Friday, April 18, 2014

Xhenneti (parajsa) e Allahut pj.4

Falenderimi i takon Allahut xh.sh, ate e falenderojme dhe vetem nga Ai ndihme dhe falje duhet te kerkojme. Paqja dhe Meshira e Allahut xh.sh qofte mbi hz.Muhammed a.s. dhe te gjithe ata qe pasojne rrugen e tij.


-Do lindin banoret e xhennetit?

Hz.Muhammed a.s. ka thene:
"Nese besimtari do te deshiroje nje femije ne xhennet, mbarsja, lindja dhe mosha e femijes do te jene po ne ate çast, ashtu sic deshiron banori i xhennetit." 

-Kenga dhe muzika ne xhennet

Allahu xh.sh thote: "Dhe diten kur do te ndodhe Kijameti, ate dite ata do te ndahen.E ata qe besuan dhe bene vepra te mira, ata do te jene duke u kenaqur ne xhennet." (Rum,14)

Hz.Muhammed a.s. thote:
"Ne xhennet gjendet nje lume i gjate sa i gjithe xhenneti, ne dy brigjet e te cilit ka virgjeresha qe qendrojne perballe njera tjetres, duke kenduar me disa zera qe i degjojne te gjitha krijesat, te cilat nuk do te gjejne ne xhennet kenaqesi tjeter te ngjashme me te. E pyeten: O Eb Hurejre! Cfare kengesh jane ato? Ai tha: Do jete Insh-Allah, Subhannallah, Elhamdulilah dhe lavderime per Allahun xh.sh"

Hz.Muhammed a.s. thote
"Grate e banoreve te xhenetit do tu kendojne burrave te tyre me zera me te hijshem, te tille qe askush nuk i ka degjuar kurre me pare.

-Banoret e Xhennetit do bejne vizita tek njeri-tjetri

Hz,Muhammed a.s. thote:
Kur banoet e xhennetit te futen ne xhennet, vellezerit do ti marre malli per njeri tjeterin. Shtrati i ketij do te shkoje fer shtratit te atij dhe shtrati i ketij tjetrit do te shkoje afer shtratit te atij tjeterit, derisa te mblidhen bashke. Njeri ti thote shokut te vet: A e di se ku na ka falur Allahu? Ai do i pergjigjet shokut: Ate dite kur ishim ne filan vend dhe i beme Allahut lutje dhe keshtu Ai na fali."

Hz.Muhammed as. thote:

-Banoret e Xhennetit do te vizitojne njeri tjetrin me deve.

Hz. Muhammed a.s. thote:
"Banoret e Xhennetit do te vizitojne njeri tjetrin me kafshe dhe deve. Kjo eshte prej kenaqesive qe do te shijojne banoret e Xhennetit. Ata do te vijne ne xhennet me kuaj qe ndriçojne, ne gojen e tyre  kane mbyllese, dhe nuk nxjerrin jashteqitje, dhe as urine. Ata do ti ngasin derisa te mberrijne aty ku deshiron Allahu. Atje do ti vije dicka si reja ne te cilen ndodhet nje gje qe syri nuk e ka pare dhe as veshi nuk e ka degjuar. Ata do ti thone: Hidh shi mbi ne! Ky shi do te vazhdoje te bjere derisa atyre tu plotesohen deshirat, me mire sesa i kishin deshiruar. Me pas Allahu xh,sh do te dergoje nje ere te pademshme, qe do te perhape dunat e miskut ne te djathte e ne te majte te tyre dhe do te lyeje balluket e kuajve, kyçet dhe kokat e tyre. Nje burre prej tyre ka nje shale kali te mbushur perplot me gjera qe ti ka enda. Misku do te zere ate shale, kalin dhe rrobat. Ai do te ece derisa te mberrijne aty ku deshiron Allahu xh,sh dhe do te hase nje gura, e cila do tu therrase: O rob i Allahut! A ke ndonje gje per ne? Ai do ti thote: Kush je ti? Une jam gruaja dhe dashuria jote, do ti pergjigjet ajo. Burri do thote: Nuk e dija vendin tend. Ajo do te thote: A nuk e di se Allahu ka thene: Askush nuk mund ta dije se cfare kenaqesish jane fshehur per ta (Es Sexhde,7)Burri do thote: Po! Pash Zotin tim! Pas kesaj ai do te qendroj me te per 40 vjeshta, nuk do te kthehet pas dhe as nuk do ti rikthehet ndonje gjeje qe i heq mendjen prej gruas, por do te vazhdoj aty ku ka kenaqesine dhe shperblimin."

Hz. Muhammed a.s. thote:
Ne xhennet ndodhet nje peme nga maja e se ciles dalin veshje dhe prej rrenjes se saj dalin kuaj prej ari, qe shkelqejne dhe kane gojen e mbuluar me perla dhe margaritare..."

-Tregu i Xhennetit

Hz.Muhammed a.s. thote:

"Ne xhennet gjendet nje treg, te cilin do ta vizitojne banoret cdo dite te xhuma. Aty do te fryje era e veriut, e cila pasi te hedhe dheun mbi fytyrat dhe rrobat e tyre, ata do te behen me te hijshem dhe me te bukur. E keshtu ata do te kthehen me te hijshem dhe me te bukur se me pare prane te afermeve, te cilet do tu thone: Pasha Allahun, pasi u larguat nga ne jeni bere me te hijshem dhe me te bukur!"

Ebu Hurejra ne nje rast ka thene: "Lus Allahun qe ta na bashkoje ne tregun e Xhennetit!" Seidi tha: Ka treg ne Xhennet? Ebu Hurejra tha: Me ka treguar hz.Muhammedi a.s. se:
"Kur banoret e xhennetit te zene vendet sipas meritave te puneve tyre, ku do te lejohen per aq sa zgjat dita e xhuma ne dynja. Keshtu ata do te vizitojne Allahun xh.sh i Cili do te zbuloje per ta Arshin e Vet dhe do ti shfaqet atyre ne nje prej kopshteve te Xhennetit, do ti vendose minbera prej drite, prej perle, prej berili, prej margaritari, prej ari dhe minbera prej argjendi. Me pas do te ule banorin me shkalle me te ulet, e atje nuk ka banor te ulet, mbi dunat e miskut dhe kafurit dhe nuk do te mendojne se ata qe jane ulur mbi karrige te jene ulur ne nje vend me te mire se te tyrin. Ebu Hurejra pyet hz.Muhammedin a.s.: A do ta shohim Allahun xh.sh?
Hz.Muhammed a.s. tha: A dyshoni ndopak kur shikoni diellin dhe henen e plote? Ebu Hurejra tha: Jo! Hz.Muhammed a.s. tha: Ashtu nuk do te dyshoni kur te shihni Zotin tuaj. Asnje ne ate tubim nuk do ta lere pa i folur Zoti, duke i thene: O filan, i biri i filanit, a e mban mend diten qe ke bere ashtu e keshtu (duke ju kujtuar disa gjynahe) Banoret do thone: A nuk na ke falur? Allahu xh.sh do thote: Po! Me faljen Time e ke arritur kete shkalle. Ne kete moment do te vije mbi ta nje re, qe do te hedhe si shi nje arome te mire, te cilen nuk e kam nuhatur asgjekundi me pare. Me pas Allahu xh.sh do tu thote: Ngrihuni dhe nisuni drejt nderimit qe kam pergatitur per ju dhe merrni cfare te deshironi! Ata do te mberrijne ne nje treg te rrethuar nga meleke, ne te cilin gjendet gjithcka qe syri nuk e ka pare, qe veshi nuk e ka degjuar dhe qe nuk i ka shkuar as neper zemer ndokujt."

Pergatiti:
Gezim Kopani
Mars 2014

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate