Tuesday, October 17, 2017

Sulejmani a.s. dhe shpendi qe gllaberoj ushqimin me pa te drejte

Tregohet se ne nje rast profeti Sulejmani a.s. ishte ulur sebashku me shoket e tij dhe ju predikonte mbi "fitimin e pasurise me pa te drejte" dhe ne mes kishin vendosur nje pule mbi prush per ta pjekur. Ne predikim e siper Sulejmani a.s. u thote shokeve: "Kush fiton nga pasuria (apo dicka) me pa te drejte nuk do ia shikoj hajrin per 40 vite." 

Teksa Sulejmani a.s. e tha kete e kishte degjuar nje shpend grabitcar qe po fluturonte siper tyre. 

Teksa po fluturonte shpendi vuri re pulen qe po piqej, por iu kujtua thenja e Sulejmanit a.s. se kush fiton dicka me pa te drejte nuk do ia shikoj hajrin per 40 vjet" mendoj e pyeti veten; Une sa jetoj? Tha; 10 vite. Dhe e vlerson thenjen e Sulejmanit a.s. si te kot dhe vendos te ulet dhe te marr pulen qe po piqej. E merr dhe e dergon tek foleja ne te cilen kishte zogjt e vegjel. E len pulen ne fole dhe largohet.
Mirepo pula qe shpendi kishte marr kishte te ngjitur nje gace e cila bie ne fole dhe e djeg folen bashk me zogjt. Pas nje kohe shpendi rikthehet tek folje por e gjen te djegur bashk me zogjt. Shpendit ju kujtua thenja e Sulejmanit a.s. dhe u kthye shpejt tek Sulejmani a.s. per ti thene; 
Si u the shokve se kush perfiton dicka me pa te drejte per 40 vite nuk do ia shikon hajrin, une sapo ia shikova sherrin me pulen qe mora , zogjt e folen (shtepin) ma dogji. Sulejmani a.s. i thote: Kjo qe te ti perjetove eshte harami i gjyshit tend, ndersa ajo qe ti more me pa te drejte ende nuk ia ke shikuar sherrin apo te keqen.

Pergatiti;
Gezim Kopani

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate