Saturday, August 1, 2015

Rendesia e falenderimit

Ne emrin e Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit! 

Falenderimi eshte nje fjale shume e bukur dhe ajo behet edhe me e bukur nese thuhet me sinqeritet. Falenderimet jane disa llojesh por une do ndaloj tek dy nga keto;
a) Falenderimi ndaj Krijuesit te Gjithesise (Ai qe na ka dhene te mira te panumerta)
b) Falenderimi ndaj atij personi qe te ndihmon.

a) Ai qe beson Allahun xh.sh. cdo pune e fillon me emrin e Tij. Po ashtu per cdo miresi dhe jo vetem myslimani falenderon vetem Allahun xh.sh. Ky lloj falenderimi perkufizohet me termin "Hamd" pra lavderim i Allahut xh,sh.
Falenderimi eshte nga ato vepra qe Allahu xh.sh e do meseshumti. Pikerisht per kete Allahu xh.sh na ka vendos ne cdo namaz edhe suren El-Fatiha ku thote:

"Falenderimi i takon vetem Allahut, Zotit te boteve!" (El Fatiha;01)

Per cfare e falenderojme Allahut xh.sh? E falenderojme Allahu xh.sh per miresit qe na ka dhene. Ai na ka sjell ne kete bote, Ai na ka dhene shpirtin, bukurin e trupit tone, diturin, shtepin familjen. Ne e dime se jemi aq te deboet saqe askush nuk na ka pyetur ne se kur te vish ne kete bote si deshiron te kesh ngjyren e syve, apo flokeve. Po ashtu as kush nuk na pyeti ne se cfare pasardhesi do kesh. Askush nuk do na pyes neve se kur dhe ne cvend do vdesim. Pikerisht per keto, duke e kuptuar ate si Miresi te Allahut xh.sh dhe te qenurit te debet ben qe ne me vetedije te adhurojme dhe ta falenderojme Allahun xh.sh pasi Ai eshte Bamires per ne dhe kur ne bejme gabime eshte Meshurues.

Me pas Allahu xh.sh thote:

"Bamiresit te pergjithshem, Meshiruesit" (El-Fatiha;2)

Po ashtu  Allahu xh.sh thote:

"Falenderimi eshte vetem per Allahun i Cili krijoi qiejt dhe token, erresirat dhe driten." (El-En'am;01)

Po ashtu Allahu xh,sh ne suren el Isra ajeti 111 thote: "Thuaj, falenderimi i takon Allahut!". E kushdo qe e ben kete do kete sugurin dhe Miresin e Allahut xh,sh prane.

Cdo njeri ben gjynahe te cilat mund te jen te vogla ose te medha. Por asnje here nuk duhet te harrojme faktin se nese i drejtohemi Allahut xh.sh me pendes (duke mos perseritur me ate gjynah) atehere Ai, Allahu xh.sh na siguron ne se Ai eshte Bamiresi i Pergjithshem e Meshuruesi. Pra mjafton qe ne ti drejtohemi vetem Allahut dhe ta falenderojme Ate, pasi falenderi e mbush zemren e besimtarit me sevape.

Profeti Muhamed a.s. thote:

"Lutja "Elhamdulilah" mbush me sevap peshoren, ndersa fjala "Subhanallahi vel Hamdulilahi" mbushin ate qe eshte ne mes qiejve dhe tokes." (Muslimi)

Kushdo qe perkujton Allahu xh.sh qoft kjo me Namaz, Agjerim, Haxh, Umre, Kurban, Sadaka etj ai ka bere perkujtimin me te mire per veten e vet, pasi cdo falenderim ndaj Allahut xh,sh eshte sevap per vetveton tone.

Allahu xh.sh thote:

"Me kujtoni Mua, Une t'ju kujtoj juve. Me falenderoni dhe mos me mohoni" (El Bekare;125)

"Kush falenderon, ka falenderuar per veten e tij." (Llukman; 12)

Per te kuptuar po ashtu rendesin e falenderimit kemi edhe jeten e profetit Muhamed a.s. i cili sa here qe ngrihej nga buka thoshte:
"O Zot! Te falenderojme Ty me ndjenjat me te pastra qe nuk pakesohen, por shtohen, me falenderimet e panumerta qe nuk refuzohen por pranohen te Ti." (Buhari)

Po ashtu Muhamedi a.s. thote:

"Allahu xh.sh kenaqete nga robi i Tij qe e falenderon pasi te haje buke ose pasi te pije dicka" (Muslim)

Nje nate  tregon hz.Aishe r.anhu se profeti Muhamed a.s.me tha: "O Aishe! Nese me jep leje, dua te kaloj naten duke bere adhurime ndaj Allahut. Une i thash: Per Zotin une dua shume qe te ri me Ty, por ate qe te gezon Ty e dua me shume. Pastaj u ngrit, mori abdest dhe filloi te falej. Brenda namazit filloi te qante. Qau aq shume saqe iu lagen rrobat madje edhe vendi ku bente sexhde. Duke qene ne kete gjendje Bilali e thirri per namaz. Kur e pa qe po qante tha: O i derguari i Allahut! Perse qani kur Allahu xh.sh ua ka fal gjynahet e kaluara dhe te ardhme?
Muhamedi a.s iu pergjigj keshtu: A te mos jem nje rob qe e falenderon Allahun? Per Zotin sonte me kan zbritur disa ajete te atilla, qe do te jete turp per ata qe i lexon dhe nuk mendojne ne to.
Me pas ai lexoi: "Me te vertet ne krijimin e qiejve dhe te tokes, ne nderrimin e nates dhe te dites ka argumente te qarta per ata qe kan intelekt. Ata e permendin Allahun kur jane ne kembe, kur jan ulur, kur jane te shtrire dhe thellohen ne mendime rreth krijimit te qiejve e te tokes duke thene:Zoti yne! kete nuk e krijove kot, i lartesuar qofsh, ruajna prej denimit te zjarrit." Ali Imran 190-191)

Allahu xh.sh profetin Musa a.s. sebashku me ndjekesit e tij (me besimtaret) i shpetoi nga tirania e firaonit. Hapi detin ne mes duke bere rruge qe Musai a.s. me besimtaret qe besonin Allahu xh.sh te kalonin ne anen tjeter per te shpetuar nga ushtria dhe firauni. Por pas kesaj dhe shume miresive te tjera Allahu xh.sh tha:

"Nese me falenderoni, do ua shtoj te mirat." (Ibrahim;7)

Pra me kete Allahu xh.sh u la te kuptoj se nuk eshte asnje gje fakti qe ua hoqa qafe firaonin, as hapja e rrugeve ne mes te detit, as furnizimi me ushqim se sa eshte falenderimi qe me beni Mua thot Allahu xh.sh. Prandaj me falenderim ndaj Allahut xh.sh shtohen miresite e Allahut xh.sh ne zemren dhe familjen e gjithsecilit qe falenderon Allahun xh.sh.

b) Nje vend tjeter te vecante ze edhe falenderimi ndaj atij personi qe te ka ndihmuar. Ketu behet fjale per ato te cilet te ndihmojne ne punet e mira. Dhe kur dikush te ndihmon ne kete drejtimin duhet ta falenderojme per ndihmen e dhene.

Ne lidhje me kete hz.Muhamed a.s. thote:

"Nese dikujt qe i kane bere mire, lutet per ate qe ia ke bere duke thene: Allahu ta shperblefte ose te dhashte te mira! ai e ka lare borxhin e falenderimit ne nje menyre shume te larte." (Tirmidhi)

Tregon hz.Muhamed a.s.se:

"Xhebraili me ka dhene lajmin se : Kur Allahu xh.sh t'i tuboje krijesat e Tij ne diten e Kijametit, Allahu xh.sh do i thote nje robi qe i eshte bere miresi nga dikush:
A e ke falenderuar robin tim qe te ka bere mire?
Ai thote:
O Zoti im! Duke e ditur se miresia qe me eshte bere vjen vetem nga Ti, te kam falenderuar vetem Ty. Atehere Allahu xh.sh i thote:
Perdersia te mos falenderosh robin tim qe e kam bere shkak qe te te vijne te mirat, nuk me ke falenderuar as Mua!" (Ali el Mutaki)

Ne nje thenje tjeter kemi se Muhamedi a.s. ka then:

"Ai qe nuk falenderon njerezit (pra ate qe te ka bere mir), nuk ka falenderuar as Allahun xh.sh" (Ebu Davud)

Pas nje lufte shoket e profetit thane: "Ah sikur ta dimin se cili eshte mall i mir dhe ta ruajme." Me pas vjen ajeti i Kur'anit "Lajmeroji per nje denim te dhimbshem ata te cilet e ruajne floririn e argjendin dhe nuk e japin per hir te Zotit (ne rrugen e Allahut)" (Teube;34)
Me pas profeti Muhamet a.s. iu pergjigj shokeve keshtu:
"Gjerat me te vlefshme qe mund te kesh jane:
Gjuha qe ben dhiker (adhuron dhe falenderon Allahun xh.sh)
Zemra qe falenderon
Gruaja e devotshme qe e ndihmon burrin e saj ne besim." (Tirmidhi)

Po e mbyll kete hytbe me nje hadith te profetit Muhamed a.s.i cili tregon:

"Kishte qen nje person qe beri kete lutje qe mahniti Meleket e Allahut xh.sh: "Ja Rabbi lekel Hamd, kema jenbegij lixhelali ue vexhhike ue liadhimi sultanik" dmth: "O Zoti im! Falenderimi te takon Ty ne menyren me te pershtatshme ndaj madherise, fuqise dhe madheshtise se sundimit Tend." Kjo dua i habiti Meleket te cilet kane per detyre te shkruajne veprat e njerezve. Ata nukdinin se si ta shkruanin sevapin e ketij falenderimi dhe shkuan ne qiell dhe thane:
"O Zoti yne! Robi yt tha nje fale qe nuk dime se si t'ia shkruajme sevapin."
Allahu xh.sh edhe pse e dinte fort mir se cfare ka thene robi i tij, pyeti Meleket e u tha:
Cfare tha robi im?
Meleket u pergjigjen: Ai tha:"O Zoti ime! Falenderimi te takon Tu ne menyren me te pershtatshme ndaj madherise, fuqise dhe mashtise se sundimit Tend."
Me pas Allahu xh.sh u thote dy Melekve:
"Ju shkruani ate fjale ashtu sic e tha robi im, derisa robi ime te vije te Une dhe ta shperblej per ate falenderim!" (Iben Maxhe)

Le te lusim Allahu xh.sh qe te jemi perj atyre qe vazhdimisht falenderojme Allahun xh.sh dhe ata te cilet na ndihmojne.

Pergatiti: Gezim Kopani
Hytbe e mbajtur ne Xhamin e Pukes me dt; 31 korrik 2015

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate