Monday, November 16, 2015

25 vjet liri besimi

Pas 25 vitesh ne perkujtim te dites se liris se besimit(13.11.2015,falja e xhumas tek Xhamia e Plumbit
Shkoder,ne perkujtim te 16 nentorit te vitit 1990)

Ketu e 25 vite me pare u mbajt tubimi i myslimaneve tek Xhamie Plumbit Shkoder te kryesuar nga H.Sabri Koçi. Ne ate tubim moren pjese nga e gjithe Shqiperia, edhe nga rrethi i Pukes. Nga Puka ketij tubmi nder te tjer iu bashkangjith Myftiu i Pukes H.Elez Hoxha, Sadri Rrustemi, Arif Shkreli Ademi etj. Figura qe edhe sot imam Fejzi Zeganjori i kujton me mall.

(Fotografi me rastin e 25 vjetorit te liris se besimit zhvilluar tek Xhamia e Plumbit Shkoder. Nder te tjere ne fotografi edhe Myftiu i Pukes Gezim Kopani)

Informacion i shkurter mbi Xhamin e Bushatli Plakut qe ndryshe njihet Xhamia e Plumbit



Sipas mbishkrimit te gdhendur ne nje pllak dhe qe ndodhet tek dera kryesire te xhamis thuhet: "Viti 1187 hixhri ndertuar nga bamirsi Mehmet Pash Bushatli ose Plaku (themelues i Pashallekut te Shkodres) " pra viti i ndertimit te kesaj xhamia i perket vitit 1773.
Ndersa me poshte shkruan edhe viti kur i eshte bere riparime te tjera. Kjo xhami eshte Monument Kulture e kategorise se Pare.
Xhamia eshte e vendosur ne lagjen me te vjeter te Shkodres e cila njihet me emrin Lagjia e Qafes. Xhamia e Plumbit eshte nje nga ndertesat me te vjetra te Shkodres dhe xhamia me e bukur dhe e madhe deri ne shek. XX. Edhe sot pas 242 vitesh ajo njihet si xhamia e Plumbit pasi ajo eshte e veshur me plumb.

Pergatiti
Gezim Kopani

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate