Saturday, August 29, 2015

Sunduesi te di qe.... (Tregim)

Nje sundues i padrejte, ndersa po i fliste popullit te tij, sheh se ne fytyre i qendron nje mize. Ai e largon mizen ajo vjen perseri tek ai. Sunduesi ishte inatçi dhe donte ta vriste mizen mirepo nuk po e bente ate gje dhe u zemeruar shume. Ai therret Duhakun, nje nga dijetaret qe ndodhej aty dhe i thote:
-Perse eshte krijuar kjo mize, e cila te shqeteson? Cfare dobie ka ajo?
Dijetari i pergjigjet;
-Allahu xh.sh e krijoi ate per te na bere te ditur se sunduesit e padrejte si puna juaj jane te pafuqishem per te vrare qofte edhe nje mize. Ti po sundon njerezit mirepo ty nuk te degjon as edhe nje mize e vogel. Ajo qendron tek papastertite, dhe me pas vjen dhe qendron ne fytyren e atyre qe e konsiderojne veten per zot. Me gjuhen e saj ajo i thote atij:
-Ti nuk je asgje. Mos harro se nuk je asgje. Ti po sundon boten, mirepo nuk me mposht dot mua. Nese Allahu deshiron, Ai te vret ty, si Nemrudi, edhe me nje mize te shkrete. Ai qe eshte njeri, frikesohet nga Allahu xh.sh. Ai e njeh dhe e do Allahun. Ai nuk duhet t'i bej ato gjera qe ai i ka ndaluar.Ai duhet te bej cdo gje qe Allahu ka lejuar, duke e permendur vazhdimisht Ate. Ai duhet t'i frikesohet Allahut, ne ato ceshtje qe Ai i ka ndaluar, dhe duhet ta doje Allahun ne ato ceshtje qe Ai ka urdheruar. Ai duhet t'i lutet Allahut qe t'i pranoje punet e tij. Ti mund t'i besh punet qe ka urdheruar Allahu mirepo Ai mund te mos i pranoje ato.
Sado qe te lartesohesh ne jeten e kesaj bote, mos e harro asnjehere fillimin tend. Mos u krekos edhe sikur te jesh sundimtar! Ne fillim ti ishe nje pik uji. Ne fund, ti do te jesh bere dhe. Jeta e kesaj bote a nuk eshte vetem te hash, te pish, te kryesh nevojat personale, dhe ne fund te perfundosh ne varr? Te gjitha keto perpjekje per cfare  behen? Ti ke ngrene, ke pire dhe e ke kryer nevojat personale. Ky pra eshte fundi i jetes se kesaj bote. Syt qe nuk ngopen, do te mbushen me nje grusht dhe, Goja e pakenaqur, do te kenaqet me nje glleke uje. Ata njerez qe bota nuk i merr dot, do te sistemohen ne vendin e dy Arsheve. Citimi i meposhtem e shpjegon shum bukur, se keto perpjekje jane vetem per kete lloj;
"Bota e argetimeve eshte e ndertuar mbi kater gjera
Une te ha dhe ti mos te hash. Une jam i mire dhe ti je i keq."
Ata qe nuk pelqejne te vishen, nese e kane kismet, do te mbulohen nje dite me qefin. Ai qe thote une ua te ha, padyshim qe do te haje dhe do te pertypet, mirepo ne fund, ai do te jete ushqim per krimbat. Atij qe mburret ne fund do t'i dalin te palarat dhe do te poshterohet midis njerezve.
Prandaj mos e harro lindjen tende dhe mos e moho fillimin tend! Ti je i dobet dhe je nevojtar! Mos harro se je i perkohshem, dhe ke nevoje per miresite e dikujt tjeter! Allahu, Krijuesi yt eshte Sunduesi dhe i Lartesuari ndersa ti je robi i Tij. Tani mos u krekos qe Allahu te ka pare me sy te mire. Mos mendo se kjo gje eshte per shkakun tend! Kthehu tek Allahu, i Cili eshte i Perjetshem! Mendo njehere qe ti nuk je asgje perballe fuqise se Tij! Bjeri ne sexhde Atij dhe vetem prej Tij ndihme kerko! Ai eshte i Bute dhe Bamires ndaj roberve te Tij. Miresite e Tij jane pa fund.
"Men arafe nefsehu fe kad Arafe Rabbehu" dmth "Kush e di se vetja e tij eshte e dobet, padyshim e ka njohur Allahu xh.sh"

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate