Friday, February 28, 2014

Xhenneti (parajsa) e Allahut pj.2

Falenderimi i takon Allahut te Madheruar. Ate e falenderojme dhe vetem nga Ai ndihme dhe falje duhet te kerkojme. Paqja dhe Meshira e Allahut xh.sh qofte mbi Hz.Muhammedin a.s., familjen e tij, shoket e tij dhe mbi te gjithe ate qe pasojne rrugen e tij. 


Xhenneti i Allahut zbukurohet cdo dite per mysafirin e tij.Per ate lloj mysafiri qe ne kete bote adhuron Allahun xh,sh, largohet nga haramet dhe veprat e liga. Agjeron Ramazanin dhe cdo here perkujton Allahun xh.sh dhe mundohet te ndihmoj njerezit ne rrugen e drejte. Per keto lloj mysafiresh Allahu xh.sh udheron Meleket qe te pergatisin Xhennetin.

Xhenneti Allahu xh.sh ka disa dyer. Allahu xh.sh thote: "E ata qe ishin te devotshem ndaj Allahut te tyre, sillen ne grupe per ne xhennet; kur arrijne aty  dhe dyert e tij te hapen, rojet e tij u thone  atyre: "Selamu alejkum!" Qofshi te shpetuar! Ishit te mire, prandaj hyni ne te. Aty do te jeni pergjithmone.
                                                                                             (El Zumer, 73)
Muhammedi a.s. thote:

"Ne xhennet ka tete dyer. Njera nga keto dyer quhet Rejan, ne te cilen futen agjeruesit.  Kush shpenzon dy gjera per Zotin xh.sh do te thirret nga dyert e Xhennetit duke i thene: "O rob i Allahut! Kjo eshte miresi! Ai do te jete prej atyre qe falen, do te thirren nga dera e Namazit, ai qe bie deshmore (duke mbrojtur Atedheun, fene, familjen, nderin dhe pasurin) do te thirren nga dera e deshmoreve.Ai qe ka agjeruar Ramazanin do thirret nga dera Rejan." (Ebu Hurejra)

Askush nuk duhet te nenvlersoj asnje pune te mir, edhe nese eshte e vogel, pasi ashkush nuk e di se ku fitohet Rahmani i Allahut xh.sh. Nga Enesi r.a. trasnmetohet se: "Kush merr abdes ne menyren me te mire, dhe thote tre here: "Esh-hedu en lailahe il-Allah, vahdehu la sherike leh.Ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu" do ti hapen te tete dyert e Xhennetit, dhe do te hyje nga ajo dere qe deshiron."
                 
Gjersia e dyerve te Xhennetit

Transmetohet nga Ebu Hurejra se ka thene: "Vendosa para hz.Muhammedit a.s. nje ene tas me pershesh i bere me leng mishi. Ai hengri nje pjese. Me pas tha: Une jam zoteria e njerezve Diten e Gjykimit! Shikoi shoket e tij qe nuk po pyesnin dhe tha: A nuk po pyesni si? Shoket i tha: Si ja Muhammed?! Hz.Muhammed a.s. tha: Njerezit do te qendrojne te ngritur para Zotit te boteve. Thirresi do te degjohet dhe shikohet nga te gjithe.Une, do nisem derisa te shkoj tek Arshi dhe te bie ne sexhde per Zotin tim. Zoti i boteve do te me ngreje lart, ne nje pozite ne te cilen nuk ka ngritur askend para meje dhe as pas meje. Do t'i them: O Zoti im! Po populli im?!Allahu xh.sh do thote: Ja Muhammed! ata njerez te popullit tend qe nuk do te japin llogari futi nga dera e djathte, por gjithsesi do te kene te drejte si te gjithe njerezit e tjere qe te futen edhe nga dyert e tjera. Muhammedi a.s. tha: Pasha Ate ne doren e te Cilit ndodhet shpirti im.Me te vertet largesia mes dy aneve te deres se Xhennetit eshte sa largesia mes Mekes dhe Hixhrit (nje fshat ne Medine)." (Muslimi)

Hz.Muhammed a.s. thote:

"Largesia mes dy aneve te dyerve te Xhennetit eshte aq sa te ecesh per shtat vjet." Ndersa ne nje trasmetim tjeter kemi: "Me te vertet largesia mes dy aneve te Xhennetit eshte aq sa te ecesh per dyzet vet."

I pari qe do paraqitet para dyerve te Xhennetit do jete hz.Muhammed a.s. Hz.Muhammed a.s. thote: "Une do jem i pari qe do te kap dorezen e deres se Xhennetit.Do ta marr dorezen e deres se Xhennetit dhe do te trokas ne te, dhe me pas do me jepet leja per tu futur."

Hz.Muhammed a.s. thote:

"Kush thote "La ilahe il Allah el Melikul hakil mubin" 100 here ne dite, do te behet garanci per te kunder varferise, kunder brengosjes ne jeten e varrit,me te do te fitoj pasuri dhe me te do te trokas ne deren e Xhennetit. (Ali r.a.)

Hz.Muhammed a.s. thote

Dyert e Xhennetit jane siper njera-tjetres.Njerezit do ta gjejne veten tek nje peme ne rrenjet e se ciles ka dy burime qe rrjedhin. Kur te pine nga njeri burim, asnje mbeturine apo dicka e demshme nuk do te mbetet ne barkun  e tyre, sepse ato do te pastrohen duke u hedhur tej nga ajo qe qe pine. Me pas do te lahen te burimi tjeter, ku do te shijojne kenaqesine e perjetimeve te nje jete te mire. Pas kesaj floket e tyre nuk do te jene  kurre te pluhurosur, ndersa lekura e tyre nuk do te ndryshoje me asnjehere. Burri do te hyje dhe do te njohe shtepin e tij, ndersa femijet do ta prasin dhe do ta  pergezojne, ashtu sic pergezon familja te dashurin e saj pasi ka ardhur nga nje mungese e gjate. Ai do t'i afrohet gruas se tij dhe do t'i tregoje per mundimet qe kishte hequr, ndersa ajo do te thote: A ke pare ndonje here dicka te tille? Burri do t'i drejtohet deres dhe do te hyje ne shtepin e tij. Kur te mbeshtett ne shtrat, do te shohe shtyllat e shtepise se tij, te cilat jane prej perlash: Do t'i hedhe syte tek e blerta, e kuqja dhe e verdha, dhe me pas do te ngreje koken drejt tavanit te shtepise, i cili, nese nuk do te ishte krijur posacesrisht per te, do t'ia kishte marr shikimin. Pastaj do te thote: Falenderimet i takojne Allahut qe na udhezoi drejt kesaj.Nuk do te kishim qene te udhezuar sikur te mos na kishte udhezuar Allahu."

Çelesi i Xhennetit

Hz.Muhammed a.s ka thene: "Çelesi i xhennetit eshte fjala "La ilahe il Allah, Ska Zot tjeter perveç Allahut"

Ai qe ne kete bote i drejtohet Allahut xh,sh me lutje, dua, namaze, sadaka dhe agjerime, dhe largohet nga haramet, Allahu do i mundesoj te kene fjalen e Shahadetit dhe Bismilahin si deshmi ne diten e Gjykimit.

Hz.Muhammed a.s. thote:

"Askush nuk do te futet ne Xhennet, vetem se me fletehyrjen ku shkruhet "Bismilahir Rahmanir Rahim" Kjo eshte nje shkrese prej Allahut, drejtuar Filanit, te birit te filanit. Aty shkruhet: Futeni ne Xhennetin e larte, vreshtat e te cilit jane te varura."

Shkallet e Xhennetit

Hz.Muhammed a.s. thote: Banoret e xhennetit do te shikojne banoret e dhomes se Xhennetit, ashtu sic shikoni yllin ne horizontin e qiellit. Kur te hyje ne Xhennet ai qe merret me Kur'an, do ti thuhet: Lexo dhe ngjitu lart!Ai do te lexoje dhe do te ngjitet lart, per cdo ajet nje shkalle, derisa te lexoje  gjene e fundit qe di."

Hz.Muhammed a.s thote:

Ne xhennet ka 100 shkalle.Midis dy shkalleve eshte sa largesia mes qiellit dhe tokes. Nese i kerkoni dicka Allahut, kerkoni dicka Allahut, kerkojini Firdeusin, sepse ai eshte mesi i Xhennetit, vendi me i larte i Xhennetit dhe siper tij ndodhet Arshi i Meshiruesit. Prej tij shperthejne lumenjte e xhennetit." (Ebu Hurejres)

Emrat e Xhennetit

1.Xhennet, 2.Daru Selam ( Vend i paqes), 3. Xhenneti Me'ua (xhenneti eshte vendi ku qendron nje zog i gjelber), 4. Darul Huldi (vendi i perjetesise), 5. Darul Mekame (Vend qendrim i perhershem),  6.Adni (eshte emri i nje numri te caktuar xhennetesh), 7.Darul Hajaun (jeta qe ska vdekje), 8. El Firdues 9 Makadu Sidkin (vend i vertet) 10. Kademu Sidkin (pozite e vertet), 11. Xhenatun Naim (xhennet e kenaqesive), 12. El Mekamul Emin (vend qendrim i sigurt)

Vijon..

Hytbe e mbajtur me dt.21.02.2014


Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate