Vizite ne kalane e Ulqinit - Mali i Zi ( Montenegro ), 05 mars 2018
Sipas studimeve te "Gruzianeve", Ulqini eshte quajtur Colchinium (Kolhinium qe vjen nga Kolhet shek. V. p.e.s) e njerrin nga Colchion-Colchis-Qulha-Qilhido-Olcinium.Kalaja e Ulqinit permendet ne shkrimet e Idrizit shek.XII etj. Ne kete kala mund te gjesh gjurme Ilire, Venedikase dhe Osmane. (Ne nje publikim te tij Gazmend Kovaci shkruan: "Ulqini eshte i vetmi qytet bregdetar ilir i cili me heroizem e krenari te admirueshme arriti te ruaj brenda mureve te qytetit te vjeter keshtjellen, jeten, gjuhen e traditen duke u bere keshtu deshmi e gjalle e historise se qyteterimit shqiptare qe prej epokave te hershme parahistorike" (pjese nga trajtimi- Valorizimi i trashigimise ilire te Ulqinit / g.k. )
Kalaja e ndertuar nga Venedikasit i dhane asaj fortifikim te vecante ku gjate sundimit 100 vjeçar ato e kane ndryshuar duke i dhene nje pamje te bukur. Ne murin e brendshem edhe sot mund te lexohet shkrimi me tulla te kuqe "Johani Bolani", i cili ne shek. XV eshte njohur si komes dhe kapedan i Ulqinit i cili ka bere disa restaurime.
Si pasoj e luftes Osmane ndaj Venedikut qe sundonte kalane, kalaj pesoi shume demtime dhe ne vitin 1571 osmanet moren kalan si dhe e ngriten ate nga fillimi duke e shnderuar ne nje fortese te forte per luftra.
Osmanet pas marrjes se Ulqinit ndertuan xhami, shtepit e prishura duke zhvilluar si asnje here me pare urbanizimin brenda dhe jasht kalase. Vlen te permendet qe islami si ne cdo vend tjeter edhe ketu nuk eshte ushtruar dhune , pasi shkrimet e vjertra venedikase nuk u preken nga myslimanet.

Ne shek. XVII banoret ne shumice dermuese pranuan islamin , ku Shqiptaret lehtesisht u pershtaten me jeten e re. Ne shek. XVII shqiptaret fituan pozita te forta ne detari e tregeti. Ne vitin 1876-1878, si pasoj e sulmit malazezo-hercegovas, turqit largohen duke ngel ne fuqi vendimi i Berlinit te 26 nentorit te vitit 1880 vit ku u larguan ushtaret osman.
Nder shqiptaret me te njohur (pas Ilireve), por edhe me me ndikimin ishin: Bushatlite, Balshajt, Skurajt etj.

"Lutje per bekimin e kesaj Keshtjelle. Allahu e bekofte kete Kala (Keshtjelle) te Islamit buze detit dhe ta mbaje nen pushtetin islam deri ne diten e fundit (dites se kijametit).
Keto shtylla (mure) te larta me taban sikur trupi me shpirtin , jane veprat e fuqise se Allahut dhe te miresise se Tij.
O njeri i pafuqishem! Lutu per kete kala te islamit , te ciles ne emer te vertetesise ia dhashe e quajta (kronogram): "Çeli Gonxhja e Trendafilit". Viti 1130 hixhri, pra viti 1717)
Edhe sot ne kalan e Ulqinit gjendet Kroni i Skurajve te cilet ndertuan edhe xhamine e kalase, po ashtu gjendet edhe Kulla e Balshajve etj.
Pershkrim i shkurter historik mbi Kalan e Ulqinit.
Pergatiti;
Gezim Kopani
Xhamia e Kalas se Ulqinit
Brenda xhamise ne Kalan e Ulqinit
Sebashku me Gazmend Kovacin tek dhoma ku eshte zhvilluar Mejtepi
Xhamia e Kalas se Ulqinit, e cila me pare ka qene Kishe. Para duket pusi i ujit.Pas Kulla e Balshajve
Tek kalaja e Ulqinit
Tek kroni i Skurajve, Kalaja e Ulqinit
Mbishkrimi tek Kroni i Skurajve ne Kalan e Ulqinit