Tuesday, November 7, 2017

Profeti Musa a.s. duaja e shiut, dhe njeriu gjynahqar

Tregohet ne librat e fese islame (hadithe) se ne kohen e profetit Musa a.s. kishte kapluar nje thatesir e madhe.  Nxehtesia sa vinte e shtohej. Cdo gje ishte drejt fundit. Populli i kerkoj profetit Musa a.s. qe te bej dua (lutje) Allahut xh.sh per shi.
Musai a.s. pranoj dhe vendosen te bejne dua  mirepo duaja e tyre nuk po pranohej.

Ne kete kohe zbret tek profeti Musa a.s. meleku i cili i thote: "Ne mesin tuaj ndodhet nje gjynahqar i cili per 40 vite nuk i eshte bindur Allahut xh.sh." Qe lutja te pranohet, duhet te largohet ky njeri.

Musai a.s. doli para njerezve dhe u tha: "Eshte njeri ne mesin ton qe per 40 vite nuk i eshte bindur Allahut xh.sh. Ky njeri duhet te largohet pasi vetem keshtu Allahu xh.sh do pranoj lutjen tone."

Personi gjynahqar kur degjoj kete , ne heshtje fillon te mendoj: "Nese nuk largohem do behem shkak per vdekjen e shume persona per shkak te gjynaheve qe kam bere,,por edhe te shfaqen do turperohem. Ashtu ne heshtje njeriu gjynahqar  vendoset ti drejtohet Allahut duke thene:
 "O Allahu me meshiro! O Allahu mbuloj mekatet e mija. O Allah me fal!"

Ndersa profeti Musa a.s. dhe populli po prisnin qe te dal njeriu gjynahqar (mekatar) rete u mblodhen ne qiell dhe filloj te bie shi.

Musai a.s. u habit, dhe pyet Allahun xh.sh; O Allahu im! Me trego se kush eshte gjynahqari?  Allahu xh.sh i thote: O Musa! Une ia fsheha gjynahet ketij njeriu per 40 vjet, a mendon se do tia nxjerr ato pasi ai u pendua dhe Mu drejtua Mua?

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate