Monday, November 17, 2014

Shenjat e Kijametit qe kan ndodh, dhe qe priten.

Falenderimi i takon vetem Zotit te Gjithesise! Vetem Allahun e falenderojme dhe vetem nga Ai
ndihme dhe falje duhet te kerkojme. Paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi profetin Muhammed a.s.

Ne shume takime e hytbe kam shtjelluar "Shenjat e Kijametit" kete here ne menyre specifike do mundohem te permend disa nga Shenjat e Kijametit qe ende nuk kan dalur.


-Deformimet, shafitja e tokes

Kur njerzia te filloj te shohin grate te hypin "shales",  kur te deshmohet rrejshem, kur te shtohet muzika (ahengu), kur myslimanet te pijne pije alkolike, perdorimi i arit dhe argjendit ne orendi, kur burrat te shkojne me burrat dhe grat me grat ; eshte pikerisht koha kur pritet te ndodhin deformime te njeriu nga njeri ne dicka tjeter si dhe shafitjet e tokes.

Hz.Muhammed a.s. thothe:

Trans nga Ebu Hurejre se Muhammedi as. ka thene: "Betohem ne Zotin qe me dergoi mua me te verteten se , nuk do te marr fund kjo bote para se t'ju ndodhin njerezve shafitja e tokes, deformimet tek njeriu nga nje qenie ne qenie tjeter dhe hedhja (goditje) nga qielli. Shoket i thane: Kur do te ndodh kjo? Hz.Muhammed a.s. tha: Kur te shikosh grate qe u kane hipur shaleve, kur te deshmohet rrejshem, kur te shtohet muzika, kur te pijne alkol myslimanet ne ene te lyer ne ar dhe argjend dhe kur burrat te shkojne me burrat dhe grate me grate."

Hz.Muhammed a.s. thote:

"Nuk do te ndodhe Kijameti para se te shtohet pasuria dhe te teprohet, saqe njeriu do te nxjerre zekatin e pasurise se tij e nuk do te gjeje askend qe t'ia pranoje ate. Nuk do te ndodhe Kijametit derisa te shnderrohet toka e Arabise ne kopshte e lumenj." (trans, Ebu Hurejre)

-Te folurit e egersirave dhe te gjerave te ngurta


Ne kohen e hz.Muhammedit a.s. nga nje bari eshte regjistruar nje ngjarje e pa degjuar me pare. Teksa nje dite nje bari po kulloste delet, pa pritur delet i sulmoi nje ujk. Bariu vrapoi dhe arriti tia heq. Ujku u ul dhe i thote bariut: A nuk ke turp, a nuk i friksohesh Zotit ma more rriskun qe Zoti kishte shkruar per mua? Bariu i habitur tha: Mos vall jam cmendur?!Ujku flet si njeri! Ujku tha: Deshiron te te tregoj dicka me te cuditshme se kjo? Bariu i habitur trembi ujkun dhe u drejtua per ne Medine per te takuar hz.Muhamed a.s.  te cilit i tregoi se cfare kishte ngjare. Hz.Muhammed a.s. pasi degjoi refimin e bariut, udheroi shoket qe te ftohen besimtaret per namazit ndersa bariut i tha: Tregoju besimtareve ngjarjen. Bariu ashtu beri. Me pas hz.Muhammed a.s. tha: "Betohem ne Allahun xh.sh ne doren e te Cilit ndodhet shpirti im se; nuk do te vije Kijameti perderisa egersirat mos t'u flasin njerezve, e skaji i kamxhikut t'i flas njeriut dhe lidhset e kepuceve te tij, dhe derisa te mos lajmeroje kafsha e tij se cfare beri gruaja e tij pas tij." (Imam Ahmendi)

-Ardhja e imam Mehdiut

Kur do shfaqet imam Mehdi do ve drejtesi mbi toke.  Ai do jete nga familja e hz.Muhammed a.s.
Hz.Muhammed a.s. thote:
"Nuk do te perfundoje kjo bote para se t'i zoteroje arabet nje njeri nga familja ime, emri i tij eshte i ngjashem me emrin tim." (Ibn Mesudi)

Hz.Muhammed a.s. thote:
"Sikur te mbetet nga kjo bote vetem edhe nje dite, do ta zgjaste Allahu xh.sh ate, qe te dergoje nje njeri nga familja ime. Emri i tij dhe emri i babait te tij jane te ngjashem me emrin tim dhe me emrin babait tim. Ai do ta mbushe token me drejtesi sikurse eshte mbushur me mizori."

-Paraqitja e nje kodre ari ne lumin Eufrat

Hz.Muhammed a.s. ka thene:

"Lumi Eufrat eshte gati te zbuloje nje thesar me ar, ai qe do qelloj aty te mos marr nga ai asgje."

Ne nje thenje tjeter hz.Muhammed a.s. thote:

"Nuk do te ndodhe Kijameti derisa te mos zbuloje Eufrati nje koder me ar, per te cilin do te luftojne njerezit dhe ne 100 njerez do te vriten 99 veta, cdonjeri prej tyre do te thote: Ndoshta une do shpetoj." (Muslimi)

-Rrethimi i muslimaneve ne Medine

Hz.Muhammed thote:

"Gati jane muslimanet te rrethohen ne Medine."

-Paraqitja e mbretit el-Xhehxhah (Bertitesi i madh)

 Hz.Muhammed a.s. thote:

"Nuk do te kaloje dita dhe nata pa e marr pushtetin nje njeri nga muslimanet joarab i quajtur Xhehxhah."

-Trazirat, perqarjet e zeza qe do e ndjek pas (Ahlasit), kriza per shkak te begatis (Serra) dhe nje fatkeqsi qe do i kaploj njerzit (Duhejme)

Abdullah ibn Umeri r,a tregon:

"Ishim te ulur afer hz.Muhammedit a.s. dhe po permendnim shenjat e kijametit. Hz.Muhammed a.s. permendi trazirat e Ahlasit, Serrase dhe Duhejmes. Njeri nga shoket e pyeti: Cfare eshte Alhasi?
Hz.Muhammed a.s. tha: Ajo eshte trazira e ikjes dhe rrembimit (te pasurise e te familjes) Pastaj do te vije trazira e Serrase, ardhja e saj apo e keqja e saj eshte nen kembet e mia, nje njeri nga familja ime mendon se eshte i imi, por ai nuk eshte i imi, sepse familja ime eshte e devotshme, pastaj tubohen njerezit rreth nje njeriu sikurse kerdhokulla e brinjeve (jo stabel) pastaj do te vijne trazirat e Duhejmes e cila nuk do te leje asnje nga ky ummet qe nuk do te goditet, e kur thuhet se u nderpre, ajo do te zgjatet, gdhine, atehere njeriu besimtaret ngryset pabesimtar, derisa te ndahen njerezit ne dy grupe; grupi i besimtareve pa dyfytyrsi dhe te tjeret pa iman(besim). Kur kjo te ndodh pritni dexhalin, ate dite apo te nesermen."

-Tri shafitjet e tokes

Hz.Muhammed a.s. thote:

"Nuk do te ndodhe Kijameti para se te shihni 10 shenja, e ne mesin e tyre 3 shafitje te tokes; nje ne lindje, nje ne perendim dhe nje ne gadishullin arabik."

-Dalja e dexhalit

Dexhal d.mth; ai qe genjen, ose genjeshtar i madh. Dexhali eshte sporvimi me i madh i historise njerezore. Dexhali eshte cifut,i verber me nje sy, Edhe tek fete e tjera njihet si "Antikrishti" te cilin e ka permend edhe hz.Isa a.s.

Hz.Muhammed a.s. thote:

"Seriozisht ju keshilloj per ate, dhe nuk ka te derguar qe nuk keshilloi popullin e tij per te, por une do tju tregoj dicka per te, qe te derguarit e tjere nuk ua thane popujve te tyre. Ai (dexhali) eshte i verber me njerin sy, ndersa Zoti nuk eshte i verber."

-Thatesira dhe uria para lajmerimit te dexhalit


Hz.Muhammed a.s. thote:

"Para daljes se dexhalit do kete tre vite te veshira. Njerezit do ti kaploje uria e madhe, ne vitin e pare Allahu e urdheron qiellin te nderprese te treten e shiut dhe token e urdheron ta nderpres te treten e bimeve te saj. Ne vitin e dyte urdheron qiellin te ndalet 2/3 e shiut po ashtu edhe tokes. Ne vitin e trete udheron qiellin ta ndale shiun ne pergjithesi e nuk bie asnje pik shiu dhe udheron token ti ndale te gjitha bimet e saj, e nuk mbine asnje bime dhe cdo gje do te zhduket pervec asaj qe Zoti deshiron." (Ibn Maxhe)

-Vendi nga do dal dexhali

Hz.Muhammed a,s thote:

"Dexhali do te dale nga nje toke ne lindje, Horasan (ne lindje te Iranit ne kufi me Afganistanin)" (Ebu Bekri)

-Lufta el-Melhametul Kubra dhe çlirimi i Stambollit

Kjo ndodhi eshte e permendur edhe ne lirin e "Apokalips ne Dhejaten e Re" shih 14:19-20)

Hz.Muhammed a.s. tregon:

"Nuk do te vije Kijameti para se te zbresin romaket ne A'emak ose Dabik (vende ne Siri afer qytetit te Halebit) Atehere, u del atyre perpara nje ushtri nga Medina, njerezit me te mire mbi toke ate dite, e kur te rreshtohen ata per lufte thone romaket: Lirona rrugen ti luftojme ata qe na kane share. Muslimanet thone: Jo per Zotin, nuk largohemi nga ju e nga vellezerit tane, atehere ata luftojne. Nje e treta e tyre peson disfate, dhe Allahu nuk do i fal, pastj 1/3 tjeter vriten, ata jane deshmore me te mire te Allahut, e 1/3 e fundit nuk bien ne sprove asnjehere dhe ata e çlirojne Konstantinopojen derisa ata ndajne pasurine e luftes dhe derisa shpatat e tyre i kane varur ne ullinj. Shejtani thote: Dexhali ka ardhur te familjet tuaja, e kthehen ata por ajo ishte genjeshter. Kur ata arrin ne Siri, del Dexhali e derisa ata jane duke u pergatitur per lufte, i rreshtonje rradhet dhe thirren per faljen e namazit. Zbret hz.Isa a.s. i biri i hz.Merjemes as. dhe i udheheqe. Kur armiku dexhali e sheh hz.Isane a.s. tretet si kripa ne uje, e sikur ta linte Allahu do te tretej krejtesish, por Allahu xh.sh e vret ate nga dore e hz.Isa a.s e ua tregon muslimaneve."

-Zbritja e hz. Isa a.s.

Allahu xh.sh thote:

"Ata (çifutet) as nuk e mbyten e as nuk e gozhduan Isan a.s., por atyre u perngjau ashtu. Ata qe nuk u pajtuan rreth mbytjes se tij, jane ne dyshim per kete vrasje. Prandaj ata nuk kane kurrfare dije pervec supozimit. Dhe ai nuk u vra .Jo, por Allahu ate e ngriti tek Ai. Allahu njemend eshte i plotefuqishem dhe i dijshem. (En Nisa 157-158)
"Ai Isaii a.s. eshte shenje e kijametit." (Ez Zuhruf 61)
"Nuk ka asnje nga ithtaret e librit (hebrenjte dhe te krishtere) qe nuk do ti besoje atij Isase para vdekejes se tij (ne kohen para kijametit) ne ditene  Gjykimit ai do te deshmoje kunder tyre." En Nisa 159)


Shenim: Ketu kam permendur disa nga shenjat me te medha.

Pergatiti: Gezim Kopani

17 nentor 2014

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate