Sunday, November 26, 2017

Kur disa gjera thuhen shkurt...

Ka raste qe disa gjera thuhen shkurt, por dieni se ne fakt çeshtja eshte shume me shume se aq. Sa bukur e ka thene mendimtari i madh Rumi:

"Heshtja ime eshte nga dinjiteti im. Per çdo fjale kam nje pergjigje, por nje here shikoj fjalen a eshte fjale, e pastaj ate qe e flet a eshte njeri."

Tuesday, November 21, 2017

Poezi nga Fran Vukaj per Gezim Kopanin

Doja te ndaj me Ju nje supriz qe me beri diten e shtune 11 nentor 2017, ku regjizori Fran Vukaj te cilin e falenderoj publikish per poezin si dhe ato qe me derguan videon (kende te ndryshme) 


Tirana ne vitin 1916

Tirana ne vitin 1916


Monday, November 20, 2017

Mjekesia Islame pj. 3

Allahu xh.sh ne Kur'an permend disa fruta dhe jo vetem te cilat kan rendesi te vecanta. Nder ta mund te permend: fikun, ullirin, shegen, hurmen, rrushin. grurin etj.

-FIKU 

Sic ka permendur ullirin Allahu xh.sh ka permendur edhe fikun.

"Pasha fikun dhe ullirin! Dhe kodren Turi Sina! Dhe kete qytet te sigurte. Vertet ne e krijuam njeriun ne formen me te bukur." ( Tin )

Sipas te dhenave islame dhe jo vetem, fiku u ben mir mushkerive dhe fytit. Ripertrin melçin, dhe shpretken si dhe sheron zerin e ngjizur. Po ashtu thuhet se fiku sheron kollen kronike.

Transmetohet se Ebu Derda i kishte ofruar profetit Muhammed a.s nje pjate me fiq te fresket, ndersa Muhammedi a.s. ishte kthyer nga te tjeret duke i ftuar qe te hane sebashku me te, dhe ne kete rast Muhammedi a.s. ka thene:

"Sikur te permendja ndonje peme qe vjen nga xhenneti, do te thoja se eshte kjo (fiku) sepse pemet e xhennetit nuk kane berthama."

Sipas mjeksis fiku permban karbohidrate 60%, fiqt e njom kan shume vitamin C, A, hekur , kalcium, baker. Fiku ben mir per anemiket. Ka perqindje te larte te fibrave, fenol qe sherben per shkaterrimin e bakterieve dhe mikrobeve.  Fiku i that sipas nje studimi permban ne nivel te larte omega 3, dhe 6. (Punime te botuara ne reviste el Muxhahid / 2007) Nuk eshte mir per ato qe kan semundjen e sheqerit. Pema e fikut mesohet se jeton rreth 50 deri 70 vjet.

-ULLIRI DHE VAJI I TIJ 

Pervec sures et Tin, Allahu xh.sh e permend ullirin edhe ne suren En Am 99,

Allahu xh.sh, thote:

"...Prej kesaj (shiut) ne nxjerrim gjerlberim, kokrra gruri ne kallinj, palma hurme te ngarkuara me kalaveshe te ulet, kopshte rrushi, ullinje dhe shega..."

Po ashtu Allahu xh.sh. thote:

"Eshte Allahu qe ka krijuar kopshte vreshta te larta dhe te shtruara, hurma dhe bime, me shije te ndryshme, ullinj e shege..." En Am )

Nga ulliri del edhe vaj i tij i cili duke u bashkuar me acide yndyrore me gliceron do japin vajin e ullirin. Ne fakt ullri eshte disa llojes, si i gjelber dhe i zi. Pirja e vajit te ullirit eshte i dobishem kunder helmimit, mbron kolesterolin e mir, redukton te keqin , eshte antioksidant, etj ka vitamina si A,D,K. Ka efekt te dobishem per zemren dhe enet e gjakut. ndikon ne tek guret e temthit, stomakut, melcise zorreve etj. Po ashtu ndikon tek femijet ne nje rritje te shendetshme, ndihmon ne tratjimin e diabetit, lekuren, indet e trurit, kunder kancerit te zorra e trashe, prostates, tumoreve te gjirit, ndihmon ne thithjen e kalciomit dhe vitamines D sidmos tek grat menopausal etj.

Allahu xh.sh, thote:

"Dhe krijuam trupa drunjsh qe mbijne ne kodren Sina e qe japin vajera dhe melmesa per ngrenesit."
(El Mu'minun)

Ibn Omeri trans, nje hadith ku thote:

"Sherbehuni me vaj ulliri dhe lyejuni me te, sepse ai del nga druri i bekuar."
(Buhari)

-BORZILOKU 

Allahu xh.sh thote:

'Ai edhe token e beri te shtrire per krijesat. Ne te ka peme te llojllojta, ka edhe hurma me shporta te mbeshtjella. Edhe drithi me kashten e tij, edhe bimet aromatike." (Er Rrahman 10-12)

Sipas studimeve te bera ka rreth 45 lloje te ndryshme borziloku. (gjeth madh, gjer, vogel etj) Eshte nga bimet ere mire. Borziloku forcon zemren, dhe qeteson nevrat, stimulon organizmin dhe rrit tempertaturen, ndihmon ne uljen e dhimbjeve te kockave, te paralizes, lufton inpotencen, forcon kujtesen etj.

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Atij qe i jepet borziloku nuk duhet ta refuzoje, sepse eshte i lehte per ta mbajtur dhe ka arome te kendshme."
(Muslimi)

- DAFINA 

Dafina eshte shkurre qe shkon deri ne 4 m dhe qe njohet shume ne zonen e hixhazit.Gjethet jane te shkurta ndersa lulet i ka te vogla me ngjyre te bardhe. Kryesisht perdoren gjethet dhe lulet e saj. Ajo perdoret per aroma. Njihet per ndikimin ndaj antispazmatike, dhe mesntruacion sjelles. Perdoret si pomade.

Ne suren Es Safat ajeti 63-65, permendet pema dhe qe sipas komentatuesve thuhes se behet fjal per dafinen.

Dafina thuhet se eshte i preferuar te perdore caji qe kan gjethe dafine.

Pergatiti
Gezim Kopani
Mund te lexoni:







Tuesday, November 7, 2017

Profeti Musa a.s. duaja e shiut, dhe njeriu gjynahqar

Tregohet ne librat e fese islame (hadithe) se ne kohen e profetit Musa a.s. kishte kapluar nje thatesir e madhe.  Nxehtesia sa vinte e shtohej. Cdo gje ishte drejt fundit. Populli i kerkoj profetit Musa a.s. qe te bej dua (lutje) Allahut xh.sh per shi.
Musai a.s. pranoj dhe vendosen te bejne dua  mirepo duaja e tyre nuk po pranohej.

Ne kete kohe zbret tek profeti Musa a.s. meleku i cili i thote: "Ne mesin tuaj ndodhet nje gjynahqar i cili per 40 vite nuk i eshte bindur Allahut xh.sh." Qe lutja te pranohet, duhet te largohet ky njeri.

Musai a.s. doli para njerezve dhe u tha: "Eshte njeri ne mesin ton qe per 40 vite nuk i eshte bindur Allahut xh.sh. Ky njeri duhet te largohet pasi vetem keshtu Allahu xh.sh do pranoj lutjen tone."

Personi gjynahqar kur degjoj kete , ne heshtje fillon te mendoj: "Nese nuk largohem do behem shkak per vdekjen e shume persona per shkak te gjynaheve qe kam bere,,por edhe te shfaqem do turperohem. Ashtu ne heshtje njeriu gjynahqar  vendoset ti drejtohet Allahut duke thene:
 "O Allah me meshiro! O Allahu im mbuloj mekatet qe kam bere ! O Allah me fal !"

Ndersa profeti Musa a.s. dhe populli po prisnin qe te dal njeriu gjynahqar (mekatar) rete u mblodhen ne qiell dhe filloj te bie shi.

Musai a.s. u habit, dhe pyet Allahun xh.sh; O Allahu im! Me trego se kush eshte gjynahqari?  Allahu xh.sh i thote: O Musa! Une ia fsheha gjynahet ketij njeriu per 40 vjet, a mendon se do tia nxjerr ato pasi ai u pendua dhe Mu drejtua Mua?

Pergatiti
Gezim KOPANI 

Jeta e imam Beqir Laçi (1878 - 1957 )

Materiali ne punim....

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate