varrosen ne rrethimin e xhamise se fshatit Kryezi dhe se unazen e kushtueshme ia vendos ne varr.
Po ashtu edhe nje gure te gdhendur ia vendoset tek koka.(2) Ne keto kushte Mustaf Pasha u revoltua dhe dergoj Kapedanin e Mirdites te quajtur Lleshi i Zi.
Lajmi arriti dhe Prend Miria kishte ndihmuar zotnit e Kryeziut per te udhetuar drejte Gjakoves. Kur Lleshi i Zi arriti ne Kryezi dogji kullen e zotnive dhe vari Prend Mirin, ndersa Rexhep Agen (i brahajve) e beri te parin ne Zotnit per shkak se nuk kishte qene pjese e vrasjes se Kajmekamit . Rexhep Aga qendroj i pare rreth 15 vite(3), kjo si shperblim per bindjen dhe rrespektin ndaj Mustaf Pashe Bushatliut.
Me te arritur ne Gjakove Ibrahim Aga gjeti mbeshtetjen prej banoreve te Gjakoves. (4) po ashtu ai gjeti mbeshtetje edhe prej Begollit te Pejes. Ai u be pleqnar shume i njohur ne rrethinat e Pejes dhe Gjakoves.
Pas rreth 15 vitesh u be pajtimi me Bushatlite, per me teper ata i dhane nje bije te tyre per grua te dyte Ibrahim Ages. Nga kjo martese lindi Mehmeti i cili kujtohet si nip Shkodre.
Mehmeti u shkollua ne Shkoder ku u be figure e njohur sidomos ne mbeshtetje te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, dega Shkoder. Ne kryezi ruhet toponimi me emrin "Livadhi i Brahimit"(5) i cili ndodhet ne veri perendim te fshatit Kryezi ne drejtim te Nderlymenave.
I biri i Ibrahim Ages , Mehmeti qendroj ne Shkoder ku u vra ne mbrojtje te Hotit e te Grudes, dhe se varri ndodhet tek Xhamia e Plumbit Shkoder.(6)

Levizjet demografike te Zotnive te Kryezit jane te Shumta. Ata i gjejme ne fshtin Iballe, Gjakove, Peje dhe Prizren. Madje nje mik imi (R.B.) nga Turqia paska shikuar disa potime qe une kisha bere per fshatin Kryezi dhe kishte pyetur Gazmend Kryeziun se a e njeh Gezim Kopanin? Ai kishte thene jo. Keshtu miku im me vuri ne kontakt me Gezmendin dhe pasi kaloj pak kohe u takova me ne Prizren. Ai me pohoj se babai i ti cdo here me ka thene se origjina jone eshte nga Kryeziu i Pukes.

Ne punim...

Pergatiti
Gezim KOPANI


_______
1.Meçi Xhemal, "Kabashi Puka qe ne lashtesi 2"
2.Po aty.
3.Po aty.
4.Te cilet me pare ishin vendosur ne Gjakove e vende te tjera.
5.Livadhi i Ibrahim Ages
6.Po aty.

Wednesday, June 20, 2018

Shpend Kapllan Laçi i Pukes 1925 - 2017

Shpendi eshte djali i Kapllan Ismail Laçit. Ai lindi ne vitin 1925.Gjate jetes se tij ai njihej si burre i mencur duke ndjekur shembullin e babait te tij Kapllan Laçit. Ashtu si dhe babai i tij Shpendi u angazhua vullnetarisht ne Misionin e Pajtimeve.
"Keshtu ai me vullnetin e mire dhe perkushtimin qe kishte ka luajtur rol te rendesishem ne Parandalimin dhe Pajtime te ndryshme ne rastet ku ka pasur probleme duke zoteruar ne menyre korrekte te drejtat zakonore. Kjo beri qe Misioni i Pajtimeve Mbarkombetare ti jap te drejte te marr pjese ne te gjithe territorin e Shqiperise e jasht saj e kudo qe ndodhen shqiptare e deri ne diaspor si pajtimtar."(1)

Po ashtu Shpend Kallan Laçi si figure e larte e popullit dhe te Atedheut ne lufte kunder pushtuesit nazifashit , ka gezuar statusin e Veteranit te Luftes.(2)
Ndersa ne vitin 2012 per shembullin e lart si qytetar , Bashkia Kamez e vlerson si "Pensionist te Nderuar". (3)

Shpend Kapllan Laçi vdiq ne vitin 2017 dhe varrimi u be ne Puke.

Pergatiti
Gezim Kopani


1. Shkres; Shkoder date; 21.08.1999.
2. Sipas nr.vendim 34, dhe nr. i Regjistrtit Themeltar 6/175 te Ministrise se Mbrojtjes.
3. Bashkia Kamez, date; 21.11.2012

Shenim: Materiali ne punim...



Per te mesuar me shume rreth familjes se Shpend K. Laçit mund te klikoni ne keto linke:

Ismail Osman Laçi Puke - Kryetar i Kuvendit te Kajmekamit te Pukes

Osman Ismail Laçi Puke 1941





Kapllan Laçi

Kapllan Ismail Laçi Puke


Ne punim....

Friday, June 8, 2018

Nata e Kadrit


      Allahu xh.sh thote:

"Ne e kemi zbritur (Kur'anin) ne naten e Kadrit. E kush mund ta shpjegoje ty se cfare eshte nata e Kadrit?Nata e Kadrit eshte me e mire se njemije muaj. Meleket dhe Shpirit (Xhebrail) me lejen e Zotit te Tyre zbresin ne kete nate, me te gjitha vendimet. Paqe eshte ajo deri ne lindjen e agimit.
                                                                                                    (Kadr; 1-5)

Sic e kemi shpjeguar edhe ne publikimet e tjera, Kadr nder kuptimet e tjera do te thote: Percaktim, Miresi, nate e faljes etj.
Kjo nate eshte nata e ibadeteve (lutjeve), ne kete nate te gjithe besimtaret duhet ti bejne lutje (dua) Allahut xh.sh, pasi ne kete nate Allahu eshte afer dhe u pergjigjet lutjeve.

Sipas mendimeve te dijetareve islam ka qene pikerisht nata e Kadrit ku Profeti Muhammed a.s. ka shikuar Melekun Xhebrail ne formen e tij te plote. Sipas tramsetimit kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene: "E pash Xhebrailin a.s. qe kishte zene horizontin dhe ne çdo cep qe shikoja, shija ate. Me pas me kapi dhe me shterngoi aq fort saqe kujtova se po me del shpirti. Me pas me leshoi dhe me tha: "Lexo!"i thash: Nuk di te lexoj!. Me kapi perseri dhe me tha: Lexo! Perseri i thash: Nuk di te lexoj. Me shtrengoj per here te trete dhe perseri me tha: Lexo! I thash: Cfare te lexoj? Xhebraili a.s. me tha:"Lexo ne emrin e Zotit qe krijoi. Krijoi njerun nga nje gjak i ngjizur (ne mitren e nenes). Lexo se Zoti yt eshte me Bujari. Ai qe i mesoi (njeriut) te shkruaj me pende. I mesoi njeriut ate qe nuk e dinte." (Alak 1-5)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kush falet naten e Kadrit me besim dhe shprese, i falen gjynahet qe ka vepruar me pare." (Buhari)

Kjo nate bie ne dhjete dite e fundit te muajit te madherishem te Ramazanit. Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Kerkojeni naten e Kadrit ne dhjete netet e fundit te Ramazanit." (Buhari)

Profeti Muhammed a.s. ne udhetimin e Isras dhe Miraxhit mesoi nga Allahu xh.sh per nje dhurate (miresi) te madhe qe Allahu xh.sh e kishte vetem per besimtaret qe kryejne urdherat e Allahut, dhe kjo ishte nje nate e madhe nate e Kadrit. Pasi u kthye profeti Muhammed a.s. filloj ta kerkoj naten e Kadrit ne muajin e Ramazanit. Gjate kohes qe profeti Muhammed a.s. po e kerkonte naten e Kadrit i vjen meleku Xhebrail dhe i thote: O i Derguari i Allahut! Ate qe po kerkon ndodhet ne dhjete ditet e fundit te muajit Ramazan. Pas kesaj profeti Muhammed a.s. u tha shokeve: "Kerkojeni naten e Kadrit ne netet tek dhe ne dhjete netet e fundit te muajit Ramazan." (Buhari)

Ne nje transmetim tjeter kemi:

Nga Ibni Umer trasmetohet se disa shoket te Profetit Muhammed a.s. i thane profetit Muhammed se kishin shikuar ne ender naten e kadrit, dhe se ajo bie ne shtat netet e fundit te Ramazanit. Profeti Muhammed a.s. u tha: "Shoh e endra juaj perkon me shtat ditshin e fundit, prandaj kushdo qe e kerkon kate nate le ta kerkoj ne shtat ditshin e fundit."
                                                                                                                    (Buhari)

Naten e Kadrit njeriu duhet te sillet mir, duhet te bej vepra te mira, te flas mir dhe te respektoj te tjeret. Te shperndaj miresi ne vepra e fjale si dhe nese ka mundesi te shperndaj sadaka.  Tregohet nga Ubade ibnu Sami se nje nate (apo dite) doli Profeti Muhammed a.s. me qellim qe tju tregoj muslimaneve se kur eshte nata e Kadrit. Rruges ai ndeshi (shikoj) dy burra musliman qe grindeshin me njeri tjetrin. Profeti a.s. tha: "Dola tju tregoj kur eshte nata e Kadrit, por per shkak te filanit dhe filanit qe po grindeshin , e harrova. Ndoshta kjo eshte me e mire per ju." (Buhari)

Pra per shkak te nje vepre te keqe, pra te grindjes Profeti a.s. tha se e harrova kur eshte nata e Kadrit. Me kete Profeti Muhammed a.s. deshironte ti terheq vemendjen besimtareve qe te mos bejne vepra te kqia, te mos grinden. Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Me te vertet njeriu privohet nga risku per shkak te nje mekati qe ka bere." (Muslim)

Ne nje trasmetim tjeter kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kerkojeni naten e Kadrit ne netet tek te dhjeteditshit te fundit te Remazanit."(Buhari,Muslim)

Ndodhet edhe nje trasmetim tjeter ku Ubej ibnu Kabe r.a. ka thene: "Betohem ne Allahun, se une e di se cila eshte ajo nate (nata e Kadrit). Ajo eshte nata ne te cilen Muhammedi a.s. na ka urdheruar per te qene te perkushtuar ne adhurim (ibadet). Ajo eshte nata e njezet e shtate." (Muslim)

Po ashtu kemi edhe nje trasmetimtjeter nga Ebu Dher r.a. qe tregon: "Agjerum me Profetin Muhammed a.s. ne muajin e Ramazanit. Ai nuk na priu ne falej deri kur kishte mbetur shtat net te muajit Ramazan. Atehere ai u ngrit me ne per tu falur derisa nje e treta e nates kishte kaluar. Ai nuk u fal me ne ne diten e gjashte. Ne naten e peste, ai u fal me ne derisa gjysma e nates kaloi. Ne i tham: O i Derguari i Allahu do fales me ne tere naten? Ai u pergjigj: Kush qendron ne kembe naten e Kadrit pas imamit , derisa ai te perfundoj faljen, eshte shkruar per ate qe e ndjek sikur eshte falur gjithe naten." (Iben Ebi Shejbe, Ebu Davud, Tirmidhi, Nesai, Ibn Maxhe etj.)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"...Kush falet ne naten e Kadrit me besim tek Allahu dhe ne shpresen ne shperblimin e Allahut, i falen gjynahet e kaluara." (Buhariu dhe Muslimi)

Pergatiti
Gezim Kopani

V/O: Materiali ne perpunim...

Ne lidhje me naten e Kadrit mund te lexoni edhe kete shkrim: Nata e Kadrit dhe myslimani

Friday, June 1, 2018

Nje kokerr hurume mund te te bej banor te xhennetit

Nje here Aisha r.a. tregon:
"Nje grua e varfer, bashke me dy vajzat e saj per krahu me erdhi ne dere. I dhashe tri kokrra hurma te thata. U dha nga nje kokerr hurme vajzave. Kurse nje kokerr e futi ne gojen e vete, por vajzat kerkuan ta hanin edhe kokrren e hurmes nga goja e nenes se tyre. Gruaja e nxorri hurmen nga goja dhe ua ndau dy vajzave te saj. Kjo gje me pelqeu shume dhe i tregova Profetit Muhammed a,s per kete.
Pasi e degjoi, profetit Muhammed tha: "Per hater te kesaj hurme Allahu xh.sh e ka bere banore te xhennetit."
(Muslimi)

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com