Friday, January 26, 2018

U perkujtua 20 vjetori i xhamise se re te qytetit te Pukes

Me 26 janar 2018 , pas namazit te xhumase, u perkujtua 20 vjetori i xhamise se re te qytetit te Pukes. Xhemati i xhamise pasi u njoh me rrugen, e cila çoi ne ndertimin e xhamise, degjoi me vemendje fjalen e Myftiut te Pukes, Gezim Kopani, ku nder te tjera tha;
 "Sot eshte nje date e shenuar, pasi si sot 20 vite me pare u be inaugurimi i xhamise se re te qytetit te Pukes. Xhamite jane shtepit e Allahut xh.sh dhe si te tilla ato percjellin perulesine ndaj Krijuesit te Gjithesise. Atu ku ka xhami ka vlera shoqerore e fetare, pasi xhamia eshte institucioni i vlerave kulturore dhe humanitare. Gjate ketyre 20 viteve, ne xhamin e Pukes jane kryer disa investime dhe sherime si: rikonstruksion i pjesshem i çatise, rikonstruksion i abdes'hanes, eshte ndertuar nga fillimi muri rrethues i xhamise, fale mbeshtetjes se shoqates V.H.K.Istanbul, eshte hapur nje pus uji ne oborrin e saj. Pervec aktiviteteve fetare, eshte futur edhe sherbimi i celebrimeve martesore islame (nikah) ejt. Ne fund lutjet tone shkojne per vellezerit tane mysliman nga Arabia Saudite , qe mundesuan ndertimin e xhamise se re te qytetit te Pukes, per Myftiun e Pukes, H.Elez Hoxha, anetaret e Keshillit te Myftinise Puke.."

INFORMACION MBI XHAMIN E RE TE QYTETIT TE PUKES

Xhamia e re e Pukes çeli dyert e saj me 26 janar 1998. Ne diten e ceremonise moren pjese shume besimtare myslimane te qytetit te Pukes. Fjalen pershendetese e mbajti Myftiu i asaj kohe H.Elez Hoxha. Me pas folen, perfaqesuesi i Komunitetit Mysliman te Shqiperise z.Shyqyri Bylyku, Kryetari i Bashkise Puke z.Halit Furriku, perfaqesuesi i Keshillit te Myftinise Puke z.Xhemal Meçi etj.
Ne vitin 2013, ne kuader te 15 vjetorit te xhamise se re Puke, Myftinia Puke pergatiti nje dokumentar te shkurter kushtuar kesaj xhamie. Ndersa ne janar te vitit 2014 , Myftinia Puke zhvilloi nje aktivitet te posaçem kushtuar xhamise se re qytetit te Pukes.

Imami i xhamise se re Puke, nga viti 1998-2004 ka qene H.Ibrahim Hoxha, nga viti 2004-2013 Gezim Kopani, nga viti 2013-2015 Bekim Sokoli dhe nga viti 2015-2018 Gezim Kopani.
Ndersa, si myezin te xhamise se re Puke, kan sherbyer: nga viti 1998-1999 Haki Ademi, nga viti 1999-2002 , H.Qazim Kopani, nga viti 2004-2012 Ali Guri, nga viti 2012-2013 Erjon Sula, nga viti 2015-2018 H.Halit Ringaj.

Nga viti 2005-2012, Myftinia Puke ka kryer keto sherbime ne xhamin e re te qytetit te Pukes:

-Ne vitin 2007 u shtrua per here te pare me tapet te ri e gjihe xhamia.
-Riparim te pjeshem te çatise se xhamise.
-Riparime te disa dritareve, perfshire edhe minaren e xhamise.
-Rikonstruksion total te abdes'hanes, donacion i mundesuar nga shoqata V.H.K.Istanbul.
-Ne vitin 2011, fal interesimit te Myftiut Gezim Kopani u be e mundur hapja e nje pusi uji ne oborrin e xhamise.
-Ne vitin 2012 po ashtu fale interesimit te Myftiut dhe mbeshtetjes se shoqates V.H.K.Istanbul u be i mundur rrethimi i tokes se xhamise se re te qytetit te Pukes.
-Ne vitin 2016, fale punes se madhe te Myftinise Puke u be e mundur regjistrimi i objektit te xhamise se Puke me siperfaqe 237 m2, leshuar me date 12.09.2016.
-Po ne vitin 2016, fale punes se kryere nga Myftinia Puke dhe Komuniteti Mysliman i Shqiperise , u be i mundur hedhja ne sistem e siperfaqes se tokes se xhamise Puke, si toke ne shfrytezim nga Xhamia Puke dhe e miratuar nga institucionet perkatese.
-Gjate vitit 2017, Myftinia Puke me vendosmeri ka bere te gjitha perpjekjet per kalimin ne pronesi te tokes se xhamise, e cila nuk u arrit dhe kjo detyre do te vijoje me kembengulje edhe gjate vitit 2018.

Nga viti 1998-2004 , xhamin e re te qytetit te Pukes e kane vizituar:

1.N/Kryetari i KMSH-se Jusuf Salkurti.
2.Kryetari i Bashkise Puke Halit Furriku.
3.Myftiu i Shkodres H.Faik Hoxha.

Ndersa nga viti 2004-2017 , xhamine e re te qytetit te Pukes e kane vizituar:

4.Kancelari i KMSH-se Ali Zaimi.
5.N/Kryetari i KMSH-se Bujar Spahiu.
6.N/Kryetari i KMSH-se Gazmend Aga.
7.Imami i shoqates "Aziz Mahmud Hydayi Vakfi" Osman Nuri Topbash.
8.Kryeimami i Myftinise Prizren H.Ali Vezaj.
9.Atasheu per Ceshtjet Fetare te Dijanetit te Turqise, Shaban Ishlek.
10.Myftiu i Shkodres Imam Muhamed Sytari.
11.Myftiu i Tiranes Ylli Gurra.
12.Myftiu i Prizrenit Lutfi Ballek.
13.Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise H.Skender Bruçaj.
14.Kancelari i KMSH-se Ylli Cikalleshi.
15.Myftiu i Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves Mr.Naim Ternava.
16.Atasheu i Ambasades se Kuvajtit ne Shqiperi Faisal al Baker.
17.Atasheu i Ambasades se Turqise ne Shqiperi Hysejin Erben.
18.Atasheu i Ambasades se Kuvajtit ne Shqiperi Jaser al Bader.

Si dhe shume kryetar shoqatash brenda dhe jasht Shqiperise, drejtore te Medreseve te Shiperise, imame te njohur dhe vizitor te ndryshme nga; Turqia, Gjermani dhe Italia etj.

Pergatiti
Gezim Kopani

Ky material eshte publikuar ne webfaqen myftiniapuke.org, kmsh.al, si dhe ne gazeten e Myftinise Shkoder Udha Islame nr.01, janar 2018 , fq.12







Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate