Wednesday, July 19, 2017

Profeti Ibrahim a.s. Pj.I

Jeta e profetit Ibrahim a.s.

Profeti Ibrahim a.s. eshte nje nder Pejgamberet e zgjedhur te Allahut. Ai permendet ne shume ajete te Kur'anore plus ka nje suren me te njejtin emer, Ibrahim.(1) Profeti Ibrahim eshte djali i Tarihut (2) qe rrjedh nga familja e profetit Nuh a.s. Ne fillimet e jetes se tij profeti Ibrahim a.s. ka jetur ne Irak (Babiloni) ne luginen e lumit Eufrat. (3) Populli i Urit filloj te devijonin besimit duke i shoqeruar Zotit ortak. Populli filloj te besoj ne skulptura te krijuar prej argjili dhe idhujtari te ndryshme.
Ky besim kaploi gjithe popullaten deri tek babai i Ibrahimit a.s. por Ibrahimi edhe pse ne moshe  te re pyeste te atin:  "C'jane keto statuja qe i adhuroni? (4) Perveç skulpturave banoret e atyre vendeve adhuronin edhe yjet. Madje per kete shkak ato ndertuan ne Damask nje tempull me shtat prota ne te cilin organizonin flijime dhe adhurime si dhe festa te ndryshme kushtuar atyre. Ne kete kohe Ibrahimi a.s. Sara dhe Luti a.s ishin besimtare te Allahut xh.sh.

Allahu xh.sh thote:

"Ne i dhame Ibrahimit miresin e besimit ne zemren e tij sepse Ne e kemi njohur mire ate."(El Enbija 51)
Ketu behet fjale ne faktin se Allahu xh.sh i mundesoi Ibrahimit a.s. te shoh madheshtit e qiejve, tokes nga ku edhe u bind duke thene: "Une besoj Zotin e Gjithesise qe krijoj kete gjithesi, qiejt, token, detrat..."

Allahu xh.sh thote:

"Edhe keshtu Ibrahimit ia mundesuam t'i shikoje madheshtite e qiejve e te tokes per t'u bere edhe me i bindur. E kur ate e mbuloi nata, ai e pa nje yll e tha: Ky eshte Zoti im! E kur ylli u zhduk tha: Une nuk i dua ata qe zhduken. Kur e shikoj henen te posa lindur tha: Ky eshte Zoti im! E kur hena u zhduk tha:Nese Zoti im nuk me udhezon, une do te jem prej njerezve te humbur. Kur e shikoj diellin te lindur tha: Ky eshte Zoti im, ky eshte i madh. E kur dielli perendoi tha: O populli im! Une jam i paster nga ajo qe ju shoqeroni (adhuroni). Une me vetem time; i drejtohem Atij qe krijoi qiejt e token, larg besimeve te tjera; une nuk jam prej atyre qe i pershkruajne shok!" (El Enam; 75-79)

Per besimin e tij ndaj Allahut xh.sh , Ibrahimi a.s. ftoj popullin qe te besonin Allahun xh.sh

Allahu xh.sh. thote:

"Per ate Ibrahimi a.s. polemizoi me popullin etij e ai tha: A polemizoni me mua , rreth Allahut e Ai me udhezoi? Une nuk u frikesohem atyre qe ju ia beni shok, vetem nese Zoti im do ndonje send (te me godas (sprovoj) dhe ai me godet). Me dijen e Tij Zoti im ka perfshire çdo gje, a nuk e merrni me mend? Si t'u friksohem atyre qe ju ia shoqeruat, e ju nuk friksoheni per ate qe i shoqeruat Allahut pa pasur kurrfare argumenti. Cili grup, pra eshte me i drejte te jete i sigurt, nese jeni qe kuptoni? Ata qe besuan dhe besimin e tyre nuk e ngaterruan me besim te kote, atyre u takon te jene te sigurte dhe ata jane ne rruge te drejte." (El Enam; 80-82)

Ne ate kohe populli ishte i devijuar totalisht nga besimi ne Allahun xh.sh duke vete krijuar skulptura te cilet i quajten zot madje shpreheshin qe jemi besnik ndaj tyre.

Po ashtu Allahu xh.sh thote: 

"Ata i thane:Adhurojme idhujt, vazhdimisht u jemi besnik atyre. Ibrahimi a.s. u tha: A ju degjojne ata juve kur luteni ose A u sjellin juve dobi apo dem? Ata thane; Jo, por keshtu i gjetem se benin edhe prinderit tane.Ibrahimi u tha: A po shihni se ç'po adhuroni ju dhe prinderit tuaj te meparshem? Me te vertet ate qe ju adhuroni jane armiq te mij, perveç Zotit te boteve. Zoti qe me krijoi, Ai me udhezon mua dhe Ai me ushqen dhe me jep te pije dhe kur te semuren ai me sheron. Ai me ben te vdes e pastaj me ringjall. Ai tek i cili kam shprese se do te m'i fale mekatet e mia ne diten e gjykimit." (Esh Shura ; 71-82) (5)

Ibrahimi a.s. ftoj edhe babin e tij qe te besonte Allahun por ai e kundershtoi shum ashper deri ne kercenim. Ibrahimi a.s. e keshillonte babain e tij duke i thene: "O babai im! Pse adhuron ate qe as nuk degjon, as nuk shikon e as nuk ke asgje prej tij? O babi im! Mua me eshte dhene nga dituria , cfare ty nuk te eshte dhene, prandaj me degjo se une te udhezoj ne rruge te drejte. O babi im! Une kam frike se do te godet ty ndonje denim praj te Gjithmeshirshmit e do te jesh shok i djallit!" Babi i Ibrahimit tha: Ti, Ibrahim i refuzon zotat e mi? Nese nuk dalesh (se fyeri ndaj zotave te mi), une do te gurezoj ty, prandaj largohu prej meje per nje kohe te gjate.Ibrahimi tha: Qofsh i lire prej meje! Une do ta lus Zotin tim per te falur ty, pse babai ishte i kujdesshem ndaj meje (me ka rrit) Une po largohem prej jush dhe prej asaj qe adhuroni ju pos Allahut, e shpresoj se me adhurimin ndaj Zotit tim nuk do te jem i humbur! (Merjem ; 42-48)

Per shkak te kembenguljes qe beri babai i Ibrahimit a.s. Azeri Allahu xh.sh i thote Ibrahimit a.s.:

"Kur ju be e qarte Ibrahimit se babai i tij eshte prej te humburve, e la lutjen per babain e tij. S'ka dyshim se Ibrahimi a.s. ishte shume i ndieshem dhe i bute." (Et Tevbe; 114)

Ne nje hadith Ebu Hurejra r.a. transmeton se Muhammedi a.s. ka thene:
"Ne diten e Gjykimit, Ibrahimi do te takohet me babane e tij, Azerin i cili ne fytyren e tij do kete pluhur e dhe. Ibrahimi do ti thote: A te kam thene qe te me ndiqje ne rrugen time, ne besimin tim? Azeri do ti thote: Ja sot po te ndjek, nuk po te kundershtoj. Ibrahimi a.s. do te thote: O Zoti im! Me ke premtuar se ne Diten e Gjykimit nuk do me turperosh, a ka turp me te madhe sesa babai im te jete ne zjarr? Allahu xh.sh do i pergjigjet: Jobesimtareve ua kam ndaluar xhennetin.(Buhariu)

Profeti Ibrahim a.s. eshte nje nder pejgamberet me te permendur ne Kur'an. Ai eshte quajtur edhe si Halilullah , mik i Allahut.

Allahu xh.sh thote:

"Atehere ai (Ibrahimi) tha: Jo, por Zoti juaj eshte Zoti i qiejve e i tokes, eshte Ai qe i krijoi ato ndersa une jam deshmues per kete." (El Enbija; 56)

-Thyrja e idhujve

Pas thirrjes qe Ibrahimi a.s. i beri babait po ashtu edhe popullit vendosi qe skulturat, idhujt qe ishin te vendosur ne nje tempull ti shkaterronte. Me ze te ulet ai tha: "Do i bej ate qe duhet statujave, skulturave tuaja." Ne fakt ky popull kishin nje feste te cilen e festonin çdo vit jasht qytetit. Azeri e ftoj Ibrahimi qe te shkonin bashk ne feste, por ai tha se jam i semur dhe nuk mund te vij.(6) E beri kete qe te realizonte planin e tij per prishjen e statujave. Pasi u largua populli, Ibrahimi a.s. me kujdes ju afrua nje tepulli ku ndodheshin statujat (7) Kur hyri brenda gjati idhujt qe kerkonte dhe para tyre kishte ushqime te ndryshme te cilat i kishin lene njerezit. Pasi theu te gjith idhujt me te madhit te tyre i vendosi ne qaf sopaten.

Allahu xh.sh thote: 

"Pasha Allahun, posa te largoheni ju, une kam per t'ia bere ate qe duhet statujave tuaja. Dhe i beri cop-cope perveç nje me te madhit qe e kishin ata me shprese se atij do t'i drejtohen (per ta kuptuar se kush i theu)." (El Enbija; 57-58)

Kur populli u kthye ne tempull u shokuan nga ajo cfare shikuan dhe than: Kete nuk e ka bere kush tjeteve veç Ibrahimit i biri i Azerit. Prandaj silleni ketu.

Allahu xh.sh thote:

"Ata thane: Kush e beri kete me zotat toane? Ai eshte kriminel. Pastaj thane: Kemi degjuar per nje djalosh qe i perqeshte ato, te cilit i thonin Ibrahim. Ata thane: Silleni ketu ne sy te njerezve qe ta shohin dhe ta denojme. I thane: A e bere ti kete me zotat tane o Ibrahim? Ai tha: Jo, por ate e beri ai i madhi i tyre, ju pyesni ate nese flet. Ata u ndalen e u menduan me vete e dikush tha: Vertet ju jeni me ata te gaburati (pse adhuroni gjera te kota..."(El Enbija; 59-67 )

Pasi Ibraimi a.s. u tha : Pyesni kete te madhin meqenese ai ka edhe sopanen, idhujtaret e tyre ngelen pa fjal. Idhujtaria e tyre u trondit. Kjo ishte pikerisht ajo cfare Ibrahimi a.s. deshironte. (8) Idhujtaret ju drejtuan Ibrahimit duke thene: Ti e di sa ata nuk mund te flasin, si ti pyesim ata? Atehere Ibrahimi a.s. u tha: Atehere pse adhuroni ata ne vend te Allahut. Ata nuk u sjellin asnje fare dobie e as t'ju bejne deme.(9)

-Idhujtaret marrin vendim per te denuar Ibrahimin

Meqenese idhujtareve besimi i tyre u vu trondit , i pari i tyre dhe jo vetem vendosen qe ta denonin Ibrahimin me nje denim qe asnje me pare nuk ishte denuar. Ne nje vend te shkretetires ata vendosen qe ta hedhin Ibrahimin ne nje zjarr te madh. Ftuan te gjithe njerezit qe te mblidhin dru me qellim qe zjarri te ishte sa me i madh

Allahu xh.sh thote: 

"Ata thane; Ndertoni atij nje vend (me dru) dhe hidheni ne zjarr." (Es Safat ; 97)

Koha po afrohej per hedhjen ne zjarr te Ibrahimit a.s. por ai vazhdimisht luste Allahun xh.sh duke thene: Hasbunallahu ve niamel vekil d.m.th "Me mjafton Allahu i cili eshte mbrojtesi im!" Kete dua profeti Ibrahim a.s. e ka thene para se te hidhej ne zjarr.Sipas nje transmetimi tjeter qe vjen nga Buhariu kemi se kete dua Ibrahimi a,s e ka thene kur eshte hedhur ne zjarr. Pasi cdo gje Ibrahimin e kishin vendosur ne katapulte (10) thane: Digjeni ate duke u hakmarr keshtu per zotet tuaj.(11)

Sipas disa transmetimeve kemi se: Xhibrili i eshte shfaqe Ibrahimit a.s. dhe e ka pyetur: O Ibrahim a ke nevonj per ndonje gje? Ibrahimi i ka thene: Prej teje jo!
Allahu e mbrojti Ibrahimin a.s. duke i dhene urdher zjarrit qe te behej i ftohte per Ibrahimin.

Allahu xh.sh thote: 

"Ne i thame: O Zjarr , behu i ftohte dhe shpetim per Ibrahimin." (El Enbija; 69)

Nga iben Abbasi dhe Seid b. Xhuberi transmetohet se ka thene: "Meleketu qe eshte i ngarkuar per shiun ka filluar te flase: Ku me udherohet qe ta dergoj shiun. Nese Allahu nuk do i kishte thene zjarrit qe behu shpetin per Ibrahimi, Ibrahimi do ishte demtuar nga i ftohti i madh. Gjate kohes qe njerezit mendonin qe Ibrahimi a.s. do digjej , ne fakt ai nuk ndjente asnje gje nga zjarri, madje transmetohet qe ai vend u kthye per te nje vend prej vendeve te xhennetit te Zotit."
Shume interesante eshte edhe thenja e babait te Ibrahimit ku transmetohet nga Ebu Hurejre se babai i Ibrahimit a.s. Azeri ku shikoj qe djali i tij nuk po digjej tha: "Sa Madheshtor qenka Zoti  yt biri im!"
 Ndersa sipas transmetimit te Ibni Asakirit kemi qe nena e Ibrahimit a.s. ka thene:
"Biri im! Une do te doja te vija te ti, prandaj lute Allahun qe te me mbroj nga zjarr rreth teje qe te te perqafoj. Ibrahimi e luti Zotit, dhe nena e tij ju afrua , e perqafoi e puthi pa u demtuar aspak nga zjarri."
Sa sa ka qene koha e qendrimit te Ibrahimit a.s. ne zjarr e di vetem Allahu por sipas transmetimeve kemi se ka qendruar rreth 40 apo 50 dite.(12) Keshtu Allahu xh.sh i poshteroj idhujtaret duke dal fitimtar dhe i mbrojtur Ibrahimi a.s.

Vijon... ketu: Profeti Ibrahim a.s. Pj.II

Pergatiti:
Gezim Kopani


________________
1. Permendet  73 here ne Kur'an
2. Tarihi ka qene njohur edhe me emrin Azer. Kur  Azeri ishte rreth moshes 75 Tarihi u shtua me Ibrahimin a.s. ku sipas transmetimeve (Iben Abbasi) del se ai ka lindur afer Damaskut ne nje fshat te quajtur Berza)Ibrahimi a.s. kishte vella Nahori dhe Haranin.
3. Ne qytetin e quajtur Sumer Ur
4. El Enbija ajeti 52 pashtu lexo suren Shura ajeti 69.
5. Po ashtu Allahu xh.sh e permend kete edhe ne suren Saffat; 83-98)
6. Saffat ; 88-89
7. Safat ; 91
8. El Enbija; 65
9. El Enbija ; 66-67
10. Medohet se katapulten e ndertoi nje qe quhej Hezen. Dhe kjo eshte katapulta e pare e ndertuar nga njeru.
11 El Enbija: 68
12. Transmetohet se nje tip zhabiku (Geko) i ka fryer vazhdimisht zjarrit prandaj Muhammedi a.s. ka urdheruar qe ta mbysni ate. (Ahmedi) Nje transmetim tjeter tregohet se te gjitha shtazet mdje edhe inseket (milingona) kan nxituar te shuanin zjarrin me perjashtim te gekos. (Buhariu)

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate