Tuesday, February 27, 2018

Tre thenjet e femijeve Sirian qe nuk do harrohen

1. Femiju i cili para se te vdiste tha: Do t'i tregoj gjithcka Allahut.

2. Vajza e cila tha: Axhe te lutem mos me fotografo se jam e pambuluar.

3. Femiu i cili tha; Dua te vdes e te shkoj tek Allahu , se tek Ai ka buke te ha deri sa te ngopem.

Monday, February 5, 2018

A nuk te thashe?

Poezi nga; Xheladin el Rumi

A nuk te thash,
mos me ler,
Une jam miku yt i Vetem,
jam pranvera e jetes.
Edhe ne jetofsh ne zemerate
me mijra vite,
tek Une do te vish prape,
se Une jam pikesynimi e fundi yt.
A nuk te thash
te mos joshesh
prej kesaj bote plot ngjyra,
se Une jam Piktori i Persosur.
A nuk te thashe,
ti je peshku,
mos shko ne toke te thate,
se Une jam Deti i thelle.
A nuk te thashe
te mos biesh ne kurth si zogjte,
se une jam flatrat e tua,
jam fuqia e drites.
A nuk te thashe
te mos i lesh ata te ta nderrojne mendjen
e te te kthejne ne akull,
se Une jam Zjarri e Ngrohtesia jote.
A nuk te thashe,
do te te prishin
e do te te bejne te harrosh
se jam Une burimi i te gjitha miresive.
A nuk te thashe
te mos i vesh ne pyetje veprimet e Mia,
se gjithçka shkon ne vend te vet,
Une jam Krijuesi.
A nuk te thashe,
zemra mund te te sjelle ne shtepi,
se ajo e di
qe Une jam Mjeshtri yt.

Perktheu; Edvin Cami

Çdo krijes ka nje dere ne qiell


Tregohet se nje burre shkoj tek Ibn Abasi dhe duke ju referuar ajetit: "Nuk qau per ta (faraonin e ndjekesit e tij) as qielli , as toka" pyeti:

-A qajne per ndoken qielli dhe toka?

-Ibn Abasi ju pergjigj:

"Po ! Cdo krijese ka nje dere ne qiell. Prej saj i zbret furnizimi dhe nga ajo ngjiten veprat. Kur te vdes besimtari dhe mbyllet dera e tij, ajo qan. Kur vendi ku falej dhe kujtonte Allahun e ndjen mungesen e tij, qan. Populli i faraonit nuk la vepra te mira ne toke dhe as ngrihej miresi prej tyre ne qiell, prandaj qielli dhe toka nuk qane per ta."


Pergatiti
Gezim Kopani

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com