Friday, August 15, 2014

Mejtepi i xhamise se Iballes.

Historik i shkurter mbi Mejtepin e xhamise se fshatit Iballe.


Ne shekullin  XVI  feja islame ne Shqiperi filloj te perhapej masivish duke u pranuar jo vetem nga fshatrat por edhe  nga elita qytetare dhe intelektuale. Gjate shek. XVI qyteti me i rendesishem i perandorise Osmane Shkodra ishte islamizuar ne masen pothuajse 90%, po ashtu edhe qytet e tjera si Prizreni, Peja etj. 
Fotografi e vjeter
"Sipas nje relacioni te kreut te Arkipeshkvit te Tivarit V.Zmajeviç i perpiluar me 1703, tregon se procesi i islamizimit ne dioqezen e Sapes [2] me rreth 52 fshatra ishin islamizuar ne masen 20 %."

Duke pasur parasysh fuqin ekonomike qe gezonte sanxhaku i Shkodres beri qe rruga mes Shkodres - Prizreni te lulezonte. Ky lulezim preku edhe zonen e Pukes jo vetem nga aspekti tregtar por edhe ate fetare.[1] Edhe pse besimi islam kishte depertuar me heret nje gje e till nuk ka ndodhur me ndertimin e xhamise se Iballes ku sipas te dhenave xhamia e Iballes u ndertuar ne kohen e Perandorise Osmane [3] diku rreth viteve 1840. Shtimi i familjeve myslimane ne fshatin Iballe beri qe te hapej edhe Mejtepi prane Xhamise.
Sipas besimtareve mysliman te fshatit, Mejtetpi eshte hap para viteve 1900. Ndersa antari i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke Demir Hyseni tregon se: "Xhamia e Iballes eshte ndertuar ne kohen e Turqise  pas deshires qe shprehen vete besimtaret mysliman te Iballes per ndertimin e xhamise. Me pas rreth viteve 1900-1916 u ndertua nje "ode"[4] e cila sherbente si Mejtep per te mesuar femijet mysliman. Mbaj mend se Mejtepi i Xhamise Iballe eshte mbyll aty nga viti 1920."[5]

Besimtaret mysliman te fshatit Iballe tregojne se rreth vitit 1912-1915 mesohet te kene marr mesime islame,ashere te Kur'ani, shkrim dhe kendim shqip rreth 30 femije. Ndersa nga viti 1916 mesohet te ken qene te regjistruar 12 djem dhe 2 vajza te moshes 8-14 vjec. 
Mejtepi ne fillim u hap vetem gjate sezonit te veres. Gjate kesaj kohe ka pas raste qe mesues te Mejtepit te kene qene edhe disa imam te tjere te ardhur nga Xhamia e Koder Hanit Puke. Mesuesi qe mbahet me se shumti mend si dhe qe ka dhene mesim eshte imam Isuf Arif Hoxha (1820-1919)[6]. Mesimet e pare imam Isuf Arif Hoxha i mori ne Mejtepin e Pukes, ku edhe filloj te praktikohej si myezin si fillim dhe me pas si imam sidomos ne muajin e Ramazanit. Edhe pse jo pa probleme me 1903 u hap shkolla e pare Shqipe me mesues Kol Zezaj. Ne ate vit ne shkollen e Iballes mesohet te jene regjistruar rreth 150 nxenes. Kjo beri qe Mejtepi i Iballes dal ngadal te mbyll dyert e veta, por duke lene pas nje kontribut te vyer ne arsimimin e banoreve te asaj zone. [7]

Pergatiti: 
Gezim Kopani

Per me shume rreth islamit ne fshatit Iballe Puke kliko ketu: Xhamia e fshatit Iballe, Pukë

_______________
[1] Rruga Shkoder - Prizren ka pershkruar nje siperfaqe te madhe ne zonen e Pukes si ne dimer po ashtu edhe ne vere. Pjesa kryesore e kesaj rruge ne zonen e Pukes (Dukagjinit) ishte fshati Kabash.
[2] Dioqeza e Sapes mbulonte edhe zonen e Pukes.
[3] Arkivi i Myftinise se rrethit Puke. Gezim Kopani viti 2005. Demir Hyseni viti 2006.
[4] Ode; dhome/klase
[5] Demir Hyseni, ish antar i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke per fshatin Iballe.
[6] Isuf Arif Hoxha, Imam i Xhamise Iballe. Mesimet e pare islame i mori ne Mejtepin e Pukes.Vlersuar me "Medaljen per Veprimtari Pariotike".
[7] Shenime nga imam Gezim Kopani bere gjate nje vizite ne Iballe gjate vitit  2005.

Thursday, August 14, 2014

Ska rrezik me te madh se mashtrimi ne emer te fese

"Nuk ka mashtrim me te rrezikshem se ai person qe mashtron ne emer te fese."
Kur te rastiset nje i till menjehere duhet te distansohemi.

Hz.Muhammed a.s. thote:
"Me afrimin e Kijametit do te shfaqen njerez qe flasin e predikojne bukkur mbi fene islame, por me zemrat e tyre nuk ndodh e njeta gje."

Gezim Kopani

Fytyra e vertet e te pabeseve

"Ne njeren ana nuk lejon ndertimin e xhamise, ndersa ne anen tjeter per festen e Fiter Bajramit 2014 nxitojne per te bere urim myslimaneve ne PTV. Njerez me negativa se ka ska ku te shkoj.
Gezim Kopani

Te pa beset dhe injorantet

"Ska fatkeqsi ma te madhe per nje vend, drejtohet nga injorante dhe ta pa bese."
Gezim Kopani

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com