Friday, November 6, 2015

Historiku i xhamisë së fshatit Iballë,Pukë

Nga; Myftiu i rrethit Pukë, Gëzim Kopani

Sipas të dhënave xhamia e fshatit Iballë [1] është një ndër xhamiat më të vjetra të Myftinisë së rrethit Pukë. Rreth viteteve 1800 numerohet të ken qenë rreth 30 shtëpi myslimane të ndarë në dy fise;

a). Thaç
b). Zotni

Edhe sot xhamia ndodhet tek e njëta lagje e cila quhet "Lagjia e Zotnive". Ajo është e vendosur në mes të shtëpiave. Xhamia e fshatit Iballë ka qenë një kateshe. Brenda saj ka pas mimber, hajatin dhe vendin e grave. Xhamia ka qenë e ndërtur me gur (sipas të dhënave gojore të ardhur nga Kosova) dhe e mbuluar me tiegull.[2]

Fillimet e xhamisë datojnë me ardhjen e Perandorisë Osmane në rrethin e Pukës. Mjaft ndikim kan luajtur tregetarët mysliman që përshkruanin rrugen Gjakovë-Has-Pukë-Shkodër.[3]
Më vone xhamia Iballë është mirëmbajtur nga vetë myslimanët e kësaj zone. Në këtë xhami ka funksionuar edhe Mejtepi i Xhamisë Iballë. Ai u ndërtua rreth vitit 1900 ku si fillim u ndërtua një "Odë" e veçantë e cila shërbente si Mejtep për të mësuar fëmijet mysliman. Mejtepi ka vazhduar deri në vitin 1920. Gjatë viteve 1916 në Mejtepin e Xhamisë Iballë kishte të regjistruar rreth 12 djem dhe 2 vajza të moshës 8-14 vjeç. Në këtë Mejtep u mësonte këndim në gjuhen shqipe si edhe mësime për namazet, mësime të "ashreve" Kur'anore. Nga të dhënat mësues në këtë "Mejtep" ka qenë Imami i Xhamisë Hoxha i Madh Isuf Hoxha dhe Sadik Hoxha. Në këtë Mejtep përveç mësime fetarë ka shërbyer edhe si vend takimi për Pleqt e "Urtë" të cilët her herë bashkoheshin dhe këndonin këngë me çifteli dhe këngë "përpjetë". Kjo ndodhte disa herë në vit sidomos në muajin e "Mevludit", Ramazanit ku imami i Xhamisë Iballë bashkonte burrat e fshatit dhe gjatë këndimit të "Mevludit" përveç ilahive, salavateve,këndonin këngë patriotike. Ndërsa për festat  e Bajrameve si në vendët e tjera edhe në këtë fshat ishte zakon vizita nëpër shtepia. Vizitë bënin edhe fëmijët.
Imamët e parë të xhamisë Iballë mësohet të kën qenë "Imamët lëvizës" të cilët në disa raste ishin Turq dhe Kosovar si përshembull nga qyteti i Gjakovës dhe Prizrenit. Ndërsa imam venali ishin: Isuf Hoxha, Sadik Hoxha, Hoxhë Bisha, si dhe Sherif Arifi.
Me lirimin e fesë edhe kjo zonë filloi të angazhohet në çeshtjet islame duke zgjedhur Anëtaret e Këshillit të Xhamisë Iballë si dhe Anëtarin e Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë për zonën Iballë. Në vitin 2004 duke dhënë shembullin e tij përsonal Ismet Kapeta[4] restauroi xhamin e fshatit Iballë duke ndërtuar edhe minaren e Xhamisë. Pas rikonstruksionit, namazin e parë të Fitër Bajramit e ka kryer imam H.Ibrahim Hoxha [5]

Datë; 02.11.2015

Përgatitur nga: Gëzim Kopani (Myfti i rrethit Pukë)

Shënim: Ky historik është i arkivuar pranë Myftinisë së rrethit Pukë me datë; 16.07.2015 me nr.prot;116.
_________
[1]Iballë; Fshati Iballë është një ndër fshatrat më të largëta të rrethit të Pukes dhe ndodhet mbi 752 m mbi nivelin e detit. Qendra e fshatit shtrihet në një fushë mjaft të bukur. Përmes fshatit kalon një përrua që mban ujë dimer e verë. Myslimanët janë të ndarë në dy fise a).Thaç dhe b). Zotni (të cilët janë Fis Kabashi). Fisi i Thaçit është i përbërë nga dy besime mysliman dhe katolik, ndërsa fisi i Zotnive është mysliman. Shënimet e Imam Gëzim Kopani, viti 2006.
[2]Thuhet se guret e Xhamis Iballë kan qenë gur të gdhëndur mir dhe me forma të ndryshme madje edhe sot me fanatizëm banorët ruajnë një të till.
[3]Gëzim Kopani; Kjo rrugë ndryshet quhet rruga e Gjakovës ose Rruga e Madhe. Ajo kalonte në disa vende në Rrethin e Pukës që përshkruante fshatrat si: Kabash,Rrape, Kryezi (në fshatin Kryezi kalonte edhe Rruga e Madhe që lidhte edhe fshatin Iballë. Sipas të dhënave gojore të Iballës dhe të Kryeziut del se: "Myslimanët e Iballës dhe jo vetem kan ngren e pi në shtëpiat e Agëve të Kryeziut." Ka pas rastë që edhe kan flet e pushu veçanarisht në kohen e dimirit.),Flet, Dardhë etj.
[4]Ismet Kapeta; Është nip me shtëpin e Hoxhallarëve Zezaj Pukë, Ibrahim dhe Elez Hoxha.
[5]H.Ibrahim Hoxha; Asakohe Myfti i rrethit Pukë.


Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate