Sunday, February 9, 2014

Xhenneti (parajsa) e Allahut pj.1

Falenderimet i takojne Allahut te Madheruar. Paqja dhe Meshira e Allahut qofte mbi profetin Muhammed a.s. familjen e tij dhe mbi te gjithe ata qe pasoj rrugen e tij deri ne diten e fundit.

Fillimisht duhet te dime qe Allahu xh.sh eshte Rahman dhe Rahim. Allahu xh.sh duke qene Rahman dhe Rahim krijoi edhe Xhennetin. Xhenneti eshte vend te cilen Allahu xh.sh e krijoi per te gjithe ato qe kan besuar Allahun xh.sh. Ne vazhdim do sjell disa ajete Kur'anore dhe Hadithe te Profetit Muhammed a.s. ne lidhje me Xhennetin e Allahut xh.sh.

Xhenneti i Allahu eshte krijuar nga Allahu xh,sh. Allahu xh.sh thote: "E kam krijuar me dy duart e Mia" (Sad 75)

Hz.Muhammed a.s. e ka pa xhennetin e Allahut disa here.

Muhammedi a.s. thote:

"U nisa bashke me Xhibrilin a.s. ne udhetimine Israse dhe Miraxhit.Arritem deri tek "Sidretul Munteh", qe ishte e mbuluar me ngjyra qe nuk i njihja se cfare ishin. Me  pas hyra ne Xhennet. Atje pashe i çuditur kodrina perle, ndersa dheu i tij ishte prej miskut." (Buhari, Muslim)

Hz.Muhammed a.s. thote:

"Ne kete vend ku po qendroj pashe gjithçka per te cilen ju kane premtuar. Kur me pate se bera perpara, pashe veten duke marre nje vile rrushi prej Xhenneti dhe kur me pate qe u zmbrapsa, pashe Xhehennemin qe perpinte veten." (Tirmidhi)

E bija e Ebu Bekrit, Esmaja tregon se i derguari i Allahut xh.sh gjate namazit te eklipsit te diellit ka thene:
"Xhenneti m'u afrua aq shume, saqe po te merrja guximin, do t'ju sillja disa vile (kalavesh) rrushi nga ai. Edhe zjarri m'u afrua shume, aq sa mendova se mos ndoshta jam edhe une me ta (banoret e xhehennemit). Hz.Muhammed a,s, vazhdoi: "Ne nje koderr po çirrte nje grua qe mbahej e burgosur. Une pyeta se si qendron puna e saj? Xhibrili tha: "Ajo e mbylli macen ne nje dhome,nuk e ushqeu dhe maceja vazhdoi ashtu derisa ngordhi"

Ne librin e Muslimit shenohet hadithi i transmetuar nga Enes Iben Maliku qe ka thene: "Nje dite kur po thirrej ikameti per faljen e namazit, i derguari i Allahut Muhammedi a.s. tha: "O njerez! Une jam imami juaj, keshtu qe mos beni ruku, as sexhde dhe as mos i ngrini kokat tuaja para meje, sepse une shoh para dhe mbrapa. Betohem ne Ate, ne doren e te Cilit eshte shpirti im. Sikur ta shihnit ate qe une kam pare, do te qeshnit pak dhe do te qanit shume." Shoket e pyeten:Cfare ke pare o i Derguari i Allahut?Muhammedi a.s. tha: "Kam pare Xhennetin dhe Xhehennemin."

Hz. Muhammed a.s thote:

"Kur Allahu xh.sh krijoi Xhennetin dhe Xhehennemin, Ai dergoi tek ata Xhibrilin a.s. Allahu xh.sh i thote Xhibrilit a.s. "Shko e shih Xhennetin dhe ate qe kam pergatitur per banoret e tij. Xhibrili shkoi e pa. Kur u kthue ai tha; Pasha Krenarin Tende, kush do te degjoje per Xhennetin, ka per te hyre ne te. Pas kesaj Allahu xh.sh urdheroi qe Xhenneti te rrethohej  me disa gjera (namaz, agjerim, etj), dhe i tha Xhibrilit: Shko dhe shikoje tani ate qe kam pergatitur per banoret e tij. Xhibrili shkoi dhe kur u kthye, tha: Pasha krenarine Tende, kam frike se askush nuk do te hyje ne te." Me pas Allahu xh.sh e dergoi tek Zjarri, duke i thene: Shko e shih Zjarrin dhe ate qe kam pergatitur per banoret e tij. I derguari i Allahut tha: Xhibrili e pa dhe vuri re se ato (flaket) perpinin njera-tjetren. Kur u kthye tha: Pash Krenarin Tende, kush do te degjoje per Zjarrin, nuk ka per te hyre atje. Allahu urdheroi qe Zjarri te rrethohej me epshe e qejfe dhe me pas iu drejtua Xhibrilit: Shko dhe shikoje ate qe kam pergatitur per banoret e tij. Xhibrili shkoi, e pa dhe kur u kthye tha: Pasha Krenarin Tende, kam frike se askush nuk do te shpetoje prej tij, se te gjithe kane per te hyre ne te." (Tirmidhi)

Ne nje hadith tjeter hz.Muhammed a.s. thote: 

"Kur po ecja ne Xhennet, hasa ne nje lume, ne buze te te cilit qendronin disa kupola perle te zbrazura. Profeti vazhdoi: Pyeta: Cfare eshte ky o Xhibril? Xhibrili tha: Ky eshte Keutheri, qe Zoti yt ta ka dhene ty. Meleku ne doren e tij goditi balten, e cila ishte brume misku."
 (buhari)

______
Hytbe e mbajtur nga Gezim Kopani ne Xhamine e Pukes
7 shkurt 2014

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate