Friday, February 28, 2014

Xhenneti (parajsa) e Allahut pj.2

Falenderimi i takon Allahut te Madheruar. Ate e falenderojme dhe vetem nga Ai ndihme dhe falje duhet te kerkojme. Paqja dhe Meshira e Allahut xh.sh qofte mbi Hz.Muhammedin a.s., familjen e tij, shoket e tij dhe mbi te gjithe ate qe pasojne rrugen e tij. 


Xhenneti i Allahut zbukurohet cdo dite per mysafirin e tij.Per ate lloj mysafiri qe ne kete bote adhuron Allahun xh,sh, largohet nga haramet dhe veprat e liga. Agjeron Ramazanin dhe cdo here perkujton Allahun xh.sh dhe mundohet te ndihmoj njerezit ne rrugen e drejte. Per keto lloj mysafiresh Allahu xh.sh udheron Meleket qe te pergatisin Xhennetin.

Xhenneti Allahu xh.sh ka disa dyer. Allahu xh.sh thote: "E ata qe ishin te devotshem ndaj Allahut te tyre, sillen ne grupe per ne xhennet; kur arrijne aty  dhe dyert e tij te hapen, rojet e tij u thone  atyre: "Selamu alejkum!" Qofshi te shpetuar! Ishit te mire, prandaj hyni ne te. Aty do te jeni pergjithmone.
                                                                                             (El Zumer, 73)
Muhammedi a.s. thote:

"Ne xhennet ka tete dyer. Njera nga keto dyer quhet Rejan, ne te cilen futen agjeruesit.  Kush shpenzon dy gjera per Zotin xh.sh do te thirret nga dyert e Xhennetit duke i thene: "O rob i Allahut! Kjo eshte miresi! Ai do te jete prej atyre qe falen, do te thirren nga dera e Namazit, ai qe bie deshmore (duke mbrojtur Atedheun, fene, familjen, nderin dhe pasurin) do te thirren nga dera e deshmoreve.Ai qe ka agjeruar Ramazanin do thirret nga dera Rejan." (Ebu Hurejra)

Askush nuk duhet te nenvlersoj asnje pune te mir, edhe nese eshte e vogel, pasi ashkush nuk e di se ku fitohet Rahmani i Allahut xh.sh. Nga Enesi r.a. trasnmetohet se: "Kush merr abdes ne menyren me te mire, dhe thote tre here: "Esh-hedu en lailahe il-Allah, vahdehu la sherike leh.Ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu" do ti hapen te tete dyert e Xhennetit, dhe do te hyje nga ajo dere qe deshiron."
                 
Gjersia e dyerve te Xhennetit

Transmetohet nga Ebu Hurejra se ka thene: "Vendosa para hz.Muhammedit a.s. nje ene tas me pershesh i bere me leng mishi. Ai hengri nje pjese. Me pas tha: Une jam zoteria e njerezve Diten e Gjykimit! Shikoi shoket e tij qe nuk po pyesnin dhe tha: A nuk po pyesni si? Shoket i tha: Si ja Muhammed?! Hz.Muhammed a.s. tha: Njerezit do te qendrojne te ngritur para Zotit te boteve. Thirresi do te degjohet dhe shikohet nga te gjithe.Une, do nisem derisa te shkoj tek Arshi dhe te bie ne sexhde per Zotin tim. Zoti i boteve do te me ngreje lart, ne nje pozite ne te cilen nuk ka ngritur askend para meje dhe as pas meje. Do t'i them: O Zoti im! Po populli im?!Allahu xh.sh do thote: Ja Muhammed! ata njerez te popullit tend qe nuk do te japin llogari futi nga dera e djathte, por gjithsesi do te kene te drejte si te gjithe njerezit e tjere qe te futen edhe nga dyert e tjera. Muhammedi a.s. tha: Pasha Ate ne doren e te Cilit ndodhet shpirti im.Me te vertet largesia mes dy aneve te deres se Xhennetit eshte sa largesia mes Mekes dhe Hixhrit (nje fshat ne Medine)." (Muslimi)

Hz.Muhammed a.s. thote:

"Largesia mes dy aneve te dyerve te Xhennetit eshte aq sa te ecesh per shtat vjet." Ndersa ne nje trasmetim tjeter kemi: "Me te vertet largesia mes dy aneve te Xhennetit eshte aq sa te ecesh per dyzet vet."

I pari qe do paraqitet para dyerve te Xhennetit do jete hz.Muhammed a.s. Hz.Muhammed a.s. thote: "Une do jem i pari qe do te kap dorezen e deres se Xhennetit.Do ta marr dorezen e deres se Xhennetit dhe do te trokas ne te, dhe me pas do me jepet leja per tu futur."

Hz.Muhammed a.s. thote:

"Kush thote "La ilahe il Allah el Melikul hakil mubin" 100 here ne dite, do te behet garanci per te kunder varferise, kunder brengosjes ne jeten e varrit,me te do te fitoj pasuri dhe me te do te trokas ne deren e Xhennetit. (Ali r.a.)

Hz.Muhammed a.s. thote

Dyert e Xhennetit jane siper njera-tjetres.Njerezit do ta gjejne veten tek nje peme ne rrenjet e se ciles ka dy burime qe rrjedhin. Kur te pine nga njeri burim, asnje mbeturine apo dicka e demshme nuk do te mbetet ne barkun  e tyre, sepse ato do te pastrohen duke u hedhur tej nga ajo qe qe pine. Me pas do te lahen te burimi tjeter, ku do te shijojne kenaqesine e perjetimeve te nje jete te mire. Pas kesaj floket e tyre nuk do te jene  kurre te pluhurosur, ndersa lekura e tyre nuk do te ndryshoje me asnjehere. Burri do te hyje dhe do te njohe shtepin e tij, ndersa femijet do ta prasin dhe do ta  pergezojne, ashtu sic pergezon familja te dashurin e saj pasi ka ardhur nga nje mungese e gjate. Ai do t'i afrohet gruas se tij dhe do t'i tregoje per mundimet qe kishte hequr, ndersa ajo do te thote: A ke pare ndonje here dicka te tille? Burri do t'i drejtohet deres dhe do te hyje ne shtepin e tij. Kur te mbeshtett ne shtrat, do te shohe shtyllat e shtepise se tij, te cilat jane prej perlash: Do t'i hedhe syte tek e blerta, e kuqja dhe e verdha, dhe me pas do te ngreje koken drejt tavanit te shtepise, i cili, nese nuk do te ishte krijur posacesrisht per te, do t'ia kishte marr shikimin. Pastaj do te thote: Falenderimet i takojne Allahut qe na udhezoi drejt kesaj.Nuk do te kishim qene te udhezuar sikur te mos na kishte udhezuar Allahu."

Çelesi i Xhennetit

Hz.Muhammed a.s ka thene: "Çelesi i xhennetit eshte fjala "La ilahe il Allah, Ska Zot tjeter perveç Allahut"

Ai qe ne kete bote i drejtohet Allahut xh,sh me lutje, dua, namaze, sadaka dhe agjerime, dhe largohet nga haramet, Allahu do i mundesoj te kene fjalen e Shahadetit dhe Bismilahin si deshmi ne diten e Gjykimit.

Hz.Muhammed a.s. thote:

"Askush nuk do te futet ne Xhennet, vetem se me fletehyrjen ku shkruhet "Bismilahir Rahmanir Rahim" Kjo eshte nje shkrese prej Allahut, drejtuar Filanit, te birit te filanit. Aty shkruhet: Futeni ne Xhennetin e larte, vreshtat e te cilit jane te varura."

Shkallet e Xhennetit

Hz.Muhammed a.s. thote: Banoret e xhennetit do te shikojne banoret e dhomes se Xhennetit, ashtu sic shikoni yllin ne horizontin e qiellit. Kur te hyje ne Xhennet ai qe merret me Kur'an, do ti thuhet: Lexo dhe ngjitu lart!Ai do te lexoje dhe do te ngjitet lart, per cdo ajet nje shkalle, derisa te lexoje  gjene e fundit qe di."

Hz.Muhammed a.s thote:

Ne xhennet ka 100 shkalle.Midis dy shkalleve eshte sa largesia mes qiellit dhe tokes. Nese i kerkoni dicka Allahut, kerkoni dicka Allahut, kerkojini Firdeusin, sepse ai eshte mesi i Xhennetit, vendi me i larte i Xhennetit dhe siper tij ndodhet Arshi i Meshiruesit. Prej tij shperthejne lumenjte e xhennetit." (Ebu Hurejres)

Emrat e Xhennetit

1.Xhennet, 2.Daru Selam ( Vend i paqes), 3. Xhenneti Me'ua (xhenneti eshte vendi ku qendron nje zog i gjelber), 4. Darul Huldi (vendi i perjetesise), 5. Darul Mekame (Vend qendrim i perhershem),  6.Adni (eshte emri i nje numri te caktuar xhennetesh), 7.Darul Hajaun (jeta qe ska vdekje), 8. El Firdues 9 Makadu Sidkin (vend i vertet) 10. Kademu Sidkin (pozite e vertet), 11. Xhenatun Naim (xhennet e kenaqesive), 12. El Mekamul Emin (vend qendrim i sigurt)

Vijon..

Hytbe e mbajtur me dt.21.02.2014


Saturday, February 15, 2014

Familja Kopani , vite me pare.

                       Ne foto: Jemin, Have, Qazim, Mine, Fatime, Xhevdet dhe Xhemalie Kopani viti: 1979
                                         Ne foto: Jemin, Mine, Xhevdet dhe Xhemalie Kopani Viti: 1979
                                       Jemin Kopani Fotografi e bere ne Shkoder viti: 1964
                                                       Have dhe Xhevdet Kopani
  Foto e bere ne shkollen e Kabashit, Klasa VII b, viti 1982. Ne foto edhe Xhevdet Kopani
                                              Ne fotografi Jemin,Xhevdet dhe Fiqerete Kopani Viti: 1979
                                               Ne fotografi Jemin Kopani dhe Pare Dunga viti 1979
                                         Qazim Kopani, Muhamet Sula dhe Xhevdet Kopani Iballe 

Sunday, February 9, 2014

Xhenneti (parajsa) e Allahut pj.1

Falenderimet i takojne Allahut te Madheruar. Paqja dhe Meshira e Allahut qofte mbi profetin Muhammed a.s. familjen e tij dhe mbi te gjithe ata qe pasoj rrugen e tij deri ne diten e fundit.

Fillimisht duhet te dime qe Allahu xh.sh eshte Rahman dhe Rahim. Allahu xh.sh duke qene Rahman dhe Rahim krijoi edhe Xhennetin. Xhenneti eshte vend te cilen Allahu xh.sh e krijoi per te gjithe ato qe kan besuar Allahun xh.sh. Ne vazhdim do sjell disa ajete Kur'anore dhe Hadithe te Profetit Muhammed a.s. ne lidhje me Xhennetin e Allahut xh.sh.

Xhenneti i Allahu eshte krijuar nga Allahu xh,sh. Allahu xh.sh thote: "E kam krijuar me dy duart e Mia" (Sad 75)

Hz.Muhammed a.s. e ka pa xhennetin e Allahut disa here.

Muhammedi a.s. thote:

"U nisa bashke me Xhibrilin a.s. ne udhetimine Israse dhe Miraxhit.Arritem deri tek "Sidretul Munteh", qe ishte e mbuluar me ngjyra qe nuk i njihja se cfare ishin. Me  pas hyra ne Xhennet. Atje pashe i çuditur kodrina perle, ndersa dheu i tij ishte prej miskut." (Buhari, Muslim)

Hz.Muhammed a.s. thote:

"Ne kete vend ku po qendroj pashe gjithçka per te cilen ju kane premtuar. Kur me pate se bera perpara, pashe veten duke marre nje vile rrushi prej Xhenneti dhe kur me pate qe u zmbrapsa, pashe Xhehennemin qe perpinte veten." (Tirmidhi)

E bija e Ebu Bekrit, Esmaja tregon se i derguari i Allahut xh.sh gjate namazit te eklipsit te diellit ka thene:
"Xhenneti m'u afrua aq shume, saqe po te merrja guximin, do t'ju sillja disa vile (kalavesh) rrushi nga ai. Edhe zjarri m'u afrua shume, aq sa mendova se mos ndoshta jam edhe une me ta (banoret e xhehennemit). Hz.Muhammed a,s, vazhdoi: "Ne nje koderr po çirrte nje grua qe mbahej e burgosur. Une pyeta se si qendron puna e saj? Xhibrili tha: "Ajo e mbylli macen ne nje dhome,nuk e ushqeu dhe maceja vazhdoi ashtu derisa ngordhi"

Ne librin e Muslimit shenohet hadithi i transmetuar nga Enes Iben Maliku qe ka thene: "Nje dite kur po thirrej ikameti per faljen e namazit, i derguari i Allahut Muhammedi a.s. tha: "O njerez! Une jam imami juaj, keshtu qe mos beni ruku, as sexhde dhe as mos i ngrini kokat tuaja para meje, sepse une shoh para dhe mbrapa. Betohem ne Ate, ne doren e te Cilit eshte shpirti im. Sikur ta shihnit ate qe une kam pare, do te qeshnit pak dhe do te qanit shume." Shoket e pyeten:Cfare ke pare o i Derguari i Allahut?Muhammedi a.s. tha: "Kam pare Xhennetin dhe Xhehennemin."

Hz. Muhammed a.s thote:

"Kur Allahu xh.sh krijoi Xhennetin dhe Xhehennemin, Ai dergoi tek ata Xhibrilin a.s. Allahu xh.sh i thote Xhibrilit a.s. "Shko e shih Xhennetin dhe ate qe kam pergatitur per banoret e tij. Xhibrili shkoi e pa. Kur u kthue ai tha; Pasha Krenarin Tende, kush do te degjoje per Xhennetin, ka per te hyre ne te. Pas kesaj Allahu xh.sh urdheroi qe Xhenneti te rrethohej  me disa gjera (namaz, agjerim, etj), dhe i tha Xhibrilit: Shko dhe shikoje tani ate qe kam pergatitur per banoret e tij. Xhibrili shkoi dhe kur u kthye, tha: Pasha krenarine Tende, kam frike se askush nuk do te hyje ne te." Me pas Allahu xh.sh e dergoi tek Zjarri, duke i thene: Shko e shih Zjarrin dhe ate qe kam pergatitur per banoret e tij. I derguari i Allahut tha: Xhibrili e pa dhe vuri re se ato (flaket) perpinin njera-tjetren. Kur u kthye tha: Pash Krenarin Tende, kush do te degjoje per Zjarrin, nuk ka per te hyre atje. Allahu urdheroi qe Zjarri te rrethohej me epshe e qejfe dhe me pas iu drejtua Xhibrilit: Shko dhe shikoje ate qe kam pergatitur per banoret e tij. Xhibrili shkoi, e pa dhe kur u kthye tha: Pasha Krenarin Tende, kam frike se askush nuk do te shpetoje prej tij, se te gjithe kane per te hyre ne te." (Tirmidhi)

Ne nje hadith tjeter hz.Muhammed a.s. thote: 

"Kur po ecja ne Xhennet, hasa ne nje lume, ne buze te te cilit qendronin disa kupola perle te zbrazura. Profeti vazhdoi: Pyeta: Cfare eshte ky o Xhibril? Xhibrili tha: Ky eshte Keutheri, qe Zoti yt ta ka dhene ty. Meleku ne doren e tij goditi balten, e cila ishte brume misku."
 (buhari)

______
Hytbe e mbajtur nga Gezim Kopani ne Xhamine e Pukes
7 shkurt 2014

Fotografi: Nostalgji 2

(ish-Keshilli i Xhamise Puke)

(Pritjet zyrtare me rastin e festes se Bajramit)

(Pritjet zyrtare me rastin e Fiter Bajramit)

(Prizren, Kosove)

(Prizren, Kosove)

(Fotografi me Famullitarin e Pukes dhe disa antare te Keshillit te Myftinise Puke)

(Gjate nje seminari ne Puke)

(Fotografi e bere ne vitin 1999)

(Istanbul, 2003)

(Istanbul, 2003)

(Istanbul, Zeytinburnu, 2004)

(Istanbul, 2003)

(Tek kalaja Shkoder, 2002)

(Pas nje seminari ne Puke)

(çannakkale, Turqi)

(Top kapi, Istanbul)

(Gjate nje vizite tek shkolla muze e Migjenit Puke)

(Gjate nje udhetimi per ne Tirane, me rastin e Mevludit)

(Bursa, Turqi)

(Bursa, Turqi)

(Me Afrim Laçin, pas nje iftari)

(Gjate pritjes se N/Kryetarit te KMSH)

(Gjate vizites ne familjen Mustafe, me rastin e fatkeqsisese se aksidentit ne Gjegjan)

(Korishte, Prizren)

(Me disa miq, Xhamia e re Puke)

(Puke)

(Tek kalaja ne Korishte te Prizrenit)

(Korishte, Prizren)

(Prizren)

(Me disa miq ne Myftinine e rrethit Puke)

(Me nje mik turk)

(Me disa miq ne Shkoder)

(Gjate nje takimi ne Myftinine e Shkodres)

(Tirane)

(Nje kafe me cunat e Xhamise se re Puke)

(Ne bodrumin e Xhamise Haxhi Bajram ne Ankara nder te tjere sebashku me N/Kryetarin Gazmend Aga nentor 2013)

(Pas nje aktiviteti ne Universitetin Beder, 2013)

(Gjate emisionit "Hapur"

(Ne hecin e fshatit Kryezi)


(Gjate nje seminari)

(Gjate vizites se Myftiut te Shkodres ne Myftinin e Pukes)

(Hedhja e gure themelit te Xhamise Qerret)

(Pas vizitave zyrtare me rastin e Kurban Bajramit ne Myftinine Puke)

(Nje fotografi e bere me rastin e hedhjes se gure themelit te Xhamise se fshatit Qerret)

(Gjate nje vizite zyrtare ne Famullin e Pukes)

(Fjale pershendeteje me rastine  20 vjetorit te krijimit te Famullise Puke)

(Pas nje seminari ne Fushe-arrez)

(Me nxenesit e Kur'anit, Xhamia Puke)

(Duke shperndare mish kurbani)

(Gjate nje seminari)


(Gjate nje seminari ne Puke)

(Pas nje seminari ne Puke, 2013)

(Me Ridvan Seferaj dhe Merxhan Shehun)

(Me cunat e Xhamise se re Puke)

(Me cunat e xhamise Puke)

(Nje fotografi me zyrtaret e KMSH, 2013)

(Gjate nje mbledhje me Keshillin e Myftinise Puke)

(Pas nje programi fetare ne Pallatin e Koncerteve Tirane)

(Pritjet zyrtare ne Myftinine e Pukes 2013)

(Me Besnik Lluken dhe Basri Selimaj)

(Pas mbledhjes se Keshillit te Myftinise se rrethit Puke, 2013)

(Gjate nje mbledhje me Keshillin e Myftinise Puke)

(Duke punuar ne oborrin e shtepis 2013)

(Gjate nje iftar me z.Hyseyin Cetinkaya 2013)

(Gjate faljes se namazit te Bajramit 2013)

(Duke shperndare mish kurbani 2013)

(Duke shperndar mish kurbani per familjet e varfra Puke 2013)

(Duke shperndare mish Kurbani ne Puke 2013)

(Gjate promovimit te librit per imam Sh.Rexha 2013)

(Sebashku me Idriz Ahmetaj Ylli Hadroj etj)

(Fotografi me familjaret e imam Shaban Rexhes 2013)

(Me ing,Sait Cufaj)

(Fotografi me familjaret e imam Shaban Rexha 2013)

(Gjate nje vizite ne Komunitetin Mysliman te Turqis, 2013)

(Gjate nje iftari, 2005)

(Gjate ndertimit te kubes se xhamise se fshatit Qerret 2013)

Contact Form

Name

Email *

Message *

Kontakt: gezimi_01@hotmail.com