Friday, March 21, 2014

Xhenneti (parajsa) e Allahut pj.3

Falenderimi i takon vetem Allahut, Meshiruesit dhe Meshireberesit. Paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi profetin Muhammed a.s. familjen e tij, shoket, dhe mbi te gjithe ata qe pasojne rrugen e tij. 

-Banoret do te njohin vendin e tyre ne xhennet

Hz.Muhammed a.s. thote qe banoret e xhennetit do te njohin vendet e tyre sapo te hyne ne te.
" Kur besimtaret te kene mbaruar pune me zjarrin, do te mbahen te bllokuar ne nje qilar midis Xhennetit dhe xhehenemit, ku do te laje ne padrejtesite e bera midis tyre ne dynja, e kur te pastrohen e te kullohen, do ti jepet leje per te hyre ne xhennet. Pasha Ate qe ne doren e Tij ka shpirtin time, njeri prej tyre do te thote: I derguari i Allahut a.s. ka thene: Pasha Ate qe me ka derguar me te vertet, ju qe ne dynja, nuk i njihni me mire gjendjen dhe shtepin tuaja, sesa i njohin banoret e Xhennetit shtepite kur te hyjne ne xhennet."

-Hyrite

Hz.Muhammed a.s. thote: "Pasha ate qe ne doren e Tij ka shpirtin tim, kur ata te dalin prej varreve, do te priten me deve femra me krahe, te ngarkuara dhe me ngarkesa ari, lidheset e shapkave te tyre  do te ndriçojne nga nje drite vezulluese dhe nje hap i tyre eshte aq sa mberrin shikimi. Kur te mberrijne te dera e xhennetit, aty do te gjejne nje doreze prej margaritari te kuq, mbi je pllake ari. Te dera e xhennetit do te gjejne gjithashtu nje peme, nga rrenja e se ciles gufojne dy burime. Kur te pijne prej njerit, ne fytyrat e tyre do te duket shkelqimi i mireqenies, e kur te marrin abdes nga burimi tjeter, floket e tyre nuk do te shpupuriten me kurre. Ata do ti bien dorezes me pllaken e arit dhe kur zhurma e tyre te degjohet, cdo hyri do te kuptoje se ka mberritur  burri i saj. Me pas secila prej tyre do te nxitoje dhe do te dergojne sherbetorin e saj, per ti hapur deren. Sikur Allahu te mos ia kishte bere te njohur Veten e Tij ai do te binte burrit ne sexhe, per shkak te drites dhe hareses qe do te shikonte.

Hz.Muhammed a.s. thote: "Pasha Allahun, mysafiret nuk do te priten ne kembe, por atyre do tu afrohen deve, krijesa te papara ndonjehere. Ato mbajne mbi vete ngarkesa te florinjta, kurse freret do ti kene prej berili. Mysafiret do te levizin mbi to, derisa te arrijne te dera e xhennetit."

-Trupi, dhe mosha e banoreve ne xhennet

Hz.Muhammedi a,s, thote: Banoret e xhenneti do te hyjne ne te pa patur gje me vete, pa qime, te bardhe, me floke perdredhur dhe me sy te lyer, tridhjete e tre vjecare, me gjatesine e trupit te hz.Ademit a.s., pra 60 krahe dhe 70 krah te gjere.

Ne nje hadith tjeter hz.Muhammedi a.s thote: "Banoret e xhennetit do te futen ne xhennet me gjatesine e hz.Ademit a.s, pra 60 krahe, me masen e krahut te mbretit, me bukurin e hz.Jusufit a.s. dhe me moshen e hz.Isait a.s. 33 vjec dhe me gjuhen e hz.Muhammedit a.s. pa asnje gje me vete."

-Dhurata e banoreve ne xhennet

Trans se Abdullah iben Selami kishte shkuar tek hz.Muhammedi a,s i cili ndodhesh duke mbledhur hurma mbi nje mure dhe e pyeti: Une do te pyes per 3 gjera, te cilat nuk i di askush tjeter pervec teje.
1.Cila eshte shenja e pare e Kijametit?
2.Cili eshte ushqimi i pare i banoreve te xhennetit ?
3.Perse femija i ngjan here babait, e here nenes?

hz.Muhammed a.s. i kthen kete pergjigje: "Pergjigjet e ketyre pyetjeve mi ka treguar hz.Xhibrili."
Abduallahi tha: Xhibrili?
Hz.Muhammed tha: Po!
Hz,Muhammed a.s. tha: Ai eshte meleku armik per çifutet dhe permendi ajetin Kur'anor : "Thuaj: Kush eshte armik i Xhibrilit (eshte armik i Allahut)ai Xhibrili, urdherin e Allahut e zbriti Kur'anin ne zemren tende."(Bekare,97) Me pas hz.Muhammed tha:
1.Shenja e pare e Kijametit do te jete nje zjarr i madh, qe do te tuboje njerezit nga lindja drejt perendimit. 2.Ushqimi i pare qe do te hane banoret e xhennetit do te jete skaji i melçise se balenes.
3.Uji i burrit e paraprin ujin e gruas, femija i ngjan burrit dhe nese uji i gruas paraprin ujin e burrit, ai i ngjan gruas.
Me pas Abdullahi tha: Deshmoj se nuk ka Zot tjeter te ardhuruar me te drejte pervec Allahut dhe se ti je i Derguari i Tij."

Hz,Muhammed a.s. thote:
" Ne diten e Gjykimit toka do te jete si nje buke e tere. Allahu xh.sh do tia sjelle rrotull ate banoreve te xhennetit me doren e Tij, ashtu sic vertit ndonjeri prej jush buken kur udheton." Nje burre prej çifuteve erdhi dhe tha: "Allahu te dhente begati o Ebul Kasim. A deshiron te te flas rreth vendbanimeve te banoreve te Xhennetit?Profeti a.s. tha: Toka, do te jete nje buke e vetme dhe e tere, ashtu sic tha i Derguri i Allahut. I derguari i Allahut pa drejt nesh dhe qeshi aq sa iu duken dhemballet. Pastaj hz.Muhammedi a.s. tha: A deshiron te te flas rreth ushqimit te tyre? Po! Profeti Muhammed a.s. tha: Ushqimi i tyre do te jete "demi" dhe "nuni" Cfare jane keto? Hz.Muhammed tha: Nje dem dhe nje balene, te cileve do tu hahet skai i melçise nga 70 mije vete."

-Grada me e larte dhe me ulte ne Xhennet

Hz.Muhammed a.s. thote: "Hz.Musa pyeti Zotin e tij se cili prej banoreve te Xhennetit do te kete graden me te ulet.Allahu xh.sh i tha: Ai do te jete nje burre, i cili do te vije pasi banoret e Xhennetit te kene hyre ne xhennet. Atij do ti thuhet: Futu ne xhennet, ndersa ai do te thote:  O Zoti im! Si te futem, kur njerezit i kane zene vendet e tyre dhe kane marre ate qe i takon?!Atij do ti thuhet: A do te ishe i kenaqur, nese do te te jepet aq sa pasuria e nje mbreti prej atyre te dynjase? Ai do te thote: Do te isha i kenaqur o Zot! Allahu xh.sh do i thote: Do te te jepet kjo qe deshiron, edhe nje here aq edhe nje here sa aq, dhe nje here sa aq. Ne te pesten here ai do te thote: U kenaqa o Zot! Hz.Musa a.s. thote: O Zot, po ai qe gezon graden me te larte? Allahu xh.sh thote: Keta jane ata qe Une desha tua mbjell respektin me doren Time, duke e vulosur persiper, keshtu qe asnje sy nuk mund ta shohe, asnje vesh nuk mund ta degjoje dhe asnje zemer nuk mund ta imagjinoje."

Hz.Muhammed a.s. thote: "Banori me vendin me te ulet ne xhennet eshte ai qe do te shikoje nga nje distance prej njemije vjetesh larg kopshtet, grate, miresite, sherbetoret,ndersa banori me i respektuar tek Allahu eshte ai qe do te shohe fytyren e Tij ne mengjes e mbremje."

-Pemet ne Xhennet

Hz.Muhammed a.s. thote:  "Ne xhennet ndodhet nje peme, nen hijen e se ciles, kalorsi i kalit te mire dhe te shpejte, mund te ece 100 vjet dhe nuk e mbaron dot."

Hz.Muhammed a.s. thote: "Cdo peme ne Xhennet do te kete trungun prej ari."

Hz.Muhammed a.s. thote:
"Kur njeriu te marre nje frut nga xhenneti, nje tjeter frut do te ze vendin e tij menjehere."

Hz.Muhammed a.s. thote:
"Mu shfaq xhenneti perpara meje, me gjithe lulezimin dhe miresite qe ka. Kapa nje vesh rrush qe tjua sillja, por dicka u be pengese mes meje dhe tij. Sikur tjua sillja ate, prej tij do te hante gjithkush qe gjendet mes qiellit  dhe tokes pa asnje kursim."

Hz.Muhammed a.s. thote:
"Nje burre prej banoreve te xhennetit i kerkoi leje Zotit per te mbjell peme ne xhennet. Zoti i tha: A nuk ke aty gjithcka deshiron?Po, por une dua qe te mbjell ! Keshtu, ai hodhi faren dhe sa hap e mbyll syte, ajo u be bime, u rrit, u korr, dhe u mblodh derisa u be sa malet.Atehere Allahu xh.sh do ti thote: Merre tani, o biri i Ademit, se ty nuk te ngop asgje."

-Lumenjte e Xhennetit

Hz.Muhammed a.s. thote:
"Firdeusi eshte pjesa me e ngritur e xhennetit, me i larti dhe mesi i tij. Prej tij rrjedhin lumenjte e Xhennetit"

Hz.Muhammed a.s. thote;
"Kur po ecja neper xhennet, hasa nje lume, qe kishte brigjet e tij si kube prej perle te zbrazet. Pyeta: Cfare eshte ky o Xhibril?Ai tha; Ky eshte Keutheri, qe ta ka dhene Zoti ty.Meleku e goditi me dore dhe balta e tij ishte prej misku te kulluar."

Hz.Muhammedi a.s. thote:
"Ne xhennet ka det uji,mjalti, qumshti dhe dete vere, dhe me pas do te shperthenje lumenjte."

Hz.Muhammedi a.s. tha:
"Allahu ka zbritur 5 lumenj prej xhennetit
1.Sejhuni (ne Indi)
2.Xhejhuni (ndodhet ne Belh te Afganistanit)
3.Tigri (Irak)
4.Eufrati (Irak)
5.Nili (Egjipt)
Keto Allahu i ka zbritur prej nje burimi te vetem nga ato te Xhennetit, prej shkalleve me te ulta te tij, mbi krahun e xhibrilit a.s. qe i mblodhi temalet, i derdhi ne toke dhe solli bashke me to dobi per njerezit ne te gjitha menyrat e jeteses se tyre.
Kur te dalin Jexhuxhet dhe Mexhuxhet do te dergohet Xhibrili qe do te zhduke prej tokes Kur'anin, te gjithe dijen, gurin e zi , Tabutin e hz.Musait duke perfshire edhe 5 lumenjte. Te gjitha keto do te ngrihen lart ne qiell, gje per te cilin Allahu xh.sh thote; Ne kemi mundesi edhe ta humbin ujin" e kur kjo te ndodh, atehere banoret e kesaj toke do te jene te privuar nga miresit e kesaj bote dhe tjetres."

Vijon...

Hytbe e mbajtur nga: Gezim Kopani
07.03.2014


Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate