Friday, March 20, 2015

Eklipsi si argument

Eklipsi eshte nje nga argumentet te cilat Allahu xh.sh nepermjet tyre ua terheq vemendjen njerezimit qe te jene te vemendshem ne adhurimet ndaj Allahut xh.sh.

Kemi dy lloj eklipsesh

-Eklipsi i diellit
-Eklipsi i henes

Per te dy rastet falet namazi i eklipsit ose i zenjes se diellit ose te henes. Ai namaz ka dy rekate. Namazi i eklipsit eshte namaz qe e ka vepruar dhe keshilluar hz.Muhammed a,s.

Kur e permendim eklipsin si argument eshte fakti se Allahu xh.sh  tregon fuqin dhe ekzistencen e tij. Shkenca ka pohuar se sikur dielli te ishte me afer tokes, cdo gje do shkaterrohej nga nxehtesia e madhe, dhe e kunderta sikur vetem pak me larg te ishte dielli cdo gje ne toke do te e akullt. Po ashtu nese hena do i zinte vendin diellit, ose thene ndryshe driten diellit jeta ne toke nuk do ekzistonte. Pra kush eshte ai qe i mban kaq te perpikta ne vendin e tyre si diellin, henen e shume planete te tjera?Ai eshte Allahu xh.sh!

Allahu xh.sh thote: 

"...dielli udheton per ne kufirin e vete. Ai eshte udhetim i percaktimit te Allahut xh.sh." (Jasin)

Ne disa thenje (hadithe) kemi se eklipsi qe do ndodh ne muajin e Ramazanit eshte nje prej shenjave te kijametit.

Allahu xh.sh thote:

"I paster nga te metat eshte Allahu xh.sh qe krijoi te gjitha llojet , ciftet nga cfare mban toka, nga vete ata dhe nga cfare ata nuk dine. Per ata eshte argument edhe nata, prej se ciles largojme diten, kurse ata mbesin ne terr. Edhe dielli udheton per ne kufirin e vet(ne cakun perfundimtar). Ai eshte udhetim percaktim i ngadhenjyesit, te dijshmit. Edhe henes i kemi  caktuar pozicionet derisa te kthehet ne trajten e harkut. As dielli nuk mund te arrije henen, e as nata  para dites, po secili noton ne nje galaksion." (Jasin 36-40)

Transmetohet nga Aishja r.anha se ne kohen e hz.Muhammedit a.s. ndodhi eklipsi dhe se Profeti bashkoi xhematin dhe fali namazin "Namazin e ekplipsit". H.z.Muhammed a.s. u beri imam.Zgjati qendrimin ne kembe, po ashtu edhe ne ruku e sexhde.Te njeten gje beri edhe ne rekatin e dyte.Me pas mbajti nje fjalim (hytbe) dhe tha: "Me te vertet dielli dhe hena jane argumente te Allahut dhe mbulimi nuk ndodh per shkak te lindjes ose vdekjes se ndonjerit."(Muslimi)

Po ashtu hz.Muhammed a.s. thote:

"Nese mbulohet dielli , ose shikoni eklipsin e diellit , luteni Allahun, beni madherime Atij, falni namaz dhe jepni sadaka." (Muslimi)

Ne nje trasmetim tjeter kemi:

Hz.Muhammed a.s. ishte me shoket e tij ku u zu dielli. Ai nxitoi per tek xhamia. Te gjithe ne hym ne xhami pas tij. Menjehere hz.Muhammed a.s.u udhehoqi ne nje namaz prej dy rekatesh dhe vazhduam me kete namaz derisa u rishfaq dielli...." (Buhari)

Transmetohet gjithashtu se kur u zu dielli ne kohen e hz.Muhammed a.s. u urdherua qe te thirren njerezit "Es salatul xhamia" dmth namazi ne grup.

Ne nemazin e eklipsit transmetohet se hz.Muhammed a.s "Fali namazin ku kendoi Kur'an me ze dhe kur perfundoi se kenduari tha: Allahu ekber! Zoti eshte me i Madhi! dhe me pas u ul ne ruku, dhe kur u ngrit tha: Semi Allahu limen Hamide, Rabbena ve lekel hamd.Dhe me pas tha: Allahu xh.sh e ka degjuar ate qe falenderoi Ate. O Zoti yne! Gjithe falenderimet jane vetem per Ty! Pas kesaj lutje hz.Muhammed a.s. filloi perseri kendimin e Kur'anit."

Ne lidhje me eklipsin kemi transmetime te tjera qe thone:
"Do te kete dy eklipse diellore ne muajin e Ramazanit pas ardhjes se Mehdiut."

Namazi

Namazi i eklipsit eshte namaz nafile (vullnetar).Sipas transmetimit ky namaz falet me imam. Nuk ka as ezan as ikamet.Synet eshte qe ky namaz te falet nga imami i xhumase. Namazi i eklipsit mund te falet edhe vetem. Sipas Hanefise ky namaz falet pa ze pra vetem me tekbiret. Me perfundimin e namazit imami ben lutje.

Pergatiti:
Gezim Kopani

20 mars 2015


Shenim: Me 20 mars 2015 ne ishujt Faroe te Danimarkes si dhe ne Svalbard te Norvegjise ka ndodhur dhe eshte shikuar eklipsi i plote i diellit.

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate