Tuesday, September 30, 2014

Xhenneti i Allahut nuk ka vetem nje shtepi (tregim)

Xhenneti i Allahut nuk ka vetem nje shtepi (tregim)



Ishte nje dite kurban Bajrami, nje grua e ve futet ne dyqanin e nje haxhiu. Duke i treguar femijen qe bante prane, i thote shitesit:
Une jam nje grua e varfer. Exheli e mori burrin time duke me lee vetem tim bir. Nuk kemi as rroba, as kepuce dhe as ushqime. Te lutem zgjate doren e meshires, per hire te Allahut dhe na ndihmo.
Ai u kthehet dhe u thote:
-Tashme, u merzita prej jush, qe vini çdo dite ketu dhe i debon ata nga dyqani.
Ndersa ata po largoheshin te perlotur, komshiu i hahxiut qe ishte çifut, e therret gruan dhe e pyet se cfare kerkonte nga haxhiu dhe perse u debua nga ai. Gruaja i pergjigjet:
-Ai eshte vellau im. Perse pyet, ai eshte mysliman dhe une jam myslimane. A duhet une t'i ankohem nje armiku te fese time per ate qe me ben nje mysliman? Cifuti nuk bindet nga keto fjale. E kuptova, ti kerkove ndihme nga haxhiu. Eja, une do te ndihmoj dhe e vesh ate grua sebashku me te birin. Ajo nuk nguron te thote se edhe ne jemi njerez. Gruaja i thote:
-Allahu te udhezofte duke te dhene besimin. Sic na veshe ne, Allah te dhente nje shtepi dhe miresi ne xhennet duke te veshur me rrobat e xhennetit. Duke iu kthyer femijes i thote:
-O bir, edhe ti thuaj amin. Edhe ai thote amin me ate gojen e tij te vogel dhe pa mekate.
Ate nate, haxhiu qe perzuri gruan me jetimin sheh ne enderr se kishte ardhu kijameti. Ai e sheh veten ne xhennet. Aty ai gjendet ne nje pallat te bukur te cilin nuk mund ta pershkruash me fjale. Ai ishte nje pallat ne te cilin shkruahej emri i tij, i cili i kishte dyert nga ari dhe shkallet nga argjendi dhe diamanti. Kur ai kerkon te futet brenda, meleket nuk e lejuan qe te futet dhe i thone:
-Dje ky pallat ishte i yti, ndersa tani ai i perket komshiut tend. Hajde largohu nga ketu. Haxhiu shek kete enderr dhe zgjohet duke thene: O bo bo, cfare bere une! Menjehere te nesermen, sado qe ishte Bajram vrapon per tek dyqani i komshiut te tij, dhe i thote:
-Dje, sa para ke harxhuar per ate grua dhe femijen e tij, do te t'i jap une, Ai i thote se i kishte dhene flori. Haxhiu menjehere nxjerr nje flori dhe kerkon t'ja jape komshiut por ai kundershton. Haxhiu filloi ti jepte dy, tre, trembedhjete, treqind flori por perseri komshiu nuk pranonte. Haxhiu i thote se do t'i jape njemije flori por perseri komshiu nuk pranon. Ai i thote haxhiut:
-Shiko, edhe sikur dhjetemije , njeqindmije flori te me japesh, ate shtepin une nuk ta shesh, nuk mund ta shas. Ajo shtepi nuk shitet as me nje milion flori. Enderren qe  ti pe, e kam pare edhe une. Shtepine qe ti pe ishte e jotja, por ate ma dhane mua. Une e pash ate dhe u bera mysliman. Keshtu pra, dhe thote shahadetin. Me pas i thote haxhiut;
Shiko, mbas kesaj, mos kthe mbrapa duarbosh asnje njeri qe te keron ndihme, dhe keshtu merr edhe shtepi te tjera sepse ne xhennetin e Allahut xh.sh nuk ka vetem nje shtepi dhe me pas ai largohet.

Nje pjese e hytbes e mbajtur nga Gezim Kopani me date 26 shtator 2014 ne xhamin e qytetit te Pukes.

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate