Friday, December 16, 2016

Pushteti dhe interesi ti mbyll syt (per Sirin)


Pushteti dhe intresi ti mbyll syt. Edhe pse ekzistojne me miliona fotografi e video te masakrave te ndodhura ne Siri ata nuk arriten te ndikojne tek shtet e OKB-se per te ndaluar kete tragjedi. Lutjet le te shkojne per femijet, grat, te moshurarit e Sirise te cilet po vuajne tmerresisht. Te lusim Zotin e Gjithesise qe sprova te till mos perjetofshim ne, Shqiperia e asnje vend i botes.

Gezim Kopani
15.12.2016

Thursday, November 17, 2016

Xhami qe nuk duhet harruar

Xhamia qe nuk duhet harruar...
Falenderim Bashkise Puke qe ka  vendosur kete tabele duke shpresuar ne vendosjen e disa te tjerave qe kane vlere jo vetem per besimtaret mysliman por edhe me gjere per shkak te rolit qe xhamiat kan luajtur ne te mire te Atedheut dhe jo vetem.
Gezim Kopani

Dt.16/11.2016


Per diten Nderkombetare te Tolerances

Sot ishte "Dita Nderkombetare e Tolerances" nje dite qe edhe ne rrethin e Pukes do ishte mir te kishte aktivitete. Vlerat shoqerore dhe fetare nuk duhen permendur vetem ne raste festash duke u kthyer keshtu fjale rutin... Nderim dhe respekt per te paret tane qe kan ditur te nderojne vlerat shoqerore dhe fetare mes njeri-tjerit duke krijuar keshtu nje muzaik domethenes.

Gezim Kopani

16/11/2016

Sunday, November 13, 2016

Xhami ne Akropolin e Athines

Edhe pse kam publikuar fotografi te cilat tregonin se sa xhami ka pas Selaniku por nuk kisha hasur kete qe Akropoli i Athines te kish pas xhami. Skicim i vitit 1670

Wednesday, November 2, 2016

Pershkrim i shkurter i jetes se Shuajb Muharrem Arnauti

Shuajb Muharrem Arnauti 1928 - 2016

"Gjaku me leviz ndryshe kur them se jam shqiptar, dhe se vet emri dhe llagapi im deshmos se jam shqiptar." (Shuajb Muharrem Arnauti)

"Pavaresisht koheve te erreta qe kaloi vendi (shqiperia) duhet qe sot te zgjoheni dhe te ruani amanetin e te pareve tuaj. Qendroni , mos e leni kete fe (islamin). Rune besen e te pareve tuaj."(Shuajb Muharrem Arnauti, Xhamia Parruce Shkoder 08.07.2011)

Shuajb Arnauti lindi ne vitin 1928 ne Damask te Sirise. Origjina eshte nga qyteti i Shkodres. Ai u be i shquar shume shpejt duke marr mesime te vyera nga dijetari tjeter shqiptare Sulejman Gavoçi i cili i mesoj gjuhen arabe. Me pas Arnauti iu perkushtua mesimeve te jurisprudences islame.

Ne vitin 1958 ne Damask merr drejtimine biblotekes islame ne sektorin e hadithit te cilen e drejton per 20 vjet. Pasi kalon ne Jordani ku ne vitin 1982 fillon punen si Pergjegjes per Vertetesin e Hadithi ne nje prej shtepiave me te njohura botuese.  Gjate kesaj kohe arriti te merrej me vertetesin e mbi 70 vellimeve. Nga veprat e tija me te njohura jane : Sherh es suneh te Begaviut me 16 vol, Musned el Imam Ahmed ibn Hambel me 50 vol, Sunen et Tirmidhi me 16 vol dhe Sijer alam en nubela te Dhehebiut me 25 volume.

Shuajb Muharrem Arnauti ka qene disa here ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni. Viziten e fundit e zhvilloi ne vitin 2011 ku ndaloi per nje kohe ne qytetine  Shkodres ka ka mbajtur disa ligjerata ne Xhamin e Parruces me pas ne Tirane etj.

Shuajb Muharrem Arnauti vdiq ne moshen 88 vjecare me 27.10.2016 ne Jordani. Namazi i xhenazes u fal ne xhamin El Fehja te Jordanise. Namazi i xhenazes ne munges u fal edhe ne xhamiat e Shkodres dhe asaj te qytetit te Pukes.

Pergatiti
Gezim Kopani

Saturday, October 22, 2016

Liria e besimit ne kohen e Perandorise Osmane 1712 - 1866

Liria e besimit fetare ne prejudhen e Perandorise Osmane 1712-1866

Ne vitin 1712 Sulltani leshon nje Ferman mbi te drejtat e zoterimit te pronave te prifterinjeve te Delvines.

Ne vitin 1736 Porta e Larte leshon Ferman ku Sulltani urdheron mosnderhyrje ne ullishten e nje te krishteri.

Ne vitin 1849 Sulltani nepermjet nje Fermani udheron te rindertohet kisha e e Elbasanit.

Ne vitin 1850 Fermani i Sulltanit udheron ndertimin e Katedrales se Madhe te Shkodres.

Ne vitin 1853 Fermani i Sulltanit udheron prefektin dhe kadiun e Beratit qe te njohe te drejtat e kerkuar nga Mitropoliti i Beratit.

Ne vitin 1856 ne nje Ferman te Sulltanit shkruan: " Meqenese katoliket e Durresit nuk kane nje faltore dhe meqe jane lutur ta nderojne nje kishe, jap lejen qe te ndertohet ne nje vend te pershtatshem, sepse keshtu eshte deshira ime, qe te gjithe qytetaret te gezojne qetesi te plote. Udheroj qe te mos i behet asnje ndalim e pengese dhe te mos iu merret asnje para. Keshtu le ta dini."

Ne vitin 1680 Sulltano leshon Fermanin i cili ndalonte Spahite tu kerkojne taksa arbitrare prifterinjeve te kishes se Delvines.

Ne vitin 1682 Fermani i Sulltanit lejon ndertimin e kishes se rrenuar te Shen Harallambit ne Kamenin te Sarandes.

Ne lidhje me rrethin e Pukes , Konsulli Rus ne Prizren Tomofejev ne vitin 1866 shenon se kishte pare Xhamin e Pukes ku vinin per tu falur myslimane e te krishtere nga Mirdita e Dukagjini. (Ippen; 1903)

"Te shkruash historine me tolerance",Botuar nga Tika, Tirane 2005

Korrespondenca e valiut te Shkodres me Ipeshkvin dhe Konsullin Austro Hungarez



Wednesday, October 12, 2016

Wednesday, October 5, 2016

Abetare e Sami Frasherit , 1909

(Abetare e Sami Frasherit . Stamboll 1909)

Historia e besimit mysliman në fshatin Flet

Historia e besimit mysliman në fshatin Flet, Pukë

Nga: Gëzim Kopani (Myfti i Pukës)


Fshati Flet ndodhet rreth një orë larg me makin nga qendra e qytetit të Pukës. Edhe pse jo shumë i madh është ndër fshatrat më të njohur dhe më të përmendur në rrethin e Pukës dhe më gjërë.
Sipas të dhënave rreth vitit 1888 ky fshat thuhet të ketë pasur rreth 35 shtëpi  myslimane dhe 4 të besimit katolik.[1] Nga disa të dhëna të grumbulluara rreth viteve 1920-1929 del se fshati Flet të ketë pasur rreth 34 shtëpi nga të cilat 9 të besimit katolik.[2] Si myslimanet  ashtu edhe katoliket janë fis me Iballen, ku myslimanet quhen "Buçagjegjaj" ndërsa katolikët "Pergjegjaj".[3]

Nga ana administrative fetaro-islame fshatrat si: Trun, Flet, Lejthizë, Sakat (Blerim), Xathë dhe Kulumri mbuloheshin nga hoxhallarët e Myftinisë së rrethit Pukë.[4] Fshati Kulumri në vitin 1888 meësohet të këtë pasur rreth 35 shtëpi myslimane. Nga të dhënat popullore fjala "Kulumri" vjen prej fjalës "Kulm" "Kulmi i lodhjës", "mri"[5] në pikun e lodhjes".
Ndërsa nga ana shkencore del se fjala "Kulumri" vjen nga fjala "kulm" nga ku del fjala "kal" që do të thotë "Udhë". [6]
Fakti që Udh Madhja lidhte Shqipërin me Kosoven bëri që fshati Kulumri të bëhet një pik pushimi dhe referimi për ushtarët. Sipas të dhënave popullore kemi se në fshatin Kulumri ishte pike e rëndesishme pushim madje ata vendosen edhe nje mesxhid [7] ku të kryenin ritet fetare. Pas disa vitesh ushtarët Osman të mbeshtetur edhe nga banorët e fshatit Kulumri vendosen  të ndertonin  xhamin e fshatit Kulumri. Xhamia u ndërtuar në Kulumri për faktin se ndodhet në mes të rrugës Udhe Madhe si dhe të fshatrave myslimane.

Xhamia e fshatit Kulumri kishte njeë kapacitet prej 100 përsonash. Xhamia ka qenë dy kateshe. Ka pas Hajatin e Myezinit si dhe një hytbe(mimber) të gdhendur me dru arre. Xhamia sherbente për fshatrat; Kulumri, Lejthizë, Sakat, Xathë e Flet.[8]

Sipas të dhënave në fshatin Flet paskan qenë tre vëlezer
1. Përgjegji,
2. Gegë Gjegji
3. Buç Gjegji.

Ky i fundit u ba mysliman. Sipas të dhënave të grumbulluara në vitin 1929 del se "Buçagjegjaj" janë bërë 30 shtepi. Sipas këti shënimi fshati Flet ishte i ndarë në 3 lagje myslimane e një lagje katolike [9]

Edhe sot në fshatin Flet ndodhen 3 lagje myslimane të cilat quhen:

 1.Sylaj
 2.Xhauri 
 3.Velaj 

si dhe një lagje katolike që quhet 4.Kolaj.[10] Të dhënat sipas lagjeve në fshatin Flet është simëposhtë:
Nëe lagjen "Sylaj" ndodhen 7 familje të cilat jetojnë aktualish që përbëhen nga:

1. Qazim Baftija
2. Miftar Mustafa
3. Qamil Rexha
 4. Basri Selmani
5. Agron Syla
6. Muharrem Halili
7. Beslim Rexhepi.

Në lagjen "Xhauri" ndodhen rreth 7 familje të cilat jetojnë aktualisht në fshatin Flet dhe që përbehen nga:

1.Ismail Arifi
2.Agim Xhauri
3.Riza Huli
4.Sali Bajrami
5.Istref Mustafa
6. Bujar Isufi
7.Nezir Ismaili.

Ndërsa në lagjen "Velaj" ndodhen rreth 9 familje të cilat jetojnë aktualisht në fshatin Flet dhe qëe përbëhen nga:

1.Ali Hachia
2. Myrte Islami
3. Alfred Islami
4. Beslim Islami
5. Durim Hyseni
6. Vebi Hyseni
7. Halit Zeqa
8. Riza Zeqa
9. Xhemal Betja.

Ndërsa në lagjen katolike "Kolaj" aktualisht jetojnë rreth 4 familje.[11]

Fshati Flet si dhe fshatrat e tjerë si Xathi, Truni, Sakati, Fleti e Kulumria ishtin të lidhur ngusht me njeri-tjeterin. Sipas Ali Zmakës (ish-banor i fshatit Flet) kemi se: "Në xhamin e fshatit Kulumri kan shërbyer si hoxhë imam Osman Hoxha, Azman Hoxha, Zenel Hoxha dhe Mehmet Hoxha. Hoxhë Mehmeti e ka pas shtëpin në mes të fshatit Flet. Ndërsa Baram Haziri dhe Isen Hoxha kan qenë Myezina. Mbaj mend se për bajrame u mbushte xhamia dy kateshe. Ma do mendja rreth 150 burra falshin bajramin. Nga kallaballeku i madh janë kan fal edhe jasht. Për faljen e bajramit vinin nga Kulumria, Lejthiza, Xathi, Fleti , Sakati. Ka pas raste që vinin edhe prej fshatit Pistë. Fshati Kulumri , Flet, Xahtë e kan pas për zakon me marr hoxhën nepër shtepia për me këndu "mevlud". I veçantë ishte muaji Ramazan ku u organizoheshin faljet e namazit të "teravive" në disa shtëpi të Fletit si dhe në xhami. Fletasit thirrnin hoxhën dhe ai fillonte sipas kërkesës duke ju sherbyer me namazin e teravive si dhe duke ju lexuar salavate dhe Kur'an. Kur vinte festa e bajramit u bashkoshim të gjithe burrat e fshatit dhe udhëtonim në këmbë për me fal namazin e bajramit në xhamin e Kulumrisë." [12]

Vitet e fundit Myftinia e rrethit Pukë ka treguar kujdes të veçantë për grumbullimin e fakteve historike të besimit islam në rrethin e Pukës.

(Material i përgatitur me rastin e 70 Vjetorit të Clirimit, Flet 25 nentor 2014)

Shenim: Ky material eshte publikuar ne gazeten "Udha Islame" organ i Myftinise Shkoder, Nr.10, tetor 2016, fq.13.
_______________
[1] Shënime nga imam Gëzim Kopani, "Historia e besimit mysliman në fshatin Flet" viti 2006
[2] Karma, Gjon, "Ndër Malet Tona" fq.28
[3] Karma,Gjon, "Ndër Malet Tona" fq.28
[4] Arkivi i Myftinisë së rrethit Pukë
[5] Mri; arrit
[6] Mesxhid, vend ku myslimanet gjatë udhetimeve kryejne rite fetare
[7] Shënime nga imam Gëzim Kopani, "Historia e xhamisë Kulumri" viti 2006
[8] Shënime nga imam Gëzim Kopani, "Historia e xhamisë Kulumri", viti 2006
[9] Karma, Gjon, "Ndër Malet Tona" fq.28
[10] Arkivi i Myftinisë së rrethit Pukë
[11] Shënime nga imam Gëzim Kopani, "Historia e besimit islam në Flet" viti 2014
[12] Shënime nga imam Gëzim Kopani, "Historia e xhamisë Kulumri" viti 2011

Tuesday, September 20, 2016

Thursday, August 25, 2016

Kalaja e fshatit Flet, Pukë

Nga: Uke Sinani "Malziu Veshtrim historik-etnografik" Kukes 2014

Keshtjalla e "Leks",Flet  dhe gjurme te rruges Malzi-Prizren
(Kalaja e Fletit ,planimeteria,skice)

Keshtjellen e Fletit e permend Gjon Muzaka si nje fortifikim te ndertuar nga Leke Dukagjini. Keshtjella me permasa 32mx18m ndodhet ne nje kurriz  te ngushte qe zgjatet nga lindja ne perendim. Ne lindje te tij, gjurme te murit nuk ndiqen dot midis shkembinjve. ne veri dhe jug kurrizi zbret per nha 200m ne perroin e Benes dhe ate te Fletit me pjerresi rreth 45 per qind.
Ne keto dy ane muri mund te ndqiet vetem si trase. Me mire prej tij ruhet balli i ngushte perendimor 14 m i gjate dhe 1.2 m i gjere. Ne skaj te tij ndodhet nje kulle ne forme gjyshmerrethi me diameter rreth 4m.
Muratura eshte e rregult, e punuar me gure te thyer me madhesi mesatar, te lidhur me mjfat llaç gelqerje. Ne mur shihen dhe vrimat e rrjetit te drunjte te perforcimit. Rreth 40 m poshte keshtjelles gjenden gjurmet e nje rruge 2.3 m te gjere , te prere ne shkemb. Rruga vijon me pjerresi 13 per qind, duke i kaluar me terpentina me rreze 4-5 m shpatet e pjerret. Traseja e saj e hapur ne shkemb eshte e niveluar dhe e shtruar me zhurel te imet.
Kjo rruge, e njohur me emrin rruga e Gjakoves, ngjitej deri te Qafa e Malit. Prej ketej, pas 700-800 m, ajo zbriste rreze keshtjelles se Fletit e ne fshatin me te njejtin emer. Ketu, mbi perroin e Marak Palit, ndodhej nje ure e vogel 3 m e gjere, me dy kembe te uleta dhe shtroje derrase. Rruga me tej nga Ulezat e Xathit e deri te varrezat e Xathit i qepej shpatit verilindor te lugines e vazhdonte deri te Hani i Sakatit.
(Monumente 1/1983Apolo Baçe e Lazer Papajani, faqe 128.)

Publikon
Gezim Kopani

Tuesday, August 16, 2016

Xhamit e; Tivarit, Kretes, Selanikut, Jagonines (foto)

 Selanik 1863
 Krete,Greqi
 Tivar 1863
 Krete,Greqi
Jagonine

Islami dhe Kazaja e Pukës

Që në zanafilen e saj në periudhen Osmane Puka e cila në disa raste njihet edhe me emrin Dukagjin ka
qenë pjesë e vilajetit të Shkodrës.[1]. Rrethina e Pukës u quajt Kaza.
Përhapja e islamit në trojet shqiptare erdh si rezultat i shumë levizjeve  politike të shek IV.[2] Për shkak të politikave Lindore dhe Perendimore të Perandorisë Romake do të behtë të krijoheshin dy grupime politike  a). Lindore dhe b).Perendimore. E thnënë ndryshe të krishteret me prejardhje helene dhe asaj me prejardhje latino romane dhe kjo beri që në vitin 1054 të krijoheshin dy ndarje të medha a). Kisha Katolike dhe b).Kisha Ortodokse.[3]
Ndarja e kishës dhe luhatja e ritit fetare të krishtere në tokat shqiptare ishte goditje e fortë dezintegruese në fushen e integrimit të kulturës dhe të kombësisë shqiptare. Lufta e dy kishave për administrimin e tokave shqiptare luhati fuqishem besimin e shqiptarëve. Këto politika bënë që të lulëzonin projektet për tjetërsimin etnik të ilireve. Ardhja e Perandorisë Osmane[4] solli njëe zhvillim të ri politiko-administrativ. Osmanët nuk krijuan kufi mes njësive administrative të shqiptarëve, por i la që ato të ishin të bashkuar.[5]
Feja islame në trojet Shqiptare filloi të zë vend lirish dhe me vullnet nga shqiptarët pasi ato ishin të lodhur së mbrojturi nga luftrat gjakatare mes dy kishave.
Gjërat filluan të ndryshonin për mir për të gjithë ato familje që pranonin islamin. Siguria dhe mirëqenia e tyre u rrit. Kjo bëri që shumë të tjerë ti bashkoheshin islamit dhe jo siç pretendojnë disa që islami u përhap me dhunë në trojet shqiptare.[6] Prof.dr. Herman Gross në "Ekonimia Ballkanike" shkruan: "...shqiptarët gjatë pesë shekujve që kanë bashkëjetuar me turqit osmanli, në sajë të aftësive së adaptimit dhe të telenteve të tyre si nënpunës, kishin zënë shkallet më të larta në qeverin e Stambillit dhe kishin luajtur role të rëndësishme për perandorinë. Mirëpo nga ana tjeter, fiset shqiptare jetonin të lira e të pavarura në malet e Shqipërisë." dhe këtu e ka fjalen për Mirditen, Dukagjin , Suli e Himara.
Rreth viteve 1662 [7] eksploruesi turk Evlija Çelebi vizitoi veriun e Shqipërisë. Sipas të dhënave që ai jep del se në Kazan e Pukës kishte disa familje myslimane madje edhe në drejtim të Kazasë së Pukës me konkretish Kajmekam .
Të parët që filluan të pranonin islamin ishin familjet fisnike të Kabashit. Pas vitit 1523 aty numëroheshin të kishte disa familje myslimane. Pas Kabashit filluan përqafimin e islamit Puka, Rrape, Qerreti, Kryezi etj. Ishte familja Dizdari në Pukë që pranoi islamin për tu ndjekur nga shumë të tjerë.
"Pas shek. XVII në fshatin Kabash feja islame u hap me shpejtësi të madhe. Sipas të dhënave, i pari që pranoi fenë islame në fshatin Kabash ishte Hadër LekaNopça shkruan se; Kabashi ka qenë i pari fis i Shqiperisë së Veriut që kaloi në Muhamedanizem. Pas vitit 1900 Kazaja e Pukës numeronte mbi 700 mysliman."[8]
Pas Kabashit, Pukës, Qerretit filloj të hapej islami edhe në zonat e tjera si ; Rryp, Kryezi, Iballe, Flet, Xathe, Dardhe, Trun, Kulumri etj. Islami filloj të luante një rol të rëndësishëm jo vetem në jeten e familjeve myslimane por edhe të besimeve të tjera pasi paria e vendit nëe pikat më kyçe drejtoheshin nge myslimanët. Sipas të dhënave në vitin 1900 Kazja e Pukës kishte 6.300 banorë mysliman dhe 10.000 katolik. Në librin e tij Nëpër gjurmët e Islamit Ali Basha shkruan:
"Në Kazanë e Pukës - e quajtur edhe Dukagjin bëjnë pjesë katër fise. Bajraku i Pukës në vitin 1900 numerointe 700 mysliman - rreth 44% dhe 910 katolik. Ndërsa në vitin 1916 shifra e banorëve mysliman u rrit në 52%. Edhe Kabashi ka qënë i përzier në mënyrë të barabartë  50% me 50%. Në fiset si Kryeziu, Berisha, Qerreti të marra sëbashku në vitin 1900 kishte 720 mysliman dhe 780 katolik. Vetem Kryeziu kishte 670 mysliman." [9]
Zonat si Puka, Kabashi, Qerreti, Kryeziu ishin ndër zonat më të zhvilluara. Në këto zona mund të gjeheshin Xhami, Kisha, Hane, Dyqane dhe blektori të zhvilluar. Vlen të përmendet Panairi i Enëve të fshatit Kabash i cili u zhvillua shumë pas ardhjes së Perandorisë Osmane pasi Shkodra u bë Kryeqytet i Shqipërise. Thuhet se Panairi i Enëve e ka zanafillen e vet rreth shek.XIII. Ai shtrihej në Lam Lushaj Kabash.[10]
Kjo traditë vazhdoi deri vonë. Rëndësia që kishte ky panair ishte fakti së në të merrnin pjesë pothuajse të gjitha fshatrat e Pukës, madje edhe të Gjegjanit, të Kashnjetit, Lezhës etj. Normalisht nuk mungonin edhe Shkodranët dhe Kosovarët. Në këtë zonë ndodhej Xhamia e Kabashit si dhe Mejtepi i Kabashit. Fakti që panairi i Kabashit u zhvillonte në vendin ku ndodhesh Xhamia e Kabashit tregon për rëndësin dhe ndikimin që ajo kishte në këtë fshat. Po ashtu vende të rëndësishme zhvillimi ishte edhe Xhamia e Kodër Hanit Pukë, Qerreti, Kryeziu etj.

Përgatiti
Gëzim Kopani

gusht 2016

Shenim: Ky material eshte publikuar edhe ne gazeten "Udha Islame" organ i Myftinise Shkoder, Nr.08, gusht 2016, fq.12

_______________
1.Vilajeti i Shkodres. Deri ne vitin 1878 Vilajeti i Shkodrës kishte: Shkodren,Tivarin, Podgoricen, Tuzi, Ulqin, Puka, Oroshi, Lezha,Kruja, Tirana, Durresi, Kavaje etj. Në këtë vit përveç Vilajetit të Shkodrës ishte edhe Vilajeti i Kosovës, Manastirit dhe Janinës.
2.Populli shqiptar, si pasardhës direkt i ilireve dhe nip pellazgjik është bartes i kultures ballkaniko-mesdhetare parahomerike, se këtejmi edhe mbartëz i panteizmit të përvetesuar nga helenet dhe romakët. Panteismi iliro pellazgjik ishte një mishërim i fenomeneve natyrore me kryeperedinë Zotin, të cilet helenet e quajtes Zeues ndërsa romaket Jupiter, pa ia munguar asnjë tipar. Me fjale të tjera përceptimi i ilireve për një kryeperendi pashmangshem shpiente në besim monoteist. Në këtë fakt duhet parë një ndër shkaqet e pranimit të krishterimit nga iliret që në fillim të përhapjes, krahas faktit të krishterimit fillimisht ishte fe dhe besim i shtresave të shtypura të shoqërisë skllavopronare romake të etnise jogreke dhe joromake. Vete fakti se mbreti Kostandin (iliro-dardan) i Romës, ua njohu ilireve, maqedonesve dhe grekëve krishterimin për fe zyrtare.(Dr.Muhamet Pirraku, Libri: Rreth Përhapjes së Islamit Ndër Shqiptarët fq.33)
3.Kudërthenia midis dy kishave, të Lindjes dhe të Perendimit, do të ashpërsohen veçanarisht nga shekulli V.(Dr.Muhamet Pirraku, Libri: Rreth Përhapjes së Islamit Ndër Shqiptarët fq.33)
4.Fitorja e tërethortë me e madhe për popullin shqiptarë ishte evitimi i kufijeve midis viseve nën administraten serbe e greke bizantine që i copetonte tokat shqiptare..." (Dr.Muhamet Pirraku, Libri: Rreth Përhapjes së Islamit Ndër Shqiptarët fq.37)
5.Sipas të dhënave ; Osmanet kan filluar të duken në viset ballkanike rreth vitit 1354.
6.Nuk ka ekzistuar absolutisht asnjë rast kthim feja me dhunë nga ana e turqve "Po ashtu në këtë liber A.Kolaj thotë: "Ndërrimi i fesë së shqiptarëve me anë të dhunëështë pjelle e fantazisë dhe shpikja e murgjëve dhe nuk është  aspak e hijshme që ta pretendonjë këtë historianët."(info;Aristidh Kolaj ish Kryetar i Arbërve që jetojnë në Greqi) (Aristidh Kolaj, "Arvanitët", Athinë.1985) Ndërsa koloneli Lik në librin e tij "Udhetime nepër Shqipëri" shkruan: "Shqiptarët bëheshin mysliman sepse kjo fe pajtohej me natyren e tyre dhe nuk tolereonte përuljen, martirizimin, servilizmin dhe ofendimin."v.1804.
7.Pra flasim këtu e 350 vite më parë.
8.Shkrim i përgatitur nga Gezim Kopani dhe i botuar në revisten shkencore "Zani i Nalt" nr.7, v.2014
9.Ali Basha, "Në gjurmet e Islamit" fq.504
10.Në Lam Lushaj ndodhet edhe rruga e vjeter që quhej rruga e karvanave.


Thursday, August 4, 2016

Jenikale pershkrim nga Evlia Çelebi

Qe ne zanafilen e saj ne periudhen Osmane Puka e cila disa raste njihet edhe me emrin Dukagjin ka qene pjese e vilajetit te Shkodres.[1]. Rrethina e Pukes u quajt Kaza.

"...Nga Ulqini shkova ne Shkoder e prej andej ne Bushat, prane Pashes , i cili me dha 13 mije grosh, te gjitha monedha te arta veneciane, kundrejt borxhit te Meleq Ahmed Pashes... Te gjitha keto i regjistroi  ne letren qe me dha per Meleq Ahmed Pashen. Pastaj me fali edhe mua 300 munedha floriri veneciane, si dhe disa dhurata te tjera si nje at, nje jatagan si dhe nga 10 cope florinje, nje cope cohe e nga nje stof te gjithe njerezve te mi. Pasi dha edhe disa shoqerues me vete, u ndava nga Beu dhe u nisa nga Shkodra per ne Stamboll." Ulqini, Shqiperia; para tre shekujsh faq.147

Autori ne kete udhetim ndesh edhe dy keshtjella te Dukagjinit;
Muthin (kjo fortese ka mundesi te jete Deja ose Kabashi) e Jenikala. Per parin ai thote:

"Eshte nje ndertim i vjeter, i cili gjendet buze lumit qe mban emrin e qyteti dhe u eshte marre venecianeve nga Fatihu me 883. Administrativisht varet nga Shkodra, ka forme katerkendore, ka kater kulla guri. Nje here ne vit, ne lumin e ketij qyteti del shume peshk, i cili eksportohet ne France. Eshte keshtjelle e forte vetem me nje porte. Brenda saj jane disa shtepi banimi te ushtareve, nje xhami e ngritur nga Fatihu, depo ushqimi e municioni si dhe mjaft topa. Vendi sundohet nga dizdari. Qetesia sigurohet na nje force prej 200 vetash, te cilet jane qe te gjithe kreshike shqiptare dhe mikpritesa besnike. Peshku, rrushi, pemet e bostanet e ketij vendi jane me emer. Njerezit duke shume te gjalle nga fizionomia dhe pamja e jashtme, per shkak te klimes se forte. Prek ketu u nisem ne drejtim te lidhjes dhe mberritem ne Jenikala, e cila eshte ndertuar nga Fatihu
me 883. Edhe kjo ben pjese ne prefekturen e Dukagjinit dhe sundohet me nje subash. Ndodhet ne rreze te nje mali , eshte e ndertuar prej guri, por eshte ne prishje e siper e nuk meremetohet, pasi eshte larg kufirit dhe nuk shihet fort e nevojshme. Ka dizdarin, dhjete roje e disa topa." (Muhamet Dhil-li Ibni Dervishi Evlija Çelebi Sejjhatnamesi ,Shqiperia para tre shekujsh. Enciklopedia shqiptare e Mesjestes perkthyer nga Sali Vuçiterni) faqe; 148.

Sipas historianeve Jenikala ka te beje me vendin e quajtur Koderhani ne qytetin e Pukes. Kjo duke u bazuar ne faktin se vete kjo zone me pare eshte quajtur Dukagjin .

Evlija Çelebi e ka vizituar Veriun e Shqiperise rreth viteve 1662

Pergatiti
Gezim Kopani

gusht 2016


Wednesday, August 3, 2016

Wednesday, July 20, 2016

Gjurme islame ne fshatin Kabash

Fotografia qe shikon eshte varrezave myslimane te fshatit Kabash te rrethit te Pukes ne Shqiperi.
Fotografia eshte bere para viteve 1960.


Sunday, July 3, 2016

Friday, June 3, 2016

Ramazani muaji i miresise

Hz.Musa a.s. pyet Allahun xh.sh
-O Allahu im! Me ke nderuar te flas pa perde (penges) me Ty. A ke nderuar ndonje tjeter keshtu?
-Allahu xh.sh i thote:
"O Musa!  Ne kohen e fundit une do dergoj nje popull, i cili do jete popull i hz.Muhamed a.s.. Ai popull do te mbetet me buze te thara dhe me gjuhe te etur. Me trupat e tyre te dobesuar , syt e tyre te lodhur, me melcit e zbrazura, stomaku i tyre eshte i uritur, do te me drejtohem Mua me lutje. Ata do jene shume afer Meje se sa ti o Musa. Por dije se ne kohen kur ti flet me Mua mes teje dhe Meja jane 70 mije perde, por ne kohen e iftarit mes Meje dhe agjeruesve te Ramazanit te popullit te Muhamedi a.s. nuk do te kete asnje perde te vetme. O Musa! Une kam marre pergjegjesin mbi Vete se ne kohen e iftarit kurre nuk do t'ia refuzoj lutjet njeriut qe ka agjeruar per Mua!

Iben Abbasi transmetohet se hz.Muhamed a.s. ka thene:
"Vertet xhenneti zbukurohet cdo vit ne muajin e shenjte te Ramazanit dhe kur ai xhenneti paraqitet para Allahut xh.sh thote: O Krijuesi im! Beje qe roberit e tu ne kete muaj te Ramazanit te jene banoret e mij."

Friday, May 27, 2016

Ne fshatin Iballe,Puke

Gjate nje vizite ne Xhamin e fshatit Iballe Puke (26.05.2016)






Sunday, May 15, 2016

25 Vite nga Riorganizimi i Myftinise Puke

Nje aktivitet i veçante dhe domethenes ishte ai i zhvilluar ne qytetin e Pukes. Sot e 25 vite me pare u be Riorganizimi i Myftinise Puke. Uroj qe çdo dite qe do vije te jene me te mira per ne, e te gjejme mbeshtetje tek njeri-tjetri. Te duam njeri-tjetrin. Te punojme fort, dhe te marrim ato qe na takojne me qetesin dhe urtesin tone. Kudo qe te jemi te tregojme dashuri, respekte por duke mos lejuar asnje qe te na shkelin te drejtat dhe traditat tona. Vetem te bashkuar do kemi force per ta mundur te keqen! Qofshim çdo here nen Rahmanin e Zotit xh.sh !
Gezim Kopani
(Me rastin e 25 Vjetorin e Riorganizimit te Myftinise Puke. 15 maj 1991 - 15 maj 2016)





Sunday, May 8, 2016

25 Vjet nga Riorganizimi i Myftinise se rrethit Puke



25 Vjet nga Riorganizimi i Myftinise se rrethit Puke

15 maj 1991 - 15  maj 2016

Thursday, April 21, 2016

T'i lutemi Zotit

"T'i lutemi Zotit te na fale turp e edukate; I paturpshmi mbetet pa meshire, i ngrate !"
Nga poeti: Xh.Rumi

Xhamia e fshatit Qerret,Puke

Xhamia e fshatit Qerret,Puke (20.04.2016)

Sunday, April 17, 2016

Fshati Kryezi, Puke

Fotografi e bere nga minarja e Xhamise se Re te fshatit Kryezi,Puke (17.04.2016)
Fotografi e bere nga Gezim Kopani

Ju mund te mesoni me shume duke klikuar ketu:  Myslimanet e fshatit Kryezi

Saturday, April 2, 2016

Dijetari islame Jusuf el Kardavi mban qendrim ne lidhje me aktet terroriste

Faqja zyrtare e Unionit Boterore te Ulemave Islame ka publikuar qendrimin e dijetarit te njohur islam Jusuf el

Kardavi i cili ne lidhje me aktet terroriste ka thene:
"Terrorizem eshte çdo veprim qe perfshin vrasjen e njerezve te pafajshem, i cili nuk ben dallim mes te pafajshmit dhe fajtorit, dhe ku civilet shfrytezohen per arritje te objektivave."



Wednesday, March 30, 2016

Fotote vjetra nga Shqiperia

 Lezha, viti 1938
 Iballe,1903
 Veshje popullore, Mertur Puke, 1903
Fshati Trun Puke,1930
Malsor i Shqiperise,1910
Ansambli Puke, 1988
N/Prefektura e Pukes , 1936
Kroni i qytetit te Pukes, 1937




Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate