Wednesday, July 16, 2014

Vlera e iftarit te Ramazanit

Nuk ka dyshim se muaji i bekuar i Ramazanit eshte nje nga miresite me te medha qe Allahu xh.sh i dhuroi
umetit te hz.Muhammed a.s.Eshte muaji Ramazan ai qe ofran njerezit prane Allahu xh.sh si asnje muaj tjeter.Prandaj ne kete muaj myslimanet duhet te shpejtojne ne realizimin e atyre puneve me te cilat fitohet kenaqesia dhe rahmeti i Allahut xh.sh

Ne nje rast tregohet se hz.Musa a.s teksa po fliste me Allahu xh.sh ne malin Sina , hz.Musa a.s i thote Allahut xh.sh:
"O Zoti im!Me mundeso pamjen tende e  te shikoj! Allahu xh.sh i tha: Ti nuk ke mundesi te me shohesh, por shiko kodren, e nese ajo qendron ne vendin e vet, ti do te me shohesh Mua." (A'Rafe 143)

Me pas nga transmetimet kemi se Allahu xh.sh i thote: O Musa! Si mund ta shohesh fytyren Time kur midis nesh ka shtatedhjete mije perde. Ti nuk ke mundesi te shohesh fytyren Time. Mirepo, afer dites se Kijametit, Une do t'i dhuroj umetit te Muhammedit a.s. nje muaj, qe eshte muaj i Ramazanit. Ja pra, ne ate muaj ne kohen e iftarit , nuk do te kete perde midis Meje dhe umetit te Muhammedit a.s. qe agjeron Ramazanin.

Hz.Muhammed a.s. ka thene:

"Nese umeti im do ta dinte miresine e muajit te Ramazanit, do t'i kerkonte Allahu xh.sh qe ta kalonte jeten vetem gjate ketij muaji te madheruar." (Buhari)

Gezim Kopani
16 korrik 2014

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate