Wednesday, January 18, 2017

Profeti Sulejman a.s. dhe ndodhia e liqenit

Tregohet se nje dite profeti Sulejman a.s. qendronte ulur ne breg te nje liqeni. I terheq vemendjen nje
milingone me nje koker gruri duke e rasportuar drejt liqenit. Me te arritur ne breg del nje bretkose e cila hap gojen ku hyn milingona me pas bretkosa zhytet ne uje, nderkohe qe profeti Sulejman fillon te analizoj i habitur nga ajo cfare shikoj. Me vone bretkosa del nga uji dhe vendoset ne breg, hap gojen dhe milingona kercen jasht, por pa kokrren e grurit.

Sulejmani i thirri dhe i merr ne pyetje se cfare ishte gjith kjo levizje, cfare ndodhi ?

Milingona i pergjigjet: O profet i Zotit! Ne thellesi te liqenit gjendet nje shkemb e brenda tij nje zgaverr boshe. Ne te jeton nje krimb i verber te cilin Zoti e ka krijuar ne ate vend. Ai e ka te pamundur te dal jasht e te kerkoje ushqim. Prandaj Zoti me ka ngarkuar mua ta furnizoj me ushqim. Po ashtu edhe bretkosa e cila me mban ne gojen e saj ku nuk me prek uji dhe me dergon zgavra. Aty ajo hap gojen dhe une i coj krimbit kokren e grurit. Me pas kthehem perseri me bretkosen. Sulejmani e pyet perseri: Ke degjuar nga krimbi donje gje te vecante?

Milingona i thote: Po! Kam degjuar te thote: "O Ti qe nuk me harron me rrizkun tend ne zgavren e ketij liqeni, mos i privo as roberit e Tu besimtare nga miresit e Tua te pafundme!"

Zoti e di me mir!


Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate