Friday, March 23, 2018

Nuk mund te hidhen poshte Netet e Mira per shkak te disa trillimeve

Ne lidhje me rendesin e muajit Rexheb me te cilin kuptojme dicka te rendesishme apo madheshtore dhe neteve te mira dua te riparaqes nje dua te profetit Muhammed a.s. te cilen ai e ka bere ne muajin Rexheb muaj ne te cilin bie nata e pare e mire Regaib dhe nata e dyte e mire Ista-Miraxh :" Allahumme berik lene fi rexheb ve shaban ve beligna ramadan" qe do te thote: "O Allahu im! Na beko muajin rexheb dhe shaban dhe na mundesi te arrijme muajin Ramazan," 
                                                                                              (Iben Hambel)

Te njejtin transmetim e kemi edhe nga Enes bin Malik i cili thote qe Muhammedi a.s. ne muajt e shenjte bene kete dua:Allahumme berik lene fi rexheb ve shaban ve beligna ramadan" qe do te thote: "O Allahu im! Na beko muajin rexheb dhe shaban dhe na mundesi te arrijme muajin Ramazan,"                                                                                                    (Ahmedi 1/259)

Paraqita keto dy argumente per shkak se ka nga ato qe thone se nuk ka nata te mire.  Nete te mira ka por disa bejne veprime qe nuk i perkasin ketyre neteve dhe per shkak te ketyre bidateve apo trillimeve ne nuk mund te hedhim poshte netet e mira .
Nuk duhet te harrojme ajetin Kur'anor ku Allahu xh.sh thote:

"...Te Allahut jane dymbedhjete muaj. Nder te cilet kater jane te shenjte.( Et Teube 36)

Dijetaret islam ne lidhje me kete ajet kane thene se nder keto kater muaj eshte edhe muaji Rexheb ne te cilin bien dy nete e mira Reagib dhe Miraxh. Cfare i ben te shenjte keto muaj? Pikerisht terheqja e vemendjes qe Allahu xh.sh na thote ne Kur'an, shtoj kesaj edhe lutjet e profeteve ne vecanti te profetit Muhammed a.s., plus kesaj edhe netet e mira qe bien ne muajin Rexheb e Shaban e pa asnje diskutim muaji Ramazan me naten e njemije muajve nates se Kadrit.


Madje Allahu xh.sh. ne po kete ajet thote:

"...Kujdesni mos beni gjynahe (mekate) ne keto muaj..." (Et Teube; 36)

Nga ajeti kuptohet qarte se nuk duhet bere gjynahe. Po cfare duhet bere? Normalisht duhet bere lutje( dua) ibadete sic ka bere profeti Muhammed a.s.. A eshte mundesia me dhene sadaka , le ta japim se vec sevape mirret, por duhet te kemi kujdes kur te dhemi bidat kjo e bidat ajo dhe kjo per fajin e disa trilluesve pasi me te vertet ka shume trillime sic thine disa qe ka namaz te vecante per naten e Rebaibit , Isras e Miraxhi apo Beraetit, apo trillimi tjeter kur thone disa qe te bejme hallem se vin shpirtrat e te vdekurve dhe me berjen e hallmes ato na bejne hallall etj, keto po qe jane bidate apo kthimi i ketyre neteve ne feste ,  por kjo nuk do te thote qe ta hedhim poshte naten e mire te Regabimit, Beraetit pasi per keto dy nete ka me pak transmetime ne krahasim me naten e Isras dhe Miraxhit.

Duhet kuptuar drejt edhe hadithet. Psh padyshim eshte i sakte hadithi i cili tregon qe nuk lejohet te agjerohet duke vecuar nje nate. Normalisht , psh nese nje mysliman agjeron vetem Regaibin, e nuk agjeron psh te henat apo te enjtet apo Isran, Beraetin etj normalisht qe ky qe ben kete e ka gabim pasi eshte duke vecuar .
Tani praktika e qarte eshte se Allahu thote ne Kur'an se kater muaj jane te shenjte dhe nuk duhet bere gjynahe. E qarte eshte se edhe profeti Muhammed a.s. ka bere dua. Atehere ne cfare duhet te bejme? Te flejme gjyme? Jo edhe duhet te largohemi gjynaheve dhe te bejme dua. Nder adhurimet qe robi eshte me afer Allahut eshte agjerimi, por eshte edhe puna e mir, eshte edhe sadakaja. Sa me shume ibadete e pune te hajrit aq me mire per njeriut.

Pervec ketyre neteve te mira ne kemi: Naten e Kadrit, naten e Fiter Bajramit, naten e Kurban Bajramit si dhe shume nete te tjera qe jane te shenuara ne kalendarin islam.

Pergatiti
Gezim Kopani


Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate