Wednesday, April 30, 2014

Muaji Rexhep dhe nata e mire Regaib

Sipas kalendarit islam para muajit Ramazan myslimanet jetojne (me ibadet) tre nete te medha te cilat jane: RegaibMiraxh dhe Beraet. Keto tre nete te mira vine gjate  muajit Rexhep dhe Shaban. Keto dy muaj jane muaj te rahmetit dhe meshires. Regaib eshte fjale arabe e cila nder te tjera ka kuptim si Nata e miresive , nata e shperblimit. Gjate muajit rexhep kemi dy nete te mira, naten e mire Regaib dhe naten e mire Isra apo Miraxh. Si ne cdo muaj, edhe ne muajin Rexhep por edhe ne muajin Shaban profeti Muhammed a.s. ka bere dua lutje si dhe ka shtuar punet e mira pasi ka deshiruar qe ta pres muajin e bekuar te Ramazanit me ibadet te larta. Fjala Rexhep vjen prej fjales Ruxhub qe do te thote: dicka e rendesishme ose madheshtore. 
Allahu xh.sh thote:
"Te Allahu numri i muajve eshte dymbedhjete (sipas henes), ashtu si eshte ne librin e Allahut prej dites kur krijoi qiejt dhe token, Prej tyre kater jane te shenjte..." (Et Teube; 36)

Profeti Muhammed a.s. thote:
"Muaji Rexhep eshte muaji i Allahut te Madheruar.Muaji Shaban eshte muaji im ndersa muaji Ramazan eshte muaji i ymetit mysliman." (Muslim, Taberani etj)
Ne nje trasmetim tjeter kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene:
Nga Enes b.Malik transmetohet se Profeti Muhammed a.s. ne keto muaj thoshte: "O Allahu im! Me bej te jetoj me miresi dhe ibadet muajin Rexhep, muajin Shaban dhe me meshiren Tende me drejto dhe me mundeso duke me futur ne muajin Ramazan." (Ahemedi)
Nes dikush pyet se cfare duhet te bejme ne kete muaj dhe naten e mire Rexheb? Pergjigja eshte: Te bejme duan e profetit Muhammed a.s. e cila eshte: "Allahumme berik lena fi rexheb ve shaban ve beligna ramadan." dmth o Allahu im! na beko muajin Rexheb dhe shaban dhe na mundesi te arrijme muajin Ramazan!" (Ibn Hambel)
Nder adhurimet qe njeriu i afrohet Allahut xh.sh. eshte agjerimi dhe profeti Muhammed a.s. ka agjeruar ne keto dy muaj te shenjte.
Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Kush agjeron nje dite ne muajin Rexhep eshte si ai qe ka agjeruar nje muaj. Kush agjeron shtate dite, i mbyllen dyert e Xhehenemit. Kush agjeron tete dite i hapen dyert e xhennetit. Kush agjeron dhjete dite Allahu xh.sh ia pranon duate e bera . Kush agjeron 15 dite i falen gjynahet e kaluara (gjynahet e vogla). Ne kete nate Allahu i Madheruar e ka vendosur ne anije Nuhun a.s, madje ai ka udheruar popullin agjerimin e kesaj nate." (Taberani)
Allahu xh.sh thote:
"...Pra, mos e ngarkoni (me mekat) veten tuaj ne ata (kater muaj)...." (Et Teube; 36)

Allahu xh.sh. ne kater muajt e bekuar (shenjte)  ne te cilet perfshihet edhe muaji Rexheb , thote mos beni gjynahe. Pra kjo eshte dicka shume e rendesishme per cdo mysliman. 
Tregohet per nje transmetim i ardhur nga Suban r.a. (nje nga sahabet e Profetit) se: "Po ecnim se bashku me te derguarin e Allahut xh.sh. Rruga jone kaloi nga nje varreze. Muhammedi a.s. qendroi perpara varrezes dhe filloi te qante. Lotet qe i rridhnin nga syte po lagnin gjoksin. Une iu afrova dhe e pyeta:
-O i Derguari i Allahut! Perse po qan ? Mos te eshte zbritur ndonje ajet Kur'anor? Ai tha:
-O Suban! Te vdekurit ne keto varreze po denohen dhe une po qaj per gjendjen e tyre. Me pas Profeti Muhammed a.s. shtoi:
- Nese keta do te kishin agjeruar, nje dite nga ditet e muajit Rexheb dhe do te kishin adhuruar Allahun, ne nje nga netet e ketij muaji, nuk do te denoheshin ne kete menyre."
Ne muajin Rexhep bie nata e bekuar e Regaibit dhe nata e bekuar e Israse (Miraxhi) Ne lidhje me naten Rexhep Muhammedi a.s. tregon per udhetimin e tij qe beri gjate nates se Israse ku nder te tjera ka thene:
"Naten e Miraxhit, pashe ne xhennet nje lume, uji i te cilit ishte me i embel se mjalti, me i ftohte se bora dhe era e te cilit ishte me e mire se misku. E pyeta melekun Xhibril: Per ke eshte ky lum?Ai me tha: Emri i ketij lumi eshte Rexheb. Nese dikush nga populli yt ne muajin Rexheb te dergon ty salavat, Allahu xh.sh do t'i jape atij te pije uje nga ky lume."
Pergatiti
Gezim KOPANI 
Hytbe e mbajtur ne xhamin e Pukes
dt. 25 prill 2014

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com