Monday, April 16, 2018

Mjekesia Islame Pj. 5

Tema mbi mjeksin islame ka per qellim informimin e pergjithshem te menyres se jeteses se Profetit Muhammed a.s., te keshillave te tij per shendetin dhe jo per zevendesimin e mjeksise shkencore pasi qe te dyja jane te lidhura me njera - tjeteren.

- MISHERAT E PERMENDUR 

-Lepuri; Mishi i lepurit eshte nje nder mishrat e permendedra. Nga Enesi r.a kemi:
"E gjuajtem nje lepur pas nje ndjekjese te gjate. Pasi e pergatitem, Ebu Talha mori kofshen e tij dhe ia dergoi profetit Muhammed a.s. i cili e pranoi ate."
                                                                              (Buhari, Muslim)
Mishrat e tjere te permendura pervec atyre qe kemi permendur me siper eshte: mishi i lejlekut, lopes, pates,pules, thellezes,, shkurtave, zogut etj.

Ne nje hadith permendet zogu dhe kafshet e lejuara per tju ngrene mishi, mirepo ne kete trasmetim tregohet se cfare nuk duhet bere:

"Nuk ka njeri i cili ka mbytur nje zog apo kafshe e te mos jap llogari. Pyetjen: Si? Profeti Muhammed a.s. u eshte pergjigjur: "Thereni ate dhe hajeni por mos ia kepuni koken."  (Nesai)                                                                                                 
Qe mishi i nje kafshe te madhe te konsiderohet hallall, thersi duhet patjeter te thote "Bismilah", pra kafshet nuk mund ti godasim me qellim mbytjen e saj dhe me pas ngrenjen e mishit.
Nga gjallesat e detit mishi me i mire eshte ai peshkut.

Ne lidhje me gjallesat e detit Allahu xh.sh thote:
"Gjahu dhe ushqimi ne det u eshte e lejuar, si perjetim per ju dhe per udhetaret." (El Maide; 96)

- MISHI I NDALUAR REPTESISHT, MISHI I DERRIT 

Prej mishit te ndaluar ne forme te prere eshte mishi i derrit, mishi i ngordhur, pirja e gjakut.

Allahu xh.sh. thote:
"Allahu ua ndali juve vetem te ngordhurat, gjakun, mishin e derrit dhe ate qe therret jo ne emer te Allahut xh.sh, Kush shtergohet (te haje nga keto) duke mos pasur per qellim shijen dhe duke mos teperuar, per te nuk eshte mekat. Vertet Allahu fale, eshte meshirues." (El Bekare; 173)

Allahu xh.sh, e cileson mishin e derrit , mish te ndyte. Allahu xh.sh thote:

"Thuaj; "ne ate qe me eshte shpallur mua (ne Kur'an) nuk po gjej te ndaluar dicka nga ushqimi, perveç ne qofte se ai (ushqim) eshte, coftine, gjak i derdhur ose mish derri, ai eshte i ndyte, dhe pos asaj qe eshte therrur jo ne emer te Allahut (por te ndonje idhulli) e qe eshte mekat."
                                                                                                              (el En'am;145) 
 Po ashtu Allahu xh.sh. ne suren En Nahl thote:
"Ai ua ndali juve vetem cofetinen, gjakun, mishin e derrit dhe ate qe therret jo ne emer te Allahut."
                                                                                                          (En Nahl; 115)
                                                               
- MISVAKU  (Lipidiumi)


Misvaku eshte shume i shendetshem per larjen e dhembeve. Shkencetaret po kryejne studime mbi vlerat e misvakut.

Ebu Hanefi r.a. ka thene: "Druri i misvakut eshte me i mire per pastrimin e dhembeve, menjanon dobesite qe vijne per shkak te semundjeve , stimulon oreksin dhe forcon trurin."

Profeti Muhammed a.s. thote:

"Pastrimi i dhembeve me misvak eshte higjen e cila pastron gojen , dhe pastertia kenaq Zotin."
                                                                                                (Buhari )

Ebu Hanife r.a. tregon se misvaku perdoret mesemiri i lagur me lengun e trendafilit.

Ne nje trasmetim tjeter kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Sikur mos te mendoja se kjo (pastrimi i dhembeve me misvak) do te ishte e teper apo e rende , do te jepja udher qe ti pastronin dhembet me misvak para cdo namazi (pra 5 here ne dite)"
                                                                                                     (Buhari, Muslim )

Sipas disa tranmetimeve misvkau eshte perdorur nga profeti Ibrahim a.s.

Ndersa ne nje trasmetim tjeter kemi se:

"Sa here qe profeti Muhammed a.s. hynte ne shtepi (kthehej nga puna apo ndonje rruge) se pari pastronte dhembet me misvak." (Muslimi)                                                                                                        
Pergatiti:
Gezim Kopani
Ju mund te lexoni




Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate